Nga viti : 1987-1995 ishte redaktor/gazetar dhe kryeredaktor punoi në revistën : “Fjala” .
Nga viti 1987 deri në vitin 1990 ishte redaktor gazetar në revistë "Fjala". ndërsa më vonë (1990 deri më 1995) ishte kryeredaktor i revistës për kulturë “Fjala” .Ishte Sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1988-1999).
Ishte redaktor përgjegjës nga viti 1995 e deri në qershor 1999 në gazetën “Bota Sot”, e cila botohej në Cyrih.
Nga viti 1995 deri në vitin 1998 anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës .Ishte Kolumnist në “Kosova Sot” dhe “Gazeta e Re” . Nga viti 2001 deri në vitin 2002 ishte kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional” .
Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ishte anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës,
Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ishte analist te Radio Evropa e Lirë. Data: 2004-2006 .Nga viti 2004 deri në vitin 2006 anëtar i Bordit të Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës .
Nga viti 2002 bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Filologjisë, në Departamentin e Letërsisë Shqipe, ndërsa pas themelimit të Departamentit të Gazetarisë, mësimdhënës me gradën akademike prof.ass. Në vitet 2009- 2011 anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Në gradën prof.Dr.u zgjedh më 9 mars 2011.
Është anëtar i Bordi shkencor në revistën “CENTRUM”(2013-ende) si dhe në Bordin shkencor në revistën ‘VIZIONE’, SHKUP (2008-ende) .
Anëtar i Këshillit të seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare (2010-2012); anëtar i redaksisë së revistës kërkimore ‘MEDIA”( 2009- ende) .
Mentorime të katër temave të Master-it në periudhën 2011-2018
Mentorime të tezave të disertacionit 2018
Anëtar i këshillit të studimeve doktorale në Fakultetin e Filologjisë (dy mandate) Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, 2008-2011
Anëtar i komisionit të studimeve doktorale në Universitetin Internacional të Strugës ; PEN Qendra e Kosovës; Shoqata e Gazetarëve të Kosovës Unioni i Gazetarëve të Kosovës.
Është një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugova.
Si komentues politik ai ka qenë i ftuar shumë herë në programe dhe debate televizive.
Milazim Krasniqi, në kuadër të veprimtarisë së tij, studion edhe fenomene të ndryshme me të cilat shoqëria kosovare përballet, ndër to, edhe gjendjen e mediave në Kosovë dhe mendimet e tij i shpreh pos nëpër libra, edhe në blogje personale.
Prof.Dr.Milazim Krasniqi .Ph.D jeton në Prishtinë me të shoqen Edibe Krasniqin, me të cilën ka tre fëmijë.
Bibliografia:
Nacionalizmi shqiptar (studim)
Rigjetja e vetes (poezi)
Vepra komplete (vëllimet 1-7)
Imazhi gri (poezi)
Pirg vegimi (poezi)
Qeshje sardonike (poezi)
Formula e Katonit (poezi)
Kurs për pantomime (poezi)
Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat (poezi)
Dritë në kujtime (poezi)
Fijet e shpirtit (roman)
Fotografitë e kujtimeve (roman)
Zbulimi (komedi)
Mos më merrni në qafë (komedi)
Punë Sizifi (komedi)
Kush i bie fyellit (komedi)
Bryma e vdekjes (dramë)
Kosovë në ndërgjegje (dramë)
Monedha e Gentit (dramë)
Rulet rus për Ali Pashën (dramaturgji)
Një Antigonë e re (tragjedi)
Kësulkuqja e shekujve (tragjedi)
Horrat në krye të detyrës (publicistikë)
Kosova pas 22 janarit 1998 (publicistikë)
Në çfarë Kosove do të jetojmë (publicistikë)
Ankthi i vjetër në shekullin e ri (Presionet e Serbisë ndaj Kosovës pas vitit 1999) (publicistikë)
Soneti në poezinë shqipe (studim monografik)
Dhuna dhe qytetërimi perëndimor: Islami si fillim i historisë (studim)
Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore (studim)
Hyrje në Gazetari (libër universitar)
Letërsia dhe besimet fetare (studim)
Ekskomunikimi si histori e fshehur (studim)
Etj.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment