Esse-analizë e detajuar rreth vëllimit poetik “Flirtoj me Universin”, të poetes së Haiku-t shqiptar, Reshida Coba/
Shkruar nga Raimonda MOISIU/
Poeti dhe poezia i japin kuptim jetës, dashurisë, respektimit të botës njerëzore dhe hyjnore , vlerave dhe atributeve qytetare, intelektuale e kombëtare, me integritetin krijues të tyre, që janë vlera të domosdoshme në vetvete dhe mbartin filozofinë për jetën dhe me jetën. Botimi i një libri me poezi është shpirti mitik i poetit/poetes, është vigjilja mbresëlënësë me rrjedhën e vetëekzistencës dhe butësinë e të bukurës, universales, dhe po aq mbresëlënëse dhe e vlerësueshme për forcën shpirtërore poetike të mendimeve dhe të ideve, që ndryshojnë botën, me mesazhin e patjetërsueshëm të dashurisë njerëzore. Për sa kohë poeti/poetja bën sakrifica dhe përpjekje të guximëshme në artin e të shkruarit poezi, ai/ajo ndricojnë botën e brendëshme, ndjeshmërinë dhe bukurinë shpirtërore të marrëdhënieve të njeriut me imazhet tradicionale të natyrës, njerëzit dhe sendet që e rrethojnë, me temperamentin e natyrës njerëzore, mes botës natyrore dhe hyjnore, duke i parë ato si ndodhi fenomenale. E fortë, kurajoze dhe duke qenë vetvetja në cdo varg, poetja Reshida Coba, pa e ditur dhe njohur atë, zbuloi flirtin e perëndishëm në vargjet lirike të saj; se ishte e dashuruar me Haiku-n. Në një hark kohor të admirueshëm, ajo arriti të botojë dy vëllime me poezi në stilin e Haiku-t, atë të titulluar, “Unë Gruaja R”, dhe “Flirtoj me Universin”, ky i fundit, i sapo dalë nga shtëpia botuese,- Botimet Nacional, 2016-ë, Tiranë.
Në një vështrim të përgjithshëm mendimet dhe idetë e poetes Coba mishërojnë një ndjeshmëri poetike të perëndishme, stil i guximshëm, ndjeshmëri romantike në fluturimin e saj imagjinativ femëror dhe hyjnor, madhështinë e natyrës, irracionales dhe magjikës, në kërkim të ndricimit nëpërmjet pasazheve të bukurisë shpirtërore e njerëzore dhe intensitetin simbolist që injekton individualitetin sensual, të sinqertë dhe intuitiv të poetes, duke e indentifikuar atë si poete progresive e bashkëkohore. Reshida Coba është e lidhur fort me temat e akretipeve, që përfshijnë rrjedhën e evolucionit, që individë të ndryshëm e përjetojnë dhe e ndjejnë, e mendojnë dhe e respektojnë në modele të ngjashme me enthusiazmin, forcën e harmonisë dhe të dashurisë njerëzore, vargje lirike të frymëzuara me gjithë kompleksitetin e ndjenjave njerëzore si pozitive e negative. Në nivelin metaforik kjo është liria nga prangat e kuptimit dhe qëllimit të poetes, trillimit e origjinalitetit, se bota letraro-artistike është një metaforë e botës reale njerëzore dhe hyjnore, është flirt i perëndishëm dhe tjerrja kuptimplotë me aftësinë krijuese, por e “pikturuar” me sinqeritet e vërtetësi, anë të qenësishme të jetës; mirëkuptimin, sensualen e liriken, me një feminilitet të këndshëm, jashtë kontrollit të kuptimeve dhe ideve të shumta dhe pakuptimësisë së pashmangëshme të tyre, të cilat e bëjnë poezinë lirikë të Cobës, që të lexohet me ëndje dhe përfitim të madh njerëzor, femëror, bashkëkohor dhe dinjitet. Coba është një mesazhiere e lirisë së shpirtit, ajo flirton perëndishëm me universin deri në shenjtëri, me të cilat shpirti i saj frymon nëpërmjet artit poetik, që gjen prehje në hapësirat virtuale të ndjenjave, miqësisë, simbolit, metaforës, kujtimit, romantizmit, nostalgjisë, mallit, ëndrrës dhe dashurisë duke i dhënë impuls jetësor dhe eternal, oazit të botës femërore. Shpesh, poetët, vëllimet e tyre me poezi, zgjedhin të mos i ndajnë në cikle apo kapituj, -por vëllimin e saj poetik, “Flirtoj me Universin”, poetesha e haiku-t, Reshida Coba ka zgjedhur ta ndajë në cikle me tituj të larmishëm dhe krejt të vecantë, sikundër: “Haiku me një varg”, “Haiku me dy vargje”, “Haiku me tre vargje”, “Perëndia jonë është e gjelbëra”, “Puthja e Lipsarit”, “Të Haiku-t tim me një dhe dy vargje”, dhe poezitë e gjata “Nuk ka vetëm një dashuri”, “ Loja e Trupit” ,“Perëndia jonë është e gjelbëra”, “Uji bën dashuri”, “Puthja e Lipsarit”, ” Mos nga Korca …ishte Eva ? ” etj.Vargjet lirike të Haiku-t të poetes Coba, kanë simbolikën e fortë, flirtin e perëndishëm, njerëzor e hyjnor, me lirinë e shpirtit, rebelizëm e mëncuri, etja për dashuri; “Zjarri jo më kot ndizet në mes gjithmonë”, “Dhe lulja në lulëzim, ngelet pafjalë, kur sheh dy njerëz që puthen”, “ I pari që kupton trupin tim të dashuruar është krevati”, “Llastimet e mjelmës më zgjojnë fillime dashurie”, “Kur pres të bëhet e plotë hëna, humb durimin.“Asnjë gardh nuk e ngatërron rrugën e vet”, “Kjo re e thinjur vetëm këshilla jep”, (nga Cikli” Haiku me një varg”, f.9,10,11, 12, 13).
“Cfarë moshe ka ky grurë / Hedh sytë në gjinjtë e grave”, “Syri im i vogël / Si e nxe gjithë këtë oqean të madh ”, “Sa guxon kjo lule / Kapërxeu dhe murin e komshiut “, ”Mbrëmjeve merakosem për dritën / Ku të ketë ikur e vetme”, “Bukur tundet bari /Nuk di të vrapojë”, “Bregu nuk ja u heq njëlloj dallgëve/Mbathjet tyl të bardha”, “Shinat e vjetra akoma kujtojnë / Fërkimet me trenin”, “Më të turpshme se gjethen /Era nuk gjen dot të dashur”, “C’është ky mall i fshehur zemre / Për fjalën zemër”. (“Haiku me dy vargje”, f.31)
Këto vargje me stilin e Haiku-t, janë harmonike me botëndijimin dhe botëperceptimin psiko-analitik dhe metaforik, muzikalitet të ndjeshëm, plot sharm e krenari femërore në vargëzim, melankoli e brishtësi tekanjoze, ëmbëlsi, butësi dhe lirizëm i feminilitetit në kërkim të dhimbjeve të ëmbla dhe gabimeve të bukura njerëzore të intimitet hyjnor dhe forcës tërheqëse të tyre për t’i ndjerë, ku magma ndjesore e delikatesës femërore maturon mendimet dhe eksklamacionet poetike të ndjenjave dhe dashurisë njerëzore. Në mënyrë të sintetizuar Coba kap nocionet kryesore të Haiku-t me një varg, dy vargje dhe tre vargje, fraza post-strukturaliste në të cilën shqetësimi kryesor i poetes, që shkaktohet nga dëshira e pluralitetit të mendimeve dhe marrëdhënia e gjerë dhe intensive, pakti i saj i shpirtit me intimen, që poetja krijon mes tyre: “Cfarë moshe ka ky grurë?/Hedh sytë në gjinjtë e grave.”, “ Me një dimër flenë,/Tre stinët femra.”, “ Dhe gruaja provokuese,/Nuk tundet aq bukur sa bari.”, “Si nxë syri im kaq i vogël”,/Gjithë këtë oqean të madh.”, “E vetmja gjë që zbutet pleqërisë, /Zemra dhe lotët.”, ( “Haiku me dy vargje”, f.31), -dhe poetja i gëzohet pranisë së reales, asaj të dukëshmes dhe emocionit të castit, jo vetëm nga motivi dhe intensiteti emocional, por edhe struktura harmonike brenda realitetit lirik-baladik, të lidhura së bashku me pasionin dhe femilitetin në tërësinë e vargjev, merr hov fluturimi i flirtit të perëndishëm në universin i poeteshës, Reshida Coba.
“Luginës së gjinjve,/Hutuar dallgë e bardhë,/Harroi bregun.”, “Varg i këputur,/Gjinjve shkërmoqen,/Perla të përlotura.”, “Perlë e vogël,/Sy i bardhë,/Për detin blu.”, “Me vërshëllimën e tij,/Veriu capkën,/Puth gjinjtë kodrave.”, Unë në gjumë,/Gjinjtë bisedojnë,/me njëra tjetrën”, “ E cmendi gurin e nxehtë,/Ikë e hajde/Kjo dallgë e lagur.”, “Me erë i njeh krimbi / Gratë që veshin/ Mbathje mëndafshi”, “Grindem me Korcën /Ku i ke kalimtarët /T’i përqafoj ”, “C’thonë korbat e Van Gogut /Re të zëza në shtrat/ Penelave plot ngjyra”, “Gjithmonë në udhëtim / Pluhuri mbledh pluhur/Ushqen universin”, “Xixëllonja e unë / Netëve flirtojmë/ Ndiz e shuaj zjarre”, “Unë në gjumë / Gjinjtë bisedojnë / Me njëra tjetrën”, “Merak më mbeti/ C ngjyrë kishte molla /Që cuditi Neëtonin / ”( “Haiku me tre vargje “)
Poetja Coba krijon harmoninë me qeniet e universit, ku forca e dashurisë, erotizmi dhe sensualiteti në poezitë e saj me tre vargje nuk simbolizojnë vetëm qeniet njerëzore, por edhe botën natyrore me elementët e saj: Lugina, dallga, gjinjtë, bregu, veriu, kodrat, guri i nxehtë, dallgë e bardhë, etj. Poetja përdor metaforat dhe i konsideron kontrastet e dashurisë dhe lumturimit, ndjenja që veprojnë e riveprojnë, mbajnë të tendosur erotizmin e natyrës me flirtin shpirtëror dhe triumfin e dashurisë njerëzore; “ Dy perëndime/Dielli e dashuria ime/ U ndanë në horizont”/, “Dy breshka të gjelbëra/Ciftohen ëmbël/Herë në tokë e herë në ujë.” -vargëzon Coba.
Poema “Nuk ka vetëm një dashuri”, është një nga poemat më të bukura të Cobës, një poemë evokative dhe medituese me vargjet e saj lirike, poetja menaxhon ndjeshëm paralelizmin figurativ: “Netëve tejnetëve …në pakohësi,/mendohem të përzë errësirën brenda vetes,/Për gjërat që nuk jam e gjërat që nuk di,/Guxoj të pyes në terrnajën e universit,/në udhët ku ende drita s’është nisur,”- pavarësisht vargut e aluzioneve; “errësira dhe drita”, “terrnaja dhe tejnetët”, të cilat kanë simbolikën e një prekëshmëri shumëkuptimore, pa rënë në sentimentalizëm dhe fatalitet, duke kapur thelbin në imazhet me strukturë komplekse, emocionale dhe stil ekspresiv, atyre poetja edhe iu kundërvihet: “Pse mbeta gjithë jetën te habia e dyshimi,/Pse mbijnë njëlloj dashuritë e tradhëtitë,/Bota është MONO, por s’janë MONO,/Dashuritë!”, – stil, i cili mbetet i njëkohëshëm dhe i fuqishëm, mishërim i prehjes e paqes shpirërore se “Bota është Mono, por jo dashuritë’, –një lloj mospajtueshmërie romantike, vizuale dhe e erotizuar me materjen lirike dhe konceptin filozofik e hyjneshës së dashurisë njerëzore.
“Ndaj e trishtuar i rrëfehem universit,/ E zgjedh momentin kur dua të sulmohem netëve/ Kur jam e tëra Eter /Kur bëhem e tëra një moment zog Palloi / Me cmendurinë e ngjyrave, hapjes së krahëve /Lojës me format / Atëhere flirtoj me universin / Flirtoj me yjet gjysëm të cmendur /Dhe iki mijra vite drite larg /Kulloj qumësht të bardhë plot dije/ Trupi im një orizore e madhe / Shkund kokra orizi mbi gjokse universesh / Ju shfaqem me të vërtetën time fisnike / Dhe pyes ,a janë Mono…Dashuritë / Dy të vërteta gjithmonë luftojnë / Por vetëm njëra mbetet e vetme / Edhe Hëna dikur guxoi të hiqte dorë nga froni /Kur pa se flitej për një diell plus ,minus një hënë ”.
Koncepti elegjik është një epitaf i paharrueshëm me intensitet të fortë emocional në këto vargje lirike, që në mënyrë të barazvlefshme Coba nënkupton veten e saj dhe marrëdhëniet e dashurisë njerëzore me ankthin e pritjes, ëndrrat dhe dëshirat, se si funksionon bota njerëzore në akord me natyrën dhe hyjnoren. Poetja është vazhdimisht në kërkim të një klimë artistike e filozofike, kontemporane, elegancë dhe elokuencë në varësi të rrethanave natyrore, fizike e shpirtërore: “ Pse kaq e padukëshme lavdia e Dashurisë?/Pse kaq e lartësuar Lavdia e Zotit ndaj Monogamisë?/Unë do pres edhe këtu ku jam dhe në botën tjetër,/Do përgjoj mbi fatin e njëshit të dashurisë,/Edhe pse e zënë do jem me punët e vdekjes sime.”
Poetja e do lexuesin e saj, e vlerëson dhe është e shqetësuar a do ta kuptojnë drejt,ndaj vazhdon me vargjet: “Nuk di c’do thoni ju, kur të më lexoni / Do dyshoni për mua / Mundet të më sugjeroni se duhet të flas me një zot / Por unë nuk do ta bëj / Ju kam zgjedhur juve/ Me zotat bisedoj vetëm kur nuk kam njerëz më të mencur afër.”
Poetja Coba beson në të vërtetën e jetës e dashurisë, në vlerat njerëzore që ato mbartin, beson në tragjedinë njerëzore, jetën në botën e përtejshme, dhe e konsideron atë një botë në harmoni me natyrën edhe “pse e zënë do jem me punët e vdekjes sime”,- thotë poetja,-e cila guxon të drejtojë veten drej tejdukshmërisë lirike të intimes sensuale, brenda cdo individi e universit shpirtëror ku të gjithë dashurojnë, vuajnë, gëzojnë dhe “përgjojnë fatin e njëshit të dashurisë”, këtë ndjenjë universale e flirtit të perëndishëm, nga ku lind jeta, dashuritë dhe dhimbjet e saj. Tashmë pa e fshehur shqetësimin e kohës, poetja kërkon zgjidhje, kërkon ndihmë nga mendjet njerëzore, poetët, duke iu drejtuar: “Ku janë pendesat/ Ku është poeti i Monogamise / As martesën e vet se mbrojti dot /Nga rreziku i dashurive të reja / Është koha të shkruhet e vërteta /Asnjë nuk është i mbrojtur, nga rreziku i rrënies në dashuri edhe në kohën e shenjtë të bashkëjetesës /Ndodh shpesh në shtratin bashkëshortor zgjohen mëkatet / Mbushen brinjët e shtratit me dhimbje / Shtohen ritualet / Gruaja duke zgjatur flokët / Burri duke thërmuar heshtjen / Bashkëjetesa fytyrë e dubluar / Rrënkon në numurin njëjës”.
Duke njohur karakteristikat e botës poetike të Cobës, të poezia “Puthja e Lipsarit”, poetja injekton duke përfshirë kontradiktat e dykuptueshmërisë dhe rolin e dualitetit të paqartë të poetit dhe vetë poezisë, për të gërshetuar tema më të gjëra, duke grishur me motive romantike,: “Puthmë, puthmë….lermë të të puth,/Nuk kam puthur kurrë një grua kaq të bukur!/O Zot…cfarë po ndodh, nuk paskam vdekur,/Pse ndjej se mund të puth një grua…vërtet?/Lermë të lutem…lermë të të puth,/I lumtur të bëhet një lipsar..” Në këtë reflektim këmbëngulës poetja shpreh dhimbjen me vargje lirike dhe meditime shumë më të thella në përvojën njerëzore dhe natyrore, dashuria është joshëse, e pashmangëshme dhe fatale.Poetes i dhimbset “Lipsari”, të cilit nuk i plotëson dëshirën e tij, nuk ia zbut dot dhimbjen për një puthje, dëshpërohet poetja dhe vrapon të hedhë dhimbjen në vargje; “Ishte tronditur kujtesa ime,/Ndjeja se isha kthyer nga një funeral,/Ku nuk shkohej për të vdekurin, por për të lindurin nga vdekja, si detaj.” Dashuria për Cobën kurrë nuk është e drejtpërdrejtë, por e paraqitur gjithmonë me elementë komplikues e ngushëlluese: “Në dorë mbante një shishe uiski,/Që përkëdhelej andej këtej,/Fliste fjalë të bukura për gruan,/këndonte kërcente,/Recitonte vargje nga i dehuri Heminguej”/ “Dhe kthehej të humbiste në kërcimin e tij”,/Me përplasjet e dhimbëshme të thembrës në tokë.”
“Ishte tronditur kujtesa ime,/Ndjeja se isha kthyer nga një funeral,/Ku nuk shkohej për të vdekurin, por për të lindurin si detaj.”-një shpërthim i jashtëzakonshëm i poetes, aktakuzë tronditëse shoqërore dhe morale e Cobës, që trajton varfërinë dhe dëshpërimin nëpërmjet kombinacionit poetik, tërë filozofi dhe mjeshtëri artistike, që sfidon didaktin dhe simplicitetin e sferës amatore. Poetja dashuron jetën, vuajtjet e dhimbjet e të tjerëve, (lipsarit), i bën të vetat, dhe shpirti njerëzor i poetes gurgullon me vargje lirike e romantike, për të zbutur sadopak ato, streset, dhimbjet dhe ndjeshmërinë e tyre nga problemet e mosmarrëveshjet e ditës në të përditshmen njerëzore: “Hapa derën /Hyra në shtëpi pa zhurmë /Kisha frikë mos trembja lutjet e tij /Kërcimin, zërin e tij të bukur /Që mpakte cdo grua / Kam qarë dhe kam kërcyer në dyshemenë e dhomës/ Pa asnjë orendi /Jashtë e nxorra ajrin /Gjithë puthjet e mia / Jetën time /Kërceja, qaja, këndoja, recitoja vargjet e mia /E dehur … ashtu si ai “Dashuria pavarësisht nënrrymave të heshtura në vargun e saj, për nga mënyra e artikulimit poetik, Coba intimiton muzikalitet dhe zotërim të konvencioneve lirike. Me anë të fabulës në këtë poezi, Coba jep konceptet e ndërtuara nga shoqëria, që kanë të bëjë me cështjet social ekonomike dhe fatin e individit, cfarë ndodh në botën e brendëshme shpirtërore të saj dhe individëve, mentaliteteve të ndryshme të shoqërisë e përplasjeve të tyre në udhëtimin e trishtë e të lumtur të jetës. E ndodhur mes dilemave dhe pyetje të shumta në mendjen e saj, poetja Coba përpiqet të bëjë dallimin midis instikteve intelektuale të dashurisë e instikteve gjenetike të seksit dhe ja vjen me një poezi shumë të komplikuar si subjekt ; “Loja e Trupit”, nëpërmjet vargjeve: “Nga cili planet vjen ky mesazh qiellor / Dëshirë e fshehur eksitimi zbret nga diku /Ngjan me sekretin e Perëndive të panjohura / Me heshtjen gurkali…Dremitjen e minutave blu”.As me shpjegimet e saj filozofike, as me shpjegimet shkencore, poetja nuk ndjehet komode,e mundon limiti i mendjes njerëzore, që nuk depërton dot në këto mistere të trupit, kaq të pranishme, pjesë e kërkuar vazhdimisht nga trupi, ku njeriu nuk kundërshton ,por dhe nuk shpjegon dot atë cfarë ndodh, ndaj Coba vazhdon; “Bie era trup …era qiell / Sëmundje e përsosmërisë në udhëtim /Për të mbritur në rrëmujën e rregullt të shpirtit / Le të ndodhë përfytyrimi ! “ dhe më tutje: “Epsh i harlisur vjen / Nisur nga diku /Dikush e quan eksitim,ves/ Dikush e quan një fe vulgare / Dikush thjesht e quan seks”.Dyshimi dhe kërkimet e poetes nuk mbarojnë, ajo do të dijë të vërtetën që e mundon netëve dhe e le pa gjumë, ndaj shtron dilemat e saj; “Mos shpirti i thotë trupit nuk të kam harruar / Dhe ikën të mbetet shpirt i pashpjeguar / Mos zoti tallet me naivitetin e krijesës së tij / Dhe shfaqet me guximin e maskës së dritës e frymës /Ndërsa njeriu me guximin e rrënies në dashuri / Atëhere – Epshi është kafsha ! Dashuria është njeriu ( O Zot …mos qoftë kështu ! ) Të mendohem më shumë dua / Ta njoh universin absurd të trupit tim / Por nuk di si ! Ndaj shkruaj për lojën e trupit /Kufijtë midis dritës e ferrit/ Unë luaj me dy gjysmat që kurrë s,do ti kuptoj / Kur I përkasim gjysmës së parajsës / Kur i përkasim gjysmës së ferrit.”
E dashuruar me natyrën, me të gjelbrën, poetja Coba në këtë libër emërton dashurinë e saj “E gjelbra”, ndaj dhe vesh fustanin Jeshil, i përkëdhelet dashurisë së saj,dhe ngjyrës,Jeshile.
“Kam veshur fustanin jeshil për ty,/E mban mend ditën kur u ndamë….unë bëja sikur/shkundja dritën nga supet,/Dhe zëndrojtur fola:-Dukem bukur në jeshile?/Ti mbillje vështrimin në gjoksin tim të bardhë,/Me kujdesin sa më afër qendrës….sa më afër erës së/qumështit.” ( Perëndia jonë është ….e gjelbëra”,f.157).
E vecanta e këtyre vargjeve lirike është metamorfoza e kompleksitetit të emocioneve, e cila me delikatesën femërore elegante e nazike fillon të flirtojë me universin, ëndrrat, dëshirat dhe heroin lirik të saj, që e mbajnë të lidhur përjetësisht poeten. Nëpërmjet ngjyrës jeshile, poetja insiston në coroditjen e turbullt të ndjenjës mashkullore; “ Nga drithërimat e prekjes, lind ylberi tokë-qiell pritur,/Në të kundërtën e shkëlqimit të diellit’, -simbole të adhurimit këto, të prushta e drithëruese, një dritë e dëshirë jeshile, mes vedit dhe heroit lirik të saj; “A nuk ndjehesh i zgjedhuri qiellor..Re-Shi-Diell?/Fol-Qiellori im…që ylberon mbi mua!” Në mënyrë të ngjashme poetja konfirmon romancën potenciale me forcën dhe energjinë shpirtërore, përpos bukurisë shpirtërore e fizike, dhimbjen e ëmbël të egos supernatyrale dhe ambicjes së ndryshimit në botën e brendëshme shpirtërore rrethuar nga dashuria. Vëllimi poetik “Flirtoj me univertsin”, i poeteshës së Haiku-t shqiptar, Reshida COBA, është manifestimi i një shpirti të bukur, të ndjeshëm, sensual, lirik dhe romantik, hymn dashurie për botën njerëzore si dinjiteti, dashuria për jetën -dhe për atë më sublimen, Dashurinë Njerëzore.
Postscriptum
Poeteshën Reshida Çoba, e kam mike të fëmijërisë, lindur e rritur në qytetin e bukur, që vetëm buzëqesh, Korca, në lagjen e aristokracisë myslimane, ku ngrihet madhërishëm për 6 shekuj e gjysëm, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, themeluesit të Korcës moderne. Arësimin e hershëm tetëvjeçar e kemi bërë në të njëjtën shkollë. Lagja jonë, që nga brezat në vazhdim thirret “lagja e Radanecit”, ishte dhe vazhdon të jetë aq e veçantë, për vetë pozicionin e saj gjeografik, dhe perëndimin më të bukur të diellit. Çdo mbrëmje njerëzit, përfshirë edhe mua e Reshidën dilnim sofateve të shtëpive tona, jo vetëm bënim ndonjë punëdore me grep apo qëndisnim jastëkët, pajën vajzërore, por me kënaqësinë më të madhe ndjenim në atë përcjelljen e ngrohtë të diellit, sikur të ishte pjesëtar i familjes tonë dhe shijonim kabatë me klarinetë të arixhinjve, e Lulushit të pavdekshëm dhe melodinë e fizarmonikës së Bani Kuqos, të cilët cakërqejf nga rakia e muzika, duke kënduar këngët e vjetra të Qerime arixhofkës, na shkelnin syrin e ngacmonin ne qëndistareve bjondina. Të gjithë ata dhe njerëzit që i rrethonin na dukeshin aq të bukur e të përzëmërt, me bekimin diellor, flirtin e perëndishëm dhe dashurinë për njëri tjetrin, dhe vërtet ishin të tillë! Përveç atyre qëndismave me yje, trëndafila dhe perëndimin e diellit, belbëzonim vargje poetike nën tinguj serenatash të Abaz Hajros. Reshida na jepte edhe një kënaqësi më shumë, si folëse në Radio Korça, ku recitonte vargjet e saj të shkruara nën përqafimin e perëndimit diellor, por lexonte edhe ato vargjet fillestare, tonat. Përveçse në këndin letrar të shkollës, poezitë e atëhershme të Reshidës u botuan edhe në revistën “Shqiptarja e Re” dhe “Drita”. Më pas ajo emigron në SHBA-ës, ku jeton, punon e krijon prej 20 vjetësh. Poetja korçare, tashmë shqiptaro-amerikane, i rishikon edhe njëherë poezitë e saj të para, por edhe duke krijuar të tjera dhe zbuloi se ishte dashuruar me Haiku-n, pa e njohur atë, përmes ndjeshmërisë dhe bukurisë që përshkruante marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe njerëzit që e rrethojnë, por edhe vetë temperamentin e natyrës njerëzore me botën natyrore. E fortë, kurajoze dhe duke qenë vetvetja në çdo varg të Haiku-t, ajo arriti të botojë fillimisht librin e titulluar “Unë, Gruaja R”, dhe këtë vit, vëllimin e dytë poetik “Flirtoj me Universin”, me vargje prekëse, që të mbeten në mendje dhe që nuk mund t’i anashkalosh pa i lexuar disa herë.
Për stilin poetik të poetes Reshida Coba janë shprehur pena të njohura të letrave shqipe; që nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili mendon se: “Shprehja e saj poetike është e thjeshtë e komunikuese, larg retorikës spontane. Mendimet e autores mbartin filozofinë që më shumë ndjehet, sesa shprehet. Kjo e bën poezinë e saj lirike me një feminitet të këndshëm, me figura të përvijuara lehtazi, të dhëna me dashuri e dhimbje, që shpesh vjen larg. Ajo këndon lirisht, cdo gjë njerëzore, e hapur dhe e sinqertë deri në sensualitet. Është padyshim një zë i ri në poezinë femërore, që po e pasuron me vlerat e saj më të mira e bashkëkohore, këtë dekadë të fundit.” Ndërsa kritiku letra Fatbardh Rustemi, i cili është edhe njohës i mirë i penës poetike të Cobës shprehet se: “ Reshida Coba edhe kur guxon të vërë pikëpyetje mbi monogaminë, rrëzon tabunë duke shenjtëruar dashurinë, tek e cila mbahen të gjitha vlerat njerëzore, te butësia femërore, te delikatesa, te shfaqja e një shpirti të dlirë, feminiliteti me ngasje të bukura qendron gjithë pushteti poetik lirik, romantik e sensual i poetes.”
Mjeshtri i Madh, poeti,Petrit Ruka shprehet se: “Vetëm sinqeritete të tilla kaq shkundulluese në vargjet e një gruaje, mund të të shtien në shpirt drithërima kënaqësish estetike. Do mjaftonte vetëm poezia “Luksi me arrixhinj “, për t’u bindur se kjo është poezia e vërtetë, cdo poet do e kishte zili një poezi të tillë në librin e vet “, por jo cdo grua do kish guxim, ta quante “ një luks me arrixhinj ”
Më dt 6 Mars 2016, në ambientet e bibliotekës Tirana Times, Tiranë, -Shtëpia Botuese Nacional, nën moderimin e botuesit të saj, shkrimtarit dhe poetit Mujë Bucpapaj, promovoi vëllimin poetik “Flirtoj me Universin”, i poetes shqiptaro-amerikane Reshida Coba. Morën pjesë figura e personalitete të njohura të letrave shqipe, artit e kulturës shqiptare, mes tyre nuk mungoi edhe këngëtarja e shquar Aurela Gace, e cila me zërin e saj të magjishëm përshëndeti, duke kënduar hymnin apo flirtin e perëndishëm të bukurisë femërore korcare, serenatën, “Perëndeshë e Bukurisë”.