Sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës dje nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta.
Kusari-Lila thotë se mbrëmë kishte mbetur e mpirë teska shikonte raportimet mediale lidhur me zhvillimet e djeshme në këtë Këshill.
Ju sjellim të plotë reagimin e kryetares së Gjakovës:
Mbrëmë mbeta si e mpirë duke e shikuar atë video në mosbesim se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës për më shumë në vendin tonë”, ka shkruar ajo.
Me sa u pa Donika Gërvalla nuk paraqiste kërcnim fizik për askënd, nuk kërcnoi me asgjë Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së përveq se me mendimin ndryshe, qoftë i drejtë apo i pa drejtë ai mendim. Fjala e lirë është themeli i demokracisë, fjalë që e ka LDK në akronim, por që duket se ka pushuar se funksionuari shumë kohë më parë. Nëse debati dhe mendimet ndryshe në demokraci nuk sjellin vlerë, atëherë asgjë nuk ka vlerë në atë demokraci.
Përndryshe, është totalisht i pakontestueshëm fakti se me Donikën, bijën e Jusuf Gërvallës nuk do të silleshin kështu sikur të ishte mashkull, sikur të quhej Donik dhe të vinte me shokë apo përcjellës në mbledhje. Ndyshe do të kalkulonin ata që urdhëruan dëbimin e saj nga takimi. Do të llogaritnin se mund të vinte deri tek përleshja fizike, se do të bëhej edhe një takim i "karrikave" dhe partia mund të humbiste para opinionit publik.
Partia u tregua e dobët, shumë e dobët, shumë e ultë, të tërheq zvarrë një grua me roje sigurimi e cila në dorë mbante vetëm letra.
Instituti Demokratik Kombëtar nga SHBA-të i udhëhequr nga ish-Sekretarja e Shtetit Madelein Albraight ka nisur kampanjën për ndalimin e dhunës ndaj gruas në politikë. Kampanja ka slloganin #NottheCost (Jo me Çmimin), se gratë nuk duhet të paguajnë çmimin e gjinisë që i përkasin për të mbetur në politikë.
Donika dhe familja e saj kanë paguar çmimin e marrjes me politikë, e kanë paguar shumë shtrenjtë bi le, por sot në Kosovën e lirë nuk ka arsye që çmimi për gratë në politikë të jetë dhuna, nënçmimi dhe përbuzja.
Unë edhe mund të jem ndryshe me bindjet politike me gratë tjera në subjekte tjera, por nuk pajtohem që gruaja të paguajë çdo çmim për mendimin dhe aktivizimin politik.
Sot, të gjitha duhet të jemi Donika që i kundërvihemi dhunës së shprehur ndaj fjalës së lirë. E më së pari kjo ju takon femrave të Lidhjes Demokratike të cilat dje bashkë me Donikën janë kërcënuar dhe personalitetet e tyre janë tërhequr zvarrë.
Atyre qartë iu është përcjellë mesazhi: nëse ka mendim ndryshe, ju tërheqim zvarrë nga mbledhja.
A jeni të vlefshme për të pasur këtë trajtim, vlerësojeni vetë të nderuara zonja dhe zonjusha.