2019-12-13

Eqrem Çabej(1908-1980)


Rezultate imazhesh për eqrem çabej

Eqrem Çabej ,lindi në Eskishehir më 6 gusht 1908,djali i dytë i Hysenit dhe Aishes, pas Selaudinit. I ati ishte gjykatës i diplomuar në "Dar-ul-Hukuk" të Stambollit.

Mësimet e para i mori në Gjirokastër prej 1915 e deri më 1920, më pas për të vazhduar studimet u dërgua në Austri. Para se të hynte në ndonjë shkollë, iu desh të qëndronte një vit pranë familjes Reinmyler, në St. Pölten afër Vjenës, për të mësuar gjermanishten.

Kreu gjimnazin në Klagenfurt (1923-1926), për shkollimin e lartë pati një fërkim me synimin që i ati i kishte vënë që të bëhej mjek. 

U regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Romës. Por pas këmbënguljes për gjuhësinë, regjistrohet në Grac për vitin akademik 1927-1928 dhe mbasandej kaloi në Vjenë (1930-1933), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. 

Nën drejtimin e Joklit, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqiptare).

Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi dhe nëndrejtor i konviktit "Malet Tona" në Shkodër (1933/34) ku dha letërsi shqipe. Në vitin shkollor 1935-'36 Çabej u transferua në shkollën Normale të Elbasanit, ku edhe atje ndenjti një vit.

 Që andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm
Me sa kuptohet nga qëndrimi i tij, ai nuk e kishte mirëpritur një emërim të tillë. 

Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, për arsye shëndetësore kërkoi të transferohej duke u riemëruar profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. 

Kërkesa nuk i plotësohet, duke e emëruar në Shkollën e Plotësimit Ushtarak. Me "çështjen Çabej“ u mor më në fund edhe Këshilli i Ministrave të asaj kohe, i cili vendosi që Çabej, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër. Më 1938-'39 vijon si arsimtar në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.

Në vitin shkollor 1939-1940 Çabej u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u ngarkua me drejtimin e shkollës.

 Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare,  më 1940 dërgohet në Romë nga min. i Arsimit Ernest Koliqi për të punuar mbi Atlasin Gjuhësor Shqiptar, i cili nuk u krye për arsye të ndryshimeve politike përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Në shtator të 1943 u emëruar min. i Arsimit në qeverinë Mitrovica, post të cilin nuk e pranoi. Më 25 janar 1944 i pushkatohet vëllai, Selaudini, nënprefekt i Malësisë së Gjakovës. Në Shqipëri u kthye vetëm pas korrikut 1944.

Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. 

Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zenë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Vdiç më 13 gusht 1980 në Romë të Italisë.

Tituj të veprave

Fonetikë historike e gjuhës shqipe : hyrje në historinë e gjuhës shqipe II - 2012

Diana dhe Zana - 2011

Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe - 2009

Hyrje në Indoeuropianistikë - 2008

Sonete - 2008

Shqipja në Kapërcyell 2006

Studime gjuhësore I-VIII. Rilindja, Prishtinë 1986

Studime etimologjike në fushë të shqipes. Akademia e shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1976-2006
I - 1976; II: A-B - 1982; III: C-D - 1987; IV: Dh-J - 1996; VI: N-Rr - 2002; VII: S-Zh - 2006; V: K-M - 2014. - ISBN 978-99956-35-20-6

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Fonetika historike e shqipes. Rilindja, Prishtinë 1970

Meshari i Gjon Buzukut (1555). Botim kritik. Pjesa e parë. 

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë 1968

Hyrja në historinë e gjuhës shqipe. Pjesa e parë. Tiranë 1958

Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes

Fjalor i gjuhës shqipe i vitit 1954, (Bashkautorësi)

Odiseu dhe Konstandini

Etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...