Shaqir Vukaj ka lindur në Reç të Shkodrës më 20 gusht 1942.
Ka filluar studimet e larta në Moskë dhe i ka përfunduar në Tiranë, ku është diplomuar në degën Kimi Industriale.
Për shumë vite ka punuar në detyra të ndryshme si inxhinier, kryeinxhinier e drejtor ndërmarrjeje.
Ka aktivitet të gjerë politik e diplomatik.
Ka qenë tre herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë (në vitet 1992-1996 ka qenë N/kryetar i Kuvendit), dy herë ministër (Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në v. 1997, dhe Ministër i Tregtisë dhe Turizmit).
Ka punuar për rreth 16 vjet në diplomaci.
Ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, Federatën Ruse dhe në Republikën Çeke.
Shaqir Vukaj, ishte ambasador karriere i Shqipërisë në vendet e Evropës Lindore,i cili gjatë shërbimit të tij katërvjeçar si përfaqësuesi i Tiranës në Moskë, ka arritur të ndeshet në gjëra të panjohura më parë dhe që tregojnë qartë jo vetëm se si kanë qenë marrëdhëniet Shqipëri-Risi në zenitin e tyre, por dhe sa e rëndësishëm ka qenë për BS-në Shqipëria dhe Kosova. Të gjitha këto ai i ka publikuar në një libër voluminoz me emrin kuptimplotë “Rusia dhe Kosova".
Në fillim të viteve ‘90 ruset kishin propozuar, si dhe kanë ofruar lehtësira për ndërtimin e një gazsjellësi. Ishte koha kur një kompani e fuqishme e tyre punonte në Maqedoni, dhe ata kërkuan ta shpërngulnin në Shqipëri për të vazhduar punimet. Kjo gjë nuk u realizua në kushtet kur Shqipëria ishte e pa stabilizuar nga ana politike. Por gjithsesi edhe pse kemi mungesa të theksuara në fushën ekonomike, ne kemi marrëdhënie të mira në fushën e kulturës, arsimit etj.
Ngjarjet e vitit ’81, të Kosovës, i ka ndjekur nga Bullgaria, ku qëndrojë 6 vjet si i ngarkuar me punë. Në këtë kuadër ndoqi qëndrimin e Moskës zyrtare. Sepse ishte i abonuar në gjithë shtypin sovjetik të asaj kohe. Kjo përkoi dhe me një ngjarje tjetër për Bullgarinë, sepse 1981 konsiderohej si 1300 vjetori i formimit të shtetit të parë Bullgar. Kështu që u botuan shumë materiale. Ndërmjet të tjerave u botuan dhe disa punime të një akademiku sovjetik, Selishçev, “Popullsia sllave në Shqipëri” dhe “Popullsia bullgare e Pollogut”, ku shqiptarët e bënte bullgarë.
Këto ishin vepra tepër antishqiptare. Ngjarjet e pranverës së 1981 të Kosovës, shtypi zyrtar i Moskës i trajtoi totalisht nga këndi i Beogradit ku përdori të njëjtat shprehje si: “Lëvizje separtatiste”, apo “Lëvizje irredentiste”.
Që atëherë i lindi ideja për t’u marrë me këtë temë. Në ’98-ën kur fillojë punë në Moskë problemi i Kosovës ishte shtruar për zgjidhje. Kishte dalë në skenë faktori UÇK. Problemi ishte ndërkombëtarizuar. Pikërisht në këtë kohë ai ka filluar të mbaj ditar të rregullt krahas të tjerave dhe për Kosovën dhe ka filluar të grumbulloj literaturën e duhur me prespektivë për të shkruar një punim me këtë temë. Periudha që ai punojë në Rusi, ka qenë periudhë kur problemi i Kosovës trajtohej si një ndër problemet kryesore të zhvillimeve ndërkombëtare, dhe ku u angazhuan krahas politikanëve, studiues të fushave të ndryshme, të historisë, ushtarakë etj.
Materiali i botuar në këtë periudhë në Rusi është i jashtëzakonshëm për nga volumi dhe krahas grumbullimit ai është përpjekur të nxjerr ato materiale ku del qartë qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes tonë kombëtare e në radhë të parë ndaj Kosovës. Me botimet e asaj kohe dhe në vazhdim mund të krijohet një bibliotekë e tërë, kaq shumë ka botuar shtypi rus për Kosovën.
Duke përfituar nga liria burimi kryesor ishin mediat. Ajo që i ka bërë përshtypje, ishte fakti se Moska interesohej shumë për Shqipërinë në vitet ‘47-‘48.
Madje në këtë periudhë me Shqipërinë merrej direkt Stalini.
Ndërkohë ai ka rënë në një fakt shumë të rëndësishëm. Pra në qoftë se Jugosllavët nëpërmjet Titos e pranuan me diplomaci që Kosova është e Shqipërisë, gjatë takimit të Kardelit (që ishte dhe figura numër dy pas Titos) me Stalinit, pohohet zyrtarisht: “Kosova është e Shqipërisë dhe ne do t’ia kthejmë”.
Por përshtypje i ka bërë dhe letra e Enver Hoxhës drejtuar Stalinit, ku kërkohej që Shqipëria, duke pasur dhe mbështetjen ruse, të fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë për të marrë Kosovën.
Ndërkohë është zbardhur dhe biseda e Mehmet Shehu që i thotë ambasadorit rus në Tiranë: “Duam të ngremë një Komision për të filluar luftën me Jugosllavinë dhe të marrim Kosovën. Si na këshilloni?”. Ndërkohë ka dhe shumë fakte të tjera të panjohura më parë jo vetëm për publikun.
Në kuadrin e hapjes që bënë rusët, në fillim të viteve ‘90 hapën dhe arkivat. Në këtë kuadër me materialet e arkivave të tyre u botuan dhe disa libra me vlerë dokumentare, të cilat me anë të miqve të tij i sigurojë menjëherë. Por rusët nuk e lanë gjatë këtë vijë liberale dhe arkivat i mbyllën, Natyrisht edhe sot i kanë të mbyllura. Por ky i ka shfrytëzuar në maksimum të gjitha burimet.
Rusët e njihnin Shqipërinë e donin atë. Shqiptarët janë një popull që dimë t’i presim të huajt dhe kjo është një nga arsyet që ata kanë lënë gjurmë të veçanta në kujtesën e tyre.
Përshtypje i kanë bërë specialistë, të cilët kanë punuar në Shqipëri. Ai thotë se ata (rusët) i kanë adhuruar. Dhe ai është takuar me dhjetëra ish-specialistë, tanimë të moshuar, që mbanin mend detaje nga jeta e tyre në Shqipëri dhe flisnin me shumë respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët.
VLERËSIME PËR LIBRIN
Analiza dhe dokumentimi i qëndrimeve të ndryshme politike dhe i zhvillimeve historike në një rrafsh ndërkombëtar, argumentimi korrekt i tyre, por dhe në përgjithësi, të ndjekurit dhe të kuptuarit e politikës në një vend tjetër nga i yti nuk është një detyrë e lehtë, madje në ndonjë rast mjaft i komplikuar dhe problematike. Ai ka ditur të orientohet më së miri në labirintin e qëndrimeve diku kaotike, diku të njëanshme dhe tejet të orientuara të diplomacisë, politikës dhe medias ruse gjatë krizës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.(Prof. Dr. Rexhep Meidani)
***
Me cilësinë e një vëzhguesi tepër të kualifikuar dhe të një analisti e studiuesi të çështjeve ruse, por edhe të njeriu që ka qenë pjesë e mjedisit diplomatik të Moskës në vitet më interesante, 1998-2002, Shaqir Vukaj e ka kthyer atë që mund të ishte thjesht ditari politiko-diplomatik i një ambasadori, në një zbërthim thuajse anatomik të politikave të Rusisë së Vjetër e të Rusisë së Re ndaj Ballkanit, në përgjithësi, e ndaj Shqipërisë e Kosovës në veçanti.(Prof. Dr. Pëllumb Xhufi)
***
Vepra është shkruar me një stil të lirë e të rrjedhshëm, shtruar, qartë e hapur. Ajo u drejtohet shtresave të ndryshme shoqërore, por edhe qarqeve të interesuara për informim e dituri të mëtejshme për temën-objekt pasqyrimi… Unë
librin do ta emërtoja “Kosova në optiken ruse” (Shënime të një diplomati), që nuk është një sprove, por një realizim i suksesshëm, duke pasuruar fondin e literaturës sonë publicistike e politike, por edhe diplomatike.(Prof. Dr. Hamit Boriçi)
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment