2016-05-16

“ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA... DHE DOSJA E TIJ...

Nga Fritz RADOVANI:

180px-M.Pipa

DR. AVOKAT  MUZAFER  PIPA

(1914 – 1946)

30 SHTATOR 1946 : “ZHDUKET” DR. AV. M. PIPA... DHE  DOSJA  E TIJ...

Muzefer Pipa asht le në Shkoder në 1914. Mbaroi studimet per jurisprudencë në Padova.
Me 28 Janar 1946, mbronte At Gjon Shllakun në gjyq, me grupin “Bashkimi Shqiptar”...

Tue dalë nga kafe Bar’Impero, prokurori vrasës Aranit Çela i tha: “Hëëë, Muzafer Pipa, e kemi rajtur njëgjysëm leku edhe per ty!..” E arrestuen nga fundi i muejt Gusht 1946...

■LEGJENDA: Vazhdonte hetimet me kriminelin Zoji Thëmeli...Muzaferi, në mëngjesin e 30 Shtatorit 1946, vendosi me ikë nga hetuesia... U dëgjuen krisma armësh! Kryetari i Degës, Zoji, dergoi Elez Mesin me marrë një pulë, i këputën kokën... dhe shperndanë gjakun e saj në çimenton rrethuese të hetuesisë...Pra, “Muzaferi u vra nga rojet tue ikë”.

■E VERTETA: Me 29 Shtator 1946, Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, i kishin lidhë krahët mbrapa Av. Muzafer Pipës, per një karrigë të mberthyeme per dysheme. Skuqën një hekur dhe vendosën me ia kalue në muskujt e dy krahëve mbas shpine... Mbasi hekuri kaloi krahun e djathtë...nga dhimbjet e forta, Trupi i Muzaferit bani lëvizje që katilët nuk mujtën me i kontrollue... Hekuri i skuqun takoi per shtyllen kurrizore dhe Muzaferi, mbylli jetën në mënyrën ma mizore. Me 30 Shtator 1946, u perhap edhe “Legjenda”!

■Po, “shokun komandant” kush e njoftoi “për zbatimin e urdhërit tij dhenë K.Xoxes?”

■Në këte 70 vjetor të kësaj mbytje barbare të Dr. Avokat Muzafer Pipës, Shqipnia që Ai e ka dashtë aq shumë, nuk duhet t’a vajtojë... Po, perballë Një Monumenti të Muzaferit, shka janë Shkodranë e Libohovitë, të gjithë bashkë të këndojnë “Hymnin e Flamurit”!
Melbourne, Maji 2016...

Nga Prof. Arshi PIPA  
    Elegjia Vllaznore   
Ma thonte zemra e ngrâta 
se jeta t'kishte lânë, 
edhe pse miqt’ e shokët 
nuk dojshin me ma thânë. 
Der’sa mbi krye mandata, 
kur s'e pritsha më ra, 
dhe mora vesh çka në andërr 
prej kohe m'ishte g’jâ. 
E pau epileptiku 
qi s'njifte mue as ty. 
Po kapërcejshim lumin 
kur befas ura u thye… 
Un rashë… m'u turr vërtiku… 
humba! Uluroi nji zâ… 
Ti u hodhe, m'kape, m'qite… 
por vetë nuk dole mâ! 
Ti vuajte, ti rreziqe 
durove simbas stinës 
nga ishulli i Ventottenes 
ndër telat e Prishtinës. 
E pse përbuze vdiqe 
terrorin bolshevik, 
gjithmonë armik i shtypjes 
e Bir’i Atdheut besnik. 
Sot qi nga dita e mortit 
Ka rrjedhë mâ se nji mot, 
tue t’a nderue kujtimin, 
o vlla, nuk derdhi lot. 
Pse për vdekjen e t'fortit 
i fortë duhet me u bâmë. 
As i përmendi fajtorët: 
nuk kam mâ çka me i nâmë... 
Kur ndofta nga mizori 
Po përgatitet ura 
për mue kët herë e, kânga 
e mbramë âsht kjo qi thura, 
me gjakun tând Dëshmori 
vulosi sot nji bè: 
Përbuzi komunizmin 
e truhem për Atdhè!..

U shkrue në Burgun e Durrësit, në vitin 1948. 

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...