Këtu po i botojmë emrat e 10 eprorëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë që ishin angazhuar në misionin kombëtarë të trajnimit të dy grupeve shqiptare nga Kosova, për të cilat i kemi botuar dy shkrime në ditët e shkuara, me emrat e të gjithë atyre që ishin në mision të atdheut.
Pjesë e këtyre dy grupeve ishin edhe heronjtë Sali Çekaj e Adem Jashari, të cilët do të jenë edhe dy heronjtë kryesor të këtyre grupeve, që përveç se si udhëheqës edhe si ushtarë vazhduan luftën kundër okupimit serb deri në flijim.
Kjo është lista e eprorëve:
1. Qani Abazi-përgjegjës kryesor për stërvitje
2. Hysen Ymeri-përgjegjës i grupit
3. Kastriot Hoxha-përgjegjës i grupit
4. Agron Dhimarka-drejtues i qitjes
5. Ylli Mici-drejtues i qitjes
6. Artan Gjika
7. Ramazan Zeneli
8. Edurd Abazi
9. Spartaku-ishte eprorë i përgatitje fizike
10. Sinab Dano-ishte komandant i pikës stërvitore në Surel të Malit të Dajtit.
Pas stërvitjes së dy grupeve guerile apo komandove siç i quanin vetë ushtarakët e Shqipërisë, tashmë të prezantuara nga ne në ditët e kaluara, këtu po botojmë informacionet se ishin pikërisht këto dy grupe, që në të vërtetë do të kthehen në baza të organizimit luftarak në Kosovë.
Këta burra do të jenë ata që do të ruajnë deri në fshehtësinë më të madhe sekretet për aksione, dhe se argumentet flasin se operacionet e nisura në Shqipëri, nuk kishin përfunduar vetëm me stërvitjet e tyre, pasi shumica prej tyre do të hyjnë në Kosovë të armatosur, do të depozitojnë dhe do të shpërndajnë armët.
Këtu më poshtë është Lista origjinale e 33 ushtarëve të parë që thyen kufirin shqiptaro -shqiptar në dhjetor të vitit 1991 nën komandën e heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Kjo listë ka edhe numrin e pushkëve të secilit person që u shpërndanë në Beleg.
Lista e 33-ushtareve që hynë në Kosove me 02.12.1991:
1.SALI ÇEKAJ- komandanti i parë i grupit gueril
2. Adem Jashari
3. Muharrem Bobi
4.Osman Ferizi
5. Sami Tahiraj
6. Shkelzen Gjonaj
7. Hasan Ferizaj
8. Ramadan Begu
9.Nazmi Bajrami
10.Lutfi Jonuzi
11. Ilmi Peci
12.Ejup Murseli
13. Shahin Bejtullahu
14. Fadil Kadria
15. Iliaz Kadria (Kodra)
16. Avni Rama
17. Sahit Jashari
18. Shaqir Salihi
19. Xhemajl Kelmendi
20. Naim Gubetini
21. Shemsi Zeqiri
22. Xhavit Gubetini
23. Faton Gajtani
24. Isuf Ismajli
25. Driton Restelica
26. Ekrem Sheholli
27. Qenan Azizi
28. Feriz Xhemaili
29.Nuri Bexheti
30. Bujar Zeneli
31. Orhan Ibrahimi
32. Jakup Limani
33. Halil Palloshi
34. Murat Jashari
Lista origjinale me numër të pushkës, edhe numrin e Adem Jasharit, është dorëshkrim.
AGJENCIONI FLORIPRESS
Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”. Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak. Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës. Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë. Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë. Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit. Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.
Sali Çekaj me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi. Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë.
Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...
Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë.
Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës. Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe.
Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas...
Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën.
Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë.
Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë...
****
Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekaj është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...
Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare. Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit. Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës....
.....
Çdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës. Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi. Sali Çeaj së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit. Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekaj, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”. E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukëhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134. Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë.
Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin.
Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme. Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës....
Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.
Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"... Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje. Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës. Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.
Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt
Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike . Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë... Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara... Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.
Saim Tahiraj: Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi përçanë UÇK-në
Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë në emisionin Rubikon tha se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.
Ai gjithashtu ka rrëfyer se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.
Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj.
Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.