Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/21

Gjykata Kushtetuese e Kosoves Gjykata Kushtetuese e Kosoves


Gjykata Kushtetuese ka luajtur rolin vendimtar në procesin tetëvjeçar politik të Kosovës, duke nxitur zgjedhje dhe duke prishur koalicione. Gjatë tetë vjetëve Kushtetuesja ka rrëzuar dy presidentë, ka propozuar një mandatar dhe ka prishur dy koalicione.
Gjatë tetë vjetëve të shtetësisë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka luajtur rolin vendimtar në proceset politike të vendit, duke rekomanduar shkarkim presidentësh, caktim të mandatarit qeveritar, zhbërje marrëveshjesh e vendime të tjera.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves
Për opozitën dhe analistët politikë e juridikë, disa nga vendimet e gardianit të Kushtetutës kanë qenë kundërthënëse, të padrejta dhe të ndikuara politikisht, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ndër vendimet që ka marrë kjo Gjykatë gjatë tetë vjetëve të kaluar kanë qenë: rasti “Sejdiu”, rasti “Pacolli”, “Mandatari i Qeverisë”, “Marrëveshja e Asociacionit” dhe rasti “Thaçi”.
Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimet “e padrejta” në këto pesë raste kanë bërë që Kushtetuesja ta humbë kredibilitetin, të cilin do të duhej ta gëzonte si institucioni përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës.
Për më tepër, analistët vlerësojnë se Gjykata Kushtetuese në disa raste i ka tejkaluar kompetencat e veta, duke dalë kështu si një pushtet i katërt.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...