Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/16

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon: Jam i shqetësuar me mosimplementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Ban Ki-moon: Jam i shqetësuar me mosimplementimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki – Moon, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ritmit të ngadalshëm të zbatimit të marrëveshjeve të dala nga dialogu i Kosovës me Serbinë.
Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i cili do të publikohet nesër, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.
“Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa” thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.
Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë.
“Ndonëse me shqetësim vërehet ritmi i ngadalshëm i zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në 12 muajt e fundit, shpresoj se do të merren hapa pozitiv edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së, për të përfunduar hapat e mbetura dhe për zgjidhjen e çështjeve të tjera në të ardhmen”.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...