Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmnaj, e ka quajtur turp e tradhti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat kishtare në Deçan.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë vendim kishte ndërhyrje politike dhe shkelje të ligjit e drejtësisë.
Lexoni postimin e plotë të Selmanajt:
Turp e trathti e Gjykatës Kushtetuese ndaj interesave të vendit e të popullit! Ndërhyrje politike dhe shkelje e ligjit e drejtësisë! Turp! Kurr ky vendim ska me u pranu e as zbatu nga Komuna që une e drejtoj! Manastiri nuk mund të bëhët pronar i këtyre pronave! Qytetarët e Deçanit dhe une personalisht do ta kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim politik dhe të turpshem!?#rs
Floripress ,sjellë Vendimin e Gjykatës kushtetuese:
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dy vendimeve të 12 qershorit 2015, nr. AC-I-13-0008 dhe nr. AC-I-13-0009, të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për Çështje që Lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit
20.05.2016