2016-05-16

Prof.dr.Fadil Maloku :Ja përse, ndërkombëtarët po i mbyllin sytë para gjithë këtij krimi e korupsioni në trojet shqiptare!

Ja përse, ndërkombëtarët po i mbyllin sytë para gjithë këtij krimi e korupsioni në trojet shqiptare!
Gjykoj që ka shumë arsye dhe motive, që ata që ne i kemi identifikuar e trajtuar si:
a) "bashkësi ndërkombëtare" (një vetëemërim i qendrave të vendimmarrjes, ku hyjnë një konglomerat; vendesh shtetesh, e kontinentesh!), si,
b) "qendra vendimmarrëse", (sepse, farkohen fatet e kombeve dhe shteteve), dhe si,
c) "miq tanë" (një eufemizëm që aludon te zyra amerikane, por, që më pastaj u zgjerua edhe në atë; gjermane, angleze, franceze, e besa kohëve të fundit...edhe izraelite(!), pa e anashkaluar edhe Brukselin), të kenë interesa vitale dhe nga më të ndryshme në këtë Kosovën tonë të vogël...!
1. Arsyeja e parë, dhe kryesore është se këto “qendra.., marrëveshjet dhe negociatat", apo edhe "kontratat", e para kontraktuare (pasi që më parë; i studiuan, përpunuan, analizuan, etj.) i lidhë përmes agjensioneve të tyre profesionale...,duke i pajisur me "karta identiteti", të besueshmërisë, lojalitetit dhe benifiteve tjera, njerëz dhe grupe nga më të ndryshme të rajonit, në mënyrë që në fazat e mëvonshme "emancipuese", t'i shndërrojnë në; heronj, lider autoritar, e prototipa autokrat..., siç janë sot!
2. Arsyeja e dytë, është se; ky soj heronjsh, liderësh dhe autokratësh të tanishëm u bënë aq të shkathët në profesionin e ri..., sa që arritën të mësojnë me shpejtësi meteoritësh leksionin e parë elementar, atë: të futjes në vesh të "asaj” që “qendrat vendimmarrëse” kishin dëshirë gjithnjë të dëgjonin (mbajtjen e premtimit për detyrimet e marra) nga soji i heronjve dhe autokratëve të ardhshëm... Këta heronj dhe lider, në vendet e tyre (me të mbaruar proceset e filluara...) filluan silleshin me aq arrogance, indolencë dhe autoritarizëm klasik, sa që "padronët" e fituan bindjen, se vetëm të njëjtit mund t'i qojnë përpara agjendat e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit!
3. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me vënien e monopolit të plotë të kësaj kaste politike, apo liderësh, heronjsh, e autokratësh, mbi shtyllat e; parlamenteve, gjyqësive, policive, etj. Si edhe varfërimin sistematik të qytetarisë... përmes bankrotimit total të ish kompanive shoqërore e shtetërore, që prodhuan me shpejtësi rritje enorme të papunësisë...pra, varfërisë masovike dhe varësisë socio-ekonomike nga punëdhënësit e rinj (pra, oligarkët shtetëror!) me origjine dhe fuqi kryekëput politike. Pra, politikanët kapitalistë të ndërlidhur edhe me mafinë edhe nëntokën bankaro-financiare...
4. Arsyeja e katërt, ka të bëjë më fuqizimin e raporteve dhe rinegocimin e interesave klanore, klienteliste të këtyre autokratëve nga pozicionet e fuqisë politike, me nëntokën tjetër oligarkike, prej nga zhvatej ish pasuria shtetërore dhe ajo e cilësuar si shoqërore. Duke krijuar kështu një skemë zinxhirore; politikan, sekserë dhe oligarkë të fuqishëm ekonomik!
5. Arsyeja e pestë, qëndron në lojën brilante të këtyre grupeve mafioze politike, për ta vënë në "gjumë" të thellë masën e gjerë të qytetarisë... Kurse, në ndërkohë duke korruptuar, shantazhuar, mashtruar, ngarkuar (me detyra e obligime; partiake, patriotike, e ikonografi tjetër...), kërcënuar e blerë krerët e bajraqeve nëpër gjitha rajonet e Kosovës, të cilët u pasuruan brenda nate nga pushteti dhe shteti i ri “demokratik”.
6. Arsyeja e gjashtë, është se këto “qendra vendimmarrëse”... më shumë e kishin, dhe akoma e kanë hallin e qetësisë dhe stabilitetit të rajonit (midis tjerash; interesave gjeostrategjike, politike, ekonomike, ushtarake, e kulturore), se sa të demokratizimit dhe demaskimit të krimit dhe korrupsionit...Që ndryshe, nënkupton një kalkulim për tolerim dhe mosndëshkim të mëtejshëm të lidershipit tashmë edhe të kriminalizuar....
7. Arsyeja e shtatë, ka të bëjë padyshim me nivelin e vlerësimit të kohës dhe momentit për t’i pensionuar... të njëjtit: lider, heronj, e tipa autokratësh që i kishte katapultuar “momenti historik” (vala e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi nga zgjedha serbe në Kosovë), në mënyrë që të hapet mundësia për gardën e re teknokratësh...Të cilët, do jenë shumë më shumë kompatibil me proceset dhe rrethanat e reja: sociale, politike, ekonomike, e kulturore te rajonit.
P.S. Me siguri ka edhe arsye tjera...)

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...