Musa Ramadani është prezantuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë çmimesh. Talentin e tij e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë, të cilat, madje në manifestimin më të madh muzikor të kohës, “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e Parë të Jurisë. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeçe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona”, e një sërë përmbledhje tregimesh prej tij.
Vepra letrare
| “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
|“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
|“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
| Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
|“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
|“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
|“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
|“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
|“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
|“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
|“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
|“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
|“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
|“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
|“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
|“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
|“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
|“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
|“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
|“Profeti nga Praga” (roman), Tiranë, 2017.
Përkthimet
|“Mariamna” – PärLagerkvist
|“Fillokteti” – Heiner Müler
|“Askushi” – Jezi Andzejevski
|“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
|“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
|“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
|“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
|“Humbella” – Mirko Kovaç
|“Ditë pranvere” – ćiril Kosmać
|“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
|“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
|“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimović
Etj.
Flori Bruqi

No comments:
Post a Comment