2016-05-16

Dr.Nijazi Halili : Roli dhe perspektiva europiane e Kosovës

Roli dhe perspektiva europiane e Kosovës
Kosova tani ndërkombëtarisht dihet se ka marrëdhënie më të mirat në rajon me Bashkimin Europian, njeherit duke i sjellë perspektivë dhe agjendë europiane, kjo është e kordinuar nga të gjithë misionet prezente të përbërë nga shtetet anëtare të BE-së, që ndodhen në Kosovë, edhe pse vendi ynë nuk është akoma anëtare e BE. Ajo që duhet vazhduar edhe në të ardhmen janë marrëdheniet që duhen mbajtur e kurorëzuar përmes proceseve asocuese e reformuese, me një fuqizim më të madh në koordinim me planet e BE-së, dhe misionet e saj, vepruese aktualisht në vend.
Kosova dhe BE-ja, tash e dy dekada i kanë besuar njëra tjetrës duke pasur marrëdhenie, dhe përformanca të mira, sidomos në rrafshin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik, politik, juridik. Sidomos viteve të fundit janë shtuar përpjekjet stabilizuese e bashkëpunuese në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me të cilën BE-ja, synon që të bëjë progres dhe të jet shembull më i mirë në rajon. Kosova ka arritur një përparim në shtetndertimin e saj, falë ndihmës dhe punës së saj, shumëvjeqare deri te finalizimi i pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe pas saj.
BE-ja po i jep një zhvillimi dhe orientim të duhur institucioneve në tërësi, forcimimit të sektorit ligjor në veçanti, në implementimin e politikave integruese etj, por në tjetrën anë nga pavarësimi, Qeveria e Kosovës kërkohët që të punojë ngushtë edhe për një kohë në vazhdim me përfaqësues ndërkombëtarë, nga se është interes dhe një përfitim për ne, sidomos përmes prezencës së misioneve siq është, EULEX-i dhe atë në sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë me të qartë së bashku për të përmbushur agjendën dhe për të pasur një perspektivë europiane.
Bashkimi Europian tashmë është një komponentë bazë se si duhet ndërtuar, zhvilluar dhe standardizuar një vend siç është rasti me Kosovën dhe rrugët që po ndjek ky vend drejt BE-së. Performuesit më të dobët për Kosovën në të ardhmen mbeten sfidat në përmbushjen e aktiviteteve shtetndertuese. Këto janë si çelës i mundshëm për të hapur proceset asocuese e integrues të BE-së, ku njëherit mbeten edhe si pikëreferime të dobëta të adresuaran nga BE-ja, dhe atë nga mospasja si duhet e planeve strategjike e praktike për zbatim nga institucionet tona.
Synimi i Bashkimit Europian është të ofrojë një kornizë të përgjithshme si referencë për fushat prioritare të reformave dhe veprimit të mëtutjeshëm, që të idendifikohen në bazë të nevojave të vendit dhe të përfshijnë miratimin dhe zbatimin e ligjislacionit adekuat për interesa integruese. Në këtë drejtim, tashmë po bëhen dallime më të prera në mes prioriteteve afatshkurtra dhe afatmesme, të cilat Kosova pritet t’i arrijë brenda një periudhe të afatshkurte, për të vazhduar me hapat e metejmë asocues e integrues.
Kosova ështe e përkushtuar të jetojë në marrëdhenie të mira fqinjësore, në një ambient europian, ku mbizotron liria, paqja, demokracia, ku të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë, të barabartë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, ku njherit një gjë e tillë shkurton rrugët për në BE. Kosova tashmë është pjesë e agjendes europiane dhe këtë vazhdimësi po e ndjek brenda suazave e mundësive të proceseve që po adreson Bashkimi Europian në secilin sektor, ku të gjitha këto çështje na mbeten kryesisht neve si shtet për t’i realizuar, ngase edhe nga inplementimi i këtyre varet e ardhmja e jonë europiane.
Afrimi i Kosovës me BE-në tashme edhe zyrtarisht si: përmes Rekomandimit për liberalizimin e vizave, dhe përmese nënshkrimit të Marrëveshjës së PSA-së qershor 2013, mirëpo nuk mjaftojnë vetëm këto marrëveshje për të qenë pjesë integrale e BE-së, andaj kërkohet marrja e masave strikte së bashku që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, një gjyqësor të paanshëm dhe profesonal, qeverisjen demokratike, ofrimin e shërbimeve me të mira publike, ndërtimin e administratës publike sa më transparente dhe të përgjithshme, vazhdimin e reformave në vetqeverisjen lokale etj.
Tash pas pavarësimit vendi po bën progres në krijimin e institucioneve demokratike në përmbushjen e detyrimeve, rekomandimeve, në sfidimin e problematikave edhe pse kan mbetur edhe shumë për t’u bërë sidomos në krijimin e praktikimin e strategjive për të pasur një përspektivë për Kosovën. Po ashtu nevojitet një bashkëpunim e harmonizim si domosdoshmëri me BE-në në krijimin e institucioneve të shëndosha, në formimin dhe funksionimin e shtetit juridik ku këto së bashku japin një formulë zhvilluese e integruese.
Në fund fare mund të themi se e ardhmja e Kosovës tanimë pas gjithë këtyre përpjekjeve, inicimeve e ndonjëherë kundërshtimeve ndërmjet disa misioneve e përfaqësuesve të ndryshëm, Kosova ia ka arritur të jetë në të njëtën pistë garuese me shtete e rajonit jo edhe në të njeten shpejtësi, por një pozitivitet i tillë rrugëtues shihet edhe brenda shteteve të BE-së.
Kosova mund të themi si asnjëherë më parë në një formë të mirë ndan perspektivën europiane me vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të një politike më të suksesshme në rajon. Përqendrimi gjithnjë e në rritje i prezencës së BE-së, në vend në fakt po i sjell afirmitet Kosovës. Ajo është në rrugë të mirë drejt prespektivës europiane, dhe vazhdimisht është duke bërë progres me njohurit dhe përkushtimin që ka në transformimin e reformave të vazhdueshme drejt nismave europiane.
Rekomandimet e mëposhtme janë propozuar si rezultat i këtij hulumtimi. Rekomandimet janë specifike dhe të përgjithshme për rolin dhe perspektivën europiane të Kosovës dhe rrugën e saj drejt BE-së.
Rekomandimet (strategjitë afatshkurtra) Duhet tё bёhet vlerësimi i së kaluarës dhe rrugët që duhet të bëjë në të ardhmen Kosova për të kurorëzuar marrëdheniet e saj me BE-në; Të ushtrohet një trysni më e fuqishme nga ana e Qeverisë së vendit për implementimin e sundimit të ligjit dhe për t’u siguruar se këshillat dhe ndihma ndërkombëtare janë të koordinuara dhe të qëndrueshme për t’i përshpejtuar proceset integruese; Duhet adresuar e eliminuar sfidat e tejzgjatjes së rrugëtimit përmes përmbushjes së standardeve; Një metodologji e detajuar duhet hartuar për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së në koordinimi ndërmjet institucioneve vendore dhe misioneve të BE-së si: EULEX dhe OSBE; Duhet të fuqizohen përpjekjet asocuese dhe ato integruese dhe përmbushja e tyre konform BE-së; Të mbështet Misionin EULEX-it për një stabilitet, forcim dhe zbatimin e rendit e ligjit në tërë territorin e Kosovës; Përmirësimi dhe përmbushja e raporteve, rekomandimeve, e kritereve të adresuara nga BE-ja, si dhe realizimin pa kushte dhe sa më parë nga Kosova.
Rekomandimet (strategjitë afatgjata) Rritja e aftësive të lidershipit për përkushtimin më të qartë mbi rolin dhe perspektivën europiane të Kosovës, nëpërmjet edukimit dhe trajnimit të interesave dhe definimin e problematikave të përbashkëta integruese në tejkalimin e tyre së bashku;
Duhet të zhvillohen inciativa për të paracaktuara prioritetet e përmbushjeve të kritereve me prioritet të adresuara nga BE-ja; Nevojitet një nismë nga institucionet tona për të rritur ndërgjegjësimin për rendësinë dhe shkallët politike-ekonomike e juridike që duhet ecur gjatë integrimit të Kosovës në Bashimin Europian; Duhet vazhduar bashkëpunimi i metejmë i të dyja palëve dhe marrjen e përgjegjësive politike e juridike, përparim duhet bërë në shmangien e aferave korruptive, në zhvillimin e nismave të reja ekonomike integruese. Një adresim mbetet të bëhet sa i përket harmonizimit të legjislationit, forcimin e ligjit, reformim të administratës, përmirësim të sistemit gjyqësor duhet bërë përparim më shumë. Kosova duhet t’i ketë të qart rrugët e shumta që i ka përpara në të ardhmen në politikë, drejtësi dhe ekonomi. Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë një analizë më të detajuar në këtë drejtim për një integrim më të shpejtë. Perspektiva e Kosovës është e sigurt drejt familjës europiane, por duhet që bashkërisht të gjitha institucionet të kordinojë aktivitetet, të rrisin përkushtimin për plotësimin e të gjitha rekomandimeve dhe kërkesave në përputhje me kriteret afatëgjata, si procese jetike drejt BE-së

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...