Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/11

Ridvan Dibra(1959-)



Rezultate imazhesh për ridvan dibra

Ridvan Dibra ,lindi  më 9 janar 1959 në Shkodër.



Përfundoi studimet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në Universitetin e Shkodrës. 

Punoi si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Kukës gjatë periudhës 1982-1987, kurse në vitet 1988-1994 punoi si gazetar në Shkodër. 

Që nga viti 1994 punon si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Dibra është një ndër figurat kryesore të letërsisë së sotme shqipe dhe autor i shumë vëllimeve novatore.

 Ai është cilësuar si një nga 5 shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të letërsisë shqipe, krahas Ismail Kadaresë, Rexhep Qosjes, Bashkim Shehut dhe Fatos Kongolit.(Olluri, 2015).

 Në vitin 2012 fitoi Çmimin Rexhai Surroi për romanin më të mirë të vitit në gjuhën shqipe, për veprën e tij Legjenda e vetmisë.

Vepra nga Ridvan Dibra: 


Nudo (1995)
Kurthet e dritës (1997)
Triumfi i Gjergj Elez Alisë (1999)
Stina e ujkut (2000)
Të lirë dhe të burgosur (2001)
Triumfi i dytë i Gjergj Elez Alisë (2003)
Email (2003)
Kumte dashurie (2004)
Sesilja ose sexonix (2005)
Franc Kafka i shkruan të birit (2007)
Stina e maceve (2006)
Kanuni i Lekës së vogël (2011)
Legjenda e vetmisë (2012)
Gjumi mbi borë (2016)
Treni i muzgut (2017)
Dashuritë e virgjëreshës Madalenë (2018)
Tregime dhe novela
Prostituta e virgjër (1994)
Eklipsi i shpirtit (1994)
Vetmia e diellit (1995)
Mjerimi i gjysmës (1996)
Vëlla me centaurët (2002)
Letra nga provinca
Unë, Franz Kafka dhe Karta e Bolonjës (2009)
Në kërkim të fëmijës së humbur (2010)

Thjesht (1989) (poezi)
Një lojë me emrin postmodernizëm (2007) (studim)
Plagët e Mojsiut (2010) (poemë)

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...