Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhës frënge dhe diplomon në Ecole Supérieure de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Parlamentin Evropian që nga viti 1989 deri më 1998.
Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontakteve të para diplomatike në mes të të gjithë personaliteteve kosovare në Parlamentin Evropian, Senatin Belg dhe NATO.
Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie–Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.
Veprat letrare:
“Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978;
“Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978;
“Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984;
“Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004;
“Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.
“Nëntoka e Kosovës II” , film nga Halil Budakova , maj 2008.
Deri më tash ka botuar këto libra:
“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;
“Rruga pa kthim”-roman ,1983;
“Mali i ndaluar”- roman , 2003;
“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004;
“Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;
“7 Minutat e fundit”- roman, 2007;
Përktheu nga frëngjishtja “Munuali i luftëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etj.
Autor i emisionit letrar “ Labirintet e fjalës” RTK 2006
Autor i filmave dokumentar:“Atdheu mbi të gjitha”
“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”
“Miftar Hasani-legjendë apo realitet...? “ RTK 2007
“Musli Dumoshi” RTK 2008 etj
Në Paris më 1 mars 2016, doli nga shtypi romani « Gracka"
(L'EMBUSCADE ) nga autoriReshat Sahitaj, në përkujdesjen e Shtëpisë botuese L'Harmattan.
Qe nga pas lufta e këtej Reshat Sahitaj është prozatori i parë kosovar i cili ka arritur ta botojë romanin e tij në një shtëpi botuese serioze në Francë.
Romani « Gracka » nga krijuesit Reshat Sahitaj temë qendrore e ka fatin e një femre shqiptare nga Prizreni burrin e së cilës paramilitarët serbë e marrin nga shtrati në një mengjes të hershem të vitit 1999.
Pas luftës, Donika kryeprotagonistja e këtij romani, është në kërkim të identifikimit të eshtrave të trupit të burrit të saj duke shkuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në varreza masive, për të gjetur një shenjë identifikuese të burrit.
Donika përballet me avokatë matrapazë të cilët dëshirojnë ta mashtrojnë se gjoja burri i saj gjendet diku në burgje private serbe.
Donika ka qenë marrëzisht e dashuruar në burrin e saj, dhe nuk mund të pajtohet më fatin e saj se pse pikërisht kësaj i ka ndodhur rasti tragjik duke ia shembur të gjitha ëndrrat e jetës. “Reshat Sahitaj me sukses ka arritur që nga ngjarja e dhëmbshme e Donikës, pjesërisht si dëshmi,të na paraqesi fatin e popullit të tij dhe të një femre e cila më kotë është në kërkim të burrit të saj të zhdukur gjatë luftës.
Ajo viziton varret masive, për të gjetur gjurmë të burrit të vdekur a të gjallë,dhe mundohet të gjejë strehim në fundin e botës së shpirtit të saj duke jetuar më kujtimet e sëkaluarës.
Gjatë tërë romanit, autori e elaburon reflektimin mbi kufizimin në mes të realitetit dhekufinit të frikshem mbinatyror.
Rreth kryefjalës “magjike” të cilës i jepë përparësi, me një mjeshtritë rrallë e më shpejtësit krijon lidhshmëri në mes jo stabilitetit dhe dobësisë sonë për ta kuptuarjetën në botë. Paraqitejt, halucinacionet, dhe vizionet që i shfaqen Donikës, a nuk janë e kundërta erealitetit?
Herë pas here heroina Donika mendon se këto a thua janë shenja nga djalli, apo siç i thotëfalltorja Hana , një segment tjetër i botës misterioze, dhe asgjë nuk ka të bëjë me çmenduri? ( profdr. Héléne Stafford e diplomuar në Universitetin e Oxfordit).
Etj.
Reshat Sahitaj ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova
“Mësuesi i malit”- artistik “Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jetën dhe vrasjen e Enver Hadrit Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar për jetën dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jetën dhe pushkatimine M.Hasanit- RTK“Musli Dumoshi” RTK etj.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment