2019-12-12

Bajram Ibraj(1964 -)

Rezultate imazhesh për bajram ibraj
Bajram Ibraj u lind më 28 mars të vitit 1964 në Lezhë. Në vitet 1971-1979, kreu shkollën 8-Vjeçare “1 Maj” në Shëngjin Shqipëri. 

Më pas vijoi mësimet në shkollën e mesme të Përgjithshme “Hydajet Lezha”, në qytetin e Lezhës. 

Në vitet 1983-1987 vijoi studimet në shkollën e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fakulteti Polici, në Tiranë. 

Përveç kësaj, në vitet 1991-1995, kreu dhe studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, pa shkëputje nga puna.

 Më 24 tetor të vitit 1996, në bazë të kualifikimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë, ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të Avokatit, me licensë nr. 563, lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë të Shqipërisë.

Në periudhën shkurt 2012 – dhjetor 2013, ka fituar titullin shkencor: Kandidat në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Emuni në Slloveni.

 Ky titull u mor, pasi kreu dhe studimet Euro-Mesdhetare 2012 (program intensiv) organizuar nga Universiteti Euro-Mesdhetar dhe institucioni partner (në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë).

Në datën 1 prill 2017, ka marrë titullin shkencor: Doktor i shkencave, në shkencat sociale me profil shkena politike në Marrëdhënie Ndërkombëtare, mbrojtur pranë Universitetit Europian i Tiranës, Fakulteti Shkencave Sociale, me vendimin e Jurisë nr. 193, datë 25.1.2017, ngritur pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, që vlerësoi me “shumë mirë” dezertacionin me temë “Institucionet demokratike dhe krimi i organizuar transnacional, Rastet Shqipëri, Kosovë, 2008-2015”.

Ka kryer kursin e Parë Intensiv Akademik–Marrëdhëniet Ndërkombëtare Euro-Mesdhetare, 27 Shkurt -13 Mars 2012, mbajtur në Portorozh, Sloveni. 

Ky kurs është vlerësuar me dhënien e provimeve të lëndëve 20 ECTS kredite akademike.Në provimin përfundimtar është marrë sistemi i vlerësimit të notave (Klasa B) - shumë mirë.

Në muajin korrik të vitit 1987 është titulluar oficer policie. 

Deri në vitin 1991 ka kryer detyrën zëvendësshef i Policisë për Shërbimet e Policisë në Degën e Punëve të Brendshme, Kukës.

 Prej andej është emëruar shef i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër. 

Në muajin gusht të vitit 1993 u nxor në lirim me urdhër të ministrit të Brendshëm, në kuadrin e reformës. 

Në tetor të vitit 1993 nisi punën në detyrën shef i Sektorit të Masave të Sigurimit në Bankën e Kursimeve Shkodër, ku qëndroi deri në shtator të vitit 1995. Më pas punoi si jurist i Bankës së Kursimeve Shkodër.

Në muajin prill të vitit 1997 u rititullua oficer policie dhe u emërua shef i Komisariatit të Policisë Shkodër (grada N/Kolonel).

 Në vitin 2000 u transferua në Tiranë, në detyrën shef i Sektorit të Shërbimeve të Rendit në Ministrinë e Rendit Publik dhe në muajin prill të atij viti u komandua Drejtor i Policisë së Rendit në Ministrinë e Rendit Publik. 

Gjatë kësaj periudhë ka kryer dhe detyra shtesë, pasi në muajët prill-maj ka qenë i Plotfuqishëm i Ministrit të Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë Prefekturës Kukës, për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga ardhja e popullsisë shqiptare nga Kosova (i komanduar), Kukës.

 Në muajin nëntor u kualifikua në planifikimin e përballimin e emergjencave civile në Republikën e Çeke, si dhe përfitoi eksperiencë pune në planifikimin e përballimin e emergjencave civile në Slloveni e Austri.

 Në janar të vitit 2000 shkoi në Suedi dhe Zvicër për eksperiencë pune në planifikimin e përballimin e emergjencave.

Në muajin shkurt të vitit 2000 u komandua Drejtori i Policisë Prefekturës Lezhë. Në muajin prill u emërua Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, në kabinetin e Kryeministrit, në aparatin e Këshillit të Ministrave. 

Ka qenë anëtar i grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për planifikimin e përballimin e emergjencave civile”.

 Ka bërë prezantimin dhe mbrojtjen e këtij projektligji në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 Në muajin shtator 2000 ka kryer një vizitë studimore në selinë e NATO-s dhe Komandën Supreme të Forcave të Armatosura në Europë (SHAPE), Bruksel. 

Në muajin tetor të këtij viti u emërua Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, dhe njëkohësisht edhe drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri) pranë Këshillit të Ministrave. 

Kjo zyrë e drejtuar prej tij, është krijuar për herë të parë në Shqipëri.

Detyrat e kryera prej tij janë të shumta. Në muajin shkurt të vitit 2002 ka qenë Këshilltar i Kryeministrit për Sigurimin Kombëtar, më pas Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. 

Në vitet 2002-2007 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe kryetar i Bordit të Përafrimit të Legjislacionit për Policitë e Vendeve të Europës Juglindore në kuadrin e SEPCA.

Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Departamentit të Sigurisë në Bankën Amerikane të Shqipërisë, dhe fiton gradën Assistent Vice President aktualisht në Intesa Sanpaolo Bank Albania në të njëjtën detyrë.

 Po ashtu, në vitin 2009, drrejtor i Departamentit të Sigurisë Fizike në Intesa Sanpaolo Bank Albania, është zgjedhur zëvëndëskryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave, kryetar i Komitetit të Sigurisë në Shoqatën Shqiptare të Bankave. 

Gjithshtu Ibraj ka kryer dhjetra kurse trainimi brenda dhe jashtë vendit dhe është pjesëmarrës në shumë konferenca.


Bajram Ibraj.jpg


Bajram Ibraj gëzon dhe shtetësinë kosovare, me dekretin nr.10, datë 11. 07. 2018, nga Presidentit i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

 Ai ka patur gradat: Kapiten, Kapiten I, Nënkolonel, Kolonel. Në polici ka mbajtur detyrën e lartë, Kryekomisar, gradën Drejtues, ekuivalente me gradën Gjeneral Major. 

Gëzon dhe grada Civile në Administratën Publike, si nëpunës civil i nivelit të lartë drejtues nga Këshilli i Ministrave, gradë në Sistemin Bankar etj.

 Në vitet 1999-2001, ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Akademisë së Policisë në Ministrinë e Rendit Publik. 

Nga viti 2000 është pedagog i jashtëm i Akademisë së Policisë në Ministrinë e Rendit Publik dhe ka gradën Gjeneral major .


Veprimtaria shkencore dhe botimet

-Bashkëautor i librit "Taktika të Ndërhyrjeve të Policisë", botuar në vitin 2005.

- Ka kryer studim për kundravajtjet administrative në rrethin e Kukësit, 1984-1989

- Studim për vrasjet, plagosjet, sulmet dhe dëmtimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, në dhe për shkak të detyrës, janar 1997- dhjetor 1999.

- Studim për “Sulmet e Dhunshme Kriminale ndaj Sistemit Bankar në Shqipëri, 2000-2012”, krahasimet me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian dhe rekomandimet për rritjen e nivelit të sigurisë në Banka". Ky studim u përgatit për periudhën 7 Maj-30 Gusht 2012.

- “Globalizimi - Prirja e Rendit të Ri”, botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

- “Doktrina Bush dhe Rreziku i Kërcënimit të Vlerave të Demokracisë", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, maj 2013.
- "Lufta në Irak, - armët e dëmtimit në masë, legjitimiteti i saj, mbështetja, kundërshtimet e bëra dhe pasojat e luftës", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 6, Gusht 2013.

- "Roli i Universiteteve në Përshpejtimin e Proçeseve të Integrimit të Shqipërisë në BE" konferencë shkencore e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës.

-"Forcimi i Shtetit Ligjor dhe Rendit kundër Krimit të Organizuar", konferencë shkencore, dhjetor 2013, publikuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 9, maj 2014.

- Lufta në Irak, - a mund të parandaloheshin?", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 7, Nentor 2013.

- Konferencë Ndërkombëtare Shkencore – Ditet e Studimeve Shqiptare më 03.05.2014 Tiranë me temë
-"Qeverisja dhe Integrimi: Qeverisja, teritori, përfaqësimi dhe legjitimiteti në integrim", referuar në Konferencën ndërkombëtare, organizuar nga Universiteti Evropian Tiranë, 3 maj 2014.
-"Qeverisja dhe Institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014", botuar në Revistën Shkencore të Universitetit Europian Tiranë.

- "Qeverisja dhe Institucionet e Sigurisë në Republikën e Shqipërisë në periudhën 1991-2014", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Vol. IV, Numri 1, Shkurt 2015.

- "Fall of Berlin Ëall and Its International Impact" organizuar nga European Institute of Managment Laë and Diplomacy and Albanian Diplomatic Academy Tiranë. Referuar në konferencën Ndërkombëtare, 2 nëntor 2014 në Shkup, pjesëmarrës në Konferencën e 25- vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit
- "The Importance of education in using properly ICT toëard the globalization trend", ICTEA Conference Dubrovnik, Croacia, Croatia 27-29 March, 2015.

- Ditët e Studimeve Shqiptare, 24 - 26 Prill 2015, Konferencë Ndërkombëtare Shkencore Tiranë me temë "Transformimi i madh: 25 vjet përvoja shqiptare e tranzicionit dhe demokratizimit" organizuar nga Universiteti Evropian Tiranë.

- "Krimi i Organizuar Transnacional dhe Globalizmi", botuar në Global Challenge, Revistë Shkencore Periodike, botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Numri 3, Gusht 2015.

-"Parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë", konferencë e organizuar nga Universiteti Wisdom dhe Instituti Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci Shkup, 25 maj 2016. Punimi është botuar në Revistën Shkencore të Wisdom University të muajit Shtator 2016.

- “Cooperation betëeen Albania and Kosovo and its impact in strengthening the rule of laë against Transnational Organized Crime, 2008-2015" is published of European Center for Science Education and Research ICSS IX 2016 Dubrovnik in September 2016 in International Journal. Journals ëith Impact Factor: "EJSER (http://ejser.euser.org)".

- "Money Laundering in Albania for the years 2008-2015 is published of REuropean Center for Science Education and Research, ICSS IX 2016 Dubrovnik in September 2016 in International Journal. Journals ëith Impact Factor: "EJES http://ejes.euser.org.
- "Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore të sigurisë" organizuar nga Akademia e Sigurisë Shqipëri. Konferencë Ndërkombëtare Shkencore –Akademia e Sigurisë Shqipëri, më 15.11.2017 ne Tiranë, pjesëmarrës në Konferencën e II-të Ndërkombëtare Shkencore

- "Sfidat e sigurisë kombëtare në Shqipëri”, botuar në Revistën Shkencore të Akademisë së Sigurisë të muajit nëntor 2017.

- "Sfidat kryesore të Sigurisë në Shqipëri", publikuar në Revistën Shkencore Policimi dhe Siguria, nëntor 2017, botimi Akademisë së Sigurisë, Tiranë, 2017, numri 8, vëllimi 1, faqe 56-68

- "Siguria është përfitim, jo kosto.Pasiguria është kosto shumë e lartë dhe me pasoja të rënda", konferencë, Tiranë 2016.

- "Disa probleme për te miturit në vendin tonë si viktima të veprave penale", në konferencen Shkencore Kombëtare, më 01.2.2018 në Tiranë, organizuar nga Kolegji Universitar "Ëisdom" në bashkëpunim me Institutin për Kërkim dhe Zhvillim " Ëisdom". –“Kodi i Drejtesise Penale per te Mitur", botuar në Revistën Shkencore të Ëisdom University të muajit Mars 2018.

-"Drejtësia për të Miturit, Realitete dhe Sfida", Tiranë, Konferencë Shkencore Ndërkombëtare, më 19.2.2018, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Itali, Universiteti ËSGE, Spanjë, Kolegjin AAB në Kosovë.

-"Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe llojet e veprave penale të kryera nga te miturit ne Shqiperi", botuar në revistën shkencore të Universitetit Mesdhetar në muajin mars 2018.

- "Krimi Kompjuterik, Kërcënimi Kibernetik dhe Siguria Kombëtare”, organizuar nga Akademia e Sigurisë Shqipëri, 21. 11. 2018, botuar në Revistën Shkencore të Akademise se Sigurise të muajit nentor 2018.

- “Krimi Kompjuterik, Kërcënimi Kibernetik dhe Siguria Kombëtare”, botuar në Revistën Shkencore Policimi dhe Siguria, nëntor 2018, botimi Akademisë së Sigurisë, Tiranë, 2018, numri 8, vëllimi 1.

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Dhuna Politike në Dardani ...

Kërko brenda në imazh Gazi lotsjellës e koktej-molotovët janë dhunë politike, vlerësonte  ish ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie....