Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/11

Beqir Musliu(1945-1996)


Rezultate imazhesh për beqir musliu

Beqir Musliu u lind në Gjilan, Kosovë në vitin 1945; vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.

Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.

Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.

Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.


Tituj të veprave

Poezi : 

„Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)

„Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)

„Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)

„Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)

„Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)

„Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)

„Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)

Metafizika e Sfidimit

Mandragora

Klepsidra e Magjisë

Martirium

Magna Karta

Ekzodus

Kodeksi i Argasit

Prozë

„Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)

„Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)

„Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)

„Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

„Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

Dramë

„Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989):

Unë Halil Garria

Faustiana

Ora e Kukuvajkës

Panari i Gjilanit (Dramë e Jahi Jahiut

„Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990):

Murana

Kori i Korbave

Familja e Shenjtë, Teatri profesionist i Gjilanit, drama e Jahi Jahiut

Antifona

Lidhje të jashtme

Etj.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...