2019-12-12

LVV dhe LDK i ndajnë ministritë, ja cilat i mori Albin Kurti e cilat Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa

VV dhe LDK i ndajnë ministritë, ja cilat i mori Kurti e cilat Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas një procesi të gjatë bisedimesh, janë marrë vesh për mënyrën sipas së cilës do t’i ndajnë ministritë në koalicionin e ardhshëm qeveritar. 

Dy partitë që nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dolën fituese dhe që paraprakisht, në një proces shumë më të shpejtë e me më pak telashe qenë marrë vesh për programin, kanë arritur që t’i ndajnë edhe pozitat qeverisëse.

Megjithëse, pas dështimit të takimeve të fundit, në media kishte dalë lajmi se heshtat mes LVV dhe LDK ishin thyer në kërkesat e kësaj të fundit për postin e presidentit dhe Ministrinë e Brendshme, të dyja janë akomoduar brenda dakordësimit. 


LVV : 


 Ministria e Financave e Kosovës  

Ministria e Jashtme e Kosovës 

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës

Ministria e Drejtësisë e Kosovës 

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës 

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës


LDK :

 Ministria e Brendshme e Kosovës 

 Ministria e Mbrojtjes  e Kosovës 

 Ministria e Infrastrukturës  e Kosovës 

 Ministria e Zhvillimit Ekonomik  e Kosovës 

 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë  e Kosovës 


 Siç ka ndodhur zakonisht në marrëveshjet për bërjen e qeverive në Kosovë, Ministria e Kthimit i takon minoritetit serb, ndërsa habitshëm – edhe sepse LDK e kishte udhëhequr dikur këtë ministri, edhe për faktin se VV-ja e ka pasur pjesë të narrativit të saj politik gjatë kohë – është vendosur që Ministria e Kulturës t’i takojë minoriteteve tjera. 

Dakordësimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është arritur edhe për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë do t’ia besojë Prof.Dr. Vjosa Osmanit. 

Dhe, megjithëse ishte çështja më e diskutuar dhe një prej arsyeve që herë njëra e herë tjetra palë paralajmëronte se mund ta prishte krejt marrëveshjen, për postin e presidentit të dy partitë janë marrë vesh që të merren vesh pas një viti. 

Kjo marrëveshje i çel rrugë finalizimit të bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeverinë e ardhshme, si dhe lehtëson seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga presidenti  i Kosovës zt. Hashim Thaçi më 24 dhjetor 2019.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Rusia i përgjigjet Donald Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën dhe situata globale në botë

Kërko brenda në imazh                  Shkruan Flori Bruqi, PHD Për Rusinë, refuzimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është një eleme...