Skender Rizaj u lind në Pejë më 14 mars 1930. Pasi që rrjedh nga një familje autoritare hoxhallarësh të asaj ane, të cilët njihnin mirë gjuhet orientale, arabisht, persisht, osmanishte.
Në Shkup e ka kryer Fakultetit Filozofik - Dega e Historisë (1956); në Beograd provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960); në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965).
Në moshë 17-vjeçare angazhohet në ilegalitet, ku mbante pseudonimin ”Fishkëllima” dhe i takonte organizatës ilegale “Besa Kombëtare”.
Gjykata e Qarkut në Prizren në nëntor të vitit 1946 (si nxënës) i shqiptoi dënimin me 1 vit burgim të rëndë, në bazë të nenit 3/1 të ligjeve të atëhershme në fuqi (Shih: Arkivi i Kosovës, Fondi: Gjykata e Qarkut në Prizren, Lënda Penalja nr. 20).
Ndër kontributet më të çmueshme, veçojmë:
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze, Prishtinë, 1978
Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII - Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet popullore, "Rilindja", Prishtinë, 1982
Historia e Përgjithshme Koha e Re (1453-1789), Prishtinë, 1985.(tekst universitar).
Burimet osmane nga shekulli XV deri ne shekullin XVIII për banoret e Deçanit dhe te rrethinës (kumtese), Simpozium Ndërkombëtar me teme "Deçani dhe arti ne shekullin XIV ne boten bizantine" (Beograd dhe Deçan 10-15 shtator 1985) (organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve si dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës). Publikimi i kësaj kumtese do t’i kushtoj me largimin nga puna ne universitet, por jo edhe me largimin nga shkenca, prof. S. Rizaj assesi nuk do të demoralizohet, por përkundrazi ai do të vazhdojë edhe me intensivisht të merret me punën e vet kërkimore shkencore në fushën e historiografisë shqiptare.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885) dy vëllime-dokumente/The Albanian League of Prizren (1877-1885), Prizren, 1998
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885)/The Albanian League of Prizren (1877-1885), Prizren, 1998.
E drejta historike e shqiptarëve për vetëvendosje / The Albanians' Historical Right to Self-Determination, Prishtinë, 2005.
Falsifikimet e historiografisë Serbe / The Falsifications of Serbian Historiography, Prishtinë, 2006.
prof. S. Rizajt me shprehjen kenediane “Mos pyet se çdo të bëjë atdheu për ty, por pyet ç‘mund të bësh t’i për të”), atëherë pa mëdyshje do të konstatojmë prof. S. Rizaj del ballëhapur në këtë përvjetor para popullit të tij me kontributin shkencor dhe pedagogjik. Ka punuar dhe ende po vazhdon të punojë duke shkruar dhe publikuar monografi, një numër i dorëshkrimeve të cilat po presin dorën bujare të ndonjë donatori. Prof. S. Rizaj ende po vazhdon të jetë aktiv dhe shumë konstruktiv në udhëheqjen e kandidatëve në doktoratura nga fusha e historiografisë.
No comments:
Post a Comment