2019-12-13

Zymer Ujkan Neziri(1946-)

Rezultate imazhesh për zymer neziri

Prof.Dr. Zymer Ujkan  Neziri lindi më 6 nëntor 1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës, është mbledhës e studiues i letërsisë popullore dhe pro­fe­­­sor universitar, epikolog.

 Në vendlindje, në Siparant (Zahaq), e në Pejë kreu sh­koll­­ën fillore (1960).Gjimnazin e kreu në Pejë (1964) dhe Shkollën No­r­­­male e kreu në Prishtinë (1966).

Kreu studimet e larta në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Shkollën e Lartë Pe­da­go­gjike në Prizren (1969) dhe studimet e shkallës së dytë në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1971).

Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, gjatë vi­te­ve 1972-1974, vijoi edhe mësimet e stu­di­meve të shkallës së tretë në Degën e Le­të­r­sisë dhe mbrojti ma­gj­i­s­traturën me temën «Fi­gura e kra­ha­simit në këngët to­na lirike të dashurisë» (1979), me mentor aka­de­mikun prof. dr. Rexhep Qosja.

Pas shumë vite pengesash politike, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës mb­ro­jti disertacionin e doktoratës me temën «Poezia le­gjendare e Rugovës» (1995), me mentor aka­de­mikun Re­xhep Qosja.

Puna gjatë studimeve

Gjatë studimeve, 1967-1971, punoi përkohësisht në dy shkolla fillore (Zllakuqan dhe Klinë) dhe në katër shkolla të mesme (Lipjan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë). Për shkak të veprimtarisë në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë, e larguan nga puna në Klinë, Lipjan dhe Pejë.

Më 1971, pas mbarimit të studimeve themelore, u pranua asistent në Degën e Folklorit dhe të Etnologjisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, nga e cila e përjashtuan më 1973, me vendim të organeve politike të Kosovës, po ashtu për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare në Lëvizjen Studentore të vitit 1968 në Kosovë.

Largime nga puna, arrestime

Për shkak të veprimtarisë së tij atdhetare, ka qenë tri herë i arrestuar (1967, 1968, 1981) dhe pesë herë i përjashtuar nga puna (1968, 1969, 1970, 1973, 1990). Për rreth tridhjetë vjet nuk ka pasur pasaportë udhëtimi jashtë shtetit (1968-1978 dhe 1981-1999).

Shumë vite punoi jashtë profesionit, pa dëshirën e tij, përkthyes dhe lektor në Bankën e Kosovës (1977-1990). Puna e tij është censuruar, prandaj në revistën shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka filluar të botojë tek në fund të viteve 80.

Puna në Institut pas vitit 1992

Pas zhbërjes së Federatës së Jugosllavisë, organet drejtuese të Institutit e lejuan që të kthehet sërish në Institut, pas 19 vjetësh, në qershor 1992, në vendin e përparshëm të punës asistent (1971-1973). Ka qenë udhëheqës i Degës së Folklorit dhe anëtar i Këshillit Drejtues të IAP-it (1996-2003). Ka qenë anëtar redaksie në rev. «Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji», 2006-2013, ku ishte sekretar shkencor më 1972-1973, në fillim të daljes së saj.

Ka marrë titutujt: bashkëpunëtor shkencor/profesor asistent, më 1996; bashkëpunëtor i lartë /profesor i asociuar, më 2000; këshilltar shkencor/profesor i rregullt, nga viti 2003.

Puna në fakultete, profesor i jashtëm

1998-1999: SHLP, Prizren. 2002-2004: Universiteti i Tetovës, FF, Tetovë. 2003-2006: Universiteti i Prishtinës, FF, Prishtinë. 2010-2012: Universiteti i Prishtinës, FE, Prizren. 2011-2014: Universiteti i Prishtinës, AKM, Prishtinë. 2012-2014: Universiteti i Shkupit, FF, Shkup.




Vepra të botuara

Ndër veprat e tij të botuara janë: vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», V (1997); antologjia «Këngë të kreshnikëve», (1999, 2001, 2003, 2009, 2011, 2013); monografia «Poetika e krahasimit. Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë» (2004); përmbledhja «Studime për folklorin, I: Eposi i Kreshnikëve dhe epika historike» (2006); përmbledhja «Studime për folklorin, II: Epika gojore dhe etnokultura» (2008); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», I (2009); vëllimi «Epika legjendare e Rugovës», II (2011); përmbledhja «Studime për folklorin, III: Eposi i Kreshnikëve» (2018);

Është bashkëpërgatitës për shtyp i veprave të Institutit Albanologjik të Prishtinës:libri 30 vjet të Institutit Albanologjik: 1967-1997» (1997), bashkëredaktor; përmbledhja e kumtesave «Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet albanologjike» (1998), «Pajtimi i gjaqeve 1990-1991» (1999, 2001).«Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike» (2003), «Anton Çetta, figurë poliedrike e kulturës shqiptare» (2011) etj.
«Opoja - Aspekti folklorik» (2017), redaktor; përmbledhja e kumtesave «Demonstratat e vitit 1968, I,» (2018); re¬dak¬tor dhe bashkëpërgatitës për shtyp; përmb¬le¬dhja e kumtesave «Demonstratat e vitit 1968, II,» (2018), redaktor dhe bashkëpërgatitës për shtyp; libri për 40-jetorin e SHKA Rapsha (2018), kryeredaktor dhe përgatitës për shtyp; përmbledhja e kumtesave «Folklori në krahinën e Llapushës» (2019), redaktor dhe përgatitës për shtyp.

Nga publicistika historike, për brezin 1968, ka botuar veprat «Isa Demaj-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (2000); «Avdi Kelmendi-jeta dhe veprimtaria atdhetare» (bashkautor, 2002, 2016), bashkëpërgatitës për shtyp; libri i Xhevat Hasanit, «Me Selman Lajçin nëpër Sa-nxhak» (2015), redaktor; përmbledhja e kumtesave «De¬¬mar¬ka¬cioni Kosovë-Mali i Zi»,(2015, tri bo¬ti¬me), libri i Bedri Tahirit, «Drenica, djep i trimërisë», (2015), redaktor; libri i Meriman Brahës «'Goli Otoku»' (2018)


Etj.


Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...