Ramadan Qehaja, u lind me 16 shtator 1942 në Roganë të Dardanës, nga prindërit, babai Bahtiari, dhe nëna, Hazbia.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme të Nënoficerëve në Sarajevë të Bosnes e Hercegovinës, ndërsa shkollën e Oficerëve në Beograd…
Në vitin 1958 Qehaja, nè moshën 16 vjeçe e morri rrugën e panjohur për Akademi Ushtarake. Në Kosovë aso kohe ishte varfëri ekstreme.
Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë nuk ishte e lehtë të mbijetoje, ishte shqiptar dhe eprorët nuk e trajtonin sikur të tjerët. Mirëpo, jeta është heroi i të gjithë heronjëve
Eprorët serbë të ligjëratave ishin të ashpër ndaj tij dhe i kërkonin disiplinë të veçantë prej tij , edhe pse ishte kadeti më i zgjuar në tërë gjeneratën e tij. Fizikisht ishte i pamposhtur, moralisht e kombëtarisht shqiptar i mirëfilltë.
Mirëpo, shkollimi në shkollat ushtarake për shqiptarët ishte i vështirë, dhe gati i pamundur. Pjesëmarrja e shqiptarëve në këto akademi ishte simbolike.
Sepse, pikat e disiplinës për shqiptarë ishin të pafund. Ramadan Qehaja nuk u dha, i përballoi gjitha pengesat dhe provokimet që ia bënin eprorët. Fal mbështetjes së tij në libra dhe në dije, dhe në zgjuarsinë natyrore, Qehaja arriti të ecë rrugës së tij.
Gjnerali shqiptar Ramadan Qehaja në librin e tij “Të bësh një karrierë ushtarake“ thotë “… Ishte paksa i çuditshëm gradimi im.
Në Shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe më vonë në Shkollën e Oficerëve në Beograd kushtet ishin të njëjta si me të burgosurit.Kot bëjmë tualet për t´u zbukuruar, ose për t´i fshehur hallet. Historinë s´mund ta detyrojmë të ecë më shpejt. Atë asnjë popull deri më sot nuk e ka mundur. E kaluara është mjaft e gjerë për ta njohur të sotmen, tshkruan gjenrali në pension Ramadan Qehaja.
Ramadan Qehaja ishte nxënës me nota të larta në shkollë, në çdo drejtim dallohej nga të tjerët. Për këtë eprorët e shikonin me sy jo të mirë. Në shkollën e Nënoficerëve në Sarajevë, po edhe në shkollën e oficerëve në Beograd, ai lexoonte fshehur realitetin në ushtri, dhe atë që e mësonte e mbante të fshehur, ndryshe s´ do të mbijetonte . Mirëpo, fal kujdesit të tij, punës së përpiktë dhe aftësisë profesionale ai ia dola të ngjitet në karrierë.
Grada e gjeneralit për te ishte jashtë ëndrrës së ti. Fal Kushtetutës të vitit 1974 pas shumë sprovash dhe provokimesh, fal çelësit nacional të gradimit, dhe notave të shkëlqyera, graden gjeneral e rrëmbejë në saje të punës titanike, dhe të fshehjes së emocioneve të tijë prej shqiptari.
Martesa e tij me shqiptare të vendit të tij ishte përcaktim i tij me kohë, se ishte bir i Kosovës, bir i vuajtjeve të vendit të tij. Shërbimi sekret i ish Armatës Jugosllave ishte i shqetësuar për vendimin e tij për martesën me shqiptare. Sepse një pjesë e oficerëve shqiptarë në ish Armatën Jugosllave karrierë bënin në saje të martesave të përziera. Në këtë drejtim ai fare nuk kishte hamendje.
Bashkëshortja e tij Nazmija, nga Komuna e Dardanës, ishte krah në të gjitha betejat e tij në jetë. Me të ai ka krijuar një familje solide; 4 vajza dhe 2 djem. Në të gjitha vendet ku ka shërbyer epror, më thotë Gjeneral major Ramadan Qehaja, çdo shqiptar ka qenë i sigurtë për jetën e tij, dhe i pa shantazhuar. Në ish Armatën Jugosllave në çdo gjeneratë regrutësh kanë shërbyer rreth 40 mijë shqiptarë.
Kapja e kreut të Armatës Jugosllave nga politika hegjemoniste serbe, nisi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë. Ushtarët shqiptarë në APJ vriteshin fshehtas dhe në pusi. Ata vriteshin vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Me këtë ai thotë se, në Armatë nisi shkërmoqja ose shpërbërja e ish Jugosllavisë, dhe më pastaj luftërat e përgjakshme që pasuan.
Natyra ku ka lindur gjenerali , në Roganë, është epike. Është rritur në një ambient ku zemërimi kryengritës ka qenë përherë i gjallë. Në Roganën e vendlindjes së tij kurrë s´janë mundur kryengritësit, si Hamdi Beha, Nevzad Balë Kryeziu, Selver dhe Emin Kryeziu, dhe dhjetëra kryengritës të tjerë, si në UÇK, ashtu edhe në UÇPBM.
Në Roganë u strehua dhe u nderua patrioti Gjon Sereqi. Me këtë ai thptë se Rogana në 100 vjetët e kaluara,Lirisë së Kosovë i dha 75 dëshmorë, dhe 2 Këshilltarë, bashkëpunëtorë të Bajram Currit.
Gjenerali gjatë Luftës së Kosovës, por edhe në ditët e para të çlirimit të Kosovës , kontribuoi në formimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës. Vlerësimet dhe mirënjohjet për Gjeneral Ramadan Qehajën, janë me dhjetëra. Ai u vlerësua me mirënjohje të shumta nga institucionet e Kosovës, po edhe nga Misionet ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.
Liria e Kosovës ende është e brishtë, dhe ende s´është tharë gjaku i të rënëve dhe i të pagjeturve.
Në fushën e sigurisë, Kosova e përshpejtoj krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.Ajo pa këtë forcë sigurie, s´mund ta mbrojë tërësinë e vet shtetërore, dhe as lirinë e fituar me aq shumë gjak..
Gjeneral Qehaja është ekspert për çështje të sigurisë. Ai deri tash ka botuar 3 libra nga lëmia e sigurisë, dhe me dhjetëra artikuj shkencor në lëminë ushtarake.
Libri i tij “Të bësh një karrierë ushtarake”(Prishtinë, Shtator 2012), ngërthen në vete ngjarje dhe momente të shumta gjatë periudhave të ndryshme kohore, në të cilat ka jetuar e vepruar Gjenerali Ramadan Qehaja, i cili reflekton shumë ngjarjeve që nga fëmijëria e hershme e tij e deri në ditët e sotit. Në fakt, i gjithë zhvillimi i karrierës së tij kalon nëpër faza shumë sfiduese që ndërlidhen me faktorët social-ekonomik në familje e deri të sfidat politike në ish Jugosllavi,Serbi dhe Kosovë.
Libri “Kosova në gjeopplitikën e Ballkanit Perëndimor” ngërthen në vete një numër vështrimesh analitike të cilat i ka publikuar në periudha të ndryshme të shtetndërtimit tonë, në çështjet gjeopolitike,ushtarake e të sigurisë.
Libri si i tillë përbën kontribut në korpusin e varfur të publikimeve e hulumtimeve të kësaj fushe në Kosovë.
Ka edhe shumë artikuj të botuar në shumë revista dhe gazeta ditore lidhur më çështjës së sigurisë në vend,Ballkan dhe Botë.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment