2014-07-28

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA


FAMILJA E DR. RUGOVËS DHE PANDERSHMËRIA E ENVER ROBELLIT

KOSOVA PA RUGOVËN DO TË ISHTE BËRË SI PALESTINA

Image result for XHAFER LECI
             Shkruan: Xhafer LECI


Më 17-07-2014 tek Koha.net, E.Robelli kishte shkruar një shkrim me titull:"Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës"!

http://www.gazetatema.net/web/2014/07/17/kosova-nuk-eshte-peshtymore-per-bijte-e-ibrahim-rugoves/





Enver Robelli nuk është treguar fare i sinqertë me përpjekjet e tij të kota, për t`ua ndaluar kujdesjen-mbylljen e gojës, zonjushës Teuta dhe zotit Mendim Rugova, që ata mos të flasin për vëllain e tyre Ukën!
Nuk ka familje e cila nuk kujdeset për fatin e njerëzve të vet, dhe as kush nuk mund tua mohojë atë të drejtë demokratike, pavarësisht se për çka bëhet fjalë. Nuk kam shkruar asnjëherë për Ukë Rugoven në lidhje me burgosjen e tij, sepse nuk kam informacione të mjaftueshme, të cilat flasin për fajësinë apo mosfajësinë e tij.
Drejtësia e ka fjalën e fundit, nëse ka drejtësi të vërtetë në Kosovë, e që, mjerisht, praktika nuk e ka treguar deri më sot, se drejtësia në Kosovë, ka vepruar drejt, e pavarur, ndershëm dhe guximshëm..!



Me Ukë Rugovën, disa lider të subjekteve të ndryshme politike, bënë lojra të pista dhe Ukën, si duket, arritën ta fusin atje ku nuk e kishte vendin. Qëllimi i tyre dihet, njollosja e dr. Rugovës dhe familjes së Tij. Në shtetet demokratike të perëndimit veprimtaria e një indivdi, nuk krahasohet me një familje, por mbetet si rast individual. Ukë Rugova nuk ka të bëjë me veprimtarinë e të atit të tij dr.Rugovës.


Të gjithë mund të flasin, por askush nuk mund ta merr në duart e veta drejtësinë!
Nuk më ka rastisur të lexoj ndonjëherë, që z. E.Robelli të ketë shkruar në lidhje me të kaluarën e hidhur të fëmijëve të dr.Rugovës, të cilët nuk kanë mundur as të shkollohen në shkollat publike e as të punësohen në mënyrë të rregulltë, si të gjithë shkollarët dhe puntorët tjerë të lirë, sepse kanë qenë familjarisht të rrezikuar, si nga okupatori serb, po ashtu edhe nga kundërshtarët shqipfolës të dr.Rugovës.
Pak kush deri pas luftës së fundit e dinte sa fëmijë ka pasur dr. Rugova, si e bënin ata jetën ..!Fëmijët e Rugovës jetonin të izoluar-në geto, ata bënin një jetë sikur të ishin në arrest shtëpiak, bash sikur dikur zezakët e Afrikës Jugore!



Ku na ishte Robelli dhe robellët tjerë që nuk shkruanin atëherë për fëmijët e Rugovës dhe më vonë edhe për dy atentatet që ju bënë dr. Rugovës; për bërjen e listave për likudime fizike të elitës intelektuale të Kosovës në krye me dr.Rugovën?!
Enver Robelli u tregua shumë burrë i lig, kur përçmon fëmijtë e Rugovës si të paarsimuar dhe të paditur në fushën politike!
Familja Rugova për të gjallë të dr. Rugovës, asnjëherë, për afër dy dekada, nuk është marrë me politikë dhe nuk kanë ushtruar asnjë post në institucionet e Kosovës, sepse Rugova ishte shumë parimor dhe nuk i punësonte njerëzit e vet, siç po bëjnë sot qeveritarët aktualë.


Nëse E.Robelli e konsideron veten të menqur dhe të dijshëm, le ta le profesionin e tij si gazetar dhe të mirret me politikë. Vetëm atëherë do ja shohim marifetin dhe autoritetin e tij, se sa qytetarë të Kosovës do i këtë prapa vetes. Shumëkush e kanë provuar të bëhën lider, por e dimë si e kanë përfunduar karrierën e tyre.
Robelli përmend shtëpinë-presidencën e Kosovës, ku Ibrahim Rugova priste miq, diplomatë e politikanë nga e gjithë bota. Robelli përpiqet të thotë diçka, që sikur të ishte ashtu do e thonin njerëzit e LDK-së para Robellit, se kinse ajo shtëpi duhej t`i shërbente si presidencë edhe ish presidentit dr. Fatmir Sejdiut. Rugova përshkak të sigurisë së Tij fizike, edhe pas përfundimit të luftës, më 12 qershor 1999, qëndronte në shtëpinë e tij presidencë dhe për këtë shumica e popullit dhe politikanëve të Kosovës kishin mirëkuptim.
Ndërsa ajo shtëpi-presidencë pas luftës nuk mund t`i plotësonte kushtet e një presidence, sepse nuk ishte vendi aty për një shtet të pavarur e demokratik, siç pretendojnë ta kemi Kosovën. Sot dihet se ku është vendi i Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës.


Pra sot shtëpia e I.Rugovës, dje ishte shtëpi dhe pasuri e Kosovës, e ndërtuar me djersën e popuillit të saj, krejtësisht në mnyrë të ligjshme, sikur që ishte edhe vet Rugova lider i ligjshëm.
Dr. Rugovës ja blenë veturën e blinduar me paratë e tyre të fituara me djersë, vendasit-rugovasit e Tij. Zoti dhe rugovasit shkaktarë që ia shpëtuan jetën dr.Rugovës me rastin e atentatit të ushtruar më 15 mars 2005, në qendër të Prishtinës.
Ndoshta jo krejt rastësisht ndodhi kjo, kur gjatë vizitës së Shefit për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Havier Solana, i cili kishte arritur në Prishtinë për të diskutuar me udhëheqësit ndërkombëtarë dhe ata vendorë rrugën përpara në zbatimin e standardeve. Nga makinat e autokolonës u dëmtue vetëm ajo e presidentit Rugova, i cili duhej të takohej me Solanën, megjithatë deshti Zoti dhe takimi u realizua dhe Rugova i shpëtoi atentatit.


E thashë jo rastësisht, sepse Rugova gjithmonë gjatë okupimit të Kosovës e ka ruajtur dokumentacionin e veprimtarisë për bërjen-ndërtimin e pavarësisë së Kosovës, neper njerëz-vende të ndryshme e të sigurta që mos të bie në duart e njerëzve të Beogradit.


Dhe më në fund, pas çlirimit të Kosovës e pabesueshme, por realitet, përmes njerëzve të sigurimit sekret të Serbisë, UNMIK-u dhe SHIK-u, me policinë e tyre të përbashkët, arritën ta kontrollojnë-bastisin shtëpinë-presidencë dhe ta marrin atë dokumentacion, të cilin qysh moti e kërkonte Beogradi. Beogradi atë që nuk e arriti në gjendje okupimi në Kosovë, përmes disa shqipfolësve, e arriti në liri!
Sot janë ndërtuar e po ndërtohen shumë villa e shtëpi private për liderucë e qeveritarë të shumtë, me para të pista, shtëpi këto private, të cilat po e shërbejnë individin e jo popullin e Kosovës. Në Kosovë shtëpi u janë ndërtuar, nga populli dhe qeveria, edhe shumë skamnorëve, disa të burgosurëve politik, e disa heronjëve dhe dëshmorëve, u janë dhanë dhe u jipen edhe rroga, pse ata e kanë merituar, sikur që e ka merituar edhe dr. Rugova dhe familja e tij.


Pra zoti Robelli, na shkruaj për kriminelët që vranë aq shumë njerëz të pa fajshëm, të cilët punuan pa hezituar për çështjen tonë kombëtare, lëre shtëpinë e Rugovës, e cila i shërbeu interesave tona të përbashkëta kombëtare të Kosovës.
Dr.Rugova gjatë gjithë veprimtarisë së Tij kombëtare ishte i hapur dhe çdo veprim e takim të Tij me këdo qoftë e ka bërë në mënyrë publike, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, asnjëherë nuk ka punuar nën tavolina kundër popullit të vet, siç kanë bërë e po bëjnë, disa politikanë dje e sot.


Rugova nuk ishte vetëm një vizionar e diplomat, por edhe njeriu human. Këtë e vërteton më së miri me marrjen e çmimeve të paqes nga ndërkombëtarët, si:
Më 1995, që iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
Më 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian...Të gjitha këto të holla dr. Rugova ua dhuroi Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Universitetit të Kosovës.


Robelli përmend një rrogë mujore, prej 2 euro, që po ju jipka familjes shumë antarëshe të dr.Rugovës, kur dihet se Rugova ishte president i parë i vendit dhe pas vdekjes së Tij, pensioni i takon gruas së Presidentit, zonjës Fanë.
Të interesuarit mund të lexojnë librin e Adnan Merovcit “ Në hap me Rugovën” të dr. Enver Bytyçit “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves”, të dr.Vehbi Miftarit:“ Rugova Mendimi Kultura Politika“dhe libra të autorëve të tjerë të shumtë, cilët kanë shkruar me argumente e fakte të pa mohueshme për veprimtarinë dhe qendresën e vërtetë kombëtare të dr. Rugovës.


Ibrahim Rugova punoi shumë, dhe pa zhurmë për ndërkombtarizimin e Kosovës, dhe për ndërtimin e një demokracie të vërtet në Kosovë, që për botën demokratike të civilizuar ishte shumë e kapshme dhe e pranueshme. Pra kjo ishte simpatia më e madhe për amerikanët dhe perëndimorët që Kosova, të respektoi njësoi të gjitha etnitë duke ndërtuar barazi kombëtare... Për ndryshe Kosova do bëhej si Palestina, cila që nga viti 1947 kur fuqitë e mëdha e bërën Izraelin shtet, kur më nuk pushoi lufta, por Palestina nuk arriti të bëhët përsëri shtet!!! Palestinezët nuk mendoj se janë më pak lutëtar se sa neve shqiptarët, po si dukët atyre ju mungonë një lider i kalibrit të dr. I.Rugovës.


Ceremonisë së varrimit të dr. Rugovës ju pata bashkangjitur edhe unë me shumë mërgimtarë të tjerë, ku muarën pjesë mbi 1 milion shqiptar nga të gjitha trojet tona etnike, si dhe disa dhjetra përfaqësi të diplomacive të huaja. Edhe pse Kosova ende nuk ishte rishpallur shtet i pavarur, ky ishte njëri ndër varrimet më të mëdha të liderëve botërorë, që kishte ndodhur ndonjëherë në historinë botërore

Lavdi e përjetshme veprës dhe jetës së dr.I.Rugovës!

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Teksti i plotë i gazetarit Enver Robeli

http://koha.net/?id=31&o=222



Kosova nuk është pështymore për bijtë e Ibrahim Rugovës

robelli

Nga Enver Robelli



Dhembja e fëmijëve të Rugovës për vëllanë në burg gati po i përngjan vajtimit në “Këngën e Rexhës”. Kjo dhembje e tyre nga prizmi familjar është e kuptueshme, por është joserioze që faji apo përgjegjësia për situatën e krijuar me Ukë Rugovën të kërkohet përtej oborrit të vilës në Velani dhe përtej rrethit me të cilin është shoqëruar Ukë Rugova. Kosova s’është monarki Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka asnjë borxh familjes Rugova, as borxh moral, as financiar.

LDK-ja nuk ka as obligim t’ia paguajë avokatin Ukë Rugovës. Do të ishte skandaloze që LDK-ja të përzihej në një rast që po hetohet nga drejtësia. Derisa drejtësia nuk e thotë fjalën e vet, Ukë Rugova, si çdo i dyshuar, konsiderohet i pafajshëm në kuptimin juridik. Por, në kuptimin publik opinioni i gjerë, siç po shihet tashmë, nuk ka ndonjë mëshirë për të, sepse ai qëmoti e ka krijuar imazhin e një personi të lidhur me nëntokën. Kosovarët janë të varfër, jetojnë keq, por budallenj nuk janë. Ata nuk ndihen mirë që Ukë Rugova e njollosi emrin e babait të vet, por këtu përfundon solidariteti i kosovarëve. Nuk mund të kërkosh solidaritet për dikë që hetohet për krim të organizuar duke iu referuar babait (kushdo qoftë ai), as nuk mund të thirresh në të ashtuquajturën famë fisnore. Kosova mëton të jetë shoqëri me rend demokratik dhe me organizim shtetëror republikan.

Ky vend nuk është monarki dhe as Ukë Rugova, as Mendim Rugova nuk janë princër trashëgimtarë. As Teuta Rugova nuk është princeshë trashëgimtare. Në zgjedhjet e fundit parlamentare ajo mori mijëra vota emocionale, që lidhen me emrin e babait të saj, jo me të, sepse deputetja e re nuk ka asnjë përvojë politike. Kapitali politik i Teuta Rugovës është i brishtë, andaj ajo duhet të sillet me shumë kujdes në akuariumin politik dhe të mos e përsëris shembullin e vëllait të saj Ukë Rugova. Sa legjenda, sa miti, sa tregimi hiperbolizues është shpërndarë me vite të tëra për Ukë Rugovën në çarshinë e Prishtinës. Thuhej se kur ai të hyjë në politikë nga qielli i Kosovës bashkë me shiun do të rigojnë edhe miliona euro, shteti do të jetë funksional dhe mileti i lumtur pa hesap.

Në fakt nga angazhimi i tij në politikë do të mbetet vetëm përshkrimi si prostitutë politike.



Kthina dhe ashensorë

Në Prishtinë ka biznesmenë që tregojnë se si Ukë Rugova me shokë shkonte natën te ta dhe u kërkonte një milion euro. “Nëse na i jep nuk po e themelojmë Listën Rugova”, citohet të këtë thënë i biri i Ibrahim Rugovës. Ukë Rugova është përmendur edhe si ndërmjetësues në pazare të ndotura rreth privatizimit të hotelit “Grand”, i cili ia hëngri kryet edhe drejtorit të Agjencisë së Privatizimeve, Dino Asanajt. Dyshimi se deputeti Rugova është marrë edhe me shitblerje vizash nxiti hetime nga ana e EULEX-it, që çuan në arrestimin e tij.

Si deputet Ukë Rugova nuk doli asnjëherë në foltore, por as nga karrigia e tij nuk e mori kurrë fjalën. Me sa duket krejt çfarë kishte për të thënë ia kishte thënë Hashim Thaçit në takimet konspirative nëpër kthina e ashensorë në Prishtinë. Kështu mbaroi karriera politike e të birit të Ibrahim Rugovës, liderit të shqiptarëve të Kosovës që në vitet 90-të u nderua nga Këshilli i Europës me çmimin Saharov. Nëse ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu dhe kryetari i tanishëm i LDK-së Isa Mustafa kanë bërë një punë të mençur, atëherë këtë: nuk lejuan që pas vdekjes së Rugovës në parti të depërtojë banda e Ramë Marajt, Ukë Rugovës dhe Astrit Haraqisë. Ukë Rugova para se të hynte në politikë intervistohej nga asistentët publicistikë të Hashim Thaçit, të cilët e lavdëronin dhe mitizonin me qëllim që ai të merrte ndonjë post drejtues në LDK dhe ta shndërronte partinë në filiale të SHIK-ut dhe firmës së tenderëve që njihet me emrin Partia Demokratike e Kosovës.

Tani Mendim Rugova nuk ka asnjë arsye të jetë krenar me bëmat e vëllait të tij në politikë, andaj do t’i ndihmonte vetes të mos përlyhej më shumë në moçalin e politikës kosovare. Ai nuk ka asnjë funksion në LDK dhe nuk mund të sillet si udhërrëfyes pa qenë i ngarkuar me përgjegjësi partiake, politike apo publike. Fama fisnore është referencë mesjetare, e papërshtatshme për të bërë politikë në shekullin 21.



Statuja e verbër

Shoqëria e Kosovës u ka dalë haku Fanë, Mendim, Ukë dhe Teuta Rugovës pafundësisht. Vlera e vilës që ua ka falur shteti tejkalon një milion euro dhe gjendet në njërën ndër lagjet më të rregulluara të Prishtinës. Pothuaj askush nuk e ka kontestuar këtë, edhe pse, në fakt, po të respektoheshin rregullat për pronat e shtetit rezidenca do t’i takonte presidentit të radhës. Shteti i Kosovës ndonëse është i varfër ka vendosur që familja Rugova të marrë për çdo muaj një pension prej 2.000 eurosh. Sa për krahasim: rroga mesatare në Gjermani është 2.500 euro.

Po ashtu kjo familje gëzon mbrojtje të përhershme policore. Shteti i Kosovës nuk mund të marrë edhe rolin e tutorit që ta pengojë Ukë Rugovën të mos merret me allishverishe të paligjshme. Ai dhe të gjithë të tjerët e familjes Rugova janë të moshës madhore dhe do të duhej të ishin të barabartë para ligjit, si çdo qytetar i Kosovës. Shqetësuese në këtë mes është se e veja e Ibrahim Rugovës krejt këtë situatë të pakëndshme me të birin e saj po e vëzhgon si statujë e verbër. E rendit do të ishte që ajo së paku të kërkonte falje për rrëshqitjen e birit të saj në sfera të errëta dhe të tregohej mirënjohëse ndaj të gjitha të mirave që i gëzon nga kjo shoqëri. Po ndodh e kundërta: familja Rugova po përpiqet që historinë personale të Ukë Rugovës ta bëjë kauzë publike.

Kosova ka kauza shumë më të rëndësishme se sa të merret me zahmetet e Ukë Rugovës me drejtësi dhe me hamendjet e Mendim Rugovës. Kosova, kjo duhet të jetë e qartë përgjithmonë, nuk është pështymore e bijve të Ibrahim Rugovës. Ata me veprimet e tyre, për fat të keq, po e pështyjnë vetëm varrin e babait të tyre. As në këtë mbrapshti s’mund t’i ndalim. Janë të moshës madhore. Fundja, si shoqëri nuk u kemi asnjë borxh.

*KOHA DITORE


MASAKRA E ÇAMEVE DHE FASHIZMI



Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet çamëve ortodoksë dhe atyre myslimanë. Të njohura kanë qenë vazhdimësitë farefisnore, me përkatësi në të dy besimet, të shumë familjeve si Rojbatët, Kleftatët e të tjerë. Madje edhe nga familje të pasura si Pronjatët ka pasur martesa shqiptarësh të feve të ndryshme. Një dukuri që dëshmonte se, veç tokës ku kishin lindur, ata i bashkonte gjuha, këngët e vallet, zakonet dhe traditat. Të paharruara kanë mbetur luftimet e bejlerëve të Çamërisë kundër Pashait të Janinës për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Sulit. E kjo ndodhi sepse tek ata ishte e fortë ndjenja e përkatësisë së njëjtë etnike me suliotët trima e të papërkulur. Në kontrast me këtë qëndrim shqiptar, ai grek ishte krejt tjetër. Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin shqiptarinë e Çamërisë. Nikolas Geixh (alias Nikos Gaxojanis), në vizitën e tij private të para disa javëve në Shqipëri, u shpreh ndaj çamëve me një gjuhë anakronike dhe thellësisht armiqësore, pavarësisht se jeton në vendin e demokracisë, të lirisë e të respektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre të minoriteteve.Ai u kërkoi me arrogancë autoriteteve shqiptare (që fatkeqësisht nuk mbrojnë asnjë interes shqiptar) të bëjnë një regjistrim të ri të popullsisë, pasi minoriteti grek përbëka, sipas tij, mbi 30% të banorëve të Republikës së Shqipërisë, dhe qenka një minoritet që nuk paska të drejtat që i takojnë. Pyetjes së hidhur për çamët, z. Geixh iu përgjigj pa kurrfarë etike, ashpërsisht dhe me mungesë të plotë koherence ndaj “parimeve” të tij për të drejtat e minoriteteve duke theksuar se asaj popullsie i takonte shpërngulja pasi kishte qenë bashkëpunëtore me nazistët.(?!?!)Një pohim që dëshmon për një logjikë të vajtueshme.Arsyeja e vërtetë e masakrimit dhe e shpërnguljes me forcë të popullsisë myslimane të Çamërisë nga trojet e saj etnike mijëvjeçare qëndron në politikën shoviniste greke të “megaliidhesë”. Në synimet e vjetra greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut kishte një pengesë tejet shqetësuese për hartuesit e programit helenizues të Ballkanit: krahina shqiptare e Çamërisë. Ajo krahinë, me histori ,toponime, tradita, kulturë dhe gjuhë shqipe, si për shqiptarët çamë –ortodoksë ( S.Muselimi në “Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”-botuar në Janinë më 1974, shkruan: “… Dhespoti i Thesprotisë më 1870 detyrohet të përkthejë pjesë të Dhjatës në gjuhën shqipe sepse besimtarët që vinin në kishë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht.”) ashtu edhe për shqiptarët çamë myslimanë, e kthente në një absurditet të gjallë të gjithë idenë e zgjerimit të madh të Greqisë drejt Veriut. Duhej “pastruar” pa tjetër ajo krahinë nga shqiptarët autoktonë, për të bërë të mundur realizimin e programit të aneksimit të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Një program që ka mbetur në axhendën e pothuajse të gjitha forcave politike greke edhe në ditët tona. Në pajtim me këtë vijë anakronike ka qenë edhe vizita e N.Gaxojanit në Shqipëri. Ai nuk shkoi atje si shtetas i Vendit të Madh të Lirisë e të Demokracisë, por si i dërguar i posaçëm i shovinistëve grekë. Ai shkoi atje për të parë nga afër arenën e “fitoreve të ardhshme”.Më 1940 , ende pa shpërthyer lufta Italo-Greke, mijëra meshkuj shqiptarë të Çamërisë, nga 13 deri në 70 vjeç, u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Peloponez. Atje u keqtrajtuan dhe u masakruan nga autoritetet greke për të vetmin faj se ishin shqiptarë, duke lënë në mëshirën e fatit fëmijët, gratë e nënat e tyre, për t’u keqtrajtuar edhe më mizorisht. Shumë prej tyre gjetën vdekjen në kampet greke të përqëndrimit…Ndërsa djemtë çamë që thirreshin për të kryer shërbimin ushtarak, në radhët e ushtrisë greke, nuk pajiseshin me armë, por vetëm me kazma e lopata për të punuar si skllevër (M.Vickers-“Albanian Modern History”). Këta shtetas grekë diskriminoheshin e persekutoheshin vetëm se ishin shqiptarë. Isha vetëm 4 vjeç kur në qytetin tim të lindjes, në Paramithi, mbas 31 vjet pushtimi grek, u ngrit Flamuri Shqiptar. Njerëzit, të ngazëllyer, këndonim Hymnin e Flamurit. Ne fëmijët kërcenim e lodronim, ndërsa më të mëdhenjtë qanin nga gëzimi se mbaruan edhe vuajtjet nën pushtimin grek e më së fundi do ta ndjenim veten Shqiptarë në vatrat tona, pa u thelluar shumë se në çfarë situate u ngrit Flamuri Ynë aq i dëshiruar. Pas një terrori të gjatë dhe persekutimi deri në kufijtë e durimit, ardhja e një regjimi më të butë, ndonëse edhe ai pushtues, por që pranonte etnicitetin shqiptar të krahinës nuk kishte si të mos e çorientonte një pjesë të njerëzve të thjeshtë që në fund të fundit nuk e kishin atë horizont që kemi ne sot, për të gjykuar se edhe këta që erdhën janë prapë pushtues.Por këtu duhet nënvizuar një fakt tjetër shumë domethënës. Pa kaluar shumë kohë, djemtë më të ndërgjegjshëm çamë formuan një nga formacionet e para të luftës kundër pushtuesit fashist – Çetën “Çamëria”. Horzonti i gjerë atdhetar, përkushtimi, zgjuarësia dhe sakrifica e këtyre të rinjve trima çamë duhen vlerësuar edhe më shumë në krahasim me ato të një partizani të mirëfilltë grek, ndaj kombit të të cilit gjermanët qenë sjellë me një barbari të skajshme dhe që ishte e natyrshme të përfshihej pa mëdyshje në njësitet partizane. Ndërkohë që shqiptarët e Çamërisë, ndonëse kaluan nga një pushtim më i egër në një pushtim më të butë, përsëri ata e përbuzën atë duke dalë maleve për liri e duke ngritur çetën e lartpërmendur. Kjo çetë luftarake, në shkurt të vitit 1943 u rrit në Batalionin “Çamëria” që ka kryer luftime të ashpra kundër pushtuesit. Legjendare ka mbetur lufta 56-ditore kundër forcave gjermane në gusht-shtator 1943. Është e vetmja luftë frontale anti-gjermane në tokat shqiptare. Në saje të trimërisë së djemve dhe vajzave çame, gjermanët nuk mundën të shkelin Shqipërinë nga ana e Çamërisë, por u detyruan të kalojnë nga Tri Urat në Leskovik (Shih “Historia e LANÇ”, Tiranë 1986). Dhe këta djem e vajza çame vazhduan luftën kundër pushtuesit në radhët e Divizionit të 6-të të Ushtrisë NÇ Shqiptare deri në dëbimin e tij. Njëkohësisht mbi 500 djem të tjerë çamë u rreshtuan në radhët e ELAS-it, ku përbënin shumicën në Regjimentin 15, së bashku me maqedonasit e Greqisë, kundër pushtuesve nazistë. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkëpunim” me pushtuesit.Nëse nga radhët e popullsisë çame, të vuajtur nën regjimin grek që nga viti 1913, kanë dalë disa elementë të ekzaltuar nga propaganda fashiste për gjoja bashkimin e Shqipërisë, a mund të ketë ligj në botë, parimor apo moral, që për veprat e këtyre individëve të torturohet, përdhunohet, masakrohet dhe shpërngulet masivisht një popull i tërë?!?! Kjo, siç shënon N. Kulla në librin e tij “Dritëhije shqiptaro-greke” ishte politikë fashiste që për shkak të 10 vetëve të masakrohen 20 mijë të tjerë të pafajshëm. Nuk janë çamët fajtorë për bashkëpunim me pushtuesit, fajtorë për këtë ishin vetë grekët që nxorën nga gjiri i tyre, Ralisin, Zervën dhe gjithë ata aleatë të shumtë me nazi-fashistët që u vunë nën urdhrin e tyre kundër popullit që i lindi.Le të kujtojmë, për shembull, bashkëpunimin masiv të forcave të djathta greke me nazistët, nën drejtimin e famëkeqit gjeneral Zerva. Pushtuesit gjermanë ngritën në Athinë qeverinë kuislinge të Ralisit.Anglezi M.Mazower, në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”, London 1993, midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke të Zervës me pushtuesit nazistë. “…Në Athinë anëtarët e EDES-it, të komanduar nga Zerva, hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend dhe për më tepër, për të pastruar Greqinë nga elementët komunistë. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e EDES-it mbanin lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit.”Po sipas dokumenteve britanike të përshkruar në librin e mësipërm, anglezët këmbëngulën që Zerva të ndërpresë lidhjet me qeverinë kuislinge të Athinës, por ai vazhdoi lojën e dyfishtë ,duke u shtirë se po angazhohej fuqimisht në luftë kundër pushtuesve nazistë, nga ana tjetër pakësonte veprimet luftarake ndaj forcave lokale gjermane, madje mbante një oficer ndërlidhës pranë shtabit gjerman në Janinë.Në librin e Woodhouse “The struggle for Greece”, London 1976, citohet: “Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lenë asnjë dyshim se Zervas, ka bërë një armëpushim me ta për disa muaj të cilin e ka gjykuar krejtësisht në mënyrë të gabuar, sikur nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundër aleatëve.”Janë pikërisht këto personazhe të forcave të EDES-it të gjeneralit Zervas të ndihmuara nga ato të kolaboracionistit, Kolonel Derlitis, komandat i Batalioneve të sigurimit që filluan sulmet dhe masakrat kundër fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë me synim spastrimin etnik të asaj popullsie .Ja seç shkruan studiuesja greko-gjermane, Georgia Kretsi: “Më 27 qershor 1944 forcat e Divizionit 10 të EDES-it, të komanduara nga Kamaras, me miratim edhe të forcave gjermane që po tërhiqeshin , hynë në Paramithi. EDES- proklamoi se të gjithë çamët-myslimanë do të jenë të lirë e nuk do të keqtrajtohen dhe se pronat e tyre do të mbrohen. Krejtësisht në mënyrë të pabesë (mënyra tradicionale greke – shënimi im S.B) filluan spastrimin brutal etnik. Vetëm në këtë qytet mbi 300 çamë myslimanë, njerëz të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë, gjetën vdekjen”.
Dhe tani dua t’i përcjell lexuesit një dëshmi të drejtpërdrejtë, të fiksuar në kujtesën time që në fëmijëri, një dëshmi torturuese, të rëndë, sfilitëse, ngjethëse. Gjyshin tim, M.Bollatin, 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë bashkë me dhjetëra burra të tjerë në oborrin e shkollës, nënën time shtatzënë e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube; ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare ,vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare. Kushurirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjalle, ndërsa plakut O. Murati, mbasi i rropën së gjalli lëkurën, ia ngjitën përsëri me kripë!!!…Këto janë një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njejtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë.Jani Shara (I. Sarras), në librin e tij “Istoria tis Periohis Igoumenitsa”, botuar në Athinë më 1985, midis të tjerave shkruan: “….Familja e Muharem Bollatit, që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur asnjë faj”.Ndërsa N.Zerva krenohet për mizoritë e tij duke i shkruar një miku më 1956: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmoit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha”( S.Muselimi. “Istoriko Peripato ana ti Thesprotia”, Janinë 1974.)Në qeverinë e Athinës ishte ministër edhe N.Zerva. Më pas, në sajë të presioneve ndërkombëtare, sidomos të SHBA, pasi u zbuluan lidhjet e tij me nazistët, Zerva u detyrua të japë dorëheqjen nga qeveria greke. Megjithatë ai mbeti një “figurë e nderuar” nga autoritetet greke. Statuja e tij, me fytyrë e duar të drejtuar nga Shqipëria, qëndron në qendër të një prej qyteteve të Çamërisë Martire. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e “bashkëpunimit” të çamëve me pushtuesit.Kur në vitet 1946-1949 shpërtheu lufta civile dhe grekët filluan të vrasin njeri-tjetrin (çamët myslimanë tashmë ishin vrarë ose qenë dëbuar), atëhere i vranë edhe nënën Niko Gaxojanit (siç shkruan edhe ai vetë). Ku u gjendën çamët në atë periudhë për t’u bërë “vrasësit” e nënës së tij? Shtrembërimi i së vërtetës është skandaloz. Por me sa duket, z. Geixh i duhet një “argument” për të përligjur planet e tij të errta antishqiptare.Dhe çudia e pretendimit të bashkepunimit të çamëve vazhdon:Kur më 1949 forcat komuniste greke ishin duke marrë fund, disa emisarë grekë, me miratim të komunistëve të Tiranës, erdhën në Shqipëri per t’ju bërë thirje çamëve, tashmë të dëbuar nga vatrat e tyre, të kthehen e të luftojnë në Greqi kundër qeverisë së ligjshme greke.Çamët me të drejtë e kundërshtuan pjesëmarrjen në një luftë të huaj, në atë luftë që bënin grekët me njeri-tjetrin! Dhe “çudia e bashkëpunimit” vazhdon. Qeveria anti-shqiptare komuniste e E.Hoxhës, i “shpërblen” duke internuar mbi 900 burra çamë në Gramsh-Lozhan, nga maji deri në dhjetor të vitit 1949, për arsye se ata nuk pranuan të luftojnë për internacionalizmin komunist?!?!Mbas viteve 70, ata komunistë grekë që luftuan me armë në dorë kundër qeverisë greke për triumfin e komunizmit, u lejuan të kthehen në Greqi, iu dhanë pensione, e ata, të frymëzuar nga komunistët sovjetikë, ringjallën partinë e dikurshme (duke mbajtur me krenari statujën e Leninit në mes të Athinës ) dhe me të “drejtën” e tyre demonstruan kundër SHBA dhe luftës së drejtë të NATO-s për mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës nga shovinistët serbë të Millosheviçit, sepse spastrimi etnik i ndërmarrë nga diktatori i Beogradit ishte identik me spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga famëkeqi Zerva. Tashmë ata, grekët e të gjitha rrymave e pozicioneve politike, kanë gjetur platformën e bashkimit tek ajo ndjenja e verbër e antiamerikanizmit që plotësohet njëherësh me urrejtjen ndaj shqiptarëve. Dhe kulmi i paradoksit është se një njeri jo pa rëndësi në shtabin e luftës për “megaliidhenë”, hapi i parë i së cilës konturohet nga varrosja e çështjes çame, është Nikos Gaxojanis, një qytetar …..amerikan.A mund ta ndjesh veten qytetar i SHBA, i vendit të lirisë, barazisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet racave, kombeve e popujve të ndryshëm kur thur e zbaton plane të përbindshme të urrejtjes raciale ndaj kombeve të tjerë? Vështirë ta përfytyrosh. Por jeta paska edhe paradokse të tilla. Dhe një prej absurditeteve më të pabesueshëm të kohës sonë është, jashtë çdo dyshimi qytetari ….amerikan (?!?!) Nikos Gaxojanis…

ÇAMËT U MASAKRUAN, U PËRZUNË DHE MË PAS UA GRABITËN PASURITË



Masakra më e egër ndaj shqiptarëve myslimanë u bë nga ushtarët grekë që nuk bënin më pjesë në formacionet ushtarake më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, burra, gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Sipas dëshmitarëve okularë, të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku u vranë 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta. Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u grumbulluan dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Në bazë të statistikave që jep shoqata “Çamëria” në Tiranë, gjatë goditjeve që janë bërë në vitet 1944-1945, në fshatrat çame janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë dhe konkretisht si më poshtë: në Filat dhe rrethinat 1286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620. Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra. Në një listë të hollësishme të humbjeve materiale përfshihen 110.000 dele, 24.000 bagëti të trasha, 250000 kv grurë dhe 80.000 kv vaj ushqimor, të cilat arrijnë në 11 milionë kg grurë dhe 3 milionë kg vaj ushqimor. Si rezultat i këtyre goditjeve, llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Durrësit dhe Tiranës. Disa qindra çamë u vendosën gjatë bregut të Himarës, në prona të lëna nga familjet që u larguan gjatë luftimeve të egra, fillimisht kundër pushtuesve të Boshtit dhe më pas, më 1944-n, midis Frontit nacionalist grek të Çlirimit të Epirit të Veriut dhe luftëtarëve të Ballit Kombëtar të Shqipërisë. Disa nga çamët u vendosën në fshatrat ekzistuese gjatë bregdetit, si në Borsh, që tradicionalisht ishin myslimanë, duke forcuar karakterin johelenik të zonës. Çamë të tjerë krijuan fshatra krejtësisht të reja, si Vrina afër kufirit grek. Vëzhgues ndërkombëtarë kanë konstatuar brutalitetin e përdorur gjatë dëbimeve të çamëve. Joseph Jakobs, shef i Misionit Amerikan në Shqipëri (1945-1946), shkruan: “Në mars të vitit 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit kryen një masakër ndaj çamëve në zonën e Filatit dhe praktikisht e spastruan atë nga pakica shqiptare. Sipas të gjitha të dhënave, që kam mundur të mbledh mbi çështjen çame, në vjeshtën e 1944-s dhe gjatë muajve të parë të 1945-s autoritetet e Greqisë veriperëndimore kryen goditje të egra, duke dëbuar rreth 25.000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre. Ata u ndoqën deri në kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona. Qindra meshkuj çamë të moshave 15 deri 70 vjeç u internuan në ishujt e Detit Egje. U dogjën në total 102 xhami. Autoritetet greke miratuan më pas një ligj që sanksiononte shpronësimin e pronave të çamëve, duke iu referuar bashkëpunimit të bashkësisë së tyre me forcat pushtuese të Boshtit, si një arsye kryesore për marrjen e këtij vendimi.

GJËMAT DHE KOBET GREKE NË ÇAMËRI




Ibrahim D. Hoxha

Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis Periohjis Igumenìcas 1500-1950”, Athinë, 1985 thotë “Besimi i çamërve për islamin është shumë i thellë…i kurrërrejtshëm është edhe betimi i tyre, i quajtur «Shàrt»…Askush s’e shkeli ndonjëherë, pasi u betua”. Përpìrja e shqiptarëve islamikë nga kryqtarët athino-fanaritë –veçanërisht i atyre islamikë në Çamëri- ka qenë e hershme dhe e parapërcaktuar; ajo i ka rrënjët në vet génin grek.


Ajo ka qenë shfaqur botërisht me tërë egërsinë e vet sidomos me të lindur shteti grek(1829). Atëherë tërë çamërit islamikë të vendosur në Moré(Peloponéz) –dhe shqiptarë të tjerë të besimit islam- u përpinë tërësisht¹; shpëtuan vetëm disa qindra që s’i kapën dot. Njëri prej atyre shembujve rrënqethës ka qenë edhe ai që i ndodhi Qamil bej Korìnthit, njëri nga burrat më me ndikim në krejt Morénë, pasanik i madh prej Salicës, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës; ai prej shumë vitesh më parë ishte vendosur në Korìnth. Sekretar – llogaritar të kamjes së tij kishte punësuar një grek; ky, si i tillë, për sy e faqe i qëndronte “me ujë në gojë”, domethënë tërësisht përunjësisht i bindur; kurse fshehtazi fare i pabesë. Në njërin prej mëngjeseve, kur ai si zakonisht pinte kafen, Qamil b. Korinthi e pyéti: “More, Hrìsto, flitet se kryengritësit grekë janë afruar prapa malit; ti a ke dëgjuar gjë?”. Hristua, ndonëse me ta ishte në lidhje të ngushta prej kohësh dhe në dijeni të gjithëçkaje –për më tepër se nga pasuria e Q. b. K. kushedi sa herë u kishte dhënë fshehtazi shuma të mëdha lirash ari- qetë-qetë iu përgjegj: “Habitem, bej, me mëndjen tënde. Si mund të besosh që rrjepacakët e zbatharakët grekë të kenë guxim t’i afrohen Korìnthit!”. Pas fare pak ditësh, kur Q. b. K. po pinte sërisht kafen e mëngjesit tok me shërbëtorin e pabesë grek, pa se tatëpjetë faqes së malit po zbrisnin varganë-varganë me flamurë grekë e duke kënduar kryengritësit. Tejet i habitur dhe shumë i shqetësuar Q. b. K. pyeti prapë shërbëtorin e vet: “More Hristo, ç’janë ata që varen poshtë pllajës së malit?”. Hristua po qetë-qetë iu përgjegj: “Komitët grekë, bej dhe në vahzhdim shtoi: “Po zotrote mos u trondit, mos ki frikë, se nuk të gjën gjë prej gjëje! Tët shoqe do ta marr unë grua, vajzën e madhe filan kapedan, të mesmen filan kapedan e të voglën, Fatimenë filan kapedan. Do u ndërrojmë edhe dinin e t’i kthejmë kaùre, do u mësojmë edhe gërqìshten e do t’i bëjmë greke. Për zotërinë tënde ç’të keqe ka?”. Q. b. Korinthi tejet i zemëruar i tha: “More jezit, pa unë ti dhe familjen tënde prej aq vjetësh ju kam mbajtur jo vetëm frymën me bukë, po edhe me ç’ju ka dashur zemra e ti ke përfituar nga përzemërsia ime për të më ngrënë kokën?!”. Hristua qetë-qetë si zakonisht iu përgjegj: “Edhe që prej dhjetë brezave të na kesh mbajtur, përsëri dushman të kam patur”. Q. b. Korinthi rrëmbimthi i tha: “Aj sahat që pret ti s’të gjën dot sa unë të jem gjall!ë!”; pa e zgjatur më, “fap” qiti koburen, e shkrehu disa herë mbi të dhe e përplasi të vdekur për tokë Trìmat çamër islamikë që Q. b. K. mbante me vete e hipën familjarisht në një lundër, çanë nëpër Gjirin e Korìnthit, po përballë Lepàntos ndeshën me një lundër komitësh grekë. Në përfundim të kacafytjes trup me trup, edhe pse dolën mundës, shpëtuan vetëm disa prej tyre dhe Fatimeja; tërë të tjerët –përfshi edhe vet Q. b. Korinthin- u vranë.. Trimat e pakë që shpëtuan, më në fund arritën në anëdetin çam dhe u ngjitën në fshatin Salìcë. Xhevahìre Ibrahim Demìri, besimtare e dalluar prej Konispoli më pati thënë se Fatimeja rreth 90-vjeçare vdiq në prag të shpërthimit të Luftës Ballkanike, kur Xhevahirja ishte 55-vjeçàre. E bëra këtë përshkrim të shkurtër për të vënë në dukje një të vërtetë aksjomë: se gjykimi grek ka qenë dhe vazhdon të jetë polifemist-bizantin; se armiqësinë ndaj islamizmit e ka patur dhe vazhdon ta ketë përjetësisht në gjak, të ngulitur pashkulshmërisht në ndjenjat e veta. Këtë të vërtetë e kanë theksuar në shkrimet dhe vargjet e veta Asdreni, Çajùpi, L. Skëndua, Vrùhua etj. Kështu që shtazëritë greke ndaj shqiptarëve islamikë –kryesisht atyre çamër- kanë qenë të paramenduara dhe të parapërgatitura me kohë, që sa shteti grek arriti të delte nga “mëma”. Për të arritur ku ua kishte ënda, ku u rrinte përherë mendja, pushtetarët grekë gjithsa herë kujtonin se u pati ardhur zogu në dorë, derdhnin ushtrinë greke drejt veriut; këtë bënë më 1854, 1878, 1897 dhe 1912. Çdo çam islamik që kapnin, e thernin apo e bënin shoshë me plumba Të tri herët e para -kryesisht “Yçinxhi Kollordù”(Truparmatë e tretë) me qendër në Janinë tok me qindra çamër dhe lebër të armatosur u thyente brinjët dhe i bënte t’ia mbathnin me bisht në shalë si qen të rrahur. Mirëpo kjo arrihej me jo pak luftëtarë osmanë: turq dhe shqiptarë që flijoheshin; kjo e vërtetë dëshmohet edhe në këta vargje: “Të xhumà më të xhumà², ndodhi e shkrreta hatà, mulla Qemali u vra, nek hidhej si ezhdërhà në bedenë, në kalà…”. (I. D. Hoxha, “Bilbila dhe Thëllëza Çàme”, T., 2007, fq…..). Armatat flakeshin jashtë vendit, po ç’kishin lënë pas? Shkrumb e hi, qindra familje çamërish me vaj e lot në sy; plagët e çelura në viset ku ato shkelnin ishin lemerìtëse: nënat qanin të bijtë, nuset burrat, motrat të vëllezërit, fëmijët jetimë të etërit. Kësaj plage aq tmerruese i shtohej edhe shkrumimi i shtëpive, grabitja e mallit etj; pra vendi zhytej në mjerim e varfëri të thellë. * * Çamëria –si edhe tërë Shqipëria- ishte nën pushtetin osman; po grekërit, nëpërmjet priftërinjve, mësuesve të shkollave greke, avokatëve, mjekëve dhe nëpunësve të ndryshëm shtetërorë e privatë në qytete dhe fshatra krijonte shoqëri e organizma të tjera të fshehta; të tilla kanë qenë AMV(Shërbimi i fshehtë ushtarak grek), “Bashkimi Epirotik” etj. me anën e tyre nxiste dhe armatoste shqiptarët e krishterë kundër atyre islamikë; armët e municionet nga Korfuzi natën zbriteshin në anëdetin e Çamërisë; “tavanët e kishave ishin shndërruar në depo, veçanërisht të pagjetshme”. (Jan G. Shàra, “Istoria tis periohjis Igumenìcas 1500-1550”, Athinë, 1985, fq. 231-537). Në mbështetje të veprimtarisë së tyre në Çamëri dhe rreth Janinës fuste çeta andartësh(komìtë) të përbëra prej kusaro-gjakatarësh nga më të tmerrshmit; këto çeta u ngrenin mendjen shqiptarëve të krishterë vendës dhe i bënin bashkëveprues në vrasjet, grabitjet dhe gjithfarë ligësish. Me porosi të atyre shoqërive dhe organizmave çetat në fjalë rreth vitit 1900 vranë njërin nga më të rëndësishmit e parësisë konispolìte, Halit Bilal Dalànin; po asokohe në afërsi të Margëllëçit vranë hafëz Met-hat Topólën. Në pazarin e Pleshavìcës vranë Hasan Idriz Mustafanë dhe Selim Mehmet Isuf Mànen nga Kóska; në afërsi të Filàtit vranë Halil Muharrem Mustafanë. Në rrugën Janinë-Paramithì vranë Hasan aga Kasim beun nga Minìna.J. G. Sharra në veprën e vet “Istoria tis…”, fq. 232 thekson qëndrimin armiqësor të “të krishterëve kundër myslimanëve gjatë qindvjeçarit 19 e në vazhdim”. Një shfaqje e kësaj veprimtarie “e cila quhej arritje dhe bëhej e tregohej me krenarì, ishte grabitja e bagëtive. Tufa të tëra kaloheshin nga anëdeti i Jonit në ata evropianë”. Tregon se në fshatin e vet, “Kastrizë strehohej cilido që vriste një mysliman; prej andej fshehtazi dërgohej në Korfuz”. Në vijim ai përmend emrat e bashkëfshatarëve vrasës dhe ata të të vrarëve prej tyre. “Kiço e Nikollë Trandafili vranë Tahir Durrahmanin. Kìço Vasili e Kostë Zói vranë Maze Durrahmanin. Pilo Trandafili vrau Maksut Durrahmanin” nga Shùlashi. “Kìço Duka e Koço Polióni vranë në pritë aganë e Lofàtës”, vendbanim pranë Gumenìcës. Vrasësit “Miltiàdh e Nikollë Kufàlla nga Pleshavìca –të cilët në qershor 1909 vranë pranë Filàtit Halil Muharrem Rushìtin nga Kóska- tok me të motrën u strehuan në shtëpi të Foto Nasho Qirìcit(në Kastrìzë), nga pas një jave u kaluan në Korfuz. Theodhori Làkua vrau në Gumenìcë Rexho Sulejmanin dhe një tjetër mysliman. U strehuan tek i kunàti, Vasil Shtrungari në Shùlash nga u kaluan në Korfuz. Llùkë Thomài nga Plotaréja vrau Saliko Musanë; u strehua në Grikëhuar nga u kalua në Korfuz; po kështu edhe Llukë Pandi nga Ledheza që vrau një musliman. Mìtra Nàni vrau bashkëfshatarët Musa e Mustafa Izet Abaz Muharremin nga Shùlashi. Tok me vëllezërit Dhionìs e Ziso Nanin u kaluan në Korfuz. Hedhja në Korfuz bëhej nga lundërtari Spiro Gjaùri prej Korfuzi, i paguar dhe i ngarkuar posaçërisht për atë veprimtari. Jan G. Sharra, duke vijuar me të tilla trimërira të grekta, përmend edhe vrasjen e një myslimani nga Kostë Dilaveri, të cilin priftërinjtë dhe veglat e tjera greke e fshehën për gjithnjë në Péshtan, fshat në malësinë lindore të Gumenìcës. Në shkresën me dt. 14.XI.1912 që Kostandin Varatàsi -guvernator i Korfùzit- ia dërgonte M.P.B. në Athinë, i thoshte se para pak ditësh në malësinë lindore të Filatit çetat e Spiro Kremidhës dhe krerëve të tjerë vranë telegrafonistin Halil Bìxhon nga Filati dhe të 7 fillrojtësit shoqërues të tij. Po ato çeta të pasnesërmen –vijonte ai- në pritën e zënë në Gurin e Kuq(fshat në kanjonin e madh të Kalamàit) kishin vrarë 80 qeraxhinj që po ktheheshin nga Janina në Filàt.(Aleksandër Livadhéos, “I Prodhrómi tis apeftereosis ton Joaninon”, fq. 29-30). * * Pushtetarëve grekë u jepnin zemër e fuqi qeveri vendesh të ndryshme: ajo e cariàtit rus dhe disa qeveri shtetesh evropiàne; me ndihmën e gjithanëshme të pakursyer të tyre, pas dërrmës që pësoi në pranverën e 1897-s, i mori shpejt këmbët; dhe, më 18.X.1912 e tërë ajo ushtri iu vërsul Çamërisë dhe Janinës. “Yçinxhì- Kolordù”, e vënë para fuqish më të mëdha, pas një qëndrese në fortesën e Pesë Pùseve dhe të disa nyjeve të tjera, duke u mbrojtur, u përqëndrua në fortesën e ngritur në Bezhàn, 14 km. në jug të Janinës. Kurse në Çamëri, njësitë ushtarake dhe andarte mësyese greke përballeshin vetëm nga rreth 3.000 luftëtarë çamër të jashtë shërbimit ushtarak, të armatosur sa për t’i quajtur të atillë. Meqë mësyesit po shtoheshin nga dita në ditë –kurse mbrojtësit po treteshin për ditë e më shumë- gjëndja u rëndua tej maset. Kjo dëshmohet nga tejshkrimi me dt. 27.12.1912 që gjeneral Hamdi bej Margëllëçi –komandant i mbrojtësve në brezin e jugut(gjatë Lumit të Zi)- dërguar kryeministrit të qeverisë së përkohshme në Vlorë, Ismail Qemalit. “Ka 8 ditë që po luftohet deri brenda në qytete. Në vend të shumë burrave me emër që dhanë jetën, po shtërngohen të rendin gratë”. Kurse në tejshkrimin me dt. 22.I.1913 dërguar po Ismail Qemalit, ai i thoshte: “Çamëria ndodhet në grahmat e fundit”. (“Qeveria e Vlorës dhe veprimtaria e saj (28.XL.1912 – 22.I.1913)”, Tiranë, 1963, fq. 87-88). Në mbështetje të kërkesave të gjeneral H. b.


 Margëllëçit në ndihmë të mbrojtësve në Çamëri arritën njëkohësisht dy taburë, njëri i dërguar nga Delvina prej Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” dhe tjetri nga Janina, i dërguar prej Ali Riza Pashait, komandant i “Batë-Ordù”(Armata Perëndimore), i cili me disa taburë të armatës së komanduar prej sapo kishte mbrritur në Janinë. Arritja e atyre tabórëve në Çamëri e Janinë mundësoi vazhdimin e mbrojtjes së vendit edhe 3 muaj të tjerë, sado që në kushte rrethimi dhe përpjesëtimi trupash e armatimesh ku e ku më të pakta; më 7 mars 1913 ushtria greke arriti të pushtonte Janinën dhe pas pak ditësh edhe Çamërinë. Njësitë ushtarake greke u turrën tërbimthi me zjarr e hekur mbi jetën, nderin dhe pasurinë e çamërve dhe janinasve islamikë. Tok me fishkëllimat e flurudhave të plumbave të shprazura nga tytat e pushkëve, mitralozëve dhe kobureve, veshët e dëshmorëve islamikë dëgjonin edhe shfryrjet poshtëruese të llojit grek: “Na su hjéso to bistisu”(u dhj. besën), “Gamoto Muaméto”(U q. Muhametin) etj. Rrùfulli(torrnàdua) e parë thithi 10-tra e 10-ra nga ç’gjeti përpara. Vjershëtari drenovàr, Asdréni, tërë urrejtje shkruan: “Dhelpra – greku po na gjuan,/ mos na lërë vent për varr,/ na shkel vatrën,/ na merr gruan,/ na hyn brenda si kusar! Këtij qeni me tërbim, ah, ju toskë-vetëtima,/ bini, trima, pa pushim!”.(Fletorja “Atdheu”, nr. 12, Kostancë, dt. 18/31.I.1913, fq. 4). * * Me të shkelur në Paramithi, me urdhër të mitropolìtit Neofìt(Jerothé Aftuliàdhi) dhe të kolonel Ipitit, gjatë 10-ditsh*t të fundit të marsit 1913 ushtarët arrestuan 100-ndra çamër islamikë nga më të dalluarit; 100³ prej tyre i grinë në vendin e quajtur “Lìver”, rreth 2 km. në veri të Paramithisë.(Lista emërore gjëndet e botuar në fq. 110/1,2.3 e 4 të librit “Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”, v. e p.). Atyre që përpëliteshin ende duke vdekur, u shtypën kokën kujt me shkelma, kujt me qyta pushke, kujt me shkëmbenj etj. Në Paramithi, ndër të tjerë atë ditë vranë edhe dy burrat më të shquar të qytetit: Fuàt Aga Prrónjon e Subhi bej Sulejman bej Dinon; i pari kishte mbajtur me bukë për 6 muaj rresht taburin që “Batë-Ordù” e pati dërguar në Paramithì si edhe rreth 300 e ca luftëtarë çamër të armatosur; i dyti kishte drejtuar luftëtarët e ballit lindor të mbrojtjes nga pushtimi prej ushtrisë mësyese greke. Të dy këta burra ajkë, i shinë me shkopinj të veshur me gozhdë dhe thela-thela, i hodhën në humnerën në jug të qytetit. Gjëma si ajo në Lìver ndodhën edhe në rrethe të tjerë të Çamërisë, ndonëse jo aq masive sa ajo. Arrestimet dhe burgimet ishin të pandalshme. Një përfaqësi jugshqiptarësh, ndër të cilët edhe atdhetari i mirënjohur, Haki Musa Sejkua nga Filati, më 31.V.1913, Buçbergerit -përfaqësues i qeverisë austro-hungareze në Janinë- i kishte dorëzuar një ankesë, ku thuhej se burgjet greke ishin mbushur plot e përplot me të arrestuar nga pushtetarët grekë. Buçbergeri përmbajtjen e ankesës ua njoftonte me tejshkrimin dt. 7.6.1913 eprorëve të vet në Athinë e Stamboll.. (I. D. Hoxha, “Çamëria dhe Janina….”, fq. 109). Në librin “Shënime mbi Çamërinë”, fq. 1, thuhet: “Krerët më me rëndësi u therën; shpëtuan vetëm ata që morën malet. Mundimet ishin të panumërta dhe të papërshkrueshme. Arrestime, vrasje pa gjyq e keqpërdorime nga më të ndryshmet”. Lumo Skëndua (Mitat Frashëri) me atë rast shkruante: “Toka shqiptare jo vetëm e shkelur, por edhe e mbytur në gjak, e mbuluar me tym e me hi po lëngon. Një cmir i moçëm, një cmir i njerëzve të dobët e të poshtër po buçet…”.(“Kalendari Kombiar”, 1914). Duke shfryrë tërë duf e mllef urrejtjen dhe zemërimin kundër egërsive greke, Jan Vrùhua, në fletoren “Liri e Shqipërisë”, Sofì., dt. 4/17.7.1913 thoshte: “Politika greke është një politikë e fëlliqur dhe kusare, është nga ato të cilat nuk u shëmbëllejnë as kohëve të mesme!…Ndër viset e zaptuara të Shqipërisë qeveria e Athinës ka çuar njerëz të hurit e të litarit….Me veprimet përpirëse dhe me sjelljet e shëmtuara na apin të drejtë t’i quajmë egërsira të 20-tit shekull; këta helàqë duhen quajtur më egërsira nga çdo egërsirë tjetër…Grekët na provojnë me bënja të padyshimta që kurrën e kurrës do të mos pushojë armiqësia greko-shqiptare, aty e sa të shuhemi njera palë prej nesh! Kjo duhet të dihet mirë…!”. * * Pliumbat, thikat e hanxharët e njësiteve ushtarake greke pas kërdisë së Lìverit nëpër Çamëri –sidomos në vitet 1913-1925- brimuan e thelëzuan shumë e shumë burra të tjerë të shquar islamikë në çdo qytet e fshat të Çamërisë; prej tyre edhe: Beqir mulla Qamil Bejdeshàtin, Haziz Lul Hoxhën, Lam Karafìlin, Min Lul Xhemalìnë e Xhafer Nelo Mùçon nga fshati Dhrohomì. Refat Kaso Dùçe Sejkon, Met Dùçe Sejkon, Qazim haxhi Làzen e Sami Xhafer Sejkon nga Filàti. Ferit Bilal Abdullah Memushin dhe të nipin e tij, Kadri Dalipin, Qamil Musanë, Resul Korrelin, Vejsel Pàshon e Xhelo mulla Sùlo Abdullah Memushin nga Galbaqi. Harun Lazen, Nelo Balon, Nuri Sime Hamit Pashon e Shefqet Mustafanë nga Gardhìqi. Càno(Hasan) Pìron, Màze Bàlon, Min Tushen, Osman Dalipin, Resul Ahmet Taìpin e Rexhep Bànon* nga Grikëhóri. Ahmet Dule Kondon, Fejzo Abaz Mehmet Peltékun, Hasan Dalan Kasimin, Hazbi Sulejman Alinë, Ilmaz Sulo Béllon, Isuf Dule Kondon, Mérjemé Hóxhën(e varën në tra dhe e dogjën tok me të kunàtin ulók, Refat Smail Hoxhën), Osman Bilal Didànin, Sadush Abdul Tare Rumànon, Sami Sulejman Hoxhën. Sulejman Dule Çùçon, Shaban Sadush Tàren, Shaban Zérre(Uzeìr) Shabanin, Shefqet Sulejman Hoxhën, Shemo Osman Omerin, Xhafér Isuf Xhàfon e Zejnel Dùlen nga Jànjari. Màlkë Osman Bùshin nga Karbunàri. Ali Brahimin; barinjtë Behlul Prróin e Qazim Dine Omerin i vranë kur këta të dy po milnin lopët e veta në Vrinë; hoxhë Saliko Ali Brahimin dhe të birin 14-vjeçar, i therën në pllajën e quajtur “Mohjìllë”, ndërmjet Konispolit dhe Lopsit. Selim Abazin e Zane Haninë vet i 3-të nga Konispoli. Làze Lumanin nga Kóska. Shaban Brahimin e Shuhàn Béqon nga Kùçi i Gumenìcës. Abaz Abazin e Haxhi Vélon nga Lopsi. Hamit Jakup Jatroin e Murat Alush Gjuzélin nga Margëllëçi. Duro Sulejman Kasimin, Habibé Cénen (plakë e verbër dhe e mbajtur nga përdhési), Xhelo Beqo Omerin (vdiq gjatë rràhjes), Zàne Burékun (plak i shurdhër dhe i verbër) etj. nga Markati. Malo Muratin, Muhamet Nuh Mùhon e Vesel Kasim Ademin nga Minìna. Lìço(Alì) Muhedin Daùtin e Tefik Habìlin nga Nikolìcani. Fejzullah Sulejman Çìtën, Haki Bésho Veìzin (e dogjën së gjalli tok me shtëpinë e vet), Méte Seìt Hàlon(Halimin), Muhamét Hodo Mehmetin, Selim Resul Halìlin(e dogjën të gjallë tok me shtëpinë), Rubijé Hasanin(po nga Ninàti) shumë plakë dhe e verbër, e dogjën së gjalli tok me shtëpinë. Sadik Tàhon e Zeqir Sadìkun nga Nuneshàti. Abedin Eminin, Adem Beqir Maksùtin, Çafa(Mustafa) Malo Latifin, Feìm Ahmet Dódin, Nexhìp Méten, Nuh Hasim Dinon, Qamil Alushin nga Paramithìa. Rasim Harif Memlézin, po nga Paramithìa -imam i xhamisë “Sulltan Bajazit”- në ramazan (korrik 1913) kur po çelte faltoren, me urdhër të atypëratyshëm të n/prefektit, Panajot Zórbos, horofillakët e rrahën derisa vdiq në vend.(I, D. Hoxha, “Çamëria dhe Janina…”, fq. 192-193), Sulejman Subhi bej Dinon, Tahir Bollàtin(e çanë me thika dhe e thelëzuan me hanxharë) e Xhelo Musa Isufin nga Paramithìa. Idriz Mustafa haxhi Jaho Zejnon, Mehmet Halil Zejnon e Vejsel Féren nga Petrovìca. Ramadan Shuho Rushanin nga Picari. Bido Binózin e Usnì Pirùshin nga Pjadhuli. Emin Xhanàrin nga Rrëzani. Hate Resulin nga Vàrfani. Vejsel Husejn Làkon nga Vóla. etj. Rrahjet masive -shpesh herë deri në vdekje, sidomos nëpër fshatra- ishin në rend të ditës. Të tilla dukuri lemeritëse u shfaqën kudo, po më të theksuara dhe më rrënqethëse ishin ato të bëra në fshatrat Arpìcë, Dhrohomì, Grikëhùar, Kardhiq, Konispol, Lóps, Markat, Minìnë, Nìstë, Skupìcë (e Paramithìsë), Shùlash, Vàrfan etj. Në Kóskë gjatë rrahjeve të krejt fshatarëve, Sabri Xhemo Béjkua vdiq. Në Vërvë rrahja (gjatë së cilës Tahir Nùrja vdiq) dhe grabitja e një shume të madhe të hollash –si kudo gjetkë- u shoqëruan edhe me njëfarë tragji-komedie –nëse mund të quhet e tillë- greke. Pas rrahjes masive 3-4 vetë nga ata që arritën të qëndronin ende në këmbë, shkuan në Filat për t’u ankuar tek pushtetarët eprorë të rrethit. Rrethkomandanti i horofillaqisë u tha: ”Mos ua vini re, janë djem(të rinj), kanë dashur të bëjnë shakà!”. Njëri, të cilit veç shtëpisë e bagëtisë –si të gjithëve- tha se i kishin rrëmbyer edhe këpucët. Sërish Oficeri në fjalë iu përgjegj: “S’ është e mundur, do t’i kesh harruar diku udhës nga erdhe!”.(Treguar nga Nazif Purrìzua e Isklam Halili nga Vërva). Gropat dhe të çarat në trup -mbeturina të plagëve të shkaktuara prej shkopit dhe goditjeve me tyta, qyta e mjete të tjera hekuri a druri- shumë çamër i shoqëruan deri në fund të jetës së tyre; madje disa prej tyre vdiqën kur ato rridhnin ende gjak e qelb. Disa prej fshatrave: Janjarin, Ninatin, Markatin i shkrumbuan tërësisht; të tjerë pjesërisht. Edhe grabitjet të shoqëruara me dhunë nuk ishin më pak të dhimbshme. Më 1914 Harif Salinë, Haxhi Dulen e Mamo Haxhinë nga Arpica, pasi i burgosën dhe i rrahën aq egërsisht sa ata, nga ç’të vdisnin, u dhanë 100 lira turke ari dhe tërë sendet me vlerë: Sahatë, unaza etj. Po atë vit njësiti ushtarak rrethoi fshatin Varfan dhe, duke i shtruar egërsisht në dru, detyroi secilin që të paguante një shumë të madhe të hollash të arta. Të njëtën gjë bënë në çdo fshat; në Shùlash dy vetë vdiqën në rrahje e sipër. Në fletoren “Pópulli”, dt. 2.5.1914 thuhet: “Një kapiten (Harilla –I. D. Hoxha) i ushtrisë greke me një tufë ushtarësh në Konispol mblodhi të tërë popullin e fshatit në një shesh. Më parë zuri myderrizin, hoxhët dhe 4-5 nga të parët e fshatit dhe i vari lakuriq kokëposhtë në një pemë. Nga të rrahurit e tepërt vdiqën: hoxhë (Rexhep) Bozhùlja dhe sheh Tahiri(Tahir Çàzja. –I.D.H).

U rrahën e u shkretuan më të shumtët e fshatarëve, 30 vetë prej të cilëve janë duke vdekur”. Në gojëdhënat tregohet se të shoqen e Maze Hamit Zejnos, nuse 8-muajshe shtatzënë, e vinin para burrave krejt të zhveshur dhe, duke i treguar me shkop organet mashkullore, i bërtisnin: “Shihe-shihe sa e ka”; prej turpit ajo plasi në vend. kryeplaku, haxhi Abdul Kasimi, hoxhë Shaban Kasimi, Haxhi Brahim Halilpashua e plot të tjerë, për shërimin e plagëve të shkaktuara gjatë rrahjes, qëndruan nga 5-6 muaj në dyshek. Pushtetarët grekë rrëmbyen bereqetet dhe në vend të tyre në Konispol dhe fshatrat e banuara prej shqiptarësh islamikë shpunë krrunde sharre.(Kujtime të Adile Haxhi Brahim Halilpashos nga Konispoli, dtl. 1895 dhe të Harun Shipe Mehmetit nga Janjari, dtl. 1892).
Ndërkaq, ndaluan konispolitët të zbrisnin në fushën e vet për mbjelljen e tokave të tyre. Beqo Zejnun Dauti nga Konispoli(dtl. 1893) tregon se ata që s’bindeshin, i vrisnin; ai tregon edhe se në gusht të 1914-s në Shëndódhërr atij me shokë disa “autonomistë veriepirìtë” u vranë qentë dhe u grabitën “të 400 dhìtë”; u ankuan tek komandnatin ushtarak grek në Konispol dhe ky i dërgoi në Gjirokastër. “Gjukatësi grek, na tha: «Kthéuni në Konispol, se dhît doj gjëjm e do ua dërgojmë». Mirëpo ato akoma nuk po vinë!!!”. Njëherit me të këqijat e tjera, ushtria dhe andartët grekë shpunë dhe përhapën në Konispol një lloj lìje, lëngatë që vishte trupin me kokrra të mëdha plot qelb; trupi i të sëmurit skuqej dhe ënjtej e vetëm rrallë mund të shmangej vdekja. Por edhe kush mundi të “shërohej” gropat në fytyrë e ndiqnin gjatë tërë viteve që i kishin mbetur. Lëngata e llahtarshme dhe uria gjatë atyre 3 vjetëve dërguan në varr aq e aq burra, gra e sidomos fëmijë. Varrezat prej 10-tra gropash secila anëve të Konispolit: në Arë të Goxhéllës, në Breg të Gùmës (Këma e Shàrrës), në Gropë të Métos, në Shakanéle, në Vardhâr etj. janë treguesit më të besueshëm të shfarosjeve në fjalë. Përbindshmëritë greke në Çamëri ishin aq të egra sa shqetësuan shumë edhe disa qeveri vendesh të ndryshme evropiàne. Me porosi të qeverisë italiane, përfaqësuesi i saj në Athinë më 14.12.1912 i tërhoqi vërejtjen qeverisë greke. (Rénco Falàski, “Ismail Kemal bej Vlora”, Romë, 1985, fq. 131). Ndërsa përfaqësuesi i qeverisë austro-hungareze në Athinë, me tejshkrimin e vet dt. 25.12. 1912 eprorëve të tij u bënte të ditur se, në përgjigje të zëngritjes së vet pranë qeverisë greke për barbaritë e vartësve të saj në Çamëri, M.P.J. i Greqisë në formë vërejtjeje i pati thënë: “:..nuk do të ishte tepër me vend për t’u kujdesur në mënyrë të veçantë për çamërit!”. Pushtetarët grekë, si të pafytyrë që janë, në vend që të turpëroheshin para botës për poshtërsitë dhe fajet e tyre aq të shëmtuara, me egërsitë dhe keqbërësitë e veta edhe mburreshin. Kjo dëshmohet edhe nga fjalët e një gazetari grek: “Turkoshqiptarët (pra çamërit dhe toskët e tjerë, siç i quanin dhe vazhdojnë t’i quajnë grekërit- I. D. Hoxha) muarr një afsh të hidhur”.(“Atdhéu”. Dt. 12/25.5.1913). * * Për zhdukjen e çamërve islamikë nuk lanë dredhi e shpifje pa shpikur. Kur Çamëria dhe Janina u pushtuan nga ushtria greke(mars 1913), pushtetarët turq i paditën si mbeturina turke, të lëna atje për krmbjen e shtetit grek.

Duke përdorur këtë si shkak, iu vërsulën atyre me dhëmbë e me këmbë. Në dimërin e viteve 1921-1922, kur armatat e tyre pushtuese po dërrmoheshin në fushat e Anadollit Perëndimor nga ushtria osmane qemaliste, pushtetarët grekë ndërmorën një tjetër fushatë për zhdukjen e çamërve islamikë. Hajrié Adem Bakua e dtl. 1906 dhe Din Met Meri(Mergjushi) të dy nga Paramithia tregojnë se në muajin e ramazanit me urdhër të Naftopullit, rrethkomandant në Paramithi, tok me Mitro Çàçin e Petro Pallomatain, kryetar e n/kryetar bashkie horofillakët mblodhën tërë burrat. “Pas nja 2-3 ditëve horofillakët u futën me pahir në shtëpitë e Abedin, Karaman, Rexhep e Veli Prronjos, Man Shanit, Mazar Dinos e shumë të tjerëve; arrestuan gratë e i shpunë në burgun ku kishën mbillur edhe burrat; pastaj në si të grave katër horofillakë zërjën burrat një nga një, i ndëjën mbëdhê e i rihjën me shkopinj sikur shtipjën misîr. I rrahjën aq shumë, sa Malko Met Merit i nxuarr fanellën bashkë me lëkurë. Dikue i rrahur, u bërrtisnë: «Hë, doni Shqipëri? Ja, najeni!» – e vët me shkopinj”. Pasi i arrestonin burrat e secilit fshat e qytet dhe i mbyllnin në bodrume, i qitnin një nga një dhe, duke i goditur, u bërtisnin: “Hë thuajna me çìlët e keshët mbledhur fjalën e ku i keni fshehur rrovolet, duféqet, topat, xhephanétë?. Në përgjigje të fjalëve: “Me asnjë; ju e dini sagllàm që s’kemi gjë më dun-jâ nga këto që më kërkoni”, lëvonte shkopi, bàcat, shkelmat, pështymat, shkulja e mustaqeve e raprezalje shtazarake nga më të përdhunshmet.

Kur të rrahurin e kishin bërë petë, rridhnin rrëke pyetjet: “Sa të ka paguar Shqipëria? Ku e keni Shqipërinë? Kur do vinjë ajo t’u shpëtonjë?”. Veip Lam Memon nga Paramithia kur e pyesnin duke e rrahur, u përgjigjej: “Pa Shqipëria isht shtet e jo kollov me bar që te màrrinj u në kraha e t’ua sjellinj jûve këtu!”.

E, kur përgjigjjet e viktimës s’kishte se si t’i kënaqte, horofillakët dhe eprorët e tyre rrokullisnin breshër njërën pas tjetrës sharjet e llojit grék. Pasi i zhdëpën në dru burgjeve, qindra çamër islamikë gjatë një të ftohti të lahtarshëm i zvarrisën udhëve nëpër Çamëri dhe në vijim prej Çamërie në Janinë. I ngjeshën nëpër bodrumet e kalasë, ku kishin rrasur edhe plot e plot islamikë janinas, konicàrë e visesh të tjera shqiptare brenda shtetit grek; u dergjën disa muaj në vendfrymëmarrjet ku i mbanin mbyllur.
Gjthnjë me barré në dorë, pushtetarët grekë paudhësisht për zhdukjen e çamërve islamikë nga vatrat dhe malli i tyre, vunë në zbatim marrëveshjen greko-turke të janarit 1922. Vetëtimthi ata arritën të zbonin 30.000 çamër e 40.000 shqiptarë islamikë nga Janina, Konìca dhe fshatrat e Follorìnës e të Kosturit.

Mundën t’i shmangeshin dëbimit rreth 45.000 çamër vetëm pasi këtë çështje ata dhe qeveria shqiptare arritën ta ndërkombëtarizonin e si rrjedhim Lidhja e Kombeve e detyroi qeverinë greke të hiqte dorë nga paudhësia e saj. Pasi edhe ajo gjyle greke mbeti pa shpërthyer kundër çamërve, për shfarosjen e tyre qeveria greke përdori Luftën Italo-Greke të viteve 1940-1941. Jan G. Shàrra në veprën e vet “Istoria tis….”, fq. 618, 629, 631 e 632 shkruan: “Qeveria greke këmbëngulëse në politikën e saj, e larguar nga e vërteta dhe nga populli vazhdoi gabimet e veta. Internoi menjëherë gjithë myslimanët nga 18 vjeç e lart dhe la popullsinë çamoshqiptare të pambrojtur nga elementët keqbërës të popullatës së krishterë….Sapo burrat ikën në internim, padrejtësitë në kurriz të myslimanëve nga pushtetarë publikë dhe banorë të krishterë vazhduan në forma të ndryshme. Me shkak gjoja të hetimeve apo të paraqitjes për çështje vetjake, pushtetarët thërrisnin në zyrat e tyre zonja bukuroshe dhe i përdhunoin. Disa nga të krishterët e pandërgjegjshën lojtën mëndsh; plaçkitjet e shtëpive dhe grabitjet e kafshëve bëheshin haptazi. Përdhunimet e vajzave dhe të grave me emër ishin të shumta. Dalja e detyrueshme me dhunë e grave myslimane në disa fshatra ishte e madhe…..Disa nga Kastrìza, Shùlashi e Mavrudhi u lëshuan në Varfan, plaçkitën haptazi shtëpitë e myslimanëve dhe rrëmbyen gjërin e gjallë të tyre…Këto të këqia bëheshin me symbyllësinë(lejën) e me bekimin e shtetit…Qeveria nuk deshi të lëshonte urdhrat përkatëse për të penguar disa reparte ushtarake, disa pushtetarë publikë dhe disa keqbërës të krishterë që kryenin vrasje, dhunime, plaçkitje e veprime të shëmtuara në dëm të popullsisë së pambrojtur çamoshqiptare, që përbëhej nga pleq, gra e fëmijë të pafajshëm”. Pjesën e mbetur të popullatës çame islamike -kryesisht fëmijë, pleq e plaka në myk dhe vajza e gra- pushtetarët grekë vendosën t’i asgjësonin në ditët e fundit të marsit 1941. Këto si edhe ata që dergjeshin në çarqet e vdekjes të ujdhezave egjeìke shpëtuan “nga fìlli”. Brenda 4 ditëve (-10 mars) ushtria greke u shpartallua nga ushtria gjermane e bullgare, ndërsa shteti grek u gjunjëzua para Boshtit Romë-Berlin-Tokjo dhe u bë bashkëvepruese e tij; me këtë pozicionìm asaj iu ruajt e drejta e vazhdimit të sundimit të saj në Çamëri; kështu, krahas fitimtarëve mbetën në fuqi edhe ato organe greke që ishin edhe më parë. Duke përfituar nga kjo, ata patën mundësi që herë pas here aty-këtu të vrisnin njerin pas tjetrit plot burra islamikë me rëndësi. Ndër ata që u bënë shoshë nga plumbat e tyre, ishin edhe mjeku aq i zoti, Jahja Kasim aga Jatroi nga Margëllëçi tok me Tefik Qemal Haxhìnë nga Karbunari, një nga burrat më trima dhe nga kundërshtarët më të rreptë të pushtetit grek; ata u grinë me plumba nga horofillakët e rrethkomandës së horofillak-karabinierëve të Paramithìsë në janar 1942. Ndërkaq në malet e Sulit grekërit kishin ngritur një armatë me njerëz të hurit e të litarit. Më 27.6. 1944 njëri prej regjimenteve të asaj armate mundi të hunte në Paramithì; bishat përbërëse të tij u vërsulën bishërisht mbi popullatën e pambrotur islamike..

Njerëzia ia dhanë vrapit të ndjekur nga breshëritë e plumbave; në mesditë rrugët, rrugicat, oborret dhe kopshtijet ishin mbuluar prej gati 700 kufomash, ndër to edhe ajo e myftiut, Hasan Abdullah Mulazimit dhe burrave të tjerë më të rëndësishëm, ndër to edhe të plot e plot grave dhe vajzave.

Për këtë përpirësi greke J. G. Shàra në veprën e vet “Istoria tis…”, fq. 668 shkruan: “Urrejtja që vlonte brenda tyre shpërtheu egërsisht mbi gratë, fëmijët, pleqtë e të pafajshmit. Hyrja dhe gjakësitë e tyre në Paramithì s’lanë asnjë dyshim mbi të ardhmen e pakicës(shqiptare islamike –I. D. Hoxha). Kërdìa, dhunimet, plaçkitjet, djegiet e keqbërësitë e tjera vunë vulën e tyre në çdo vend të Çamërisë”. Ndërsa Niko Zhàngua në veprën e vet “Imperialìzmi anglez dhe qëndresa kombëtare 1940-1945”, duke folur mbi përbindshmërinë e kryqtarëve athino-fanaritë EOEA- sitë EDHES-të në Paramithi, ndër të tjera vëren: “Barbarìzëm në Paramithì. Historia ditëtë që vijuan fsheh fytyrën e vet nga turpi”.(J. G. Sharra, “Istoria tis….”, v. e p., fq. 668). Tërë ç’kishin arritur të mbeteshin gjallë –kryesisht femra, fëmijë e pleq e plaka- u rrasën gati një mbi një nëpër bodrumë. Të nesërmen e gjëmës në Paramithì(27.6.1944), EOEA-sitët hynë në fshatin Karbunâr.

As atje s’lanë kënd të gjallë nga sa zunë. Niko Zhangua në veprën e vet vijon: “Tërë çamërit që u gjetën në Karbunâr, u vranë dhe u hodhën nëpër hendeqe: një nënë me 7 fëmijë si edhe të vegjël të tjerë, tri vajzat e Muharrem Agush*t, nusja e Hodos dhe Ajshê Agushi”.(J. G. Sharra, “Istoria tis…”, v. e p. ,fq. 669). Pas dy ditësh ata arritën në Margëllëç; “e plaçkitën egërsisht; të vetmit që s’kishin mundur të mërgoheshin, ishin plaku Qamil i paralizuar prej vitesh dhe e shoqja e tij; i therën të dy brenda shtëpisë së vet”. (J.G. SH., “Istoria…”, fq. 699). Niko Zhangua shënon: ”…ata që kapeshin nëpër fshatra, kaloheshin në thikë; nuk bëhej përjashtim as për fëmijët, gratë e të sëmurët. Shpëtonin vetëm ca të pakë që kishin shumë para dhe lira florì, me të cilat riblenin jetën e tyre dhe iknin drejt kufìrit. Paturpësitë e poshtërsitë e EDHES-itëve vunë kudo vulën e njollës së zezë”. (J. G. SH., “Istoria…”, fq. 669). Në fshatin Livadhâr vranë Izet Lovidhen, të birin, të shoqen dhe të bijën në bahçen ku punonin. Ditët e fundit të korrikut 1944 grinë të 58 vetët që gjetën në Pàrgë, përfshi edhe myderrizin e qytetit, tok me familjen e vet: dy të bijtë, të shoqen dhe të bijën.(Lista e mërore gjëndet në “Enciklopedi Jugshqiptare” II, ende e pabotuar). Në Vólë vranë këdo që zunë, kurse në fshatin Skrropjonë të Margëllëçit femrat e familjes të Sako Banush*t i përdhunuan dhe pastaj i thelëzuan. Në fshatin Kastrìzë shuan të 16 pjesëtarët e 2 familjeve, të vetmet familje islamike në atë fshat: të Halil Rustemit e Hasan Sùlçes; grinë burrat dhe në vijim përdhunuan për 3 ditë rresht vajzat dhe gratë, njëra nga të cilat disa muaj shtatzënë. Pasi ishin velur me kënaqësitë e veta shtazaràke, gratë në fjalë dhe fëmijët e tyre i shpunë në vendin e quajtur “Tre Ullìnjtë” (ndërmjet fshatrave Mavrùdh dhe Vàrfan dhe i vranë grékçe, domethënë me musibéte që s’ka gjuhë t’i tregojë e penë që t’i përshkruajë. “Haziz Hate Shabìnin, të vetëmin që arritën të kapnin në fshatin Shùlash, e pushkatuan aty pranë, në vendin e quajtur «Gropa e Mihailìdhit». Kufomën e Mehmet Abazit që kishte vdekur para dy muajsh e qitën nga varri dhe e tërhoqën zvarrë nëpër rrùgët e fshatit. (J. G. Shàrra, “Istoria tis….”, fq. 699). Pas Përbindshmërive në Paramithi, Pàrgë, Vólë dhe gati në tërë fshatrat e përtej e këtej Kalamàit, lemeri të ngjashme ndodhën edhe në Filat dhe fshatrat rreth tij. EOEA-sitët e EDHES-it, pasi grinë me plumba mbi 75 vetë në fshatin Spàtar, hynë edhe në Filat. Niko Zhangua thotë: “Njerëz të egër e barbarë që kërkonin lira e plaçkë hynin si zotër nëpër shtëpitë, dhunonin vajza e gra dhe vrisnin kë të donin”. (J. G. SH., “Istoria…”, fq. 669). Ndërsa J. G. Shàrra nga ana e vet thotë se, kur zervistët morën Filatin, “në vendin e quajtur «Vànër» vranë 65 çamër islamikë; dhjetra të tjerë i hodhën poshtë nga lartësitë e Urës së Nàçit”. Po dihet se edhe rreth 50 të tjerë i grinë në buzëlumin ndërmjet qytetit Filàt dhe fshatrave Galbàq e Vërselë. Në fq. 665 të “Istoria tis….” J. G. Sharra shkruan: “Gjakësitë në Paramithì dhe thellimi i keqbërësive nuk linin asnjë dyshim se, po të donin të mbijetonin si popull, duhej të çrrënjoseshin”. Po J. G. Sharra në fq. 670 të “Istoria tis…” vëren: “Kush donte të jetonte, duhej të linte truallin e shenjtë të atdheut të vet, shtëpinë, pasurinë dhe të merrte rrugën e mërgimtarit”. Në rrethana të tilla, kush arrinte, mërgohej ngutësisht; duke bërë fjalë për varganin e pandërprerë shumë kilometrash të të shpërngulurve çamër islamikë të mbetur ende gjallë, J. G. SH. në fq. 665 të veprës së vet, shkruante: “Tabloja që paraqitnin ishte rrënqethëse dhe e vajtueshme…mijëra vetë: burra, gra, fëmijë, pleq e plaka në një vargan kilometrash të ngjashëm me një gjarpër në lëvizje e arixhinj në pamje, me dhimbjen dhe keqardhjen në fytyrat e tyre, të ngarkuar me çka kishin mundur të merrnin me vete, ecnin nëpër udhën që konjukturat fatkeqe me veprime të paramenduara u krijuan kaq pësime ç’njerëzore dhe të ashpra”. Niko Zhàngua në veprën e vet shkruan edhe: “ Èrë e qelbur në shtëpitë e Sali Hafuzit, ku kishin mbyllur gra e fëmijë; vdekje fëmijësh, pamje rrënqethëse e grave myslimane që hiqeshin zvarrë e, edhe pse të uritura dhe të cfilitura, përdhunoheshin e rriheshin nga oficerët zervistë gjatë 6 muajve që u mbajtën të burgosura”. (“Actes agressifs du gouvernement manarcho-fasciste grecs contre l’Albanie”, Tiranë, 1947, kreu XIV, fq. 64-65). Rreth 350 prej tyre që kishin mbetur ende gjallë, në kujdesin e një anglezi u detyruan t’i nisnin në këmbë për në Shqipëri, udhëtim ky që dihej se veç raskapitjes së atyre grave e fëmijëve të tretur, ishte plot me rreziqe të mëdha. Duke u hedhur këndej Kalamait me një palo trap, jo pak prej tyre u rrëzuan në rrymën e lumit dhe u mbytën. Gjatë tërë udhëtimit ato ishin përherë të mësyra nga gjithfarë rrugaçi, përdhunuesi dhe kusari grek e shqiptari të krishterë. Pas më se dy ditë e ca udhëtimi, gjatë një nate tejet të ftohtë e me shtrëngata bore u prunë deri në kufirin shtetëror dhe u lanë atje në mëshirën e shtëllungave të borës dhe të ftohtit ku “këputej perona”.
Të lagura deri në palcë dhe duke mos ditur nga të lëviznin, u sorollatën brinjave malore dhe grykave tërë natën. Mëngjezi u gdhi kur 25 vetë kishin ngrirë; ndër to edhe Hafizeja 7-vjeçare, e bija e muhtiut të Paramithìsë, Hasan Abdullah Mulazimit, e vetmja prej familjes së tij që kishte mbetur gjallë nga kasaphana e 27.6.1944 dhe nga vuajtjet e 6 muajve burg.
Asaj nate atje kishte vdekur edhe Minêja, e shoqja e hoxhë Husejn Efendiut si edhe e bija, Hasibêja, e shoqja e Sami Dinos nga Paramithia, vrarë nga zervistët më 27.6.1944 në Paramithi; kishte vdekur, gjithashtu edhe Hismâja 12-13 vjeç, e bija e mulla Halilit nga Dhrohomìa, vrarë nga zervistët në Paramithi më 27.6.1944. Po mjerimet e çamërve ende s’kishin marrë fund. Në muajin janar 1945, kur ushtria ELLAS-ite EAM-ite i përzuri gjakatarët e Zervës nga Çamëria e Janina, qindra çamërve të mbetur në mjerim të plotë e duke vdekur aty-këtu rrugëve, iu desh të ktheheshin në vatrat dhe mallin e vet.
Mjerisht, gjatë 10-ditsh*t të parë të marsit, egërsirat zerviste u rikthyen në Çamëri. Vrasjet e therjet e bëra prej tyre ishin edhe më tmerruese se ato të vitit të kaluar; kush s’ishte grirë ende prej breshërive të plumbave, i fluturonte koka prej hanxharëve, thikave e sëpatave. Mbi 500-600 kufoma njomën me gjak vendin brenda dy ditëve. Kur në Çamëri grekërit s’kishin lënë më këmbë shqiptari islamik të gjallë, drejtësia e padrejtë greke të gjithë çamërit –të madh e të vogël- i dënonte me vdekje, u hiqte përjetësisht të drejtën e autoktonìsë dhe tërë pasuritë e tyre i bënte bir për vete të shtetit grek.(J. G. SH., “Istoria tis….”, fq. 673).

KRYEPROKURORI I JANINËS-“MË URDHËRUAN TË ZHDUK DOSJET E ÇAMËVE”


Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë fakt Habjon Hasani
Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, – këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë. Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe. Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene. I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, i cili, në librin “Lufta e fundit”, e ka bërë të qartë se shteti grek ka urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të popullsisë çame. “Albania” boton sot dokumentin e siguruar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në radhët e të cilit fshihen ngjarje dhe zhvillime krejt të panjohura më pare, të cilat duken se mbartin një informacion të dorës së parë dhe shumë domethënës në rrafshin kombëtar. Dokumenti Më 29 shtator të vitit 1976, kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, në emër të Gjykatës së Diktimit në Janinë, me anë të shkresës me Nr. Prot. 1837, në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Kjo përgjigje vinte pas shkresës zyrtare që Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi i dërgoi ish-kryeprokurorit Xhavellas duke i kërkuar këtij të fundit që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame. Pasi është njohur me këtë kërkesë, nga ana e tij Xhavellas ka dërguar shkresën që botohet sot në “Albania” duke pranuar se me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë këto dosje ishin zhdukur! Ish-kryeprokurori i Janinës ka specifikuar në këtë letër se ka qenë urdhri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë që e ka detyruar atë të shkatërrojë dhe të zhdukë përgjithmonë atë dokumentacion. Ish-kryeprokurori Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhrit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale :1) të atij të diktimit 5 dhe 3-anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970, 2) të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, 3) si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët. Nga ç’mund të kuptohet nga krahasimi i urdhrave del se kërkesa për të zotëruar dokumentacionin nga ana e Ministrisë së Brendshme vinte fill pas urdhrit që Ministria e Drejtësisë helene kishte dhënë për asgjësimin e këtyre dosjeve…. Arsyet e zhdukjes Kryeprokurori i Janinës, në përgjigjen që i ktheu kërkesës së Ministrisë së Rendit, e sqaronte se këto dosje ishin asgjësuar për shkak se Ministria e Drejtësisë mendonte se ato nuk kishin më vlerë dhe se të gjithë të akuzuarit (çamët që ndodheshin në Shqipëri) nuk rezultonin fajtorë tashmë që kishin kaluar shtatë vjet nga marrja e këtyre vendimeve, pasi gjatë kësaj periudhe këta të akuzuar nuk ishin njoftuar për prezencën në gjyq apo nuk ishin vënë në dijeni për vendimin e marrë nga gjykata ndaj tyre. “Duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla ( të zbatuara), pra si jopërfundimtare”, – shkruhet në përgjigjen që ish-kryeprokurori i kthen Ministrisë së Rendit të Greqisë. Më tej, në përgjigjen e tij, ai e mbështet këtë arsyetim (për të zhdukur dosjet) në Nenin 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Ky pohim i ish-kryeprokurorit të Greqisë duket se “hedh në erë” një pretendim shumëvjeçar të Athinës Zyrtare, e cila e ka konsideruar popullatën e përndjekur dhe të dëbuar të Çamërisë si kolaboracioniste të fashizmit. Sakaq, diferenca mes pretendimit që shpreh Ministria e Drejtësisë Greke dhe Diplomacia e këtij vendi është absolutisht kontradiktore, pasi të paktën vetëm nga ky dokument, ish-kryeprokurori i Janinës artikulon qartazi se vendimet e marra nga gjykatat greke ndaj popullsisë çame nuk mund të konsiderohen si përfundimtare për shkak të moszbatimit të disa parimeve themelore gjatë gjykimit të çështjes. Asgjësimi Përtej përplasjes serioze që konstatohet mes institucioneve të drejtësisë greke dhe diplomacisë së saj, duket se vendimi për të asgjësuar këto dosje ngre pikëpyetje të tjera. Kjo pasi të gjitha dosjet e gjykimit të popullsisë çame në mungesë maksimalisht do të përbënin një argument të fortë juridik në të ardhmen ose minimalisht do të manifestonin një material të denjë për arkivat e historisë e më gjerë. Kësisoj, minimalisht Ministria e Drejtësisë Greke në vitin 1976 ka eliminuar mundësinë e një transparence në lidhje me gjykimet që i janë bërë popullsisë came, e cila u prezumua si bashkëpunëtore me nazizmin. Edhe kësaj here duket se qeveria greke ka treguar kujdesin e duhur ndaj “pastërtisë” së arkivave të saj. Gjithnjë shteti grek është treguar shumë i rreptë në kontrollin që i bënte arkivave në lidhje me çështjen e përndjekjes dhe dëbimit të popullsisë çame. Një shembull i qartë që e vërteton këtë gjendet në librin “Lufta e fundit”, në të cilin del qartë se nga referimet që autori Nazarko i ka bërë një studiuesi grek të çështjes, ky i fundit pohon se “është tmerrsisht e vështirë dhe thuajse e pamundur” që të sigurohen dokumente në arkivat shtetërore greke.

STUDIMI GREK PRANON GENOCIDIN KUNDREJT ÇAMEVE : 50 MIJË ÇAMË U VRANË E U DËBUAN

Studimi, i cili solli të gjithë debatin në vendin fqinj, pranonte gjenocidin grek mbi popullsinë çame, duke thënë se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDHES-it, vetëm për shkak të kombësisë së tyre.

Për më tepër, në këtë studim thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë nga UshtriaRevolucionare Çlirimtare Greke (EDHES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim, krahas ELAS-it, që ishte komunist, në radhët e së cilës kanë luftuar edhe rreth 200 çam, shën. red.) gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore”.

Studimi u paraqit në Universitetin Pandio të Greqisë, nga një grup profesorësh grekë të këtij universiteti, dhe është i pari që tregon për gjenocidin mbi çamët, nga një grup nëpunësish grekë. Numri i çamëve të dëbuar dhe të vrarë, që paraqitet në studimin grek, është më i madh edhe se numri që paraqet zyrtarisht Shoqata Politike Atdhetare Çamëria në historikun e saj.

Reagimi në sallë dhe mbrojtja e punës nga profesorët

Në sallën e Universitetit Pandio, të pranishmit, studentë grekë dhe pedagogë kundërshtuan studimin, duke thënë se “fashistët (duke iu referuar çamëve) atë meritonin, ndërsa Lambros Bulciotis, një prej hartuesve të studimit tha se “ky është thjesht një studim shkencor, që nuk tenton të futet në situata politike. Ne, thjesht paraqesim faktet, që ekzistojnë dhe asgjë më shumë”.

Të pranishmit filluan të bërtisnin më tej, kur studimi thoshte se “Vorio-epirotasit” bashkëpunuan me forcat naziste në Shqipërinë e Jugut dhe se tokat dhe pronat e shqiptarëve në Thesproti (Çamëri) iu dhanë mikrasiatëve (grekëve që shkuan në Greqi, nga Turqia, pas ndryshimit të popullsive mes dy vendeve, shën. red.). Gjithsesi, pedagogët nuk pranuan të ndryshonin asnjë presje në studimin e tyre. Konstandinos Ciceliqis, një ndër hartuesit tha se “nuk po flasim për çështje kombëtare por për çështje historike dhe për fakte të dokumentuara, të cilat sot po i paraqesim”.

Studimi i parë grek që pranon gjenocidin çam

Ndërkohë që ky është studimi i dytë grek, që pranon gjenocidin e çamëve. I pari është hartuarnga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, z. Stathis Kalivas, i cili në studimin e tij thotë ndër të tjera se “ky rast është padyshim një gjenocid. Pyetja që mbetet është nëse kemi të bëjmë me një (gjenocid) të parapërgatitur nga qendra (drejtuesit e ushtrisë), apo nëse erdhi nga veprime hakmarrjeje në nivel lokal. Mendoj se diferenca mes këtyre të dyjave është shumë e vogël. Megjithëse, EDHES-i ishte një organizatë e përqendruar ku, në ndryshim nga EAM (organizata politike e ELAS-it, shën. red.), drejtuesit qendrorë mund të kontrollonin lehtë ushtarakët lokalë, asnjë fakt nuk tregon se udhëheqësit kishin dëshirën më të vogël (apo reale) për t’i ndaluar (të kryenin gjenocidin). Rrethanat politike të shtatorit të vitit 1944 lejonin “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes çame, dhe sipas mendimit tim, EDHES-i nuk u frenua për të përfituar nga rasti”.

ABEDIN RAKIPI-TE JETOSH NE ÇAMERI




Ishte Janar i 1772 dhe bënte shumë ftohte. Sulejmani hapi sytë i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shumë për zemër, duke falenderuar Allahun qe ja morri jetën ne darke dhe e ktheu përsëri ne jetë ne mëngjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I bëri dua Allahut qe ta ndihmonte te luftën e tij kundër klefteve Suliote, te cilët vetëm tre ditet e fundit kishin vrarë 7 muslimane për tju marrë atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan fëmijët jetime të atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithë shpirt ju betua Zotit se do të bënte drejtësi. Bile këto tre ditë ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qenë se një nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte dëgjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marrë pushken dhe me bismilah
kishte vrarë dy prej tyre para se ta qellonte pas shpine një dorë e pabese.Tani ai kishte muezzin gjelin e kuq derisa te vendoste fshati për një imam të ri. Sulejmani u çua dhe pa zgjuar trimat e tij për namaz shkoi në xhami dhe e thirri vete ezanin. Populli duhet te fali namaz mendoi ai me lote trimi ne sy, sepse për këtë na ka krijuar zoti ne çamet qe te jemi shembull për popujt e tjerë, te perhapim drejtesine,
te jemi mbrojtes te islamit ne Ballkan, te falemi dhe te luftojme për te mbrojtur me te dobetin, te ushqejme jetimin. Këtu ju kujtuan bijte e atyre 7 te vrareve qe flinin nën batanije atë nate por tashmë pa baba, me lote dhe dhimbje qe i dilnin nga shpirti. Ai doli nga xhamia dhe kaleroi me kalin e tij te bardhe drejt shtepise se tij dhe pasi mbushi dy thase plot e perplot me ushqime filloi ti shperndante ato para dyerve të atyre 7 nenave çame qe qanin bashke me jetimet e tyre për kapedanet e vrarë pabesisht nga kleftet suliote. Duke bërë këtë gjest ju kujtua Kalifi Omer i cili dilte naten shpesh për te dëgjuar hallet e popullit dhe një nate duke kaluar degjoi te qarat e një gruaje nga larg dhe pasi dergoi njerëz qe te pyesnin se çfare kishte,
i shqetësuar menjehere shkoi te dera e saj dhe e pyeti: Pse qan o robja e Allahut dhe motra ime ne islam ? Ajo i tha o kapedani i besimtareve nuk kam mëse te ushqej fëmijët. Omerit i rrodhen lotet menjehere dhe shkoi në shtepine e tij dhe pasi solli një torbe plot me ushqime ju lut asaj motre qe atë nate ti gatuante ai jetimeve te saj. Si tha ajo, o kapedan i besimtareve po ti je mbreti ynë si mundesh ti te gatuash për ne?
Allahu me falte o motër tha Omeri sepse duke ju lënë ju pa buke unë kam bërë gjynah të madh ndaj me lejo te lutem qe ti kerkoj falje atij duke ju gatuar ju sonte. Ai filloi te gatuante një gjelle te ngrohte duke qare dhe duke i ferkuar koken tre jetimeve te asaj motre ne islam, burri i se cilës kishte rënë deshmor ne lufte. Femijet hanin tashmë diçka te ngrohte dhe Omeri i kërkonte falje zotit qe e kishte neglizhuar këtë gjë. Këto mendime qe i vinin Sulejmanit ne kokë e preken edhe me shumë atë dhe u betua se do të ishte i bute dhe i drejtë me vellezerit e tij çame muslimane, si Omeri me besimtaret ne kohën e tij, dhe se do ta merrte hakun e vellezerve te tij te vrarë ne pabesi nga gjakprishurit Suliote te cilët te drejtuar nga prifti grek i kishes Greke Shen Georgios te Sulit nuk linin fshatra muslimane pa sulmuar. Ata ishin klefte dhe te eger, jetonin maleve dhe nuk e kishin fare idenë e drejtesise apo te hakut. Sipas ideologjise se tyre ortodokse
ushqyer nga prifterinjte greke vetëm ne Krisht kishte drejtësi dhe jetë, te tjerët ishin apostate dhe vetëm vdekjen meritonin. Ju kujtua gjyshi i tij dhe i vellai te cilët te dy nën drejtimin e Janitotit Njazi Ahmeti kishin luftuar për vite me rradhë kundër banditeve Suliote. Ne Çaparenjte mendoi ai kemi qenë nder te paret qe e kemi pranuar islamin bile para se te vinin Osmanet qe ne kohën e Jakub Shpates. Ju kujtua historia e Jakup Shpates princit të parë musliman çam i cili e kishte pranuar islamin fale predikimit te familjeve muslimane te ardhura nga Siçilia ne shekullin e dymbedhjete dhe trembedhjete dhe te vendosura ne çameri për ti shpetuar persekutimeve katolike, vrasjeve dhe konvertimeve me dhunë nga rikonkuista e mbreterve katolike te Siçilise. Jakub Shpata ishte bir i familjes se shquar çame te Shpatajve dhe nga viti 1410-1416 ishte princi i parë musliman i principates se Artes. Ai e qeverisi principaten e Artes si musliman, me
drejtesine kuranore duke ju krijuar çameve të gjitha kushtet morale dhe ekonomike me anë te karakterit te pastër dhe te fortë qe ai posedonte mundësinë qe ti shpetonin skllaverise Bizantino-Latine. Jakupi sillej me mirë me ushtarët e tij besnike dhe i kushtonte atyre me shumë vëmendje sesa vetes se tij.Atë epoke duke marrë shembull edhe emrin e qytetin te Artes ai e quante koha e Arte e çamerise. Ju kujtua gjithashtu se jo vetëm muslimanet po edhe shumë familje çifute kishin lënë Siçiline dhe ishin vendosur ne Arte ne shekullin e dymbedhjete. Ju kujtua Benjamin Tudela i cili ne ditarin e tij ne shekullin e dymbedhjete gjatë udhetimit te tij nga Spanja ne Jerusalem shkruante se ne Arte kishte gjetur një komunitet çifut prej 100 familjesh ku një pjesë e mirë ardhur nga Siçilia. Kjo kishte ndodhur gjatë periudhes se perandorit Bizantin Manuel Komneni. Ne atë kohe prijesit e çifuteve kishin qenë Rabbi Salomon dhe Rabbi Heracles. Por Midrashi apo
sinagoga e pare ne Arte ishte ndertuar gjatë periudhes se perandorit Bizantin Mikaeli i 2te dhe kishte pasur emrin Kehila Kedosha Tassavim. Ajo ishte ndertuar brenda keshtjelles se Artes te cilën Sulejmani e kishte vizituar vete disa here. E kishte terhequr gjithmonë brendesia dhe misteri i asaj sinagoge, dhe sa here shkonte ne Arte ajo sinagoge ishte vendi ku ai ndalej për te pushuar. Dukej sikur ajo sinagoge fshihte diçka shumë misterioze ne brendesi te saj, ndoshta një intrige te se kaluares apo një sharm oriental qe te çonte thelle ne shekuj dhe ngjarje te hershme. Të gjitha këto Sulejmani i kishte dëgjuar nga djali i tij Abedini i cili kishte studiuar ne Stamboll dhe qe fliste 7 gjuhe te huaja. Por kohët e fundit Abedini nuk ishte fare mirë. Ai ishte dashuruar thelle me Joanen, një vajzë çame nga Paramithia dhe kishte filluar te izolohej ne vetmi duke shkembyer letra te fshehta dashurie me Joanen. Ai e kishte kërkuar Joanen për martese por babai
i saj i kishte thënë jo për momentin. Kjo përgjigje i kishte tmerruar dy te rinjtë qe u deshen për hirë te Allahut. Baba thonte Abedini n.q.s. egziston ne këtë dynja gjenialiteti femeror ai është i personifikuar plotësisht tek Joana, dhe n.q.s. egziston ne këtë botë dashuri njerëzore ajo udheton mes shpirtit tim dhe atij te Joanes. Ata ishin dashuruar si Mexhnuni me Lejlen apo si Shirini me Khosrovin ne letersine persiane. Bile një here Abedini i kishte treguar një sekret te vogël qe ai ndante me Joanen. Ne historinë e Shirinit dhe Khosrovit i kishte thënë ai kur Khosrovi puthte buzët e Shirinit ajo i thoshte mos më kafsho kaq fort, por ne brendesi te shpirtit te saj dhe me sytë e saj i thonte; kafshome akoma me fort. Edhe pse se kam puthur kurrë Joanen baba për respekt ndaj fesë tonë islame dhe rregullave te Allahut, ne jemi njësoj si Shirini dhe Khosrovi; dhe kur ajo me thotë ik tani se u be vonë me shpirtin dhe me zemren e saj me thotë; mos ik te lutem rri
edhe pak. Ata te dy kishin ndertuar botën e tyre te endrrave ngritur mbi frymën hyjnore te besimit ne Allah dhe stolisur me bukurine e imanit islam qe i bënte ata te enderronin për një botë tjetër ku oqeanet e ndjenjave hidhnin poshte këtë botë te madhit dhe pasurise dhe besonin se vetëm vdekja do ti jepte frytet e embelsise se besimit dhe durimit të tyre. Si mundet njeriu ta duroje këtë botë kaq te etur për pushtet dhe pasuri dhe te hedhi poshte botën e mrekullueshme parajsore qe gjendet ne shpirtrat tanë; e kishte pyetur njëherë Abedini. Abedini ishte i vendosur dhe kembengules, i pathyeshem ne qendrimet dhe qëllimet e tij. Ai besonte se fisnikëria e bënte njeriun te arrinte skajet me te larta te botës. Ai ishte një shembull i sakrifices njerëzore i cili shpesh here flijonte lumturine e tij personale për te miren e çamerise dhe besonte se kur njeriu zbulonte ne iman superioritetin e tij atëherë ai kishte arritur te kuptonte mesazhin sublim te
Kuranit. Dielli filloi te shfaqej pas maleve dhe krenaria e çamit e ngriti Sulejmanin nga këto mendime kaq te gjata dhe te thella, duke e drejtuar tek trimat e tij. Kur i shikonte trimat e tij duke kenduar Kuran i dukej sikur mbinte hija e çamit ne çdo anë te Çamerise. Ata ishin kapedane te mirë, te drejtë, qe mbronin muslimanet e sulmuar ne pabesi nga kleftet ortodokse anembane Çamerise.
Islami i tha ai trimave te tij e ndan çamin nga greku, dhe ne qoftë se doni te mbeteni çame dhe mos te beheni greke si Suliotet shtoi ai mos e leshoni kurrë Kuranin nga dora, sepse ky libër vazhdoi ai është mburoja e identitetit tonë. Leximi i Kuranit kishte lënë gjurme te thella ne shpirtin e tij. Lufta e Sulioteve kundër çameve i kujtoi atij librat historike qe djali i tij i madh Abedini kishte lexuar ne bibloteken mbreterore te Stambollit rreth rikonkuistes se Spanjes nga te Krishteret. Pushtuesit e krishtere te Spanjes i kishte treguar Abedini i kishin detyruar muslimanet dhe çifutet qe te bartnin shenja identifikimi qe te njiheshin kudo nga shkonin, derisa në fund i vune përpara zgjedhjes midis krishterimit ose vdekjes. Këto fjale i kujtuan atij thirrjet e Sulioteve kur sulmonin fshatrat muslimane me pabesi “ Krishti u ngjall”. A ngjallet vërtetë Krishti me vdekjen dhe masakrimin e muslimaneve çame mendoi ai? Ju kujtua gjithashtu se
Abedini i kishte treguar se ne kohën e Henrikut te 4 ne Spanje ishin mbytur nga duart e te krishtereve 400.000 muslimane vetëm ne qytetin Dilan. Çfare tmerri mendoi ai. 400.000 mijë jetë njerezish te pafajshem te vrarë vetëm për një fjale, “Ska Zot tjetër pos Allahut”. Nuk arrinte dot te kuptonte këtë urrejtje te dhunshme kaq te eger kundër islamit nga kryqtaret. Suliotet tha ai tani janë te dobët dhe tremben nga ushtria e fortë muslimane por mendoi ai, nëse një ditë kalifati musliman shembet ata do të veprojnë me ne si te krishteret spanjolle me muslimanet e Spanjes, dhe do të na shfarosin pa meshire, pa dallim seksi apo moshe. Do ti shkaterrojne xhamitë tona dhe do ti kthejnë ato ne kisha, njësoj si ndodhi ne Spanje ne kohën e Isabeles dhe Ferdinandit te Aragones mendoi ai. Ne çamerine time kjo sdo te ndodhi kurrë tha ai dhe i nervozuar nga këto mendime u ngrit dhe filloi te ecte. Sa te këtë kapedane çame mendoi ai sërish, dhe sa te jenë te
bashkuar si një trup i vetëm sdo te lejojne kurrë qe një gjeme e tillë te gjeje çamerine. Por ai e dinte se Suliotet ishin shumë te pabese dhe dinake, dhe se ata kishin lidhje te ngushta ushtarake dhe ekonomike me francezet dhe ruset. Ai e dinte se kisha Greke me ne krye Fanariotet e Stambollit kishin shekuj qe perpunonin intriga dhe plane te fshehta për shfarosjen e çameve dhe zhdukjen e gjurmeve islamike ne çameri. Ata shpesh kishin provuar edhe te korruptonin kapedanet vendas duke ju ofruar atyre pushtet dhe pasuri te madhe por edhe pse tek-tuk kishte dalë ndonjë gjakprishur, ne shumicen dërrmuese çamet i kishin mbetur besnike Kuranit duke treguar një fisnikeri te rrallë përballë dredhise dhe tradhetise Suliote. Themeli i personalitetit te fortë çam bazuar ne idealet fisnike dhe paqesore te Kuranit mendoi ai, nuk mund te perputhej kurrë me tradhetine e ulet Suliote e cila kishte njollosur tokën çame, dhe ndërsa për kleftet ortodokse Suliote
tradhëtia ishte element perberes dhe determinues i identitetit të tyre ortodoks ne fjalorin e çameve nuk egzistonte si fjale. Ishte ky një tipar i ulet i gatuar ne altaret e kishave ortodokse qe çamet e urrenin dhe e luftonin. Çami është besnik, nuk tradheton kurrë te vërtetën, dhe nuk guxon ti shese kurrë idealet e veta, dhe te vërtetën për interesat e ngushta te kësaj botë, siç e bënin kleftet ortodokse, vazhdoi te mendonte ai.

Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë etnike


Zbulohet harta e rrallë e Shqipërisë etnike (FOTO)

Për herë të parë del në dritë dosja e një studimi të panjohur i vitit 1941 për territoret reale gjeografike dhe historike të Shqipërisë, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinë
Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëvet në Shqipnin e robnueme
Përgatiti Veli Haklaj*
Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.
Prof. Ahmet Gashi (1988-1977) – Veprimtar i lëvizjes dhe i arsimit, gjeograf dhe historian, Mësues i Popullit, lindi në Prishtinë në një familje me tradita patriotike. Pasi mbaroi Normalen e Shkupit, u diplomua Profesor i Historisë e Gjeografisë në Universitetin e Stambollit (1910). Nga viti 1910 – 1964 ka punuar si mësues në Normalen e Prishtinës, Normalen e Elbasanit, Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, Gjimnazin “Sami Frashëri” Prishtinë, në shkolla të niveleve të ndryshme në Tiranë. Ahmet Gashi ka dhënë ndihmesë si autor i një sërë veprash shkencore në fushën e studimeve dhe të teksteve të gjeografisë. Ahmet Gashi ishte i pari gjeograf shqiptar i pranuar si anëtar i Shoqatës Nacionale Gjeografike (The National Geographic Society, Washington D.C.) më 1936; është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të kl. I, me Urdhrin “Për veprimtari patriotike” të kl.I. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botimi i ri, Tiranë, 2008, f. 754-755) Përpiloi dhe botoi disa harta gjeografike dhe historike, ndër to hartën “Shqipëria në vitet 1878-1881”, “Kryengritjet shqiptare për pavarësi në vitet 1909-1912”, “Lëvizja kombëtare shqiptare e vitit 1908”. Harta që po i paraqitet sot lexuesit të gazetës “Standard”, paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve, me titull “Shqipëria e vërtetë” në shkallën 1: 200 000. Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit:Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve shqiptare të Kosovës, Dibrës, Strugës, Ulqinit etj., ku shtriu edhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ.
Ahmet Gashi
 Kufijt e Shqipnis Ethnike
 1. Kufini perëndimuer.
 Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonise dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057gjenësi Veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208 gjenësi Veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.
2. Kufini veri-perëndimuer
Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020gjenësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s) … Gjatësia e kufinit veri-perëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km, tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.
3. Kufini veri-linduer
Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032 gjatësi lindore prej Ferro-s).
Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces, të ish-vilajetit të Nishit, që na kanë marrë serbët më 1878, vija e kufinit ndjek, nja 230 km, deri në Trstene (952), vijën e kufinit të vjetër turko-serb para luftës Ballkanike të 1912-ës; kjo gjatësi e kufinit turko-serb nuk po shpjegohet këtu, mbasi edhe dihet prej të gjithëvet. Kjo vijë përmbledh kufinin me Serbinë të prefekturave të Jenipazarit (Novipazarit) e të Prishtinës, ose Dukagjinit (shih fjalorin e Bardhit shkruar më 1650) simbas të ndameve të perandorisë otomane. Trstene, vend ku ndahet vija e kufinit të Shqipnis ethnike prej kufinit të vjetër turko-serb, ndodhet 46 km, në lindje të Prishtinës me vijë ajrore ose 36 km në veri-lindje të Gjilanit…
Kjo vijë e kufinit veri-linduer përmbledh të tanë krahinën e ish-prefekturave të Jenipazarit e të Prishtinës të humbuna më 1912 edhe një pjesë të kazasë së Vranjës të humbuna më 1878, me qytetet e Jenipazarit, të Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Podujevës, Ferizoviqit, Gjilanit etj.
Në rast se kanë me u kërkue tokat shqiptare, të humbuna më 1878, të krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj., atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë … Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovces e të Vranjës, bashkë me katundet e kazavet të tyne.
4. Kufini linduer
Kufini linduer i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042 gjanësi veriake edhe 39032 gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në kandin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011 gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003 gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km … Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Presheven, Dibren, Kerrçoven, Strugen, Ohrin, Krusheven, Perlepin, Resnen, Manastirin, Folorinen, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenen.
5. Kufini jug-linduer
Vija e kufinit jug-linduer nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistrices me kamben e vetv të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901 gjanësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që është degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e ndjek deri te goja e Artës.
Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare juge-lindore të humbuna më 1912. Këto krahina kanë për qendra qytetet e Konicës, të Janinës e të Meçovës.
6. Kufini juguer
Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbahet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës.
Kjo vijë përfshinë krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëlliçit, Pargës, Lurosit, Filipiodhes e të Prevezës.
Vendi gjeografik i Shqipnis Ethnike
Mbrenda kufijvet që u përmenden përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën juge-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detnevet të Jonis e të Adriatikut, prej juge në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’ (Prevezë) dhe 43020 (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje dërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040 (Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizze-n edhe 39038 (Kumarevo në lindje të Vranjes).
Për këtë flet edhe dijetari Georg von Hahn në veprën e vet “Albanesische Studien”, Vjenë 1854. Në faqen e parë të kësaj vepre ai thotë: Shqipnija shtrihet ndërmjet shkallëve të gjanësisë veriore 390 dhe 430, që do me thanë prej Prevezes deri në Novipazar.
Në rast se ka me u ba rivendikimi i plotë i vendevet të humbuna në veri-lindje, më 1878, atëherë shenji veriak shënon shkallën e gjanësisë 43024’ (në Krivirt 1205 afër Karakoll Turska-s) edhe shenji linduer shënon 39052’ në Romanovcin e Sipërm në lindje të Mesurices. Të gjitha krahinat që përmblidhen me qytetet e Kurshumlis, Prokupjes dhe të Leskovces, do me thanë e tanë lagjeja e lumit të Toplicës, deri afër mbarimit të shekullit 19-të, kanë qenë të banueme me popullsi shqiptare. Këtë e vërtetojnë të gjithë shkrimtarët e dijetarët e paanshëm që i kanë shetitun ato anë. Vërtetimin më të mirë të kësaj që thamë e ban konsulli i përgjithshëm i ish-monarkis Austro-Ungare, Lipich-i. Shkrimet e këtij janë raportuem prej Karl Sox-it në studimin që ky ban në “Erleuterunq zu der ethnographische Karte der Evropaische Turkci”, botue në Mitteilungen der K.U.K.Geogr. Gesellscheft in Ëien, Bd.XXI, 1878, faqe 177-183.
Këto vende me të vërtetë nuk kanë sot më një popullsi shqiptare (veç një pakic shumë të vogël), pse barbarizmi, shovinizmi i qeverive serbe i ka shfarosë më një sistem e metodë që njifet edhe sot mbasi edhe në kohët e tashme është tue i zbatuem po ato masa për zhdukjen e racës shqiptare nëpër viset e Kosovës e të Shqipnisë lindore.
Gjinden edhe sot shumë plaka e pleq të atyne viseve të humbune më 1878, që rrojnë si emigrantë në viset e ndryshme të Kosovës e që mbajnë ndër mend edhe vuajtjet që kanë pasë prej serbvet, këto vuajtje ata ua kallxojnë me mallëngjim nipërvet e stërnipërvet të vet.

7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...