2019-01-31

Akademiku Prof.Dr.Abdulla Mehmeti dekorohet me çmimin Ambasador i Paqës i dekoruar nga FUP

Prof.Dr. Abdulla Mehmeti dekorohet me çmimin Ambasador i Paqes i cili ndahet nga Federata Universale e Paqes.

U krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni

Misioni: jo, çfarë bëni për veten tuaj, karrierën dhe interesin personal, por çfarë bëni për të tjerët, interesin e përgjithshëm të shoqërisë dhe paqen.
Nga, Abdulla Mehmeti

(30.01.2018) Sot në Shkup u krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni dhe me këtë rast disa parsonalitete shqiptarë iu bashkangjitën familjes së Ambasadorëve të Paqes. Këtë titull e ndan Federata Universale e Paqes dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera universale.

Në këtë konferencë morrën pjesë edhe ish presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe shumë personalitete të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Federatës së paqes për Evropën Lindore, Jack Corley, foli mbi rolin e shqiptarëve në Ballkan, duke e cilësuar atë si një rol pozitiv në afrimin e popujve. Ai theksoi se Federata e Paqes Universale përtej të gjitha kufijve siç janë ato nacional dhe fetar, është një mjet për të krijuar paqe për të gjithë njerëzit. Corley tha poashtu se njësia kryesore për të krijuar një shoqëri paqësore është familja.

Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Deri tani në botë numërohen mbi 100.000 Ambasadorë të paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500. Ambasadorët e paqes i takojnë sferës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile dhe të ngjajshme.

Katër majat romanore të Ismail Kadaresë

Ky set është për të gjithë lexuesit që duan të prekin vetëm disa prej majave të tij në prozë; Katër romanet janë përzgjedhur sipas shijes tonë, por njëherësh edhe sipas vlerësimeve që ka bërë kritika apo suksesit që kanë pasur veprat në komunikimin me lexuesit për disa dekada. Këtu më mirë se askund tjetër, shihet magjia e rrëfimit kadarean.



Gjenerali i ushtrisë së vdekur


1. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. 

Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.

Ne romanin "Gjenerali i ushtrise se vdekur" te Ismail Kadarese eshte vete ky titull paradoksal ai qe paralajmeron rrjedhen e jashtezakonshme qe do te marrin ngjarjet. 

Subjekti i romanit, megjithate eshte mjaft i thjeshte: Nje gjeneral dhe nje prift (te dy te lene pa emer) nga ushtria italiane do te udhetojne drejt Shqiperise ne vitet '60, per te germuar eshtrat e ushtareve te rene gjate Luftës së II Botërore  ne perpjekjet luftarake mes dy vendeve. 

Qellimi i ketij misioni ishte kthimi i eshtrave perseri ne atdhe (Itali), prane familjeve. 

Kjo detyre makabre dhe njekohesisht humane per t'i rene territorit te huaj kryq e terthor, per te gjetur, mbledhur, identifikuar dhe kthyer ate cka ishte e mbetur nga trupat e ushtareve, zgjati per me teper se nje vit dhe cdo dite qe kalonte e dobesonte gjithnje e me shume forcen shpirterore dhe fizike te gjeneralit , ne perballje me realitetin e ashper te vendit se huaj.

Per mendimin tim, ky eshte nje liber rreth vetmise dhe kujtimeve te hidhura, te cilat gjenerali perpiqet ti largoje me duke konsumuar pije alkoolike. 

Gjithe rrjedha e ngjarjes pershkohet nga ngjyra gri, grija e qiellit, grija e gureve, grija e uniformave te pista, grija e eshtrave. 

Nga ana tjeter, ky liber te meson. Aty Kadareja paraqet Shqiperine e viteve '60 te pare nga kendveshtrimi i te huajve, rrefen per gjendjen e saj ne bllokade si dhe per urrejtjen e gjakderdhjen qe sollen lufterat fashiste.


 Prapa ketyre dukurive fshihet edhe mesazhi sensiblizues i tij, per emancipimin e shqiptareve, qe lidhet me tolerancen dhe bashkejetesen ne kohen e sotme si rruge e vetme per t'u integruar ne Evrope. 

Prandaj dhe une do ta rekomandoja kete liber tek te gjithe bashkekombesit e mi, por edhe te huajt qe duan te njohin me mire historine e kombit shqiptar dhe Kadarene.

“Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. 


Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

Mark-Alemi, protagonisti i tij, hyn për herë të parë në Tabir Saraj, organizëm i perandorisë otomane, që merret me gjumin dhe ëndrrat. 

Me kupolat e tij të zbehta dhe me korridoret e shkreta, në Pallatin e Ëndrrave nuk vlejnë rekomandimet, ndonëse, në mënyrë paradoksale, letra që ka ndër duar Mark-Alemi i shërben për të hyrë në departamentet më të mira - Seleksionim dhe Interpretim - dhe për të nisur një ngjitje që do ta çojë, përmes makinacionesh dhe komplotesh, në hierarkinë më të lartë, deri tek privilegji më i rrallë i të qenit ndër ata që merreshin me Ëndrrën e Madhe që i ofrohej Sovranit.


                “Ura me tri harqe” nga Ismail Kadare

Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës.


 Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon.

 Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë...


"Dimri i vetmisë së madhe” nga Ismail Kadare.

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shoqërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. 

Kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.


Floripress/Flori Bruqi

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge, e bëri Kadarenë shkrimtar ndërkombëtar?



Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mirë të letërsisë shqipe që shkroi që në kohën e diktaturës komuniste, e shkruan edhe sot.

Rezultate imazhesh për gjenerali i ushtrise se vdekur pdf

Shumë nga librat e tij janë kthyer në bestseller të kohës.


Librat e tij më të famshëm janë “Gjenerali i ushtirsë së vdekur”, “Përbindëshi”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer ” e shumë të tjera.


Gjithsesi vepra që i japi atij famë ndërkombëtare është përkthimi i veprës së tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në gjuhën frënge.


Përkthimi i kësaj vepre ishte bërë me kërkesën e Enver Hoxhës.


Rezultate imazhesh për gjenerali i ushtrise se vdekur pdf

Tamam kjo vepër e vë në hartë letërsisë shqipe dhe Kadaren së i jep titullin si shkrimtari më i madh shqiptar.


Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare i botuar së pari më 1963 në Tiranë. Vepra nisi së pari si një tregim të cilin e botoi më 1962 dhe më pas u përpunua dhe u botua si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në gjuhë të tjera dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. U çmua nga e gazeta pariziene Le Monde si një ndër 100 librat e shekullit XX.


Vepra frymëzoi dhe u përshtat në zhanre të tjera të artit, si filmi "Kthimi i ushtrisë së vdekur" i Dhimitër Anagnostit
 dhe përshtatja në filmin dramatik "Il Generale dell'armata morta" të italianit Ludovico Tovolit më 1983

Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë.



Rezultate imazhesh për gjenerali i ushtrise se vdekur pdf


Botimet dhe ribotimet

Po të njëjtin vit pas një ripunimi që i bëri Gjeneralit të ushtrisë së vdekur, ai më në fund u ribotua. Në atë kohë ai u përkthye dhe u botua në Bullgari dhe Jugosllavia.

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës


Tek romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”tema eshte qendresa e popullit shqiptar ne ndeshje me nje ushtri pushtuese dhefati i kobshem i kesaj ushtrie ne truallin shqiptare.

Romani “Gjenerali i ushtrise se vdekur”konsiderohet kryeveper e prozes shqiptare te realizmit socialist.

Ne kete veper nga “Ismail Kadare”shtjellohet ardhja e nje gjenerali dhe nje prifti ne Shqiperi, per te mbledhur eshtrat e nje ushtrie te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. 

Ata kalojne neper vise te ndryshme te Shqiperise te pas njezet vjeteve paqe.

 Ardhja e tyre ne Shqiperi u kujton banoreve ushtaret e vrare, por edhe baballaret, nenat, vellezrite, motrat dhe shoket e rene nga dora e ushtareve te ketyredy ushtarakeve.

 Gjenerali me percjellesin e tij gjurmojne neper token shqiptare, ku i presin vendasit mikeprites, te cilet e dine se ata jane oficeret qe para njezet vjetesh u sollen fatkeqesi dhe shkaterrime. Gjenerali priste te takonte njerez te eger e barbare, por ngjet e kunderta,sa me shume njeh popullin shqiptar, aq me shume ka dashamiresi dhe vet kritike.

Personazhet“Plaka Nice”personifikon nenat e martirizuara dhe urrejtjen e pashuar te popullit ndaje agresoreve.

Ne gjestin simbolik te hedhjes se eshtrave ne kembet e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin per kolonelin Z.

“Gjenerali”eshte prototip i ushtarakeve me deshira per pushtime.

Ai eshte ne konfliktte mprehte me popullin shqiptare.

 Vjen ne Shqiperi me krenari, por krenaria dhe solemniteti e lene shpejt.

 Ai provon se sa e rende eshte te ndeshesh kudo me disfaten e turpshme, deshmin e se ciles i mbledh neper mijera thase najloni. 

E trondit fundi i hidhur dhe qesharak i armatave “te pathyeshme”, te cilat u katandisen te ruanin pulat neper shtepite e fshatareve shqiptar, duke bere “lecke” dinjitetin e Italise pushtuese.

“Prifti”paraqet ti pin tjeter te armikut te eger te popullit shqiptare. 

Ai u pasqyrua ne nje karakter te gjalle plote ngjyra psikologjike. 

Prifti e shoqeron gjeneralin jo vetem si fetar, por edhe si specialist per ceshtjet shqiptare, qe zoteron mire gjuhen shqipe dhe hiqet si njohes i se kaluares, psikologjise dhe mentalitetit shqiptar. 

Gjykimeve te tij per shqiptaret, traditat dhe zakonet e tyre, mundohet t’u vere nje baze filozofike.“Koloneli Z”mbetet si nje personazh fantazme, permendet shpesh, por s’del asnjehere, vecse ne fund shohim eshtrat e tij ne nje thes te vjeter. 

Ai ka vrare burrin e plakes Nice dhe ia ka dhunuar te bijen kater mbedhjete vjecare.

 Koloneli Z realizohet ne dy plane: pershkrimi i nenes se tij e nxjerre si zemer te miresise. 

Nderkaq pershkrimi i plakes Nice nxjerr ne pah anen e vertetete njeriut bishe, edhe per shqiptaret edhe per ushtaret e tij, si komandante i “Batalionit blu” qe ishte...

F.Bruqi

PSE DUHET TË RRETHOHENI EDHE ME LIBRAT QË NUK DO T’I LEXONI?


Mësimi gjatë tërë jetës do t’ju ndihmojë të jeni më të lumtur, të fitoni më shumë dhe të jeni më të shëndetshëm. Plus të mësoni për shumë të zgjuar, si për shembull në biznes, Bill Gates dhe Elon Musk, të cilët insistojnë se mënyra më e mirë për t’u “zgjuar” është leximi.
Rezultate imazhesh për librat e shkrimtareve nderkombetar

Pra çfarë bën ti? Dil dhe bli sa më shumë libra. Biblioteka e mbingarkuar nuk është një shenjë e dështimit ose injorancës, është një simbol i nderit.

Pse ju duhet një bibliotekë me libra edhe që s’i lexoni?

Autori Nassim Nicholas Taleb e shpjegon shumë mirë këtë dilemë përmes bestsellerit “The Black Swan”

Taleb nis argumentimin e tij me një anekdotë rreth bibliotekës legjendare të shkrimtarit italian Umberto Eco, i cila përmbante rreth 30 mijë vëllime.

A i ka lexuar Eco të gjitha ato libra? Natyrisht se jo. Librat shkrimtarit italian i ofruan një kujtesë të vazhdueshme për të gjitha gjërat që ai nuk e dinte. Biblioteka e mbajti atë intelektualisht të uritur dhe vazhdimisht tejet kurioz.

Një koleksion gjithnjë në rritje i librave që nuk i keni lexuar ende mund të ndikojë njëjtë edhe tek ju.

“Biblioteka duhet të përmbajë sa më shumë tituj nga gjërat që ju nuk e dini. Ju do të merrni më shumë dije përmes këtyre librave derisa rriteni. Në të vërtetë, sa më shumë dini, aq më të shumtë do të jenë librat e palexuar”, shkruan Taleb. “Një raft me plot libra që s’i keni lexuar është një kujtesë e fuqishme e kufizimeve tuaja – gjërave të shumta që nuk dini, dijeve gjysmake, ose gjërave që mendoni se i keni mësuar, por e kuptoni se jeni gabim. Duke jetuar me këtë kujtesë çdo ditë, mund të shtyni vetën drejt llojit të përulësisë intelektuale që përmirëson vendimmarrjen dhe nxit mësimin”.

Të gjitha ata libra që nuk i keni lexuar janë me të vërtetë një shenjë e injorancës tuaj. Por, nëse e dini se sa injorant jeni, jeni shumë më përpara se shumica e njerëzve të tjerë.

Me shkas pas lecimit : Nasho Jorgaqi mbledh në një libër letërkëmbimin e Fan S. Nolit



Mbi 550 letra të dërguara nga Fan Noli gjatë aktivitetit të tij patriotik, vijnë të përmbledhura në një botim nga shkrimtari i mirënjohur Nasho Jorgaqi. Epostolari i Fan Nolit, i sjellë në këtë libër shtrihet në një periudhë afro 60 vjeçare (1906-1965) pas të cilës qëndron historia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX. Mbërrin një nga kryeveprat klasike të letërsisë Italiane dhe botërore, Romani, "Të fejuarit", i Alessandro Manzonit . Përshkrimi me aq kujdes i personazheve dhe trajtimi i tyre në artë të hollë bënë që të jetë një nga romanet e kërkuar në të gjitha kohërat. Shkrimtari e filozofi, Osho, këtë herë vjen me “Tri shëndërrimet”. Shkrimtari flet për ato shëndërrime , për atë se si shpirti u bë gamile, se si deveja u bë luan dhe më në fund se si luani u shëndërrua në fëmijë. Giorgio Napolitano, "Një dhe e pandashme ", refleksione mbi 150 vitet e Italisë . Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug, apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta. "Gjuha dhe lufta e ideve", një libër nga Lindita Aliu-Tahiri. Në tri fjalë të vetme autorja ka shprehur gjithë thelbin e kërkimeve shumëvjeçare të saj në gjuhësinë kritike, një nëndisiplinë nga më të rejat të filologjisë së sotme të tekstit, botërore e vendees.


Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier, Shqipëri është shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Jorgaqi përmendet në dokumentat sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.



Tituj te veprave

Dashuria e Mimozës, novelë - 1960

Ëndrra dhe plagë, novelë - 1963

Posta e Largët, novelë - 1968

Shoku, tregime - 1968

Qemal Stafa, biografi - 1970

Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë - 1972

Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II - 1978, 1979

Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë - 1978

Atentatori i Perandorit, biografi -1980

Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë - 1985

Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime - 1987 

Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime - 1994

Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1995

Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime - 1998
Tomka - 1968 

Poetika e dokumentit - 1987 

Udhëtim me Fan Nolin 1995 

Ka përgatitur për botim vepra të Fan Nolit, Faik Konicës, Mitrush Kutelit, Haki Stërmillit, Lumo Skëndos, etj.

Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.

Udhëtime Letrare - 2001

Botimet shkencore

Në botimet e tij shkencore përfshihen:

Antologji për Skënderbeun, (1968)

Silueta Letrare, studime - 1976

Poetika e dokumentit, studime - 1987

Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994

Antologji e fjalës së mençur - 1994

Udhëtim me Fan Nolin', (1995)

Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)

Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)

Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012)

Skenaret

Mimoza Llastica (1979)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Duel i Heshtur (1967)

Tana (1958)

Floripress/ Flori Bruqi

NJË LIBËR SI DORACAK PËR FUSHËN E EDUKIMIT KRITIK PËR MEDIA



Rezultate imazhesh për Lindita Aliu Tahiri
Lindita Aliu Tahiri, sjell librin e saj më të ri "Edukimi kritik për media", të cilin e ka botuar shtëpia botuese "Armagedoni", në Prishtinë.
Rezultate imazhesh për Lindita Aliu Tahiri

Lindita është gjuhëtare, kritike letrare, studiuese e medies, poete dhe përkthyese letrare. Gjatë vitit akademik 2010/11 ka bërë studime hulumtuese për media dhe edukimin mediatik në Universitetin Maryland në ShBA. Është mësimdhënëse në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron në Departamentin e Gazetarisë, në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze dhe në programin për përkthim dhe interpretim në Fakultetin e Filologjisë.

Në parafjalën e saj, me të cilën edhe fillon libri "Edukimi kritik për media", autorja Lindita Aliu Tahiri, ka theksuar se punës për bërjen e këtij libri i ka hyrë me motivin dhe dëshirën që t'u shërbejë jo vetëm studentëve të Departamentit të Gazetarisë, por të gjithë atyre që mendojnë në mënyrë kritike për mesazhet që i marrim nga mediet.

Për ta përmbushur të drejtën elementare të njeriut për informim, sipas autores, shumë shoqëri e kanë paraparë lëndën e edukimit për medie në shkollimin formal, madje që në vitet e hershme në kopsht, gjë kjo e cila është menduar edhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë si pjesë e kurrikulës bërthamë për arsimin e mesëm të lartë, brenda fushës "Shoqëria dhe mjedisi", ku përfshihen edhe tema që ndërlidhen me edukimin për medie.

"Ky libër ka për qëllim që të na nxisë të mendojmë për përgjegjësinë tonë për të ushtruar të drejtën për informim të lirshëm dhe të saktë, që është parakusht për demokracinë. Si e kemi parë, demokracia dhe zgjedhjet e lira nuk sjellin me automatizëm qeveri të mirë. Nëse qytetarët nuk janë të lirë ta vlerësojnë informacionin në mënyrë kritike, ata nuk do t'i zgjedhin përfaqësuesit e vet më të mirë", vlerëson me të drejtë autorja e librit.

Sigurisht që ky libër do të duhej të ishte një doracak i mirë edhe për gazetarët aktivë dhe për ata që duan të merren me këtë profesion kaq të vështirë që krahasohet me profesionin e parashutistit. Prandaj autorja konstaton se për gazetarët e ardhshëm, edukimi kritik për medie është edhe më i rëndësishëm, meqenëse ata do të duhej të jenë të vetëdijshëm për konstruktimin e mesazheve që i ofron publikut, duke e ushtruar këtë detyrë dhe këtë privilegj me transparencë, etikë dhe vetëdije kritike, vë në dukje, ndër të tjera, Frang Bardhi.

Kështu libri "Edukimi kritik për media" i Lindita Aliut vjen tek ne në kohën kur, siç shprehet Albert Einstein: "Ia kam frikën ditës kur teknologjia do të kapërcejë komunikimin direkt të njerëzve me njëri-tjetrin; bota do të ketë një brez idiotësh". Pra ky libër bëhet kaq i nevojshëm, meqë vjen në kohën kur, mbështetur në logjikën e konsumit, i jemi nënshtruar informacioneve nga më të ndryshmet, duke humbur sensin për të vërtetën, ndërsa bota vlon nga lajme të rrejshme. Për më tepër, kur dihet fakti se ne jemi një shoqëri e mbyllur, ndikimi negativ i medieve bëhet edhe më i rrezikshëm. Prandaj i vetmi instrument kundër ndikimit negativ të medieve është të menduarit kritik, përkatësisht edukimi kritik dhe estetik mbi to. Kjo edhe për faktin, se siç do të thoshte Marquez, jetojmë në një botë ku njerëzit nuk e thonë atë që ndjejnë dhe nuk ndjejnë atë që thonë.

“Migjeni i censuruar” i Kadaresë, cila është e vërteta?


Nga Elvin Luku


Thuhet se redaktorët janë armiqtë më të mëdhenj të shkrimtarëve. Dhe, kjo, është e kuptueshme. Ata janë “kirurgët letrarë” që mund t’i japin jetë veprës, ose ta varrosin atë përgjithnjë në pluhurin e harresës.

Nuk dihet saktësisht, në fakt, nëse ata, thjesht e korrigjojnë apo e rishkruajnë veprën. E njëjta dilemë shoqëron dhe përkthyesit. Këta të fundit enden mes radhëve për të kuptuar psikologjinë e autorit dhe të njësojnë përjetimet me të. Një betejë, thuajse, e humbur!

Në fund, i redaktuar apo i përkthyer, lexuesi shfleton librin, i cili, medoemos, mbart gjurmët “e armiqve” të shkrimtarit…
Megjithatë, diskursi është krejt tjetër kur flitet për krijimtari në diktaturë. Këtë herë, armiqtë, janë nga ata të vërtetët…

Më 3 shkurt 2017, një ditë përpara ndarjes nga jeta, në faqen zyrtare në Facebook të shkrimtarit Dritëro Agolli, postohet nga editori i faqes një dedikim i hershëm që gazetari dhe publicisti Arshin Xhezo ka shoqëruar një dhuratë për Dritëro Agollin.

Shënimi mbante datën 22 prill 1992.

Gjithçka do të ishte normale sikur në këto radhe të mos përmendej një detaj, i shkruar në kushte konfidencialiteti, mes miqsh, e cila bie ndesh me të vërtetën që i është prezantuar deri më tani opinionit publik shqiptar: Është fjala për redaktimin dhe botimin e parë të librit të I. Kadaresë me titull “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”.

Kjo sprovë është publikuar tri herë në Shqipëri. E para pikërisht nga shtëpia botuese “8 Nëntori” më 1991, e cila pasohet nga ribotimet e 2009-ës me titull “Uragani i ndërprerë” dhe 2015-ës me titull “Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, nga shtëpia botuese “Onufri”.

Në ribotimin e parë të kësaj vepre, në shënimin e vet, autori Ismail Kadare thekson se sprova për Migjenin, e shkruar si parathënie e gjerë për botimin e veprës “Novelat e qytetit të veriut”, në Francë, në fund të viteve tetëdhjetë, është botuar pa lejen dhe dijeninë e tij në Shqipëri. Shkrimtari Kadare shkruan se ““Migjeni” kaloi nëpërmjet një shtëpie botuese që shquhej për dogmatizmin e saj të skajshëm. Kjo ka kushtëzuar ndoshta edhe më fort një pjesë të kufizimeve të këtij teksti, që gjithsesi ishte vështirë të shmangeshin”. Ai ngre si shqetësim datën e botimit dhe censurimin e Fishtës:

…sipas marrëveshjes me shtëpinë botuese franceze “Fayard”, proza e përkthyer e Migjenit, bashkë me sprovën e gjerë që e shoqëronte, u dorëzua në fillim të vitit 1989. Pak kohë më pas, libri doli nga shtypi në Paris. Teksti i sprovës nuk u botua në shqip dhe as u paraqit prej autorit në ndonjë shtëpi botuese.

Një vit pas ikjes së autorit në Francë, teksti i sprovës, i mbetur në zyrat e shtëpisë botuese “8 Nëntori”, u botua prej kësaj shtëpie pa kurrfarë leje të autorit, pa asnjë sqarim dhe jashtë çdo mbikëqyrjeje të tij. Redaktori i botimit, siç e dëshmon botimi, ka qenë Arshin Xhezo, kryeredaktor i gazetës më politike shqiptare “Zëri i popullit”.

Data e botimit 1991, pas rënies së komunizmit, për një temë delikate për nga natyra e saj, të shkruar më 1988-1989, siç është shënuar në fund të tekstit, pra në komunizëm, do të krijonte, pa dyshim, jo pak habi midis lexuesve. Thelbi i çështjes lidhej me pyetjen se si ishte e mundur që kjo trajtesë, e botuar pas rënies së komunizmit, nuk kishte as më të voglin sqarim për ato kufizime, një pjesë e të cilave diktoheshin madje dhunshëm prej rendit komunist, siç ishte problemi i klerit katolik dhe sidomos i Gjergj Fishtës… (Kadare, 2009)

Në ribotimin e dytë, “Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” Kadare e retushon sprovën, duke hequr rreth dyzet radhë nga kjo vepër, ndërsa argumenton se është “e drejta e çdo autori të zgjedhë versionin që i dikton ndërgjegjja e tij”. (Kadare, 2015)

Por, përtej ribotimeve dhe retushimeve të Migjenit, shënimi i Arshin Xhezos, redaktori i parë i këtij libri, që zbulohet në kopjen-dhuratë për Dritëro Agollin e rihap këtë diskutim, duke sjellë një këndvështrim tjetër. Ai na tregon se “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” është botuar në dijeni dhe me lejen e shkrimtarit, njëherësh mikut te tij, Ismail Kadare.

Ky është dedikimi i tij për Agollin, në pjesën e brendshme të kopertinës së “Migjenit”:

I dashur Dritëro,

Ata që të kanë njohur e të kanë dashur, gjithmonë janë tronditur nga drama jote dhe e tyrja. Duke u treguar (përmes librave e poezive të tua) fare lakuriq zemrën dhe mendjen, kanë thënë: Njeriu! (Nuk po them demokrati se kjo fjalë e madhe po konsumohet shumë).

Xhahilët e zyrave, përfundimisht, janë tromaksur. Zylot, kur e shihnin se u hiqje brekët, mbërthenin fort pantallonat e holluara gjersa u dhembte gurmazi.

Po, ishte si punë e gjethes së fikut.

Nuk ka asnjë arsye të mërzitesh, përderisa, për mendimin tim, ti gjithmonë je rrëfyer. Është gjë e madhe të rrëfehesh në krijimtari.

Njerëzit këtë e dinë. Më shumë se të tjerët miku yt dhe imi, Ismaili.

Prandaj, të dhuroj gjithë zemër këtë libër të tij që ma dha për t’ia botuar e për të qenë redaktor i “Migjenit”.

Qofsh i gëzuar, Arshin Xhezo 22.04.1992

Historia e botimit të kësaj vepre të censuruar, ribotuar e retushuar nga vetë Ismail Kadare bart shumë pikëpyetje.

Trajtimi e ritrajtimi që autori i bën herë pas here kësaj çështje, shton edhe disa të tjera…

Por, kjo dëshmi e hershme, e shkruar për të qëndruar në raft të librave, por e dalë “pabesisht” në publik, ndoshta, do të ndihmojë lexuesit e studiuesit të hedhin më shumë dritë mbi të vërtetën e “Ardhjes së Migjenit në letësinë shqipe”.



Elvin Luku

Gazetar, studiues i komunikimit dhe themelues i portalit MediaLook. Elvin Luku ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Shkenca Komunikimi pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është autor i librit “Talk show: Para dhe pas ekranit”, një analizë mbi televizionin dhe zhanrin talk show në Shqipëri. Dr. Luku është pedagog e kërkues shkencor pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” – Durrës, Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit – UT dhe Kolegjit AAB në Prishtinë. Ai është gazetar me një karrierë mbi dhjetëvjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online.

Media nën presion



Që nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri më shumë se dy dekada më parë dhe lindjes së medias së pavarur që i hapi rrugë një epoke të re në gazetari, marrëdhënia mes gazetarëve dhe politikanëve në Shqipëri ka qenë gjithmonë e mbushur me tensione.

Në këtë marrëdhënie armiqësore, elita politike vendase ka treguar shumë pak tolerancë ndaj gazetarisë së pavarur dhe kompanive të medias dhe ka bërë gjithçka që ka mundur për të kontrolluar raportimet. Në vitet 1990, presioni mbi median nga qeveria ishte e drejtpërdrejtë, ndërsa gazetarët sulmoheshin nga shërbimet sekrete e madje edhe burgoseshin. Gazeta e pavarur "Koha Jonë" u dogj në mars të 1997.

Gjithsesi, taktika të tilla të rënda i dhanë politikanëve vendorë një reputacion ndërkombëtar si armiq të shtypit dhe i detyruan ata të ndryshojnë modelin drejt metodave më të sofistikuara, të cilat synuan të ndikojnë median përmes korruptimit të pronarëve me kontrata qeveritare, tenderë privatizimi dhe leje fitimprurëse ndërtimi.

Të mirat e ofruara nga qeveria për oligarkët që investuan në media, krijuan një treg në lulëzim me dhjetëra media në shtyp dhe në televizion. Këto media shpesh shfaqën një anësi të fortë politike në raportimet e tyre, gjë që varet nga interesat ekonomikë dhe politikë të pronarëve. Për shkak se këto interesa janë vazhdimisht në ndryshim, gazetarët shtyhen drejt vetëcensurës.

Gazetarët që i rezistojnë presionit shpesh përballen me agresion të drejtpërdrejtë verbal dhe kërcënime që vijnë nga nivelet më të larta të pushtetit, të cilat synojnë të testojnë vendosmërinë e gazetarëve dhe të heqin vëmendjen e tyre ndaj raportimeve kritike.

Sipas raportit vjetor "Liria në Botë" publikuar nga organizata ndërkombëtare mbikëqyrëse me bazë në SHBA "Freedom House", ish-kryeministri i qendrës së djathtë Sali Berisha rregullisht 'denigroi' median dhe gazetarët kur ishte në pushtet. Berisha në një rast quajti gazetarët një tufë 'idiotësh ekonomikë' kur u pyet për gjendjen e vështirë të financave të vendit ndërsa rregullisht cilësoi gazetarët kritikë si anëtarë të një 'organizate kriminale'.

Në pushtet nga viti 2005 deri më 2013, Berisha përdori terma të tilla si "media e krimit", "hanxhari i krimit", apo "media e opozitës" dhe "mafia e betonit", shpesh në përgjigje të pyetjeve mbi skandalet e korrupsionit të qeverisë, të cilat mbërritën në rrethin e tij të ngushtë dhe familjar. Pas përleshjeve të dhunshme të 21 janarit 2011 në Tiranë, ku katër mbështetës të opozitës u vranë nga Garda e Republikës, Berisha akuzoi katër gazetarë se ishin pjesë e një grushti shteti bashkë me presidentin dhe prokuroren e përgjithshme.

Në mënyrë të ngjashme me Berishën, kryeministri Edi Rama ka qenë po aq agresiv kundër gazetarëve kur është përballur me kritika. Kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës nga viti 2000 deri më 2011, ndërsa i përgjigjej një pyetjeje nga një gazetare që ai nuk e miratonte, udhëheqësi socialist në mënyrë famëkeqe sugjeroi se ajo mund të punonte më mirë si prostitutë.

Bota ideale për politikanët shqiptarë është ajo ku media duhet të ndjekë tekstin e prodhuar nga makineritë e tyre të propagandës, e cila prodhohet në video, tekst ose përmes medias sociale dhe i shpërndahet drejtpërsëdrejti publikut. Gjithsesi, jo gjithmonë gazetarët ndjekin tekstin e shtruar para tyre dhe politikanët shpesh i përgjigjen me sharje, të cilat i mbrojnë si opinione personale më shumë se sa si sulme kundër lirisë së medias.

Përballur me pyetje mbi lidhjet e dyshuara të ministrit të tij të brendshëm me një bandë të trafikut të drogës, Rama iu hakërrye gazetarëve në tetor 2017 gjatë një konference të sajuar për shtyp duke i quajtur ata 'injorantë', 'helm', 'thashethemexhinj', 'sharlatanë', dhe 'armiq publik'. Denigrimi i medias shpesh shfaqet në retorikën e Ramës përgjatë viteve të fundit, shoqëruar kjo me një rritje të komunikimit të tij përmes medias sociale për të shmangur pyetjet nga gazetarët.

Berisha dhe Rama nuk janë raste të veçuara në politikën shqiptare. Udhëheqës të tjerë politikë, si presidenti Ilir Meta apo udhëheqësi i opozitës Lulziim Basha kanë përdorur gjithashtu retorikë negative për t'iu përgjigjur raportimeve kritike. Duke iu përgjigjur një investigimi nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, e cila ekspozoi se si Lëvizja Socialiste për Integrim kishte paguar gati 300 mijë USD për lobim në SHBA dhe pati deklaruar vetëm një të tretën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ish-kryetari i kësaj partie dhe presidenti aktual Ilir Meta iu hakërrye BIRN duke e quajtur atë "Media e Sorosit". Mediat e pavarura, përfshirë publikimin në internet të BIRN Albania Reporter.al, janë përballur me sulme në rritje të teorive të komplotit anti-Semite të lidhura me filantropistin amerikan George Soros - themelues i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Zëdhënësi i Metës në një deklaratë për shtyp akuzoi gjithashtu BIRN si 'fake news' dhe 'propagandë Soroiste' pa iu përgjigjur gjetjeve të investigimit.

I zemëruar nga komentet kritike të shkrimtarit dhe komentatorit politik Fatos Lubonja gjatë një debati televizin në News 24, në shkurt 2018, kryetari i Partisë Demokratike iu hakërrye ish-të burgosurit politik si 'nihilist', 'gënjeshtar' dhe 'Marksist'.

Disa komentatorë kanë sugjeruar se pas gjuhës së pasur të përdorur kundër medias nga politikanët shqiptarë qëndron një 'strategji sharjesh', e cila synon të devijojë vëmendjen e publikut nga skandalet, duke ofruar një spektakël televiziv të gatshëm. Të tjerë e shohin atë si përpjekje për të deligjitimuar një grusht gjithnjë e më të vogël mediash dhe gazetarësh kritikë, të cilët nuk janë të kontrolluar drejtpërsëdrejti nga oligarkët dhe në mënyrë të tërthortë nga Rama, Meta, Berisha dhe klientët e tyre.

Megjithëse vëzhguesit vendas janë të ndarë mbi pyetjen nëse retorika antimedia është një strategji e mirëmenduar abuzimi dhe disinformimi apo është thjesht një reagim, çështja mbetet që politikanët ende duhet të mësojnë të respektojnë parimin e medias së lirë. Në çdo rast, përpjekja për të vendosur etiketën 'lajme false' mbi mediat e besueshme apo sharjet e gazetarëve si 'injorantë' dhe 'sharlatanë' mund të kenë një efekt negativ në rolin e medias në luftën kundër korrupsionit dhe në mbajtjen e vendimmarrësve përgjegjës.

Një kërkim akademik ka treguar se niveli i lartë i lirisë së medias është i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me nivelet e ulëta të korrupsionit, dy fusha në të cilat Shqipëria ka nevojë të bëjë progres në mënyrë që të plotësojë shpresat për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...