Resul Shabani , lindi në Strugë më 14.10.1944. Filloren dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Gjuhë dhe letërsi shqiptare studioi në Universitetin e Shkupit dhe të Prishtinës. Fillimisht punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Prej vitit l971, u punësua në redaksinë e gazetës "Flaka e vëllazërimit" në Shkup, ku punoi reporter i lirë dhe redaktor i rubrikës së kulturës. Ka qenë edhe redaktor përgjegjës i revistave "Jehona" dhe "Gëzimi" dhe redaktor përgjegjës i Redaksisë së botimit të librit artistik. Jeton dhe vepron në Shkup.
Ka botuar veprat
1974-Liqeni, tregime (Flaka e vëllazërimit)
1975-Peshk, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1978-Hamleti me plis të zi, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1978-Shën, tregime (Rilindja)
1982-Anija e vjetër, dy drama (Rilindja)
1983-Ora e liqenit, poezi (Rilindja)
1983-Dashuria e kapitenit, roman (Flaka e vëllazërimit)
1986-Ujëpërshkruesi i fushës, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1987-Fani vjen vetëm, tri drama (Flaka e vëllazërimit)
1989-Liqeni, ribotim - lekturë shkolle (Detska Radost)
1989-Oh, Amerika, poezi (Flaka e vëllazërimit)
1990-Dashuria e kapitenit, ribotim-lekturë shkolle (Flaka e vëllazërimit)
1992-Oh, Amerika, maqedonisht (Makedonska kniga)
1994-Qerpik i lagur, tregime (Flaka e vëllazërimit)
1996-Mëkat i trilluar, poezi e zgjedhur (Onufri)
1997-Uji i zemrës, poezi (shqip-rumanisht) (Orient-Oksident- Rumani)
1997-Ora e liqenit, maqedonisht (Matica)
1998-Erë ftoji, poezi e zgjedhur, (në disa gjuhë) (Goce Delçev)
1999-Shtatë drama (Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë)
2001-Nuse vale, tregime (Klubi letrar ’94)
2003-Përsëri për shelgun vajtues, poezi të zgjedhura (Botim i autorit)
2004-Dashuria e Kapitenit, roman (Onufri)
2004-Përsëri për shelgun vajtues, (Onufri)
2005-POEZI, shqip-maqedonisht (Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë)
2005-Hamleti me plis të zi, (Serembe)
2007-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)
2008-Hamleti me plis të zi, poezi (Mikena)
2009-Ura prej uji, tregime të zgjedhura (Serembe)
2010-Vitrina e skenës, drama (Serembe)
2011-Hamleti me plis të zi, poezi, anglisht (BUN “Shën Kliment Ohridski)
2011- Ura prej uji, tregime të zgjedhura, maqedonisht (Slovo)
2012- Ëndërr e falur, poezi e zgjedhur, maqedonisht (Dijalog)
Pesë drama të autorit janë inskenuar në teatrot profesioniste. Është prezantuar në disa antologji poezie dhe tregimi: - Aliu Aliu “Tregimi shqip”; Alexandre Zotos “Anthologie de la poesie albanaise”; Ali Aliu “Gjysmëshekulli i artë” Antologji e poezisë shqipe; “Poeti Europei”(italisht); Ali Aliu Antologjia e poezisë bashkëkohore shqiptare (maqedonisht); Danilo Kocevski Fundi i shekullit (maqedonisht); Sergej Glavnjuk Nga shekulli në shekull (rusisht); Paul Polidor Fundi i shekullit (rumanisht); Poetët e Maqedonisë; Prozatorët e Maqedonisë, Zoran Ançevski Poetët e P.E.N.-it të Maqedonisë etj; Luan Topçiu Antologjia e poezisë shqipe (rumanisht); Bashkim Kuçuku Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore,
Poezi dhe tregime të autorit janë përkthyer në gjuhë: - anglisht, italisht, rumanisht, frëngjisht, rusisht, spanjisht, serbisht, maqedonisht, turqisht, çekisht, etj.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment