2019-12-09

Poezi nga gjeniu i vogël - Elisa Bruqi ,Vankuver DC,Kanadë.

Fotografia e Flori Bruqi

PAVARËSI
Unë jam e vogël
Dhe nuk di shumë gjëra ,
Por diçka di flamuri
Ynë është kuq e zi.
Atë Marigona e qëndisi

E Ismail Qemali e ngriti.
Shumë e shumë ne u munduam
Që Shqipëria jonë të bëhej ajo që duam.
Ne e arritëm atë që u munduam,
Dhe gjithmonë do ta duam!



E SHTRENJTË ËSHTË LIRIA JONË

Lirinë e duan të gjithë , lulet, kafshët e sidomos njeriu.
Liria është jeta jone, është bota jonë!
Pa liri nuk ia vlen jeta , pa liri nuk ka buzëqeshje, pa liri
nuk ka asgjë. Kur dëgoi fjalën “LIRI” më gjallërohet
zemra e më gëzohet shpirti.!
Me mijra njerëz ranë për tokë që ne ta kemi këtë lirine
tonë të shtrenjtë!



LIRIA 

Jet’ a vdekje,
Trishtim a lumturi,
Krenari,
kuq e zi!

Ne e duam lirinë
Ashtu si jetën
Pa të jeta
Është trishtim.



FLAMURI KUQ E ZI 

Flamuri ynë
Është kuq e zi
E valon në qiell
Pa asnjë pengesë

Flamurin kuq e zi
Të gjithë e duan
Është jeta jonë
E dashuria jonë


28 NËNTORI 

Fest jonë e dashur
Përsëri na erdhi ,
Flamurin kombëtarë
Të gjithë e përshendesim.

Dita kur
Shqipëria u bë shtet,
E dita kur
E morrëm flamurin.

Të gjitë MARIGONËN
E falenderojmë,
Atë flamur të dashur
Që na e dhuroi!



NËNA IME

Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.


SHOKU IM I DASHUR 
Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.



KUR KAM QENË E VOGËL 
Kur kam qenë
E vogël sa
Një gogël çdo ditë
Këndoja e vallëzoja.

Herë këndej
E herë andej
Unë qeshësha
E buzëqeshja....



PERËNDIMI

 Vendin tim i thonë Kosovë
Aty kur Dielli perëndon,
Nga Vankuveri  gjithë natyrën
Ndalem  e shikojë.

Mendojë
Vallë athua Zogjët e Kosovës a janë  duke kënduar,

Po bariu me bagëti,në Bjeshkë...
E era  e Kosovës fryn lehtë,

Ç' mrekulli?


Ndërsa këtu të ne , delfinët vihen në dietë kundër obezitetit
Delfinat kërcejne
Herë pas here,
E bretkosat
Gurë në gurë.


Ato flutura Kosove 
Njëmij ngjyrshe
Herë pas herë
Kërcejnë në Kosovën me  lule. 


VJESHTA 

Zogjtë ikën,
S’ka cicërima,
S’ka më flutura
E as trëndafila!

Toka mbushet me gjethe
Ngjyrash të lloj-llojshme
Nga pema ne tokë
Si fjolla bore.



SHKOLLA IME  NË PRISHTINË

Shkolla ime e dashur
Shumë të falenderoj
Çdo ditë më meson,
E kurrë nuk mbaron.

Ajo zile
Aq e ëmbël
Çdo ditë na cingërron
E na këndon.

Fëmijë – fëmijë
Mësimi po fillon,
Nxitoni sa më shpejtë
Që të mësojmë.


Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës së mesme ( klasa 11) në Vankuver DC të Kanadasë.
Është e  lindur në  Vankuver të Kanadasë.Deri vjet ka qenë nxënëse e Shkollës së Mesme "Sami Frashëri"në Prishtinë. 
Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo ka vijuar edhe shumë kurse(baleti,muzike ,teatri etj.).

Kjo çdo herë na befason me shfaqjet e saja të mrekullueshme.
E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para.
Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze etj.
Është këngëtare,imitatore,balerinë dhe manekene e talentuar...
Mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të muzikës.
Xhaxhi poet Vullnet Mato,nga Tirana ia kushtoj këtë  një poezi disa vjetë më parë talentes së vogël.

VOGËLUSHES ELISA
Moj vogëlushe Elisa,
tani ti je zog në kuvli,
po shpejt do vijë dita
të këndosh dhe në lisa.

Me talentin qysh kur linde,
do nderosh Kosovën nanë,
por dhe Shqipëria gjyshe,
pret shkëlqimin tënd të rrallë!

Xhaxhi poeti Vullnet Mato
qe u befasua nga vargjet e tua.


No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...