2016/05/21

Earthquake.com: Dridhje të Tokës kishte edhe në Gjilan dhe Pejë

Earthquake.com: Dridhje të Tokës kishte edhe në Gjilan dhe Pejë
Disa lëkundje të njëpasnjëshme të Tokës u ndjenë pas orës 18:00 në disa vende të Ballkanit. Sipas faqes earthquake.com dy lëkundje të Tokës janë regjistruar edhe në Kosovë.
Dy tërmete të vogla kanë janë regjistruar në Kosovë në orët e pasdites.
Sipas faqes earthquake.com në ditën e sotme lëkundje toke janë dëgjuar në rajonin e Gjilanit dhe Pejës në vendin tonë.
Tërmetet janë qenë të lehta dhe nuk është regjistruar shkalla e tyre. Për lëvizje të tokës në rrjetet sociale kanë shkruar edhe shumë qytetarë.
Ndërkohë lëkundje toke janë dëgjuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.
Nuk raportohen dëme as njerëzore, as materiale.

Tërmet në Prizren

Disa dridhje të tokës janë dëgjuar sot pasdite në qytetin e Prizrenit.
Mediat kane marrë vesh se një pjesë e këtij qyteti është përfshirë nga një tërmet, i cili sipas informatave të deritanishme nuk ka sjellë dëme të dukshme.
Disa qytetarë kanë shkruar nëpër rrjetet sociale, me ç’rast edhe kanë njoftuar se ka pasur dridhje të tokës nëpër ambientet ku ata kanë qenë.
Për hollësitë e mëtutjeshme, GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar me kohë.

No comments:

Post a Comment

Marine Le Pen: Ne nuk do të lejojmë që popullit francez t’i vidhen zgjedhjet

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, është rikthyer me fushatën e saj të ashpër këtë mëngjes, pasi ajo sapo ka dekla...