Historianët e Deçanit nuk dorëzohen, paralajmërojnë protesta para Gjykatës Kushtetuese

Kryetari Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Selim Lokaj, duke folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat të cilat, sipas këtij vendimi, mbesin në anën e Manastirit të Deçanit, ka thënë se ky vendim është plotësisht i papranueshëm. Edhe kreu i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për ne si Lidhje e Historianëve dhe si qytetarë është plotësisht e papranueshme. Është kapitullim i një gjykate, e cila më së paku është Kushtetuese dhe e Kosovës”, ka thënë Lokaj,për Koha.net.
Ai ka thënë se do të reagojnë në të gjitha format e mundshme, duke paralajmëruar protesta në Deçan dhe Prishtinë, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Protesta do të ketë në vazhdimësi para Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mundet të jetë kurrë kushtetuese. Përgjegjësia nuk do të jetë e jona, por e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se ka dokument rus nga viti 1912, ku shihet se ato parcela janë në emra të shqiptarëve.
Këtë vendim ai e sheh si të padrejtë, pasi të gjitha vendimet dhe ligjet e vitit 1987-’99 janë shfuqizuar nga Parlamenti i Kosovës, e kjo është bërë në atë kohë kur i pari i Parlamentit të Serbisë ka qenë Vojsllav Shesheli.
Edhe Kreu i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan.
“Turp e tradhti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurrë ky vendim s’ka me u pranu e as zbatu nga Komuna që unë e drejtoj”, ka thënë Selmanaj, përcjell Koha.net.
“Manastiri nuk mund të bëhet pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe unë personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshëm”, ka thënë më tej ai.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)