2019-12-10

Zef Mirdita(1936-2016)




Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936,vdiq 4 prill  2016 në Zagreb është historian shqiptarë.


Zef Mirdita shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimanzik klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb.

Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, apsolvoi Filozofinë.

Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë.

Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Sidak. Qysh si student ivitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Krsnjavoga” në Zagreb. 

Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.

Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike, dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën Dardanci i Dardanija u antici (Dardanët dhe Dardania në Antikë).

Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Nga 1 marsi i vitit 1993 ka punuar si këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë, ku ka udhëhequr projektin “Vlasi – starobalkansko stanovnistvo od povisjene pojave do danas (Vllehët – populate e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot).

Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika, etj., po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht.

Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar I Republikës së Shqipërisë e dekoroi me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë.

Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve për librin “Vlasi u historiografiji” (Vllehët në historiografi), i cili u shpall libër i vitit 2004.

Më 21 dhjetor 2011,  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.

 Prof. dr.Zef Mirdita, thuajse deri në fund të jetës së tij, ia kushtoi studimit për Dardaninë dhe iliricitetin e Kosovës në antikitet.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Merita.


Ka botuar këto libra shkencore:

1-“Studime dardane”, Prishtinë-1979, 2-“Antroponia e Dardanisë në kohën romake”, shqip-gjermanisht- Prishtinë 1981, 3-“Mitet dhe mitologjia në antike”, Prishtinë-1988, 4-“Historia e kishës në popullin shqiptar”Shkodër-1994, 5-“Krishtënizmi ndër shqiptarë”, Zagreb-1998, 6-“Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antike”. Ai është autor i mjaft shkrimeve me temë historike që zënë fill që nga periudhat antike deri në ditët tona. Ka një aktivitet shkencor befasues.

Ngulmues i palodhur dhe i thellë në mendime. Punon me kujdes me faktin dhe argumentin historik. Kjo vihet re edhe tek punimet e tij shkencore të botuara në mjaft organe shtypi dhe të vlerësuara maksimalisht nga specialistët e fushës së historisë. Disa prej tyre janë:-“Ilirët dhe etnogjeneza e popullit shqiptar”, ”Seminari…”- Prishtinë nr. 1/1975, fq. 29, -“Terminologjia biblike në përkthimin e Kristoforidhit”, ”Seminari…”-Prishtinë nr. 10/1985, fq. 119, -“Elementet religjiozë në poezinë e Ndre Mjedës”, ”Seminari…”-Prishtinë nr. 12/1987 fq. 95, -“Aspekte teologjike në veprën e Pjetër Bogdanit”, seria historike, -Prishtinë nr. 19/1989 fq. 85. -“Katolicizmi dhe ortodoksia shqiptare” në BBF, Prishtinë nr. 20/1990, ”Prejardhja e dardanëve”, në “Gjurmime Albanologjike”- Prishtinë nr. 4/1973 etj, përmes tyre ai ka treguar se argumenti shkencor për tezat e hedhura është i pamohueshëm.

Libri i tij voluminoz per dardanet ne antike, sapo u botua keto dite nga Instituti Kroat i Historise (2016), nen titullin “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanet dhe Dardnaia ne antike).

Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...