Euro deputetja Ulrike Lunacek, është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë pas lajmit që mori Kosova për liberalizimin e vizave.
Lunacek ka thënë se është jashtëzakonisht e kënaqur që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA, ku për këtë kishte marr edhe një top në konferencë shtypi.
“Është kënaqësi që Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe për këtë arsye kam marr edhe këtë top me vete. Është kënaqësi që në vitin 2018 të ketë një ekip nga Kosova në kampionat botërorë.
Është një gjë që do t’i bashkojë njerëzit dhe të njihem mes vete dhe shpresoj që do të jetë kënaqësi pasi do te jenë gara të mira”, ka thënë Lunacek.
Ajo ka folur edhe për vendimin e KE-së për liberalizimin e vizave. Sipas saj Kosova ka ende punë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
“Kur bëhet fjalë për çështjen tjetër të dritës së gjelbër për liberalizimin e vizave, marrëveshja e demarkacionit si dhe ndjekja e korrupsionit, duhet të jenë prioritete të Kosovës”.
Ajo ka thënë që duhet punë që të binden vendet e BE-së derisa sa të bëhet koha që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza.
“Duhet punë që të binden vendet anëtare për Kosovën, dhe kjo u takon institucioneve. Pra ka ende punë që ky top të arrij edhe në momentin kur të udhëtohet pa viza”, ka thënë ajo.