2019-12-11

Ali Daci(1959-)

Rezultate imazhesh për ali daci

Ali Daci shkrimtar shqiptar nga Mali i Zi. Lindi më 3. dhetor 1959 në Dacaj të Rozhajës nga prindërit Nezir Daci e Begie Nikçi. 

Klasët e para të fillores i kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe, ndërsa katër të fundit në shqip pranë shkollës në Novosellë.

 Pas fillores, kreu të mesmen në Pejë dhe vazhdoi studimet për Gjuhë shqipe dhe Letërsi në SHLP «Bajram Curri» në Gjakovë. 

Pas kryerjes së studimeve u kthye në katund dhe punësohet mësimdhënës ku punon akoma sot.

Përveç si arsimues i brezave, Ali Daci përcjell dhe është aktiv në lëvizjet shoqërore brenda shqiptare dhe më gjërë në Ballkan e Evropë ku merr rolin e prijësit për ndryshime dhe ardhmëri.

Më 09 shtator 1990, bashkë me intelektualë të tjerë, vendosin dhe themelojnë në Tuz, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, subjekt politik i cili u lakmua edhe nga joshqiptarët.

 Këtu zgjidhet në krye të partisë në fjalë, Dega në Rozhajë, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

Mbajti lidhje të afërta me udhëheqësit politik shqiptare e sidomos me LDK-në dhe kryetarin Dr. I. Rugovën… 

Ali Daci është veprimtar i Konferencës Shkencore për të Djathtën Shqiptare. 

Është bashkëpuntor i RZMZ-Redaksia në gj. Shqipe dhe pas luftës dy vjet me rradhë ka qenë korrespondent i Radio Pejës. 

Bashkëpunoi me gazetat dhe shtypin e kohës ku më së shumti shkruajti për gjendjen dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi e Sanxhak si dhe dha fillet e para të veprimtarisë humane- atdhetare të Mulla Jakup Kombit, Aqif Blytës, Xhemail Konicës…

 "Shtigjet e përgjakura" është libri i tij i parë kurse ka botuar në bashkëautorësi me Rrahman Jasharin me titull " Zemër e madhe në Malësi" (2006), Mali i Zi fsheh krimin tash 19 vite(2018)


Ali Daci në librin e tij“Shtigjet e përgjakura” në 250 faqe shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo – malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrative të Malit të Zi 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe.



Strehë për refugjatët nga Kosova, përveç Rozhajës, ishte edhe Plava e Gucia, Tuzi Tivari, Ulqini, Kraja etj., gjithandej ka janë trojet shqiptare në Mal te Zi,

T’i përkujtojmë lexuesit se autori, jo vetëm se ishte dëshmitarë , por gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte kryetar i Këshillit emergjent për pritjen, strehimin e refugjatëve ( të përndjekurve) nga Kosova .



Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Tuz, Hot, Grudë, Kojë, Triesh Ulqin, e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.



Lexuesi tashmë edhe në gjuhën boshnjake, me plot dhëmbje do të takojë fragmente nga ngjarja plot krime e dhembje e 18 prillit të vitit 1999 kur vrasësit si hije po zinin prita maleve dhe po vrisnin e torturonin civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fund të këtij libri autori ka sjellë edhe foto , disa nga të cilat paraqesin pamje tmerruese të civilëve të masakruar. Daci ka bërë mirë që në këtë libër ka sjellë edhe fragmente nga seancat gjyqësore dhe pjesë nga procesverbalet duke përmendur edhe emrat e të vrarëve e masakruarve , por edhe emrat e të dyshuarve e të akuzuarve për këtë vepër kriminale.

Flori Bruqi



Autori ka kryer misionin e tij intelektual dhe i ka lënë edhe një dëshmi kohës dhe brezave për kohët e viteve të vrara të Kosovës, ndërsa Gjykatës malazeze i ka ardhur koha ta kryej punën ashtu si duhet. Në të kundërtën kriminelë e vras do të vazhdojnë të shëtisin lirshëm nëpër Mal të Zi e Serbi.

No comments:

Post a Comment

Mijëra palestinezë ndalohen të shkojnë në shtëpitë e tyre, Izraeli: – Hamasi shkeli kushtet e armëpushimit!

Mijëra palestinezë të zhvendosur janë penguar të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Rripit të Gazës, pasi Izraeli bllokoi një rrugë kry...