2019-12-13

Mehmet Gjevori(1910-2007)



Mehmet Gjevori lindi me 1910 në Elbasan, aty ku mbaroi shkollën 6-klasëshe. I riu entuziast do të vazhdonte shkollën normale në Tiranë me 1933. 


Në kujtimet e tij, Mehmeti do ta kujtonte nënën e tij si të përparuar dhe të përkushtuar për t’i dërguar fëmijët e saj në shkollë. Ai do të angazhohej si mësues në internatin e Burrelit e më pas edhe në foshnjoren në Peqin.


Thirrjes së ministrit të Arsimit, Ernest Koliqi për të shkuar në Kosovë, Gjevori do t’i përgjigjej ndër të parët nga qindra mësuesit të tjerë që pranuan vullnetarisht të shkonin në Kosovë, ku i priste detyra e vështirë e fillimit të gjithçkaje nga e para në kushtet ku mbi 90% e njerëzve ishin analfabetë.




Veprimtaria e tij e gjatë në Kosovë do të fillojë si mësues në Prizren, ku do të shërbente edhe si sekretar i Inspektoriatit të Arsimit dhe në të njëjtën kohë edhe drejtor i shkollës fillore “Abdyl Frashëri”. 


Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Mehmet Gjevori caktohet anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Arsim e Kulturë në qarkun e Sharrit.


Nga 1945, ai emërohet inspektor i arsimit për shkollat në gjuhën shqipe në Kosovë, pranë Drejtorisë së Arsimit të Këshillit Popullor me seli në Prizren. 


Gjatë kësaj kohe, Mehmet Gjevori ishte gjallërisht i përfshirë në organizmin e kurseve të para pedagogjike në gjuhën shqipe në Prizren, Pejë dhe Prishtinë.


Më vonë merret me veprimtari botuese si dhe angazhohet në gazetën “Rilindja” në detyrat e redaktorit dhe kryeredaktorit deri në pension. 


Në vitin 1972, Gjevori me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit në Tiranë, viziton familjen e tij në Elbasan. 


“Kur u ktheva në Shqipëri pas 30 vjetësh, më 1972, kur mbahej kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë, vajta në Elbasan dhe u takova me nënën, vëllezërit, të afërmit…


Ishte kjo një ngjarje shumë tronditëse. E shihja nënën pas tridhjetë vjetësh…”, do të evokonte shumë kohë më pas mbresat nga ky takim i veçantë.


Fryt i veprimtarisë së tij prej pedagogu janë edhe një sërë tekstesh shkollore dhe librash për të vegjëlit. 


Ai është autor dhe bashkëautor i abetareve të para shqipe për shkollat fillore në Kosovë.


Mehmet Gjevori është autor i “Frazeologjizma të gjuhës shqipe: me shpjegime”, një përmbledhje sistematike e idiomave të dialekteve të shqipes. 


Mehmet Gjevorit  ka lënë  gjurmë të pashlyeshme në fushën e kulturës e të gjuhës shqipe. Mehmet Gjevori, nuk është marrë më politikë por ka krijuar politikanë, nuk është marrë me politikën as s'është marrë drejtë përdrejt me armën por ka krijuar luftëtarë lirie.  



Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”, u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi. 

Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 175vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj.


 Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat. Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. 


Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. 


Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.


Ana funksionale e këtij teksti popullor nuk është më e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies. Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj. 


Janë këta autorë, që kanë njohur metodat sintetike dhe ato analitike, që kanë ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatë shekujve dhe që kanë zbuluar përshtatjet me veçoritë e gjuhës sonë.


Mehmet Gjevori është autori i Abetares së parë shqipe në Kosovë, një prej mësuesve të parë që edukuan popullaten shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botrore, atëhere kur ne ishim mëse 90 përqind analfabet, shkruesi i librit voluminoz “Frazologjizmat e Gjuhës Shqipe dhe spjegime”, autor i i librit “Prindërit dhe fëmijët”, i librit “Kujtime e shënime”, Shoku im(liber leximi per klasen e pare te shkolles fillore : botim i peste :  Mehmet Gjevori, Shevqet Veliu dhe  Beqir Kastrati, Rilindja, Prishtinë, 1982) Etj.

Gjithashtu, ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh në revistat të ndryshme pedagogjike nga fusha e metodikës dhe e didaktikës, nga edukata e fëmijëve, nga gjuha praktike etj.

Mësuesi i nderuar, Mehmet Gjevori, personifikon një nga emrat e rrallë të arsimit shqip në Kosovë, i cili gati një shekull të plotë jetë ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të brezave në Kosovë. Erdhi në Kosovë atëherë kur na u desh më së shumti dhe qëndroi në Kosovë për gjithë kohët e vështira që kaluam si popull për të qenë këmbëngulës në misionin e tij të shenjtë. Si autor i abetares së parë shqipe në Kosovë, Mehmet Gjevori me përkushtim të rrallë shpërndau shkronjën shqipe gjithandej nëpër Kosovë.

E gjithë krijimtaria edukativo-arsimore dhe botuese e Mehmet Gjevorit ishte një mision njerzor dhe patriotik, ku si qëllim kishte përhapjen e dijes dhe të kulturës shqiptare!

Se fusha e edukimit paraqet palcen dhe boshtin e qytetrimit këtë me se miri e tregon ish kryeministri i Anglise , Tony Blair, i cili per çeshtjen e arsimit shprehet keshtu; “Si është arsimi sot, është kombi nesër!”

Pra, duke e parë përgjegjësin që kemi për gjeneratat e ardhshme, neve duhet të jemi të kujdesshëm dhe koshient në ate se cfarë po u lëm atyre!

Mehmet Gjevori vdiq në  Prishtinë në vitin 2007. 


“Falenderoj përzemërsisht Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovën, për Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, që ma dha me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, për kontributin e dhënë në fushën e arsimit të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj në mbarëvajtjen e shkollës në Kosovë, në fushën e hartimit të teksteve shkollore, si dhe të mirëkuptimit e të përkrahjes së Lëvizjes Demokratike të Kosovës për liri e pavarësi në vitet ’90-ta” tha në qershor të vitit 2003 Gjevori, kur e morri dekoratën.
“Nga të gjitha dekoratat që kam marrë deri më tani, unë veçoj këtë të Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, dhënë më 10 qershor 2003, si dhe medaljen e artë “Naim Frashëri t klasit I” të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berishës, dhënë në Tiranë, më 11 prill 1994, për shërbimin në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore, jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar” vazhdoi asokohe tutje Gjevori.
“Ndonëse jam i lindur në Elbasan, vendlindje të dytë kam Kosovën, ku po jetoj, po punoj e po krijoj qe 62 vjet në fushën e arsimit dhe të edukimit të brezave të rinj”, thoshte ne letrën e tij Mehmet Gjevori.
Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....