2016-11-20

REXHEP BUNJAKU – JETA DHE VEPRIMTARIA


RREFIMI I REXHEP BUNJAKUT,TË DËNUARIT ME VDEKJE SI 18 VJEÇAR

88-të, vjeçari , Rexhep Bunjaku, është autor i librit “Kosova, Besa dhe Tradhtia”, i botuar në vitin 1998. Në këtë libër, ato që i përshkruan ai, janë copëza të përjetimeve personale e kolektive, nën sundimin e ish Jugosllavisë. Zbardh fakte dhe rrëfen të vërteta historike. Rexhep Bunjaku, ish i burgosur politik në ish Jugosllavi, i dënuar me vdekje që në moshën 18-të, vjeçare, përjetoi dhe prangat 17-të, kilogramëshe të ish Perandorisë Otomane, të cilat i mbante në këmbë, që ishin pjesë e torturave ndaj tij dhe shokëve. Në intervistë për Radio Kosovën, ai thotë se duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë, sepse jemi i vetmi komb që nuk kemi bërë krime.


Z. Bunjaku, keni botuar në vitin 1998 librin “Kosova, Besa dhe Tradhtia”. Ky libër erdhi si rezultat i përjetimeve të juaja të mundimshme me vite të tëra. Pse vendosët ta botoni?
Rexhep Bunjaku: Iniciatore, që ta botoj këtë libër, ishte Diana Toska. Nuk e kisha mendjen fare të dalë më shkrime, mirëpo Diana insistoi me këmbëngulje dhe më tha: ke obligim moral të dalësh më një libër sepse je pjesëmarrës i luftërave tona tragjike për liri dhe pavarësi. Pas kësaj, vendosa të dalë me shkrime shkurtimisht.Ditë për ditë duke shkruar, i thashë vetës pse mos të dalë me të vërtetat që I kam përjetuar bashkë me shokët e mi. Historia jonë e mëhershme është tepër tragjike si komb shqiptar.Ne, që nga viti 229 para Krishtit, kur kanë depërtuar legjionet e para romake në tokat ilire e deri në vitin 1912 kemi qenë në skllavëri, 600 vjet nën perandorinë romake, 1 mijë vjet nën perandorinë bizantine, e 500 vjet nën perandorinë otomane dhe afër 100 vjet nën miniperandorinë greke dhe serbe, pra gjithë jeta na ka shkuar në luftë për ekzistencë. Për këtë dhe vendosa të dalë me libër aq sa mundem për vetëm një segment të vuajtjeve tona mijëvjeçare.

Keni qenë veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Demokratike Shqiptare, që ishte Lëvizje politiko –shoqërore. Cili ishte aktiviteti juaj në këtë Lëvizje dhe pse u krijua?
Rexhep Bunjaku: Ne, u tradhëtuam! Jo njëherë, nga miqtë dhe armiqtë.Për këtë arsye e titullova librin “Kosova, besa dhe tradhtia”.Për shqiptarin, besa ka qenë institucion i fjalës së dhënë, mirëpo gjithmonë kemi qenë të tradhtuar.

Nga kush konkretisht?

Rexhep Bunjaku: Nga armiqtë, por mjerisht dhe nga miqt.Të inkuadrohesha në Lëvizjen Kombëtare demokratike Shqiptare, ka qenë shkaku që u transferova nga Kaçaniku në Ferizaj. Me mua ishte njëfarë Jovo Bajat.Ai, i bindur se dhe në shqiptarët jemi kriminelë.Me afsh dhe me një krenari të madhe, tregonte se si i kanë ekzekutuar shqiptarët. Ai thoshte: “ I kryqëzonim në shpinë sikurse Krishtin. I merrnim hunjt, i rrahnim dhe nga stërpikët e gjakut të tyre, mbulohej dhoma.Ndërsa ne, binim në ekstazë”. Më besoni, unë kam qajtur me dënesë duke dëgjuar atë. Dhe, aty u betova. Jam betuar se edhe me dreqin e mallkuar do të punoj kundër këtij regjimi. Ky ka qenë shkaku kryesor për këtë devijim nga vija e Lidhjes Komuniste.Mandej, njëherë kur shkova në depo, kam parë tirqi e xhamadanë të përgjakur, nga masakrimi i shqiptarëve, atëherë u praptua gjithçka tek unë, edhe shpirti im.



Sa ishte e vështirë, në këtë situatë, të merreshe me aktivitete politiko-shoqërore ?
Rexhep Bunjaku:Duke marrë parasysh regjimin monist, sepse ka qenë një parti që sundonte në Jugosllavi dhe diktatura proletariate ka qenë në kulminacion në Jugosllavi, sidomos ndaj shqiptarëve. Edhe ndaj të tjerëve, por ky regjim ndaj shqiptarëve ka qenë veçanërisht gjakpirës. Unë me shokët, kur u inkuadrova në Lëvizje, Hasan Bilalli, Abdullah Musliu, Azem Morana, më kanë informuar rreth krimeve mbi shqiptarwt e mw pastaj edhe vet jam interesuar dhe kam mbledhur tw dhwnat se janë masakruar 48 mijë e 130 shqiptarëgjatë viteve ’44 – ’45. Ajo ka qenë tragjedi e madhe. Gati 5% e popullatës është masakruar. Në ’48-ën, kur është bërë regjistrimi i popullsisë, kanë dale 800 mijë shqiptarë. Mbi 5%, afër 6% shqiptarë janë masakruar pa gjyq dhe kanë qenë masakra të tmerrshme. Pastaj, rrëfimet që i kam dëgjuar në burg nga të burgosurit, që ishin aty nga e gjithë Jugosllavia!



Ju edhe u burgosët nga regjimi i atëhershëm jugosllav. Sa vjet bëtë burg dhe pse?
Rexhep Bunjaku: Kur u inkuadrova në Lëvizje në vitin ’45, nëpërmjet Qemail Skënderit, i cili ka qenë zëvendës i kryetarit të Komitetit Qendror, jam burgosur më 16 gusht 1946. Ka qenë vapë e madhe dhe isha me një këmishë me mëngë të shkurtëra.M’u afruanoficerët e UDBs e mëthane:”Eja me ne se kemi një pyetje”.Më burgosën.Nga aty, kam dalë pas 15 vjetëve e një muaji.Pra, ajo bisedë zgjati 15 vjet e një muaj.Pesë muaj, unë isha me ato rroba që kisha në trup kur më burgosën.Tërë këtë kohë kam qenë pa shtrojë e mbulojë, që i kam kaluar në Ferizaj.As vet nuk e besoj që ende jam gjallë. Fati im, Esat Lubishta që ishte edhe vet i burgosur, ai dhe Zotimë ringjallën. Ai me bukën e vet më ka ushqyer, seunë pata rënë, isha në komë, nuk kisha vetëdije. Indjeva do pika. Ai më kishte marrë në prehër dhe po qante.Esat Lubishtën e pata njohur në Kaçanik në vitin 1945.E gjykon njëfarë Shaban Smirën. Esat Lubishta ka pasur një mantel ngjyrë vjollce dhe serbët si serbët, ishin mbledhur gati nga të gjitha komunat aty, bërtisnin: smërt, smërt…kurrë nuk e harroj atë moment! Ai u çua sikur titani dhe klithi: pse bërtitni sikur shtazë! Në atë kohë, në ’45-ën, kur ishte rrezik I madh tw reagosh kundwr masws serbe. E ai njeri, fati im, ka ardhë në dhomën time. Edhe diçka shumë interesante. Isha duke pare ëndërr se si erdhi gardiani dhe e pyeti si quhej dhe ai i tregoi. Gardiani i thotë:”Merri rrobat dhe dil jashtë”. Pa përfunduar ëndrrën time, ka ardhë gardiani, e ka marrë dhe ka dalë. Ai, së pari ka shkuar në shtëpinë time që t’iu tregonte që jam gjallë, pastaj në shtëpinë e vet. Zoti e bekoftë atë dhe familjen e tij. Kurrë nuk e harroj këtë njeri trim dhe bujar.

Vetëm si 18 vjeçar u dënuat me vdekje. Si e përjetuat këtë shqiptim të dënimit?

Rexhep Bunjaku: Nuk e kisha shijuar jetën që ta mirrja tragjedi atë punë. Më besoni, kur më dënuan me vdekje, kryetari i gjyqit me pyeti:”A je i kënaqur me dënimin”.Gjyqi ushtarak ishte ai qw më dënoi. Çfarë cinizmi! Unë iu përgjigja:”Unë jam i kënaqur por tani ju pyes unë se a jeni ju të kënaqur që më keni dënuar për vdekje-pushkatim?!”Kur po e shoh babain tim, se më dënuan pa publik sepse gjykimi ishte sekret, i pyeta:”A bën të bisedoj me babain tim meqë e paskeni lejuar të merr pjesë në gjykim?” Më thanë po, por jo me përqafime! U thashë se e dija këtë! Babai u afrua dhe po qante.“Baba, i thashë, mos qaj se nuk të kanë hije lotët”!“Po bre bir, më tha, sikur të isha dhe unë në vendin tënd nuk do të qaja, por unë jam prind”, më tha. Nuk i harroj kurrë ato fjalë të babait tim.Nuk e kisha përjetuar jetën, prandaj nuk më ka bërë ndonjë përshtypje.

Në librin tuaj “Kosova, besa dhe tradhtia”, e keni përmendur edhe izolimin. Çka ka qenë ky izolim?
Rexhep Bunjaku:Izolimin e kam përjetuar në Nish, jo në Prishtinë. Pasi e vërtetoi aktgjykimin Gjyqi Ushtarak Suprem, pritej në çdo moment të më pushkatojnë. Ishim pesë persona me dënim për vdekje, pesë shqiptarë: Jusuf Visoka, Abdurrahman Gërguri, unë Mulla Ramadan Govori edhe Sabit Qazim Llashtica.Të pestët kemi qenë për vdekje-pushkatim dhe të pestëve na zëvendësuan dënimin me nga 20 vjet burg të rëndë sepse, ndërkohëi kapën udhëheqësit kryesuesor të Lëvizjes: Gjon Sereqin, Ajet Gërgurin, Osman Bunjakun, Ukë Sadikun, Hilmi Zariqin. Të gjithë i pushkatuan, përpos Zariqin. Neve na falën jetën. Është intersante,ishte afruar dita e pushkatimit kur erdhi një plak dhe më thotë: Bunjak, a bën të lahesh? Mendova se e kishte për të më hequr preokupimin për pushkatim. I thashë: ore burrë, ka shtatë muaj që trupi im nuk ka pa ujë! Si të lahem me pranga në këmbë?! I kishim prangat e Perandorisë Otomanë 17 kg të rënda. Më tha, mos u mërzit për këtë. Zgjati këmbët….Më bësoni, 5 minuta kam qenë lakuriq, me pranga në këmbë. Sikur të më thoshin Rexhep Bunjaku, shko në shtëpi dhe zhvishu, nuk do të dija.Tash e di, se e përjetova. Më kanë marrë, më kanë larë dhe më kanë veshur duke i pasur tërë kohën prangat në këmbë. Atëherë m’u ka kujtuar se pse insistuan! Si mysliman, të mos më çojnë në pushkatim pa u la. Kanë filluar 70 burra të qajnë me dënesë. Isha i ri, 18 vjeçar. Edhe këtë e kam përjetuar!

Si i duruat të gjitha këto tortura? Çka iu mbante në burg?A kishit libra të lexoni që ta kaloni kohën duke lexuar ose duke shkruar?

Rexhep Bunjaku: Isha i ri dhe përballova të gjitha ato vuajtje. Por, patëm dhe fat në Nish që nuk kishim cenzurë në gjuhën shqipe.Nipi i Mehmet Hoxhës, e ka pasur një shok në burg, Nijazi Doganin, që na pati dërguar tre libra kapitale, “Lahuta e Malcisë”, “Vjershat e Nikollw Ivanajt” dhe “ Lufta e studentëve shqiptar në Çamëri”. Mua më ra në dorë “ Vjershat e Nikollw Ivanajt”, kurrë nuk e harroj. Kanë kaluar gati 70 vjet që nga ajo kohë dhe nuk e harroj. Në faqen e parë shkruan: Mos të besoja që Shqipëria do të rrnojw përgjithmonë, do të doja që Perëndia gjithë botën ta rrënojë. Unë, i inspiruar nga këto fjalë, vazhdova: Mos të besoja se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, do të doja që Perëndia tërë botën ta bëj shkrumb e hi. Për këto katër rreshta, i vuajta tri vjet izolim.





Pse e keni titulluar librin “Kosova, Besa dhe tradhtia”. Kush ju dha besë e kush tradhtoi?

Rexhep Bunjaku: Duhet një shpjegim shumë i gjerë, por me pak fjalë, ne, besën e kemi traditë, institucion, por gjithmonë kemi qenë të tradhtuar nga pabesia e fqinjëve, ndërsa ne, iu kemi përmbajtur besës. Kemi mbetur të tradhëtuar prandaj e kam bërë Kosova, si sinonim i një hapësire ku gjithmonë ka vuajtur kombi shqiptar.E kemi pas besën, por kemi qenë të tradhëtuar nga armiqtë.Prandaj e titullova “Kosova, besa dhe tradhëtia”.



Sot jeni gati 88 vjeçar. Çka do t’u thoshe sot të rinjve, politikanëve, shkrimtarëve, meqë kemi arritur ta bëjmë shtetin falë punës suaj, brezave të mëhershëm e tutje, që sakrifikuan aq shumë që sot të jemi këtu ku jemi?


Rexhep Bunjaku: Le të jenë krenarë që janë shqiptarë, sepse i vetmi komb që nuk ka bërë krime ndaj fqinjëve, janë shqiptarët. Le të dalë një nga fqinjët që nuk është shqiptar e le të thotë se ja një varr masiv që kabë bërë shqiptarët ndaj fqinjëve të vet, vetëm një jo më tepër. Ndërsa, janë mijëra varreza kolektive me shqiptarë nga armiqtë tanë si grekët, turqit, serbët, kurse shqiptarët kurrë nuk kanë bërë.Për këtë duhet të jemi krenarë. Unë jam krenar që jam shqiptar. Ne kemi luftuar për këtë ditë, të lirë jemi, të pavarur nuk jemi, të most a mashtrojmë veten.Nuk jemi të pavarur as ekonomikisht e as politikisht. Por, jemi më mirë se sa kemi qenë. Nuk kemi frikë se do të tëburgos serbi. Në Kosovë, çdo serb ka pas të drejtë të burgosë shqiptarë, të rrah shqiptarë, të vrasë shqiptarë dhe të mos përgjigjet.Sot, së paku këtë nuk e kemi, se të pavarur nuk jemi as sot.Por, duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë.



Librin “Kosova, Besa dhe tradhtia”, do ta ribotoni. Çka do të shtoni në këtë ribotim. Çka do të shtoni në këtë ribotim, apo pritet ndonjë libër tjetër i juaji po me këto përjetime, me këto fakte që i keni përjetuar ju bashkë me shqiptarët e tjerë?

Rexhep Bunjaku: Pak kam shtuar, vetëm disa gjëra sepse i jam përmbajtur kohës kur është botuar libri. Normalisht tash kanë ndryshuar gjërat, mirëpo i jam përmbajtur thelbit të librit. Tani e kam përmenduar Diana Toskën, e cila është iniciatore që unë kam filluar të shkruaj, e falënderoj që më “detyroi”.Nuk kam ndryshuar shumë.Kam botuar shumë artikuj edhe në të përditshmet tona.E falënderoj edhe Avni Spahiun dhe Sylejman Aliun, të cilët më kanë ndihmuar shumë.E kam në punim e sipër dhe bësoj që shpejt do të dalë libri kundër Kapllan Resul Buroviçit. Është një person tepër negativ dhe sinonim i tradhëtisë. Aq sa kam mbledhur unë, deri tani ai ka shkruar 30-të, libra kundër kombit shqiptar.Ka shkruar kundër Ismail Kadaresë, Adem Demaçit, Agim Gjakovës… kundër kombit shqiptar. Ai thotë se shqiptarët kanë ardhur në Ballkan 1 mijë vjet pas sllavëve. Çka të pret njeriu nga ai! Besoj se shumë shpejt do të botohet.

Diçka për fund?

Rexhep Bunjaku: Kisha një porosi, veçanërisht për rininë shqiptare. E para, të jenë krenarë që janë shqiptarë dhe e dyta, të jenë të ndershëm gjithmonë. Tradhëtinë, pabesinë dhe interesin personal le ta shmangin. Pa liri kombëtare, nuk ka as liri individuale. Tragjedia më e madhe është se vet shqiptari del dhe thotë: kombi kosovar! Kjo është: përçaj e sundo. Pra, le të mbisundojë interesi kombëtar.Kjo është porosia ime.




Jam i lindur në Shkup më 10 qershor 1928 në një familje fshatare-qytetare nga nëna Qamile (1911) e bija e Fatimës nga fshati Llojanë, rrethi i Kumanovës dhe Ramadanit, nga fshati Vranovcë, rrethi i Vranjës. Më 1912, nga terrori i okupatorit serb, prindërit e nënës sime, janë shpërngulur në Shkup. Ndërsa nga ana e familjës së babës: babai Rifat (1903) i biri Nebijës nga Kaçaniku dhe Mehmedit, nga fshati Bicaj (Biçec) rrethit të Kaçanaikut.

Babai im është shpërngulur në Shkup më 1925 dhe, pasi punësohet dhe gjenë një shtëpi me qira, e tërheq prindërit dhe tre vëllezër të tij.

Shkollën fillore e kam kryer në Shkup më 1939. Gjatë vitit shkollor 1939/1940 u regjistrova në Shkollën e mesme Medresja e Madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup. Pas okupimit të Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941 (E sulmoi më 6 prill 1941) dhe shpartallimit të Jugosllavisë, e me ardhjen e okupatorit fashist bullgar, shkolla e përmendur (Medresa e madhe “Mbreti Aleksandër) u mbyll dhe nuk u lejua vazhdimi i shkollimit. Okupator si çdo okupator!

Shkollën e mesme teknike, drejtimi elektroteknik, e kam kryer poashtu në Shkup. Pas daljes nga burgu u regjistrova në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë por gjendja e mjerueshme ekonomike, angazhimi në punë dhe obligimet familjare, më detyruan t’i ndërpres studimet.

PREJARDHJA E FAMILJES SË BUNJAKËVE

Familja e Bunjakëve të Halil “Lil” Bunjës nga fshatit Bicaj (Biçec) të rrethit të Kaçanikut,sipas rrëfimit të xhaxhait tim Sherif Bunjakut, prejardhjen e ka nga fshati BUNAJ (BUNJA) të Malsisë të Gjakovës (emërtim i serbizuar - BUJAN, ku është mbajtur Konferenca e “famshme” më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944), nga është shpërngulur, me dy vëllezër të tijë, rreth vitit 1820. Shkaku i shpërnguljes: vrasja për gjakmarrje në Besë. Dhe, sipas Kanunit të Lekë Dukagjnit, është dënuar me dëbimin e “besëprersve”.

Halil-Lil Bunja ka bredhur rreth dy vjet nëpër fshatrat e Kaçanikut derisa është vendosur në të BANAT (stanet) e Korraqve duke ua dhënë të motrën si “këmbim”. Unë jam brezi i gjashtë nga Halil-Lil Bunja.

Jam një njeri i rëndomtë si të gjithë njerëzit tjerë. Por, para se të gjithash dhe mbi të gjitha – jam SHQIPTAR. Nuk jam naciracist dhe as shovinist; as komunist, bolshevik, marksist e leninist; nuk jam fundamentalist, anarkist, terrorist dhe as jezuit fanatik – jam me bindje e ndjenja kombëtare shqiptare dhe atdhetare. E dua dhe e adhuroj kombin tim shqiptar, por nuk e urrej, nënçmoj ose përbuz asnjë komb tjetër pa dallim feje, gjuhe, ngjyre e race. E nderoj dhe e çmoj çdo komb i cili e nderon dhe e çmon kombin tim.

Jam një njeri i “vogël” dhe një ANONIMUS, të cilin vorbulla e stihisë së ngjarjeve të pamëshirshme, të shkaktuara nga fqinjët tanë bizantino-pravosllavë: grekë, serbë, malazezë e sllavomaqedonasë (me ndihmën e pakursyer të “nënës” së madhe Rusisë), e ka strukur në një kënd të errët në hapësirën madhështore të historisë së lavdishme të kombit tim shqiptar në luftë të pandërprerë për liri e pavarësi e për një jetë të denjë me fqinjët tanë lakmues ndaj tokave iliro-shqiptare; për ruajtjen e trungut dhe të qenies kombëtare; për ruajtjen e dokeve dhe zakoneve sublime kombëtare: besën, dinjitetin, krenarinë, bujarinë, burrërinë, mikpritjen dhe gjuhën e ëmbël iliro-shqipe; për ruajtjen e traditave morale e etike si dhe të tërsisë shpirtërore dhe territoriale iliro-shqiptare.

Jam një viktimë, nga qindramijëra sosh të kombit tim, të aparatit ndëshkimor shtetëror gjakpirës: totalitar, militarist, diktatorial dhe policor TITOIST që, me vite të tëra ë ka mbajtur në errësirën e harresës të mbuluar me një shtresë të trash të pluhurit të zhdukjes, duke u munduar ta ZHDUKË fizikisht, bilogjikisht, moralisht dhe shpirtërisht.

Tash, pas 65 vitesh (prej vitit 1946 kur më privuan nga liria kolektive në atë individuale), atë përvojë të hidhur të jetës sime, anëtarëve të familjes sime, të të gjithë familjeve shqiptare nën zgjedhën e regjimit komuno-bolshevik TITOIST, dua ta nxjerr në dritë.

PERIUDHA NËN OKUPIMIN E BULLGARISË FASHISTE 1941-1944

Më 07.04.1941 filloi lufta kundër Jugosllavisë së Versajes dhe më 09.04.1941, vetëm pas dy dite, ushtria gjermane ishte në Shkup. Ishte dita e martë. Pas ushtrisë gjermane, hyrën në Shkup edhe bullgarët me opinga në këmbë (një të lëkurës e një të gomës) dhe me vargje të hudhrave në krah. Në këtë kohë isha 11. Vjeçar. Është interesant ta përmendi gjyshin tim të ndjerë i cili thoshte për Serbinë:”Le të shkojë ky i mallkuar serb, e le të vjen edhe dreqi i mallkuar!”, por kur i pa bullgarët, tha:”Kuku, shkojë Jonuzi e erdh Domuzi!”.

Babai im, para okupacionit bullgar, ishte nëpunës i Komunës së Shkupit si inspektor sanitar. Okupatori bullgar menjëherë e përjashtoi nga puna se ishte shqiptar. Filluan ditët e skamjes, të mjerimit dhe luftës për MBIJETESË.

Familja jonë, gjatë vitit 1941, ishte gjashtë anëtarëshe: Nëna, Babai, unë Rexhepi, motra Myrvete (1934), vëllai Nuhiu (1938), vëllai Jusuf-Zija (1941) dhe motra Shyrete (1945). Vëllai Nuhiu më vdiq më 1968 dhe e lë një djalë (i cili lindi pas vdekjes së tij) i cili tash jeton në Kinë.

Shqiptarët, nën okupimin e Bullgarisë pravosllavo-fashiste, nuk kanë pasur të drejta edhe më elementare: individuale, njerëzore e lëre më kombëtare. Të drejta? Të cilat NUK ekzistojnë në fjalorin e okupatorëve PRAVOSLLAVË, pa dallim të rendit shoqëror: demokrat, fashist, komunist, bolshevik, tottalitar etj. Ne shqiptarët ishim qytetarë të rendit “N”, sikur deri më 1999 nën okupimin gjakpirës SERB.

Nuk kishim të drejtë për punë, për shkollim, për sigurim social e as shëndetësor. Ishim të nënçmuar, të ndjekur, të poshtëruar, të nëpërkëmbur dhe të përbuzur. Të lënun në mëshirën e stihisë dhe në pamëshirën e okupatorit bullgar të cilin e zëvendësoi okupatori i vjetër SERBIA.

Fatbardhësisht, falë qëndrueshmërisë së pashembulltë të prindërve tanë si gjithmonë; durimit, vetëflijimit, vetëmohimit dhe moralit të lartë kombëtar, edhe këtë periudhë të stuhisë së tmerrhsme, sikur edhe stuhitë tjera gjatë mbi dy mileniumeve të kaluara, e mbijetuam dhe ia dolëm ta mposhtim me krenari.

AKTIVITETI NË LËVIZJEN NACIONALÇLIRIMTARE JUGOSLLAVE 1944/46

Për ideologjinë komuniste, së pari herë, kam dëgjuar në Shkollën e mesme Medresa e Madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup gjatë vitit 1940, kur rretë e zeza të Luftës së Dytë Botërore e errësuan qiellin e Evropës LOZONJARE, nga Qemal Musliu nxënës i kësaj Shkolle dhe anëtar i Partisë Komuniste Jugosllave. Banonte afër mëhallës sime. Ishte më i moshuar se unë (ai ishte në klasën e VI, ndërsa unë në klasën e II-të) dhe, normal, kishte ndikim mbi botkuptimet e mia dhe ideologjia komuniste mu dukte e vetmja për ardhmërinë e kombit shqiptar. Aq joshse më dukeshte.

Në Medresën e përmendur ishin dy rryma ideologjike: rryma internacionaliste-prokomuniste dhe nacionaliste-profashiste. Rryma komuniste ishte më masive dhe ishte si MODË të jesh komunist se komunizmi paraqiteshte si ideologji i “progresit”, i “barazisë sociale”, i “drejtësisë”, ndërsa ideologjia fashiste-naciste paraqiteshte si një ideologji i “regresit”, “terrorit”, “disparitetit social”, “racizmit” dhe të “urrejtjes patologjike”.

Komunistët ishin më të organizuar, më të disiplinuar, më agresiv dhe më fanatikë.


 Ndërsa nacionalistët ishin më të arsimuar, më fisnik, më të pasur dhe më dinjitozë. Si manifestoheshte kjo?

Komunistët me demonstrata masive dhe me parulla: vëllazërim-bashkim; liria e shtypit, fjalës dhe e tubimit; e drejta për punë pa dallim gjinisë; e drejta për sigurim social dhe shëndtësor; barazi e plotë për të gjithë pa dallim feje, gjuhe, kombsie, ngjyre dhe race; fabrikat punëtorëve dhe tokat punuese fshatarëve e të ngjashme.

Nacionalistët nuk e kishin këtë fuqi masive dhe hipnotizuse, por pronsonin (posedonin) një autoritet bindës për shkak se shumica ishin intelektualë, biznismenë dhe tregtarë; esnafa dhe burra fisnik. Parullat e tyre ishin: kombi mbi të gjithë; Zoti është me ne; individi i pasur, kombi i pasur; komunistët janë pa fe, janë ateist; familja e shëndoshë, kombi i shëndoshë etj.

FILLI I NDJENJËS KOMBËTARE

Fillii i ndjenjës kombëtare shqiptare tek unë ka filluar në ODË të miqve të familjes së madhe të BUNJAKËVE në fshatin Bicaj (Biçec) ku, gati, çdo netë mblidheshin mysafirë të shumtë nga rrethi i Kaçanikut dhe anëtarët e familjes së bunjakëve të Halit Bunjës.

Si fëmijë, në odën e ërmendur, i kam dëgjuar xhaxhallarët e babait tim: Ruzhdi dhe Riza Bunjakun duke luajtur në kavall e duke kënduar këngë kreshnike: pë Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Azem Galicën e Skënder Beun. Më vonë, për ta dalluar përkatësinë kombëtare nga përbërja sociale, e kam dëgjuar prej dajës së Babait tim, Abdulla Kaçanikut i cili, si nacionalist dhe iredentist shqiptar, ka qenë i ndjekur, qysh para LDB-së nga organet ndëshkuese të pushtetit jugosllav dhe të cilin, më 1944 në Ferizaj, me tortura shtazarake, e masakrojnë “shokët” dhe “vëllezërit” jugosllavë-serbë.

Librin e parë në gjuhen SHQIPE ma ka dhënë patrioti i shquar dhe i palodhur, Abdulla Musliu, i cili në vitet 1939-1941 ka qenë udhëheqës i bibliotekës së Vakëfit në Shkup.

Në fund të viteve të tridhjeta (1937-1939), Abdulla Musliu me shokët e vet: Hasan Bilalin, Azem Moranën dhe Imer Halitin (Imeri gjatë viti 1944, si komunist militant, bëri atentat mbi Fon Papenin, ambasador i Gjermanisë naciste në Turqi, dhe për këtë vepër dënohet me vdekje dhe pushkatohet) kanë qenë aktivist të palodhur dhe vetëmohues në Shkup e në rrethinë, për ringjalljen e ndjenjës kombëtare shqiptare dhe propaganduesë këmbëngulës për shkollimin dhe arsimimin e mëtutjeshëm të nxënsve shqiptarë duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe duke agjituar tek prindërt për t’I bindur që të vazhdojnë me shkollimin e mëtutjeshëm të fëmijve të tyre si i vetmi shpëtim në të ardhmën.

Këta TRE patriotë të dëshmuar, me veprimtarinë e tyre, e meritojnë një vend të POSAÇËM në historinë e figurave të ILUMINISTËVE për zhvillimin dhe masivizimin e arsimimit kombëtar shqiptar.

Sa kanë pasur ndikim prindërit e mi kultivimin e ndjenjës kombëtare shqiptare? Mjerisht pak e aspak. Se edhe unë, sikur edhe miliona fëmijë shqipatrë, kam qenë një nga ata fëmijë shqiptarë VIKTIMË e ndikimit negativ të FESË (turke) për kultivimin e ndjenjës kombëtare shqiptare: je MUHAMEDAN, je TURK!Je QYTETAR, je TURK! Je FSHATAR, je SHQIPTAR!

Prindërit tanë të paarsimuar e të pashkolluar, si pasojë e politikës së shkombëtarizuese të okupatorëve: romakë, bizantinë dhe otomanë – s’kanë qenë të vetëdijshëm të dallojnë përkatësinë fetare nga përkatësia kombëtare: je i fesë MUHAMEDANE (islame) je TURK dhe përkatësinë kombëtare nga ajo të përbërjës sociale: je qytetar – je TURK; je fshatar – je SHQIPTAR.

Si pasojë e së kaluarës së hidhur, të përgjakshme dhe të tmerrshme gjatë okupimit romak, bizantin, turk, serb e grek – edhe sot po e pëson populli shqiptar për shkak mungesës së NJË FEJE shqiptare e cila (FE), me fuqinë e saj tërheqëse (centripetale) do të predikonte për vlerat e doktrinës së Krishtit dhe të Muhamedit por, njëkohësisht, do të luftonte edhe më tepër për vlerat dhe kauzën kombëtare shqiptare, sikurse edhe për ATDHEUN dhe për ATDHEDASHURINË. Mjerisht, çdo okupator: romak, bizantin, otoman-turk, serb e grek na e ka lënë në trashëgimi nga një DOKTRINË e cila, varësisht se cilit okupator i takonte, ka vepruar përmes klerikëve të vet në FAVOR dhe në të MIRË të atij okupatorit, që të mos të lirohemi nga ndikimet e tyre shekuj me radhë.

Edhe familja ime , si dhe qindramijëra familje të tjera shqiptare, falë politikës çkombëtarizuese të okupatorëve të shumtë, ka qenë e paarsimuar dhe e molepsur me fanatizmin FETAR, në familjen time me atë MUHAMEDAN. Gjyshi im, i cili nuk e dinte asnjë fjalë të gjuhës turke, e quante veten TURK dhe betoheshte me “qofsha turk”. Nëna ime, megjithëse shqiptare e kulluar, më ka folur turqisht se “unë qenkam qytetar e jo fshatar që të flas shqip”, kështu që s’kam ditur të flas shqip deri në moshën time 16. Vjeçare kur më isha i vetëdijshëm të dalloj përkatësinë kombëtare nga përbërja sociale dhe nga ajo fetare. Vallë, nuk është një kombëtare? Një ILIR-SHQIPTAR t’i thotë vetit/vetes se është “turk”, “grek”, “serb”, “malazez”, “italian”, “bullgar”, “rus”, “kinez” e bile-bile edhe “ARAB”!!

Që të jetë tragjedia edhe më e madhe, paraqitet edhe doktrina komuniste internacionaliste e bolshevike (si shumë e dogmave të kësaj doktrine) me të cilën u indoktrinua rinia shqiptare. Edhe komisarët politik komunist, sikurse klerikët krishter dhe muhamedan, e kanë luajtur të njëjtin rol: konvertimin e masës së gjerë në atë ATEISTE dhe të formimit të “shoqërisë pa klasa” dhe të zhdukjes së të vlerave morale e etike kombëtare shqiptare.

AKTIVITETI NË PUSHTETIN JUGOSLLAV – TITOIST

Në pushtetin e Jugosllavisë së AVNOJ-it (titoist) u inkuadrova menjëherë pas “çlirimit”, në fillim të muajit nëntor të vitit 1944, kur edhe u “çlirua” Kaçanaiku. Pse e theksova fjalën “çlirim” dhe e futa në thonjëza? Ja pse! Dikush më herët e dikush më vonë; dikush tash e dikush, qe besa, as tash nuk e ka parë dhe nuk po e sheh se për kë, me të vërtet, ka punuar dhe vepruar; kujt i ka shërbyer me besnikëri fanatike duke i sendërtuar plan-programet djallëzore kundërshqiptare të sllavëve të jugut e nën parrullën “vëllazrim-bashkim”?

Më 24 janar 1944, Shkupi u bombardua intenzivisht nga aleatët anglo-amerikanë. Familja ime, e trishtuar dhe e tmerruar, u shpërngul në Kaçanik si një vend i vogël dhe jo në rrezik për bombardime. Në Kaçanik edhe e pritëm “çlirimin” nga (së pari nga ushtria bullgare) partizanët e Titos në nëntor 1944. Edhe Kaçaniku, sikurse edhe Shkupi, në kohëne e Luftës së Dytë Botërore, ka qenë nën okupimin e Bullgarisë fashiste.

Para ardhjes ushtrisë çetniko-partizane, në popull mbretëronte një frikë e arsyeshme nga ploja e kësaj “ushtrie” mbi popullatën shqiptare duke qenë se vinin lajmet e trishtueshme nga trojet e “çliruara” nga kjo ushtri “popullore”, megjithëse pushtetin në Kaçanik e kishin bullgarët e jo shqiptarët.

Në anën tjetër, një shtresë e popullit, ushqente njëfarë shprese se partizanët (sipas propagandës së tyre) nuk janë hakmarrës, terrorista dhe kriminelë.Dhe, me të vërtet, në ditët e para pas “çlirimit”, nuk kishte hakmarrje as terror në Kaçanik, por e pësoi BLLACA e Hanit Elezit me një plojë të paparë e të padëgjuar, duke u masakruar 128 (njëqind e njëzet e tetë) fëmijë, djelmosha dhe burra.

Në Kaçanik, gati menjëherë pas “çlirimit”, u formua Roja Partizane ku, gati e gjithë rinia e Kaçanikut, u inkuadrua në këtë formacion ushtarak të pushtetit të ri jugosllav. Atmosfera ishte e lakmueshme:
a) kishim të drejtë të marrim pjesë në pushtet;
b) administrata zhvilloheshte në gjuhen shqipe;
c) gati menjëher u hapën shkollat në gjuhen shqipe;
d) hymni kombëtar shqiptar këndoheshte lirisht në binë;
e) flamuri i shenjtë kombëtar shqiptar valonte i lirë dhe, kur i krahasoja të gjitha këta të drejta që na i mundësoi pushteti i ri komunist me gjendjen e mjerueshme dhe diskriminuese absolute nën okupimin bullgar, më dukeshte se jam në Shqipëri dhe i barabart me sllavët e jugut: serbin, sllavomaqedonasin dhe malazezin.

Ky krahasim, e JO vetëdija dhe bindja si komunist, më kanë shtyrë të inkuadrohem në pushtetin jugosllav, derisa nuk e pash realitetin.

Kur filloi dyshimi në sinqeritetin e parullave komuniste titoiste dhe kur e pash dhe e vërtetova veprimtarinë kundërshqiptare të tyre?

Dyshimi,luhatja dhe tundimi i parë ndaj komunistëve titotist, në veprimtarinë e tyre kundërshqiptare dhe ndaj politikës së tyre naci-raciste pansllaviste, mu paraqit me krimin-plojën makabre të kryer mbi popullatën shqiptare në fshatin Bllacë të Han Elezit (nëntor 1944) ku u masakruanë, në mënyrë më mizore, 128 fëmijë, djelmosha, burra dhe pleq të paarmatosur. Sipas Fadil Currit janë masakruar 137, ndërsa sipas Xhafer Shatrit 180.

Këtë gjenocid-etnocid e ka kryer majori Glisha Sharanoviq, Mara Naseva aktiviste e vjetër e PKJ-së dhe Qefsere Shukriu (turke dhe e bija e Hasan Shukriut e cila, gjatë vitit 1945 u martua me Qemal Sejfullahin, djalin e Haxhi Kasëmit, komunist militant dhe fanatik me 4 klasë të shkollës fillore)– udhëheqës të Aradhës Partizane të Malit të Zi të Shkupit.

Në lidhje me këtë plojë trishtuese, në kazamatin e Idrizovës, u njoha me një serb të fshatrave të Malit të Zi të Shkupit i quajtur Aco (mbiemri nuk më kujtohet) me një sy artficial dhe i cili më tregoi një detaj të gjakpirësisë së FEMRËS SLLAVE, Mare Nasevës.

Qe rrëfimi:
- Një nënë, një prej shumë nënave shqiptare të pikëlluara, të tmerruara, të lemerisura, të trishtuara dhe shpirtdjegura të fshatit Bllacë të Hanit Elezit, atë natë të krimit-plojës, të cilës ia kishin marrë tre (3) djem, ka vajtur te udhëheqsit e Aradhës Partizane “Çlirimtare”, me shpresë të shpëtimit, së paku, të njërit prej djemëve. Më i riu i kishte 15 (pesëmbëdhjet) vjet. Nëna e mjerë i drejtohet “komandantës” Mare, duke shpresuar se tek kjo “femër” do t’ia ringjallë ndjenjat e NËNËS dhe ndjenjat prindore, dhe i thotë:”Komandante! M’i keni marrë tre djem. Më i riu i ka 15 vjet. Ju lutem ma falni këtë më të riun. Ju lutem.” Komandatja Mare, pasi s’e ka kuptuar gjuhen “shiptarski”, i drejtohet bashkëluftëtares së saj, Qefsere Shukriut, për t’ia përkthyer. Kur Qefserja ia përkthen dhe I tregon se ç’do kjo nënë shqiptare, “komndatja” Mare i është përgjigjur:”Pse jo! Po, po tash ia fali djalin. Cili është ai?” dhe kur ia sjellin fëmijën 15. Vjeçar, kjo kriminele, para nënës së shkret e të trishtuar, e nxjerrë revolën dhe e vret djalin, duke shtuar:”Qe, unë e mbaj fjalën. Le ta merr tash!”
Për terrorin masiv, për plojet, masakrat çnjerëzore; për gjenocidin dhe etnocidin gjakpirës të sllavë të jugut mbi shqiptarët në trevat shqiptare në Jugosllavi, në këtë kohë (për shkak të mungesës së informatave nën diktaturën komuno-bolshevike dhe të një regjimit totalitar, militarist dhe policor) nuk kam diktur, nuk kam qenë i informuar. Më vonë, kur u inkuadrova në Lëvizjen (Kombëtare) Nacional Demokratike Shqiptare, prej udhëheqsve të kësaj Lëvizjeje: Azem Moranës, Qemal Skënderit, Hasan Bilalit dhe Abdulla Musliut u informova më hollësisht për të gjitha mizoritë e krimeve dhe të tmerreve të kryera mbi popullatën shqiptare në Jugosllavi. Për këta krime edhe kemi shpërndar afishe duke e informuar popullin shqiptar dhe opinionin botëror (maj-qershor 1946).
Çka ndikoi dhe ishte vendimtare për tu bindur në politikën dyfytyrëshe-hipokrite, dinake dhe kundërshqiptare të komunistëve në përgjithësi e të komunistëve TITOIST në veçanti – si vazhdimësi i zbatimit të synimeve dhe të aspiratave shekullore të ekspanzionit pansllavist në Ballkan , me qëllim të daljes në Detin Mesdhe nëpërmes së Detit Adriatik?
Menjëher pas “sçlirimit”, 17 nëntor 1944, Këshillin e Komunës dhe të Rrethit në Kaçanik e formuam: Halim Misini-Sopa, Rexhep Bunjaku dhe Isa Xhemal-Dogani. Halimi dhe unë (Rexhep Bunjaku),në atë kohë, ishim më të arsimuar në Kaçanik (të dytë me semimaturë), neve na ra barra e formimit të institucioneve qeverisëse lokale. Pasuan mandej edhe institucionet tjerë: Roja Partizane, Komanda e Vendit, Komiteti I Rrethit të Partisë Komuniste Jugosllave, OZN-a (Odeljenje Zastita Naroda – Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) dhe KNOJ-i (Komanda Narodnog Oslobodjenja Jugoslavije – Komanda e Çlirimit Kombëtar Jugosllav).
Anëtarë të Partisë Komuniste Jugosllave (fund i viitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945) ishim një pakicë e vogël: Halim Misin-Sopa, Rexhep Bunjaku, Isa Xhemal-Dogani, Faik Mjaku, Reshat Beka dhe Mynyr Shehu. Sekretar i Komitetit të Rrethit ishte, sa më kujtohet, Jovan Vidaçiqi, xhaxhai i Rajko Vidaçiqit.
Para Komitetit të PKJ-së të Kaçanikut, shefi i OZN-ës për Kaçanik, Rajko Vidaçiqi, e parashtroi kërkesën e tij për SEKRETAR të OZN-ës. Më i riu, më i arsimuari, më i “përshtatshmi” dhe më me “perspektivë” isha unë, Rexhep Bunjaku. Në këtë kohë isha 17. Vjeçar. Mirëpo, për atë vend pune, këkohej edhe pëlqimi i Komitetit të Partisë. Në anë të kundërt, Këshilli i Rrethit ku punoja si ZËVENDËSSEKRETAR dhe ARKIVIST, kishte nevojë për mua se nuk kishte kush të më zëvëndësojë. Kryetari Isa Xhemal-Dogani dhe sekretari Halim Misim-Sopa ishin kundër shkuarjes sime në OZN-e.
Me urdhërin e Komitetit të Partisë, me vota të “fshehta”, u emrova sekretar i OZN-ës për rrethin e Kaçanikut, për një votë më tepër. Në këtë detyrë në Kaçanik isha deri në qershor 1945 kur5 u transferova në Ferizaj në të njëjtën detyrë. Në këtë kohë, në Ferizaj, kryshef (naçalnik) i OZN-së së Qarkut të Ferizajit ishte krimineli, Ali Shukriu, të cilin në korrik-gusht 1945, e zëvëndësoi krimineli tjetër, Dimitrije Kolkoviq. Ndërsa shefi i OZN-së për Rrethin e Ferizajit ishte Jovica Sekulloviq, zëvendësi i tij, Jovo Bajat dhe unë sekretar.
Në Ferizaj iu përvola punës, sepse e gjeta një kaos të vërtet në administratë. Duke i evidentuar shkresat, qarkoret sekrete dhe tejet sekrete, i gjeta edhe listat e të likuiduarëve shqiptarë, në mesin të të cilëve edhe daja i babës sim, Abdulla Kaçaniku, për të cilin nuk dinim a është gjallë apo i vdekur.
Një ditë prej ditësh e vizitova edhe DEPONË e OZN-së së Qarkut të Ferizajit. Ishte përplot me tesha të përgjakura: shokë, tirqi, gjamadanë dhe orendi të shumta shtëpiake. Kjo pamje e shtoi edhe më bindjen time për SHPIRTIN KRIMINEL të komunistëve titoistë serbë e shqiptarë. Kupën e urrejtjes ndaj këtyre bishave e tejmbushi Jovo Bajati me rrëfimin e tij rreth mënyrës së likuidimit të shqiptarëve me torura dhe krusmime shtazarake. Rrëfimi i tij u bë në dhomë të fjetjes ku ishim të vendosur së bashku. Rrëfente si në ekstazë. Sytë e tij shkëlqenin nga kënaqësia, plotë mburrje dhe entuziazëm, duke i përjetuar, ato çaste DANSE MACABRE, të ekzekutimit të “armiqve” shqiptarë me krusmime bishare e gjakpirëse. Qe rrëfimi i tij:
- I shtrinim në shpinë me duarë e këmbë të hapura e të gozhduara në dysheme si Krishti në kryq, në Golgotë. E merrnim nga një HU dhe, ashtu të shtrirë e të gozhduarë, i rrahnim me orë të tëra e spirat (ashkëlat) e brinjëve të kraharoit të tyre shpërthenin koshin e kraharorit duke na stërpikë gjaku i tyre deri në tavan të dhomës-krusmorës. Cvilitjet, piskama dhe bërtitjet e tyre NA ÇONIN NË EKSTAZË. Ishte ky një përjetim i ëmbël, i ngrohtë dhe i papshpjegueshëm.”
Me aq afsh dhe krenari flistea që më villej. O Zot! A thua çka mendon kjo bishë e egër, ky monstrum për ne “shqiptarët komunista” kur kështu haptas flet para një shqiptari për krimet e të tmerrshme, trishtueshme dhe të llahtarshme ndaj bashkëkombasve të tyre, krime këto që mund t’I bën vetëm një bishë, një HOMICIDOMAN. Vetëm një serb-malazez, të racës bizantino-pravosllave, mund ta bënë një krim të tillë e natën të gërhasë si derr i egër.
Natën, nën jorgan, nga mllefi dhe inati, qaja me dënes duke e lehtësuar shpirtin e lënduar. Atë natë jam betuar, si Tchertchilli:”Edhe me dreqin e mallkuar do të bashkëpunoj kundër fashizmit dhe nacizmit gjerman!” Ndërsa unë u betova:”Edhe me dreqin e mallkuar do të bashkëpunoj kudër komunizmit e titoizmit!”
Prej kësaj date, tetor 1945, preokupimi im kryesor ka qenë luftë e pakompromis kundër okupatorit të sllavëve të jugut dhe politikës djallëzore të PANSLLAVIZMIT nën maskën e ideologjisë komuniste-bolshevike.
Sipas meje ideologjia komuniste është si një vajzë e re, e bukur, e ëmbël, tejet joshëse, premtuese dhe shpresdhënëse, por e pashpirt, zemërgur, pa ndjenja mëshire e përdëllimi; e frymëzuar me krime e terrorizëm dhe e infektuar me smurjen e SIDA-së.

AKTIVITETI NË LËVIZJEN KOMBËRE DEMOKRATIKE SHQIPTARE (LNDSh)

Në gusht 1945 u sëmura nga verëdhëza (sarrillëku), kështu që u detyrova të marr pushimin mjekësor dhe të shkoj në Shkup ku edhe e kisha familjen. Sëmurja zgjati gati një muaj. Gjatë kësaj periudhe e vizitova Qemal Skënderin, vëllain e shokut tim të fëmijërisë, Alushin, i cili ishte në shërbimin ushtarak në Bosnjë. Qemali, pas bisedës së rëndomtë, megjithëse e dinte në çfarë pozite jam në pushtetin jugosllav, pa drojë e rezervë, e hapi bisedën rreth krimeve të partizanëve komunistë-titoist mbi popullatën shqiptare në trevat e veta (shqiptare) në Jugosllavi. Fjalët e tija i plotësova me të dhëna që i zbulova në arkivin e OZN-së në Ferizaj dhe, kështu u inkuadrova në
Lëvizjen e Naconal Demokratëve Shqiptar (LNDSh). Më vonë lidhem edhe me Azem Moranën dhe me Hasan Bilalin, të cilët i njihja që para Luftës së Dytë Botërore si aktivistë të dalluar për shkollimin e mëtutjeshëm të nxënsve shqiptarë.

FORMIMI DHE AKTIVITETI I KOMITETIT TË RRETHIT TË KAÇANIKUT TË LËVIZJES KOMBËTARE (NACIONALE) DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Komiteti i Rrethit të LKDSh-së në Kaçanik u formua në prill 1946 në shtëpi të Danush Nikës. Grupin nismëtar e udhëhiqte Fahri Halim Shurllani. Prezent ishim: Fahri Halim Shurllani, Hajrush Halim Shurllani, Shefki Metush Reka, Danush Nika, Rexhep Bunjaku, Hilmi Ejup Shehu dhe Hajredin Fazliu- Din Dura. Sylejman Fejzullahu-Mjaku është kooptuar më vonë si anëtar i Komitetit.
Asnjëri prej të përmendurëve nuk e dinte lidhjen time me Komitetin Qëndror të LKDSh-së në Shkup. Nuk ishte në pyetje mosbesimi, por t’iu lëndohet sedra e Kaçanikasve duke qenë se janë tejet të ndieshëm kur është në pyetje VENDASI dhe i “HUAJI”, dukeqen se unë isah i lindur në Shkup e jo në Kaçanik. Mandej ishte edhe direktiva e Komitetit Qëndror të LKDSh-së, që sa më pak anëtarë të njihen njëri me tjetrin.
Me Komitetet e fshatrave të rrethit të Kaçanikut, lidhje ka pasur vetëm kryetari i Komitetit, Fahri Halim Shurllani.
Aktiviteti i ynë ka qenë i sjhumëanshëm dhe i llojllojshëm varësisht prej ngjarjeve dhe të rrjedhave të zhvillimit politik dhe ndërshtetëror në arenën ndërkombëtare dhe në vend. Për shembull:
- Syçeltësia dhe kujdesi ndaj aktivistëve të verbuar e militant komunist-titoist që veprimtaria e tyre të mos kurorzohet me sukses dhe të mos e bëjë efektin e synuar: “popullarizimin e pushtetit jugosllav” që sa më pak ta dëmtojë interesin e popullit shqiptar;
- Moskryerja dhe sabotimi sa më i madh i urdhërave dhe direktivave të Partisë Komuniste Jugosllave dhe të pushtetit jugosllav të cilat ishin me karakter kundërshqiptar;
- Demaskimi i spiunëve dhe të bashkëpunëtorëve lakej servil, konformistë dhe trushpëlarë me ideologjinë komuniste joshëse, me një fjalë kundër tradhtarëve në shërbim të huajve;
- Grumbullimi dhe shpërndarja e armëve në popull për kryengritje në rastin e volitshëm (Pritej konfrontimi i Perëndimit me atë të Lindjes – demokracisë me komunizmin);
- Ndihma në të holla, material sanitar, ushqim dhe veshmbathje për luftëtarët e lirisë në malet e Kosovës dhe të Shqipërisë;
- Informimi i mirëfilltë i popullatës shqiptare me të vërtetën e kundër propagandës dhe agjitacionit të fëlliqët të armikut;
- Luftë e pandërprer kundër dezinformatave dhe rrenave të ndyta
të komunistëve-titoistë e tj.
Sipas evidencës dhe të dhënave që i kishte mbledhur sekretari i Komitetit Qëndror, Azem Morana (në një mbledhje në shtëpi të Qmal Skënderit në Shkup), në maj 1946, anëtarë aktiv të LKDSh-së kanë qenë rreth 30.000 (tridhjet mijë).

Këtë numër e vërteton edhe krimineli gjakpirës serbo-malazeze, Spasoje Gjakoviq në librin e tij “Sukobi na Kosovu” (Përleshjet në Kosovë) ku, në mes tjerash, shkruan:
- Kosova është e vetmja zonë (hapësirë) jugosllave ku i shkoi pë dore kundërrevolucionit që, në territorin përfundimisht të çliruar, të ndërmer luftën e armatosur FRONTALE”, (fq.260); dhe vazhdon:”Lufta e armatosur kundërrevolucionare të arratisurëve (lexo: të luftëtarëve të lirisë-RB) në Kosovë e në Metohinë e çliruar, në fund të vitit 1944 dhe në pjesën e parë të vitit 1945, është FENOMEN në Luftën e Dytë Botërore. KURRKUND, nga Moska e deri në Berlin, në territore të çliruara nga fashizmi, në favor të ushtrisë gjermane në tërheqje e sipër (JO “në favor të ushtrisë gjermane” por në favor të LIRISË, të DEMOKRACISË dhe të QYTETËRIMIT bashkëkohor –RB), kuislingët (lexo: antibolshevikët –RB) nuk kanë ndërmar luftë të armatosur, me përjashtim në Kosovë e në Metohinë e çliruar u hap FRONTI”…… Numri i të arratisurëve (lexo: të luftëtarëve të lirisë –RB) silleshte edhe deri 30.000 (tridhjetë mijë) megjithëse, zyrtarisht, operoheshte me numrin tre herë më të vogël…. Dyzet mijë (40.000) luftëtarë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë ishin të angazhuar në likuidimin e kundërrevolucionit në Kosovë e në Metohi.”(Fq.359).
Jam i bindur se ASNJË lëvizje, parti apo organizatë antikomuniste, antibolshevike dhe pansllaviste, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në Evropë, NUK ka pasur masovitet më të madh; NUK ka qenë më i organizuar dhe më i frymëzuar për luftë të pakompromis kundër bolshevizmit dhe të penetrimit të PANSLLAVIZMIT në Evropë.
Duhet cekur për “paqëndrueshmërinë” e konfrontimit, të luftës së Lëvizjes KDSh-së kundër një shteti “ALEAT” (Jugosllavisë) dhe të Koalicionit Antifashist. Dhe, me të vërtet, shtetet komuniste-bolshevike (DE FACTO – pansllaviste), ishin aleatë të shteteve Perëndimore demokratike-kapitaliste të cilët, për shkak të politikës iracionale, brutale, megalomane, antihumane, naciraciste dhe antisemite të NACIONALSOCIALISTËVE gjerman dhe të FASHISTËVE italian – e përkrahën dhe e ndihmuan, moralisht dhe materialisht EKSPANZIONIN pansllavist nën maskën e komunizmit dhe humanizmit.
Politika ditore e verbër, mendjelehtë, shkurtpamës, naïve dhe e cekët e shteteve Perëndimore Demokratike (të kapitalizmit liberal), sidomos politika e Shteteve të Bashkuara Amerikane, të Kanadasë dhe të Australisë – kontribuoi dhe fuqimisht ndihmoi që të ngadhnjejë DOKTRINA bolshevike-pansllaviste dhe të bëjë EKSPANZION në Evropë dhe në Botë. Orteku i TERRORIT TË KUQ-SLLAV ishte rezultat i pamohueshëm i ndihmës së PAKURSYER, të Shteteve të Bashkuara Amerikane, Bashkimit Sovjetik bolshevik. Këtë gabim, me PASOJA katastrofale për Evropën dhe Botën në përgjithësi; për tragjeditë e përjetuara të terrorit sllavo-bolshevik:individuale, familjare, kolektive, kombëtare nje njerëzore; për humbjen e të drejtave edhe më elementare individuale, kombëtare dhe njerëzore; me një fjalë – HUMBJA e të drejtës për një jetë të lirë e të denjë: politikanët e shteteve PERËNDIMORE, DEMOKRATIKE dhe të QYTETËRUAR u “zgjuan” dhe e panë tërë DESTRUKTIVITETIN e politikës së gabuar por, për tu konfrontuar kundër kësaj bishe, menjëherë pas Luftas së Dytë Botërore, luftas së përgjakshme sapo të përfunduar, NUK ishte gati edhe për një Luftë të Tretë Botërore dhe, aq më pak, kundër “aleatëve” të deridjeshëm.
Në atë kohë, vitet 1944-1946, isha 16 vjeçar dhe tejet pak i armatosur me dituri të ARTIT politik; për një analizë më të thellë e të gjithëmbarshme mbi zhvillimin e ngjarjeve të ndërlikuara në arenën ndërkombëtare të interesave dhe të kundërthënieve të sistemit kapitalist liberal, në një anë, dhe të atij TOTALITAR BOLSHEVIK, Në AnëN TJETëR.
Veprimtaria ime antikomuniste-antibolshevike, asokohe, ishte vetëm një REVOLT i NDËRGJEGJËS sime kundër krimeve-plojeve gjakpirëse, egërsire, mizore dhe kundër ETNOCIDIT dhe GJENOCIDIT të paparë e të padëgjuar, në analet e historisë së kombeve të qytetëruara, të SLLAVVE TË JUGUT ndaj popullatës shqiptare të urtë dhe liridashës. Por, më vonë, në bazë të fakteve të pakontestueshme, u binda se udhëheqsit e LKDSh-së kishin absolutisht të drejtë dhe se lufta e jonë, kundër bolshevizmit dhe pasllavizmit, ishte e drejtë dhe e SHENJTË, megjithëse në ato kohra me këtë ideologji ishte e molepsur, indoltrinuar dhe helmosur gati gjysma e Botës.
Viteve të dyzeta, kur gati tërë Evropa rrënkonte nën peshën e terrorit dhe të krimeve të llahtarshme të komunistëve bolshevik pansllavist (të kamufluar me ideologjinë komuniste), një popull i vogël heroik evropian (ai SHQIPTAR), i vetëdijshëm për rrezikun që po i kanosët qytetërimit evroian dhe të atij botëror, ku përfshiheshte edhe kombi vet, e vuri krahrorin e vet trim dhe burrëror, për herë të dytë (pas epopesë së lavdishme të Skëderbeut të lavdishëm), për ta mbrojtur kulturën dhe qytetërimin e Evropës dhe të Botës sikurse edhe QENIEN dhe RRËNJËN e kombit të vet nga shfarosja totale-bilogjike.
Këtu edhe qëndron heroizmi, shihet syçeltësia dhe dallohet largëpamësia vizionare e udhëheqjes së LKDSh-së, në raport me sinqeritetin naiv dhe cektësinë e politikës së poltikanëve, të asaj kohe, PERËNDIMOR, ku LKDSh-ja, para të gjithve u organizua dhe e filloi rezistencën kundër EKSPANZIONIT bolsheviko-pansllavist.
Shtrohet pyetja reale: sa ka qenë reale, realiste, objektive dhe frytëdhënëse REZISTENCA e popullit shqiptar, për kauzën kombëtare dhe në mbrojtje të qytetërimit bashkëkohor, e udhëhequr nga LKDSh-ja, kur dihej se nuk e ka pasur mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën morale, materiale dhe ushtarake të shteteve PERËNDIMORE demokratike, në një luftë kundër “ALEATËVE” të kuq të deridjeshëm??
Që në fillim udhëheqsia e LKDSh-së ishte e vetëdijshme se, tash për tash, nuk do të ketë kurrfarë ndihme: morale, materiale dhe as ushtarake nga Perëndimi, duke e vërtetuar në praks në KONTAKT me konsulatën e Britanisë së Madhe, me konsulatën e Turqisë dhe me Misionin ushtarak të ShBA-ve. Por zhvillimi i ngjarjeve në arenën e politikës ndërkombëtare - të interesave shtetërore të shteteve të diktatit dhe të vendimmarrjes; të interesave ekonomike dhe të kapitalit të shenjtë; të interesave gjeostrategjike botërore në mes dy BLLOQEVE kundërthënëse: të atij kapitalizmit liberal me regjim demokratik dhe të atij të ekonomisë së diktuar bolshevik, të ideologjisë komuniste, për ditë e më shumë e MIRRNIN kahjen e KONFLIKTIT të paevitueshëm në mes Botës së Lirë dhe të atij DIKTATTORIAL e TOTALITAR. Këtu dhe qëndron bindja e udhëheqsisë së LKDSh-së. Prandaj duheshte të jemi të përgatitur dhe të gatshëm për at DITË, për atë ÇAST kur do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore. Historia prap do të përsëriteshte, vetëm me një dallim: JO Luftë kryqëzate e Krishtërimit kundër Muhamedanizmit, por Luftë e Sistemit DEMOKRATIK kundër sistemit TOTALITAR-BOLSHEVIK dhe PANSLLAVIST.
Mjerisht, realiteti është i hidhur dhe i pamëshirshëm. Rrjedhat e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërbllokiste: kapitaliste dhe bolshevike; demokratike dhe totalitare; humaniste dhe terroriste e përgënjeshtroi-demantoi parashikimet e udhëheqsve të LKDSh-së, megjithë ashpërsimit dhe acarimit që e arriti kuliminacionin. Deri te konfrontimi ushtarak NUK erdhi!
Mirëpo, sipas mendimit tim, parashikimi, gati bindja, e udhëheqjes së LKDSh-së, në kohën në të cilin veporonin – ishte ABSOLUTISHT real. Antagonizmi në mes këtyre dy sistemeve diametralisht të kundërta, konfrontimi dukeshte i paevitueshëm. Është e vërtet se, shikuar tash nga këndvështrimi i tashëm (2011), një parashikim i tillë, duket si një vepër absurd, i dëmshëm, i pakuptimtë, diletante, i pamatur i shpejtuar dhe dëshpruese për kauzën kombëtare.
Në lidhje me këto përsiatje dhe preokupime do të mundohem t’i interpretoj fjalët e Azem Moranës, sekretarit të Komitetit Qendror të LKDSh-së dhe HEROIT kombëtar që m’i tha një javë para se të privohe nga liria:
- Së shpejti do të privohemi nga liria. Si e di? E kanë burgosur një anëtar dhe aktivist të vyeshëm të Lëvizjes i cili di shumë për veprimtarinë tonë. Ky është Hamdi Berisha (Nuk i tregova se e di që e kanë burgosur. Për atë edhe pata ikur në Shkup me qëllim për të ikur në Greqi). Duke i ditur metodat inkuizitore të UDB-së, është e pamundur që të mos të tregojë të gjithë atë që e di. Burgosjen po e pres me vetëdije të plotë dhe me gjakftohtësi stoike, por më vjen keq që parashikimet dhe planet tona nuk u sendërtuan. Nuk u përputhen me planet dhe interesat e shteteve të Perëndimit. Po e analizoj veprimtarinë tonë: a kemi gabuar me fillimin e Rezistencës sonë? Jo! Absolutisht JO, nuk kemi gabuar! Konfrontimi i sistemit kapitalist me atë bolshevik-pansllavist u SHTY për një kohë, më duket, shumë të gjatë. Tash për tash dështuam por flijimi ynë, blatimi ynë në altarin e kauzës kombëtare, do të jep fruta më vonë. E kemi mbjellur FARËN shumë të shëndosh. Koha dhe historia kombëtare do të dëshmojnë se viktimizimi ynë nuk ka qenë e kotë. Po më vjen keq për ty se je tepër i ri.” E dëgjova me kujdes dhe I thash:”Ky qëndrim i yt nuk përkon me karaketrin tënd” dhe i propozova të ikim në Greqi. Më shikoi si i habitur dhe mu përgjigj:”Rexhep! Kurrën e kurrës nuk do t’ia kthej shpinën popullit tim. E kam zgjedhur ta përjetoj fatin i kombin tim. E kam zgjedhur rrugën me gjemba e JO me lule”.
Këto fjalët e tij më bindën që edh unë të heq dorë për largimin nga Jugosllavia për Greqi. Ky ishte takimi i fundit. Azemi, ky njeri largpamës dhe patriot i rryer dhe i pakompromis, u dënua me vdekje pushkatim dhe u pushkatua. Lavdi i qoftë! Mjerisht, nuk i dihet as varri. Askush nuk u interesua për këta patriota të pushkatuar: Azem Morana, Mehmed Bushi dhe Hysni Rudi. Lavdi u qoftë! Së paku të shënoheshte me një pllakë parkujtimore.

BURGOSJA – HETIMET – GJYKIMI – VUAJTJA DHE DËNIMI

Më privuan nga liria më 16 gusht 1946 në Kaçanik, në mbramje rreth orës 21. Ishte muaji i ramazanit. I kisha 18 vjet e dy mauj. Në çarshi të Kaçanikut m’u afruan dy oficer të UDB-së (Drejtoria e Sigurimit Shtetëror): Ilija Hovjecki (më vonë u vra në rrethin e Gjilanit gjatë vitit 1949) dhe Mirko Popoviq (më vonë deputet në Parlamentine Serbisë). Më ndanë nga shokët, në shetitje e sipër, me pretekst se do të më pyesin diç për të kaluarën time në OZN-e dhe, dalngadalë, më larguan nga qyteti në drejtim të Ferizajit. Me rrëmbim më futën në një xhip dhe më përplasën në burg të Ferizajit.
Siç thash ishte muaji gusht. Isha i veshur vetëm në këmishë të hollë me mëngë të shkurtëra e me pantallona të hollë. Në këtë gjendje më zuri dimri deri më 1 shkurt 1947 kur më transferuan në Prishtinë për gjykim.
Hetimet zgjatën mbi 5 (pesë) muajë. Saktësisht as vetë nuk e di sepse uria e padurueshme dhe të ftohtit ma patën paralizuar trupin dhe trurin. Uria e plotësur me të ftohtit, ishte e tmerrshme dhe e pashpjegueshme. Këtë e kupton vetëm ai që i ka përjetuar këto vuajtje. Metodat e UDB-së jugosllave të pasuruara me metodat e NKVD-së ruse, GESTAPO-së gjermane dhe të OVRA-së italiane (të cilët metoda i kishin përjetuar vetë komunistët juggosllav), nuk mund të përshkruhen as gojarisht dhe as me laps. Krusmimet (torturat) fizike të inkvizitorëve të Inkvizicionit mesjetar, në krahasim me krusmimet e UDB-së, janë të pakrahasueshme. Krusmimet e Inkvizicionit kishtar katolik, kanë qenë të mbështetura për të shkaktuar dhembje fizike për të pranuar “fajin”, për t’u penduar dhe për t’u dënuar. Ndërsa krusmimet e UDB-së ishin me qëllim me qëllim afatgjatë që, nëpërmjet të djembjeve dhe të vuajtjeve fizike, të shkaktojë djenjë të demoralizimit dhe të hutisë ndaj vetë qenies sate; të shkaktojë dyshim në pastërtinë shpirtërore, morale e etike të bindjeve vetjake; të shkaktojë shkatërrim të moralit, vullnetit, dinjitetit dhe krenarisë njerëzore; të njollosë karakterin me qëllim të tretjes së personazhit dhe unit tënd dhe për të nënshtruar tërësisht me tru të shpërlarë. Me një fjalë: për të shndërruar në një kafshë pa kurrfarë vetie e ndjenje elementare njerëzore, të shndërrojë në një HIÇ. Dhe, për t’ia arritur këtij qëllimi përdornin dhe vepronin me këta faktorë: kohëzgjatja e krusmimeve (torturave) pa kufi; uria e skajshme; të ftohtit arktik, duke e shfrytëzuar, kohë pas kohe nxehtësinë rreth kaftorit të skuqur;izolimi-vetmia e padurueshme – si faktorë kryesor për shpërlarjen e trurit.
Trupi, duke “fjetur” në beton pa shtrojë e mbulojë, mu pat mbushur me dregëza në kërdhokulla, në bryla dhe në nyejë të këmbëve e të duarëve nga se isha bërë asht e lëkurë. Si mbrojtje nga të ftohtit, bëhesha kruspull në një kënd të birucës së akulltë ku, m’u dukeshte , nuk po depërtoj ajri i akulltë. Pantallonat dhe këmisha u patën bërë zhele-zhele. Çorapët mu shkyen pas një dite duke u shetitur si bisha e egër në kafaz. Këpucët m’i zbathën që në ditën e parë “mos ta përlyej birucën”, siç e arsytonin zbathjen. Mirëpo, shkaku ishte tjetër. Që natën e parë më vërejtën se në një këpucë i vija këmbët, ndërsa mbi tjetrën këpucë ulesha (krahët i vija në gjunjë e kokën mbi krahë) dhe kështu bëja pak gjum. Në këtë mwnyrë pushoja dhe mbrohesha nga të ftohtit duke mos u shtri, drejtpardrejti, në beton. Dyshemeja ishte prej betoni. Çdo mbrëmje vinte gardiani me një kusi me ujë dhe tërë sasinë e ujit e zbrazte në birucë “për ta larë dhe spastruar birucën për shëndetin tim” siç më thoshte gardiani. Gjatë natës uji, duke qenë se s’kishte kah të derdhët, avulloheshte dhe ajri i lagshtë më depërtonte deri në palcë. Trupi, nga të ftohtit, më kërcente dhe parpliteshte si, siç thotë opulli, si pula a kokë. E ndiesha se fuqia ime, çdo ditë e më shumë, dobësoheshte dhe jeta ime, dalngadalë, shuheshte si qiriri. Natën vonë më mirnin në pyetje në një zyre, më vendosnin pran kaftorittë skuqur “për të më ngrohur” dhe kur djersitesha dhe skuqesha edhe unë si kaftori, gati se nuk digjesha, shpejt e shpejt më kthenin në birucë të akulltë. Në këtë mënyrë edhe çeliku do të pëlciste e jo më njeriu. Kjo lloj “loje” vazhdoi derisa isha në gjendje të qëndroj në këmbë. Një ditë, as vetë nuk e di se sa ka zgjatur kjo “lojë”, më nuk kisha fuqi të çohem. Ngjarja e fundit që më kujtohet, derisa ende e kisha trurin të kthjelltë, ishte pamja e tre-katër fytyrave të deformuara mbi mua; do zëra të pakuptimta dhe të paartikulluara që më vinin nga një thellësi e pafund dhe një fjalë prej dy rrokjeve “pot…..shi” e cila më ushtonte si shpërthim i një bombe duke më shkaktuar dhembje të padurueshme në tru.
Hetuesit e mi kanë qenë Aleksa Vuçiniqi dhe Jovo Bajati dy kriminelë gjakpirës, primitiv dhe kundërshqiptar kulminant.
Sa kohë kam qenë në atë gjendje kllapie, në dyluftim me vdekjen mizore, nuk e di. Jam zgjuar në prehër të një burri i cili më fliste me një zë të butë e të ëmbël prindore:”Hë, djali im! Hë trimi i axhës! Çili sytë! Mos u dorëzo!” dhe diç m’i lagu faqet. Ngadal i çela sytë dhe e pash një burrë të moshuar me fytyrë të njohur. E kishte vërë kokën time në prehër të tij dhe qante e lotët e tija më binin në faqe. Edhe në atë gjendje m’u kujtutua fytyra e tij. Mu kujtua ky bujar e kreshnik. Ishte ESAT LUBISHTA një trim i sypatrembur.Shpëtimtari im dhe fati im. Fati im që kishin caktuar dhe sjellë në birucën time që, deri atë ditë, gjithmonë kam qenë vetë pa shokë e shoqëri. Mbi tri javë ditë Esat Lubishta më ka ushqyer duke e ndar ushqimin vet nga goja e vet dhe duke më ndihmuar të çohem në këmbë, të lëvizi dhe të eci se, deri në atë kohë, isha i palëvizshëm dhe i pavetëdijshëm. Në fillim më ndihmoi të eci këmbadoras. Pastaj duke më mbart nën sjetull dhe në fund duke më mbajtur për dore. Dalngadalë, duke u mbështetur për muri, vazhdova të eci edhe vet. Esat Lubishta më shikonte me admirim dhe me lotë në sy dhe klithte:”Hë të lumtë, trimi i axhës! Qëndro kështu si burra! Mos u dorëzo për inati të shkijeve!” Dhe kështu, me ndihmën e këtij burrri bujar, fisnik dhe kreshnik u këndella, u ringjalla dhe linda për së dyti.
Esat Lubishtën e njihja nga gjykimi i Shaban Smirës në Kaçanik në muajin maj 1945. E gjykonte Gjyqi i Jashtzakonshëm i rrethit të Kaçanikut (Gjyqi çetniko-partizan serb), ndërsa krytar i Gjyqit ishte njëfarë Pero (mbiemri s’më kujtohet) me 4 klasë shkollë fillore. Në këtë kohë unë isha sekretar i OZN-së në Kaçanik. Masa përreth trupit gjykues ishte i përbërë vetëm nga SERBO-MALAZEZËT e rrethit të Kaçanikut dhe, vend e pavend, nevojë e panevojë, e çjerrte gabzherin duke bërtitur:”Smrt, smrt izdajnicima i saradnicima okupatora!” (Vdekje, vdekje tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të okupatorit!). Në këtë atmosferë elektrizuese kundërshqiptare, në kohë kur ende ishte kohë lufte dhe për një fjalë të shkonte koka, e kam pa Esat Lubishtën kur u çua si një TITAN, në mesin e valës tërbuese serbo-malazeze, si të kishte mbirë nga thellësia e Tokës, u kthye kah kjo masë dhe me një shikim të prerë e të vendosur por, njëkohësisht, edhe qetësues ushtoi zëri i tij kumbues si rrëfeja:”Ç’po bërtitni e sokëllisni, bre, si gjoja? Çka ju ka bë ky njeri? Vetëm të mira keni pa prej tij e ju “smrt”! Po ju mezi që e njihni këtë njeri! Po ky i shkreti vetëm që ju ka mbrojtur dhe ju ka ndihmuar e ju “smrt”, “smrt” he Zoti ju maroftë!” Dhe pa u shfry Esat Lubishta nuk u ul megjithë kërcënimet e kryetarit të Gjyqit dhe të turmës të tërbuar serbo-malazeze.
Esat Lubishta ishte një burrë korpulent, i pashëm, person markant, pak i plot por shtati i tij i gjatë e zbutte atë plotësi dhe i jepte një bukuri të veçantë dhe, mbi të gjithë, këtë burrë e stoliste trimëria e pashoqe. Ishte sypatrembur.`E këtë e dëshmoi qëndrimi i tij në këtë proces gjyqësor në Kaiçanik. Në ato kohra të euforisë së masës së gjerë serbo-malezeze e frymëzuar me shovinizëm dhe naci-racizëm të shfrenuar; në ato kohra të paligjshmërisë, të terrorit të diktaturës bolshevike, të totalitarizmit dhe të anarkisë të paparë – ishte jo vetëm trimëri por, lirisht mund të themi, ishte heroizëm të konfrontohesh dhe ta kundërshtosh Gjyqin e Jashtzakonshëm bolsheviko-komunist jugosllav. E këtë trimëri të rallë e bëri i madhi Esat Lubishta.
Falëmnderit Zotit të madhrishëm dhe Esat Lubishtës që më ringjallën nga vdekja e sigurtë; që u linda për së dyti dhe edhe sot më 10 dhjetor 2011, në moshën time 83 vjeçare, ende jam gjallë.
Gjatë tërë kohës, sa isha nën hetime në Ferizaj, më kanë izoluar nga shokët të tjerë në këtë burg. Një ditë, befas, më bashkuan. U gëzova pa masë. Mirëpo, gëzimi im ishte jetëshkurër. Të nesërmën erdhi në vizitë Spasoje Gjakoviq, kryshef (naçalnik) i UDB-së për Kosovë, i cili më njihte nga ditët e përbashkëta në shërbimin e OZN-së. Kur më pa në mesin e shokëve të mi, si i tërbuar bërtiti:”Sta qesh ti tu medju ove poshtene ljude ti zakleti neprijatelju nash. Marsh u samicu!”(Ç’do ti këtu në mesin e këtyre njerëzve të ndershëm, ti armiku ynë i përbetuar. Marsh në birucë!”). Pas shpërthimit tërbujar të “naçelnikut”, menjëherë më ndanë nga shokët dhe nuk jemi pa. Mua më përcollën në Prishtinë në Gjuqin Ushtarak të Divizionit, ndërsa shokët në Gjilan në Gjyqin e Qarkut.Ishte fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt të vitit 1947.
Më 6 shkurt 1947 u mbajt seanca e gjykimit tim në Gjyqin Ushtarak të Divizionit në Prishtinë. Seanca gjyqësore zgjati rreth dy orë. Trupi gjykues i përbërë nga kryetari Zhivko Damnjanovski, nëntoger; Aleksandar Ivanoviq, kapiten; Vlado Nikoliq, toger dhe prokurori Mirko Shukoviq, kapiten. Ndërsa “mbrojtësi” im ishte Radivoje Jovanoviq, kapiten. Seanca e gjykimit ishte e mbyllur, pa publik. Dënimi ishte:”Vdekje – pushkatim dhe humbje të përhershme të të drejtave politike dhe disa të drejta civile”. (Këtu jam i detyruar ta bëj një sqarim: duke qenë se isha i mitur 18 vjeçar (më saktësisht 18 vjet, 7 muaj e 26 ditë), e sipas Kodit Penal të asaj kohe i mituri s’mund dënohej me vdekje, UDB-a e falsifikon datën e lindjes sime nëpërmjet një hoxhe të Kaçanikut, ndërsa unë jam i lindur në Shkup e jo në Kaçanik, se jam i lindur më 19 dhjetor të vitit 1926, kështu që më bëjnë 20 vjeç, 2 muaj e 17 ditë e jo sa de facto i kisha: 18 vjet, 7 muaj dhe 26 ditë).
Pasiqë kryetari i Gjyqit e shqiptoi vendimin e Gjyqit se jam i dënuar me vdekje-pushkatim, prokurori Mirko Shukoviq mu drejtua dhe më pyeti:”Jesi li zadovoljan presudom?” (A je i kënaqur me vendimin e Gjyqit). Si ta shpjegojë njeriu normal këtë ndërhyrje të pacip të Prokurorit? Si ironi, tallje, sarkazëm apo lakërdi? U çova dhe, me një buzëqeshje ironike edhe më të madhe se të atij, iu përgjigja:”Zotër Prokuror! Unë jam tejet i kënaqur sepse s’kam pritur mëshirë prej juve, por shtrohet pyetja e ime: a jeni JU të kënaqur me këtë vendim kapital ndaj një të mituri?” Në këtë çast që të gjithë e drejtuan shikimin prapa meje dhe, nga kureshtja, e ktheva kokën edhe unë. Dhe ç’të shoh dhe ke ta shoh: Babain tim. Takimi i parë pas, gati, 7 muaj dhe në çfarë ambienti e në një atmosferë të tillë! O Zot, na jep fuqi mua dhe prindërit tim të dashur e tejet të vuajtur!
I luta të më lejojnë të bisedoj me prindërin tim. Më lejuan por me kusht vetëm 5 (pesë) minuta dhe pa përqafime. Iu afrova Babës së trishtuar dhe e përshëndeta. Babait i dridheshin buzët dhe me sy të përlotura. I buzëqesha dhe e trimërova me:”Hë, or burrë! Mos u ligështo se lotët nuk të kanë hije!” M’u përgjigj ashtu i përlotur:”Eh, mor djali im. T’isha në vend tënd edhe unë do të veproja si ti, por jam prind. Vështirë qenka të flijosh evladin.” Nuk e lash të vazhdojë, duke shtuar:”Hajt, or burrë, se i ke edhe dy arsllana. Mos u mërzit.”
O, të mjerë prindër shqiptarë! Sa vajza e djema i keni blatuar në altarin e lirisë së Mëmedheut! Edhe sa do të blatohen?! Por rrofshin NËNAT SHQIPTARE se nuk i lënë tokat shqiptare pa djem luanë dhe vajza luanesha!
Si më kthyen nga gjyqi në burg, menjëherë m’i vunë prangat në këmbë. Farkëtari, një rom, duke i mbëthyer prangat me thumba, më shikonte dhe qante gati me dënesë. E ngushlloja edhe këtë rom të ndieshëm dhe fisnik. Kush e di se sa pranga të tilla, të kohës së Perandorisë Otomanne, i ka mbërthyer në këmba të shqiptarëve? Unë isha i pesti me pranga në këtë dhomë të burgut ushtarak. Si hyra në dhomë dhe më panë me pranga në këmbë, bashkëvujatësit e kishin të qartë se sa e si jam dënuar. Heshtja si në var. Atmosferëne zymtë e theu një plak. M’u afrua, më përqafoi dhe më tha:”I mbajsh me nder, o Bunjak! Mos e koritsh familjen, fisin dhe as kombin!” E shikova atë plak me përvojë të hidhur dhe iu përgjigja:”Me nder qofsh, or burrë! Do të mundohem, me këtë trup të njomë, mos ta koriti nderin as të familjes, as të fisit dhe as të kombit shqiptar!” Me këto fjalë, ajo atmosferë e zymtë, u hodh në binarë të jetës së përditshme të popullit shqitar: vuajtjes të paparë, krimeve çnjerëzore, të padrejtësive por, edhe të trimërisë, burrërisë, dinjitetit dhe të krenarisë.
Në këtë burg, në dhomën e Gjyqit Ushtarak të Divizionit III në Prishtinë, të gjykuar dhe të dënuar për vdekje pushkatim, ishin edhe: Abdurahman Gërguri, Jusuf Visoka, Sabit Qazim Llashtica dhe Ramadan Govori-Mulla Rama. Me mua ishim 5 (pesë) vetë. Që të gjithë anëtarë të Lëvizjes Kombëtare (Nacionale Demokratike Shqiptare. Dhe që të gjithë me pranga të rënda (rreth 17 kgr) në këmbë. Mesi i shekullit të NJËZET! Në mes të Evropës plakë, të “krishter”, të “qytetëruar” dhe mike dhe aleate e këtij shteti kriminel e me njerëz kriminogjen që lejon shqiptarët të mbërthehen në pranga të kohës Neronit, kohës së Shoqëris skllavpronare. A do të ndryshojë ndonjëherë POLITIKA e njëanshme kundërshqiptare, politika e aparthejdit dhe segregacionit e Evropës ndaj shqiptarëve? Të shpresojmë se një ditë do ta sheh edhe Evropa realitetin e hidhur që e kanë luajtur ndaj shqiptarëve në favor të interesave të kombeve dhe të shteteve bizantino-pravosllave: greke, serbe, malazeze e bullgare!
Prej udhëheqsve krahinor, të Kosovës, na vizitoi një ditë shoku Ali Shukria – xhelati dhe gjakpirësi numër një i popullit shqiptar. Erdhi ta sheh një pjesë të veprës së tij “madhshtore” dhe të galdojë si prokuror (në këtë kohë ishte prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan) që posa e kishte kryer detyrën e “Nënës Parti jugosllve” duke i gjykyar dhe dënuar 32 (tridhjet e dy) anëtarë të LK(N)DSh-së, prej të cilëve një edhe për vdekje-pushkatim: Hamdi Berishën 20 vjeçar.
Ne që ishim dënuar për vdekje-pushkatim, për mos t’i penguar të tjerët me pranga, ishim vendosur afër derës. Si hyri dhe na pa u ngazëllua dhe me një qeshje satanike u zgërdhi e me një zë therrëse, na u drejtua:”Hë, mor terrorista, kriminela! Menduat të luftoni kundër komunizmit, kundër vëllazërim-bashkimit, kundër socializmit. Po ne jemi komunista dhe qe se si i qërojmë hesapet me armiqët e popullit. Ju qenki për STRELISHTE (vendi afër Taukbashqës në Prishtinë ku pushkatoheshin dhe masakroheshin shqiptarët). Aty edhe e keni vendin ju bandita! Po ti, iu drejtua hafëz Riza Marevcit? Sa je I dënuar? Dhe kur I tha Riza Marevci s është 20 vjet i dënuar, gati u tërbua:”Pak, pak të paskan dënuar. Edhe ty duheshte në STRELISHTË!” Ky njeri arrogant, i thjeshtë, injorant, i paedukuar, i cekët në tru, i pasjellshëm dhe i vrazhdt me sjelljet e tia primitive – ta turbullonte vrerin. Sabit Qazim – Llashtica nuk mundi më ta durojë këtë burravec moralmjerë e reagoi:”Shoku Ali! Ne nuk jemi as kriminelë, as terrorista e më së paku armiq të popullit. Përkundrazi! Jemi patriota! Shikojini, shoku Ali, këto pranga të shoqërisë skllavpronare në këmbë tona! Ju komunista na thoshit se do t’i shkrini dhe do t’I shndërroni në plugje e traktorë. Si po e sheh ende janë në këmbë të shqiptarëve skllavë edhe tash në gjysmën e shekullit NJËZET, si në mesjet gjatë sundimit të Perandorisë tomane.”
I skuqur nga inati që Sabiti pati guximin t’i kundërvihet këtij satrapi në pushtet, Ali Shukria reagoi me tërbim:”Sabit! E kam ditur se ti e ke dreqin në bark. Se je nacionalist i papërmirsueshëm. E tash mbaji prangat se i ke merituar”. Me kaq doli për dere përjashta si i çmendur.
Pasi doli “shoku” Ali, Sabiti na e tregoi konfliktin në mes tyre. Në një mbledhje të Partisë Komuniste Jugosllave, Ali Shukria paska thënë se ne shqiptarët jemi malazezë, sepse edhe ilirët paskan qenë sllavë. Atëherë Sabiti paska reaguar:”Si mundeni ta dezinformoni popullin kur, mirëfilli, dihet se shqiparët janë pasardhës e ilirëve”.
Ngaqë Gjyqi Ushtarak Suprem i Jashtëzakonshëm në Bograd e vërtetoi aktvendimin e Gjyqit Ushtarak të Divizionit të Tretë në Prishtinë, pritehte çdo ditë që të dal para njësitit për pushkatim. Ishte një praksë e rëndomtë. Një ditë m’u afruan dy pleq e më pyetën:”O Bunjak! Sigurisht që me muaj nuk je larë. A do të laheshe tash?” Unë u habita me këtë pyetje duke qenë se isha me pranga në këmbë e si do të lahesha i veshur? Propozimin e tyre e pranova me gjithë dëshirë, sepse trupi im s’kishte pa ujë gati 7 (shtatë) muaj, por e shjpreha habinë time se si do të lahjesha me rroba në trup. Të dy pleq më buzëqeshën dhe më thanë:”Ai është problemi më i vogël.Zgjati këmbët!” Njëherë mendova se është ndonjë lojë dhe se duan të më argëtojnë që të ma heqin preokupimin e mendimeve të çastit të pushkatimit. Megjithëatë, i dëgjova dhe i zgjata këmbët me një buzëqeshje të dyshimit, sikur doja të ju thoja “e di këtë lojë, por po jua bëj dëshirën”. Për habinë time nuk zgjatën as 5 (pesë) minuta, sa çel e mbyllë sytë, dhe unë u gjeta vetëm me pranga në këmbë pa asnjë leckë në trup. E shikoja veten edhe pleqtë dhe nuk u besoja syve të mi. Mirëpo, realiteti isha unë: lakuriq me një batanije mbi supe. Më ndihmuanë të shhkoj deri te toaleti (aty laheshim dhe pastroheshim, sepse në burgun e Prishtinës s’ka pasur kurrfarë banjoje) dhe atë tinëz nga gardianët se nuk na lejoheshte të lahemi e pastrohemi. Më lanë, dihet, me ujë të ftohtë. Pasiqë u pastrova dhe e hoqa zdralën shtatmuajshe, më kthyen në dhomë dhe më veshën përësëri nëpërmjet të prangave në këmbë dhe, me një mburje dhe krenarie, me plotë të drejtë, më thënë:”Qe, o Bunjak. Tash u lehtësove dhe e hoqe atë zdralë të burgut të Ferizajit.”
Mirëpo, qëllimi i larjes sime ishte krejtë e kundërta. Sipas fesë Muhamedane (Islame) i vdekuri, para varrosjes duhet të lahet. Unë, këtë ritual fetar, e kuptova pasiqë u lava e në bazë të insistimit të pleqve dhe, me një mirënjohje të sinqertë djaloshare, iu drejtova me fjalë:”Falëmnderit, or burra! Adetin e kryem. Tash jam gati të ballafaqohem me togën e ekzekutuesve të pushkatimit.” Gabova. Mirënjohjen e shpreha pa një qëllim të keq. Isha i ri dhe pa përvojë jete për ta çmuar fjalën e (pa)matur. Fjalët e mia e shkaktuan shpërthimin e vajit me dënesë. Të gjithë ata burra trima dhe kreshnik, me përvojë të pasur të jetës së hidhur, tragjike dhe trishtuese të popullit shqiptar, filluan të qajnë me lotë dhe me kokë të ulur nga “turpi” se, për shqiptarin, lotët janë një shenjë zhburrnimi që s’i ka hije një burri.
Unë u pendova thellë. Mjerisht, ishte vonë për ta përmirësuar atmosferën e krijuar të zymtë. Pleqtë e qanin fëmijën e vet.
U thellova në mendime ende nën ndikimin e përvojës shekullore dhe mjeshtrisë së zhveshjes rrobeve me pranga në këmbë. O Zot! Klitha vetë me vete. Ky popull i shumëvuajtur, shekuj me radhë me pranga në këmbë, di t’i zhveshë leckat nga trupi nëpërmjet prangave të mbërthyera në këmbë, por kur do të jetë gati ta zhveshë, ta çlirojë shpirtin SKLLAV nga prangat e dokeve, zakoneve dhe traditave të okupatorëve të shumtë që na ikanë lënë në trashëgimi shekuj me radhë?
Kur u afruan ditët e ekzekutimit, pushktimit, i shtrirë në shtrat, në dërrasa, dhe në errësirën e burgut – thellohesha në mendime, medotoja rreth çastit kur do të më vendosin, rreshtojnë para tytave të pushkëve të aradhës së ekzekutuesve. Kridhesha në fantazinë e ëndërrave dhe, në sekondë, ndërroheshin mijëra pamje dhe imazhe si fotografitë në filma të shpejtuara. Në këto çaste më paraqiteshin tre personazhe të të njëtit person, personit tim: uni im trim dhe vendimtar; uni im qyqar e i luhatshëm dhe uni im real. Gjithmonë ngadhnjente uni im trim e vendimtar duke iu falëmnderuar moshës sime rinore (18 vjeçare) që nuk isha në gjendje ta vlerësoj dhe ta çmoj jetën e papërjetuar, e pashijuar.Më preokuponte vetëm dhe vetëm një mendim: çka të brohoris; çka të klith para tytave të pushkëve të armikut? Si të vdes me nder, siç i ka hije të një patrioti shqiptar? Në fund pata vendosur të klithi:”Rroftë Shqipëria Etnike!”, klithje e cila ishte bërthama, esenca e luftës së Lëvizjes Kombëtare (Nacionale) Demokratike Shqiptare.
Për preokupimet e mia më së shumti ndikoi Abdulla Musliu i cili, në toalet, me një copë lapsi më kishte lënë një porosi:”Mos lejo t’i lidhin sytë gjatë pushkatimit!” Kam qenë i vendosur që këtë amanet të Abdulla Muslit, patriotit të dëshmuar, ta çoj në vend.
Më 12 mars 1947, Prokurori Publik i Gjyqit Ushtarak të Divizionit III në Prishtinë, Mirko Shukoviq, ma kumtoi vendimin e Prezidiumit të Jugosllavisë që dënimi me vdekje pushkatim, shndërrohet me 20 (njëzet) vjet burg të rëndë. Po atë ditë m’ihoqën prangat. Këmbët e mësuara me peshën e rëndë të prangave, në çastin e heqjes, në hapin e parë, mu duk se thembra e këmbës ma preku zverkën. U kapa për muri dhe, dalngadalë, hap pas hapi hyra në dhomë. Shpërtheu gëzimi i burrave në dhomë dhe, prap, lotët e këtyre kreshnikëve, por tash lotët e ngazëllimit. Kah mesi muajit prill 1947 më përcollën me tren, në një vagon për kafsh, në kazamatin famkeq të Nishit.


NË KAZAMATIN E NISHIT

Në atë çast kur u hapën ata dyerë të mëdhaja të kazamatit, mu duk se hyra në një prej varreve të faraonëve egjiptian, sikur rash në një humnerë të pafund, në një labirint pa shtegdalje. Kjo përshtypje kurrë nuk m’u hoq nga mendja deisa kam qëndruar në atë kazamat të urryer gjatë 12 (dymbëdhjetë) viteve sa i kalova atje.
Kontakti i parë me të burgosurit e kazamatit të Nishit ishte tronditëse, trishtuese. E gjithë ajo masë, prej afër 3.000 të burgosurëve, qenieve pa identitet njerëzor e vetëm numra, silleshte vërdallë andej e këndej në oborin e kazamatit pa kurrfarë qëllimi dhe orientimi, si e humbur në haëpsirë dhe e tretur në “skëterrën” e Dante Aligierit; masë pa individualitet, pa vullnet, pa dinjitet, e pashpresë dhe e dorëzuar stihisë “Le të bëhet ç’ka për tu bërë”; një masë amorfe pa rend e rregull si grigja në thertore. Një pamje e paharrueshme në kuptimin e tronditjes. Të rreshtuar për shetitjen e mëngjesit dy nga dy, sipas rregullit shtëpiak të burgut, këta të dënuarë të raskapitur e të molisur, përplaseshin për tokë si duaj të misrit të kositur. Të burgosurit e privilegjuar, bashkëpunëtorë të regjimit komunist “kapotë”, kujdestarë të rendit e të disiplinës, vraponin shpejtë, i kapnin për këmbë dhe zhag i qonin diku jasht kazamatit (Më vonë mora vesh se atë vend e quajkan “Triangël”- trekëndësh), varreza të kazamatit ku kufoma do të ngelë derisa ai i vdekuri nuk e plotëson afatin e caktuar të dënimit.
Konflikti i parë në mes meje dhe udhëheqsit e kazamatit ndodhi gjatë vizitës së parë të prindërve të mi. Dhoma ku mbaheshte vizita ishte një hapësirë në formë të ahurit e në mes të ahurit një rreth me drunj, në largësi rreth dy metra sa që mezi kapeshim dor për dore. Në këtë mes-hapësirë silleshin disa gardian. Si u përshëndetëm, fillova të bisedoj në gjuhën shqipe. Në vizitë më kishin ardhur prndërt: nëna e dashur dhe babai. Gardiani menjëher reagoi:”Govori srpski!” (Fol serbisht!). Unë vetëm e shikova dhe vazhdova të flas shqip. Gardiani ma përsëriti edhe njëher, ndërsa unë vazhdova prap të flas shqip. Atëherë gardiani me tëbim më urdhëroi:”Prekini posetu i natrag u qeliju!”(Ndërpreje vizitën dhe prapa në qeli!). Nëna filloi të qaje dhe me lotë në sy m’u lut:”Aman biri im i dashur! Vetëm ri të shoh nëna se më ka marrë malli ta shoh fytyrën”. Nënë ma bënë hallall, por s’mund të flas me tye e dashura nënlokja ime në gjuhë të huaj. Prej vizitës drejtë e në raport te shefi i UDB-së, Radovan Markoviqi.Gardiani i raportoi për mosbindjen time të flas në gjuhen serbe gjatë vizitës. I pamësuar për mosbindje të burgosurëve ndaj “Rregullës shtëpiake” të kazamatit, si i tërbuar, mu drejtua:”Ti bandit dhe armik i përbetuar! Mos po do edhe përkëthyes? Do të flasish, do të flasih serbisht si bilbili. E sa për mosbindjën tënde kryneçe: Katërmbëdhjet ditë dhe dy, plus dy, plus dy”. Tash marsh e në qeli!” Kjo do të thoshtë: katërmbëdhjet ditë në gerdhetë (podrum), dy muaj pa paket me ushqim nga shtëpia, dy mauj pa të drejtë të këmbimit letra me të dashurit dhe dy myaj pa të drejtë të furnizimit në kantinën e kazamatit. Kështu kjo “luftë” në mes meje dhe të ekimit të UDB-së zgjati derisa, në fund, i detyruam unë dhe Bitër Dehalla (se vetëm ne ishim që me këmbëngulje kërkonim të drejtat tona, e sipas Kusjhtetutës jugosllave, përdorimin e gjuhës amëtare) të angazhohen edhe policë shqiptar në vizitat e familjave shqiptare.
Në këtë kazamat e në këtë kohë (1947), të burgosurit politik ishin të ndar nga kriminelët ordiner dhe vendoseshin në një ndërtesë të quajtur “Shtëpia e Bardhë”, ndërsa kriminelët në një ndërtesë të quajtur “Pavijon”. “Shtëpia e Bardhë” ishte një ndërtesë trekatëshe me nga 40 kaushë (qeli) e me dimensione: gjatësia 2,80 m.; gjërsia 1,80 m dhe lartësia 2,60 m që do të thotë 5 (pesë) m2 dhe 13 (trembëdhjetë) m3. Në këta kaushe (qelia), në këtë kohë, ishin vendosur nga 9 (nëntë) të burgsur dhe kur shtriheshëm për të fjetur, rradhiteshim njëri pran tjetrit 8 (tetë) vetë, si sardina në konzerva (nga 35 cm për person të shënuar në mur), ndërsa i nënti shtriheshte nën këmbë të tjerëve.
Ushqimi ynë përbëheshte prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) gram bukë dhe tri herë në ditë nga një litër ujë të vluar me 10 (dhjetë) kokra groshë me miza, një gjethë lakre dhe copa të lëkurës së derrit me qime, thundra me baltë dhe turinj të derrit me unazë në buzë. Këto ishin mbeturinat e fabrikës së konzervave të Kralevës. Si copat e lëkurës së mishit me pak lardh (sllaninë), thundrat e derrit dhe turiri i derit – ishin plot me baltë. Ata të burgosur që kishin paketashtesë me usqim nga shtëpia, nuk e hanin këtë ushqim mizer.
Mirëpo unë ia pash hajrin këtij usqimi me mbeturina të derit. Isha në izolim. Më izolluan si “I rrezikshëm për mesin” ani që isha në burg dhe atë në një burg më të keq e më të ashpër në Jugosllavi, siç e kualifikonin ata të burgosur që kishin kaluar nëpërmjet shumë burgje dhe kazamate të Jugosllavisë. Isha në vitin e dytë të izolimit. Isha dobësuar tejet shunë. Në çdo dy muaj më dënonin për të mos marr ushqimshtesë nga shtëpia (ishte e lejuar paketi prej 14 kgr ushqimi. Dënimi ishte: 14 ditë qeli në podrum pa shtrojë e mbulojë, dy muaj pa paket dhe dy muaj pa të dejtë të furnizimit në kantinën e kazamatit. Gjatë vujatjes së izolimit trevjeçar (pril 1952 – prill 1955) e kam marr vetëm një paket me ushqim dhe atë fal harresës së shefit të UDB-së që kishte harruar t’iu thotë gardianëve për të më dënuar. Në një prej intervaleve të dënimeve,qëllova në qeli (birucë) me një drenicak sapo i ardhur në kazamat. Si i ri ende nuk e kishte përjetuar urinë dhe mungesën e ushqimit. Ditën e parë të shpërndarjes së këtij ushqimi “DELIKATES”, drenicaku rrefuzoi ta merr gjellën. Unë e luta ta merr se do ta ha unë duke qenë se jam tejet i uritur. Kështu edhe veproi. Unë, gjatë kësaj periudhe 14-ditore, duke i hangër nga katër pjata (këtë ushqim “delikates” na jipnin dy herë në ditë), isha përmirësuar, por nuk shihja veten se a jam përmirësuar. Pas 14 ditë vuajtjeje në qeli, shkallëve përpjetë, takohem ballë për ballë me shefin e UDB-së të kazamatit, Millan Obradoviq, zëvëdësi i drejtorit të kazamatit të Nishit, luftëtar i vitit 1941, me një sy të humbur në luftë. Më ndali dhe po më pyet:”Kush je ti?”. Unë iu përgjigja:”Pse po talleni? S’po më njihni se kush jam?”. Përgjigju se kush je nënën ta ……!” Dhe unë iu pëgjigja se jam Rexhep Bunjaku. Ai u tmerrua dhe piskati me ç’zë që kishte:”Komandiri! Komandiri!” Gardianët e frikësuar vrapuan me nzitim dhe e përshëndetën, ndërsa ky i tërbuar si i çmendur:”Mirë bre ju gardian? A po më tregoni ku ka qenë ky bandit: në qeli e në podrum apo në sanatorium?!” Unë ende s’e kuptoja tërbimin e tij. Nuk e shihja veten se a jam përmirësuar sa që edhe krusmuesi im nuk më njohu. Ky ushqim i jashtzakonshëm më ndihmoi të përballoj disa muaj në izolim.
Një ditë, prej 1095 ditëssh sa isha në izolim i si rrezikshëm për rretthin, më vizitoi Millan Obradoviqi i lartpërmendur. Me të hyrë në birucë (qeli), me një ton përbuzës dhe nënçmues, mu drejtua:”Hë, mor i mjerë! Për kë po vuan dhe po e flijon rininë tënde dhe po shkrihesh si qiriri dalngadalë? Të ishit ndonjë komb i madh – hajdede!, por një komb njëmilionësh. Kush jeni ju? Kush po ju njeh në botë, or ti i mjerë! E ne (mendon për ekipin e UDB-së në kazamat-RB) kemi gabuar duke menduar se ti je një djalosh i arsyeshëm dhe intelegjent dhe se, me kohë, do ta shohësh rrugën e gabuar. Por edhe ti na dole një torollak e toroman si të gjithë të tjerët.”
Për taksiratin tim, para se të më izolonin, e kisha lexuar një libër për Lufën Qytetare të Spanjës dhe, në mes tjerash, edhe një mendim të Dollores Ibarurit – La Pasionaria, sekretare gjenerale e Partisë Komuniste Spanjole, e cila thotë:”Madhësia e një kombi nuk matet me sasinë e numrit të banorëve se sa milion i ka, por me sasinë e virtyteve që i pronëson (posedon) ai komb. Sikurse edhe madhësia e njeriut nuk matet me gjatësinë e trupit të tij, por me sasinë e virtytave që i pronëson një njeri.”
Zotëri Milan Obradoviqi, nga inati që unë po i mbaj orë për cilësitë morale e etike, u skuq si gaforja dhe si i tërbuar, më tha:”Unë e di këtë. Kjo është teza marksiste. Ti po më tregon për vlerat morale! Ti një bandit i mjerë!” Dhe unë, një trimosh budalla, ia kthej:”Po shihet se sa e njihni marksizmin. Marksizmi s’ka lidhje me këtë maksimë. Këto janë fjalët e Tomas Masarikut, kryetarit të Çekosllovakisë, nëse e dini se kush është ai.”
Me këto fjalët e mia u mbush kupa. Doli nga biruca (qelia) tërë i skuqur dhe me rrëmbim e plasi derën. Nuk kaluan disa minuta pas incidentit, kur erdhi gardiani dhe përcolli deri te zyrja e tij në “Shtëpi të Bardhë”, ku priste Millan Obradoviqi. E kishte radion dhe zmadhuar zërin “në kup të qiellit” sa që tërë ndërtesa ushtonte. Dihshte pse – që gjatë rrahjes të mos dëgjohet bërtima dhe piskama ime. Përnjëherë m’u vërsul dhe filloi të më rrahe me the të shuplakës, siç rrahën karatistat. Më rrahte me të duarë dhe në të dy anët qafës. Ndjesha vimbje të mëdha, por fati im që ky “karatist” (Millan Obradoviq) ishte fizikisht i dobët dhe meskin qyqar. Mirëpo, kur më kapi për koke me të dy duarë më përplasi për muri, ndjeva aq dhimbje të mëdha sa që s’mund ta kontrlloja veten, kështu që ia kapa të dy duart dhe, me një të një çmendurit (një Zot se çfarë grimase kam bërë) iu kërcënova:”Edhe njëherë më godit, për besën shqiptare, do të furi si qenin!” Dhe, duke mos pritur përgjigjën, dola nga zyra si furi e Millani ngeli i hutuar dhe si I gozhduar në dysheme. Nuk reagoi as gardiani para derës ku ishte strukur. Ky rast ishte edhe një mësim për mua: ndaj armikut, kur je në duart e tij, nuk duhet të tregosh epërsinë tënde intelektuale, të jesh më i arsimuar dhe më i dijshëm.
Shtrojë dhe mbulojë të shtetit nuk kemi pasur. Shumë të burgosur kanë qenë pa strojë e mbulojë, kështu që ishin të lënun në mëshirën e motit të mirë apo të ligë.

Është interesant edhe një episod nga përjetimet e mia në kazamatin e Nishit. Një ditë prej ditëve, gjatë të shpërndarjes së gjellës, prej garuzhdës më bie në pjatën time një MI i gjirizit gati njëkilogramshe. Unë revolltuar paraqitem te gardiani dhe ankohem:”Shikoni se me çka po na ushqeni! Po kjo s’ka ndodhur as në kamppërqëndrimet gjermane!” Duke u zgërdhi si i çmendur më tha:” Po ç’po do më mirë? Mish me lakra, ore bandit!” Dhe, me të vërtet, ishte gjella “mish me lakra”. A ishte kjo rastësi apo i sajuar dhe përgatitur postafat për mua, nuk e di.
Për ta pasqyruar dhe ilustruar, deridiku, vrazhdësinë, brutalitetin, primitivizmin paskrupullësinë, pashpirtësinë, egërsinë dhe pamëshirësinë e sistemit totalitar komuno-bolshevik TITOIST – do ta përshkruaj edhe një epizodë të vogël që e përjetova në kazamatin e Nishit.
Në një bisedë të përditshme me shokët, pata deklaruaruar se Jugosllavia si shtet i sllavëve të jugut, si shtet shumëkombësh, do ta pëson fatin e Austro-Hungarisë dhe se do të copëtohet në më shumë pjesë se ç‘është copëtuar ajo (Austro-Hungaria).
Këtë mendim e mbështesja në interesat e konfrontuara të kombeve dhe të kombësive jugosllave,përkohësisht konzervuara nga garnitura në pushtet, atdheu e të cilëve ishte doktrina marksiste-leniniste dhe ideologjia komuniste-bolshevike e diktaturës proletariate; të dallimeve të thella në zhvillimin e kulturës dhe të qytetërimit të tyre:
a) të LINDJES – bizantino-turko-sllave dhe
b) të PEREËNDIMIT – romano-gjermane
Kështu që kombet dhe kombësitë e Jugosllavisë kanë pasur zhvillime dhe transformime rrënjore, divergjente njëri me tjetrin, të cilët kurrsesi nuk përputheshin me interesat elementare kombëtare, duke qenë në vartësi të kombit tjetër, në këtë rast, të kombit SERB.
Në vazhdim tezën time e mbështesja në diversitete:
1) të zhvillimit historik të kulturave dhe të qytetërimeve të tyre në hapësira të Ballkanit e nën ndikimin e doktrinave FETARE, për një kohë të gjatë, në jetën dhe nërrjedhën shpirtërore të gjithmbarshme të popullatës;
2) të zhvillimit të kulturës materiale: infrastrukturës, industrializimit, bujqësisë, teknikës, teknologjisë dhe shkencës;
3) të akumulimit të urejtjes qinvjeçare fetare e kombëtare që një ditë do të gufojë dhe të shpërthejë me tërë fuqinë shkatërruese. Të hutuar Në bisedë e sipër, nuk e kemi vërejtur një “cinkarosh” prapa nesh, siç i quanim spiunët e UDB-së në kazmat, i cili i kishte përcjellur fjalët dhe mendimin tim UDB-së dhe me, gati, përpikëri. Të nesërmën më thërret në raport shefi i ri UDB-së, Radovan Markoviqi, me do sy të gjarërit që, kur të shikonte, të dukej se po të përbirojnë. Si hyra në zyre të tij, më priti “me hu në krah”, me shamata e të shara më banale SUI GENERIS serb:”Pi….. materina shiptarska! Ti bando prokleta!” (Pi….. e nënës shqiptare! Ti bandit i mallkuar). Do që të bëhesh profet, hë? Hajde tash e “këndo” se çka ke profetizuar për shkatërimin e Jugosllavisë me shokët e tu bandita?” Nuk dija se për çka bëhet fjalë. Ç’po do ky i çmendur prej meje? Bisedën e djeshme e kisha harruar se nuk ishte, për atë kohë, ndonjë bisedë aktuale. I tërbuar dhe i revoltuar, më tregoi se kush e ka informuar për bisedën në fjalë. Kur e dëgjova emrin e denunciantit (spiunit), reagova me përbuzje:”Si mundeni t’i besoni një moralmjeri pa kurrfarë vlera elementare njerëzore?” Më ndërprehu me të shara:”Shiko, bre, ti budalla idealist! Ne më shumë i besojmë një moralzhelanit se njëqind të ndershmëve si ti dhe budallaenj të tillë. Çfarë dobie kam prej teje me kokëfortësinë tënde dhe parimet e tua morale e etike? Më dëgjo tash mirë! Të vish çdo ditë te unë dhe të më thuash:”Zotëri Zë vendësdrejtor! Urdhëroni çelsat e një ville të ndërtuar gjatë natës” unë nuk jam I kënaqur. Mua më intereson mendimi i banditëve si ti. Hë, fol! Trego kush se çka po flet kundër nesh, kundër Jugosllavisë. Atëher do të jem i kënaqur. Edhe diç. Hapi mirë veshët e tu shurdhan, or ti budalla idealist! Ne jemi gati ta shfarosim një qytet të tërë edhe me NJËQINDMIJË banorë për ta zbuluar edhe vetëm NJË armik e lëre më të mos JU shfarosim juve, banditët dhe armiqët e përbetuar, që ju kemi në dorë!”
Po, e kisha të qart dhe atë tejet të qart se me kë kisha punë. Në atë çast, si vetëtima, më shkoi ndër mend:” O Zot i madhrishëm! Por çfarë MONSTRUMA ke krijuar dhe ende i duron në këtë Botë të bukur! Në këtë Botë të qytetëruar e bashkëkohor.
Duke qenë në kazamatin e Nishit pata lexuar për një deklaratë të ngjashëm të Dollores Ibaruri – La Pasionaria, Sekretare gjenerale e Partisë Komuniste Spanjolle:”Më mirë t’i pushkatojmë 100 (njëqind) të pafajshëm e në mesin e tyre një armik, sesa të shpëtojë edhe ky”.
Të gjitha krusmimet-torturat, fizike dhe shpirtërore: fyerjet, maltretimet, nënçmimet, përbuzjet banale, dënimet e shumëllojshëm, shkeljet e dinjitetit e të krenarisë personale dhe metoda të tjera bizantino-inkuizitore që përdoreshin mbi të dënuarit – qëllimi përfundimtar ka qenë diskfreditimi i UN-it të dënuarit para shokëve, familjes dhe popullit të vet. Që të gjitha këto tortura: bë heshin në mënyrë “humane”, “qytetëruese”, “shoqërore”, “kolegiale”, “për të mirën e të dënuarit” dhe në mënyrë nonshallante me MUAJË të tëra, sikur donin të thonin, duke u mbështetur në faktorin KOHË:”Ne kemi kohë të pakufizuar e nëse JU keni llogari të vuani dhe t’i duroni torturat tona – urdhëroni”. Me kët faktor “KOHË”, që kishin përvojë, ishin të bindur se do ta thejnë edhe armikun më të përbetuar të tyre. Koha dhe URIA ishin faktorë kryesor në favor të organeve të UDB-së duke na i brejtur, dalngadal, trupin dhe trurin.
Verës, në muajt korrik dhe gusht, kur shkalla e temperaturës arrinte mbi 38 gradë C, nëpër biruca-qelia me dimensione 2,40 x 1,80 x 2,60 metra, na mbërthenin 30 deri 35 vetë kështu mund të qëndronim vetëm në këmbë. Kemi pasur vetëm nga 15 cm2 hapësirë për person. Biruca e kishte vetëm një dritare (me dimensione 0,60 x 0,40 cm) të mbyllur me llamarinë të perforuar (të shpuar) me dimesione 3-4 mm që të mos qarkkullojë ajri lirisht dhe, sidomos, të mos hyjë cigarja nëpërmjes së vrimës. Oksigjeni, pas disa minutash, shpenzoheshte. Fillonim të djersitemi dhe pas, më së shumti gjysmë ore, ata të burgosur të cilit ishin fizikisht më të dobët e më shëndetlig, alivanoseshin. Ne të tjerët, mezi pritnim të alivanoset ndonjëri për ta alarmuar gardianin ta çelë derën. Në këtë mënyrë, derisa të alivanosurin e çonim dhe e futnim nën dush të ftohtë (banjoja me shumë dushe ku laheshin të burgosurit ishte përballë birucave) dera e birucës rrinte e hapur, kështu që ajri ndërkohë freskoheshte. Kështu vazhdonte lufta për ekzistencë ku mbretëronte “vallja e skëterës dhe e spastrimorës” së Dante Aligierit “Komedia Hyjnore”.
Ndërsa dimrit, po në këto biruca-qelia, kur acari dhe ngrica arrinte në minus 15-20 grad C, na mbërthenin VETËM nga një të burgosur. Për shtrojë e mbulojë e kishim BETONIN dhe TAVANIN e birucës.
Në fillim të viteve pesëdhjeta, duke qenë unë në IZOLIM, erdhën nga kazamati i “Goli Otokut” disa komunista-informbiroista të “riedukuar” e të “përmirësuar” në frymën “socializmit jugosllav” me metoda SUI GENERIS titotist. Dalloheshte sidomos Daut Feka i transferuar nga “Goli Ototku” (Ishulli i xhfeshur) si i përmirsuar dhe kudër i sigurtë për diferencime. Dhe këto metoda filluan t’i zbatojnë edhe në Nish. “Goli Otoku” ishte formuar postafat për komunista që u deklaruan në favor të Rezolutës së Informbiros. Dhe këtyre “komunistave” të riedukuar ua pamë sherrin edhe ne nacioailsta. Këta dolën nga “Goli Otoku” dhe i vërshuan të gjitha kazamatet e Jugsllavisë për ta zbatuar përvojën e fituar me ndihmën e UDB-së, metodë e quajtur REVIDIM QËNDRIMI – DIFERENCIM.
Zbatuesit – aktivistët e revidmit të qëndrimit, rirrëfimin e shpjegonin dhe e arsyetonin të bindur se:
a) Revidimi i qëndrimit është një proces i pandërprerë, në kohëzgjtaje të pakufizuar, nëse ka nevojë me VITE TË TËRA, që do të vazhdojë dhe veprojë DERISA të dorëzohet edhe i burgosuri i fundit.
Revidimi u shdërrua në një fushatë të egër e primitiv dhe me metoda INKUIZITORE, MESJETARE ndërsa zbatuesit ishin elementët më të poshtër të racës njerëzore: moralmjerë, amoralë, kriminela dhe me karakter tejet labil e qyqarë; persona pa dinjitet, krenari dhe besë; persona të dhunshëm, lakej servil dhe vasal të turpshëm – me një fjalë FUNDRINA i fundrinave të kombit dhe të shoqërisë së qytetëruar. Kjo HEDHURINË e shoqërisë doli haptas në shesh nga strofulla kutërbonjëse e qelbanike; u vetëzbulua dhe me një aktivitet të paparë na u vërsulë për të na “bindur” edhe neve që të biem në atë strofull të hienave e të çakajve. Veprimtaria e këtyre elementëve BIZAR dhe MORAL INSANITY (Mungesa e arsyes etike) ishte jo vetëm ngjetëse por edhe ladute. Synimi dhe qëllimi i tyre pëfundimtar ishte të na gjunjëzojnë e poshtërojnë dhe kështu, moralisht të thyer, të na dorëzojnë në mëshirën e pamëshirë të UDB-së. Në fund do të binim në nivelin e tyre të fundrinës, ndërsa ata do të triumfojnë dhe galdojnë me “suksesin” e tyre se e kryen veprën “madhore” të nënshtrimit të armiqëve që as edhe UDB-a nuk kishte sukses të tillë.
Për zbatimin e kësaj veprimtarie të shëmtuar dhe çnjerëzore, nuk zgjidheshin mjetet dhe mënyrat: rrahjet, shpifjet, premtimet, kërcënimet dhe dënimet, ndërsa për zbatuesit ishin paraparë privilegjet dhe beneficionet e shumta: paketa me ushqim pa masë (masa ka qenë 14 kgr në muaj); shkurtimi i vuajtjes së dënimit; ushqim dhe cigare, të konfiskuara nga të burgosurit, në dispozicion të pakontrlluar deri te lirimi nga vuajtja e dënimit mëtutjeshëm.
Mirëpo njolla e “revidimit të qëndrimit” i çrregullonte të gjitha marrëdhëniet ndërnjerëzore me shokët e burgut, e turpëronte të reviduarin jo vetëm në kazamat, por edhe në liri para shokëve dhe para anëtarëve të familjes. “Revidimi i qëndrimit” ishte një “zbulim” djallëzor, fyes, i krupshëm; përdhosës dhe ngjethës i dinjitetit dhe i krenarisë individuale, familjare dhe kombëtare i regjimit të KRUPSHËM BOLSHEVIKO-TITOIST.
Qe për shembull se kush ka qenë aktivist për “revidmin e qëndrimit” në kaamatin e Nishit:
1. Millosh Çallasan – i gjykuar 101 vjet (burg i përjetshëm) për vepër penale: vrasje masovike duke i therr me thikë (metoda çetnike) partizanët e zënë rob lufte, si çetnik i “treshës së zezë”. Gjakës i njohur në fshatin e vet;
2. Boshko Shllukiq – i dënuar 20 vjet për vepër penale: vrasjën e babait të vet. E ka lidhur babain e vet plak për shtrati dhe e ka mbytur me rrymë;
3. Kapllan Boletini – i dënuar 20 vjet si bahkëpunëtor i okupatorit. Mjerisht, djali i ISA BOLETINIT patriotit legjendar. Populli ynë e ka një fjalë të urtë:”Dardha nën dardhë bie”. Mjerisht në këtë rast “dardha ra në bajgë” e jo nën dardhë. I mësuar me një jetë të lehtë e t’ambël dhe me një karakter tejet labil; i pavendosur dhe pa dinjitt; pa kurrfarë ideali dhe i paarsimuar, shumë shpejt ra në rrjetin e UDB-së dhe
4. Hamdi Berisha – deri në fillim të viteve pesëdhjeta aktivist i dalluar për kauzën kombëtare dhe anëtar i denj i Lëizjes së NDSh-së. Para gjyqit në Gjilan qëndrimi i tij ishte shembull se si duhet të qëndrojë një patriot para gjyqit të armikut. Ishte plot energji, gjallëri e ngazllim rinor. Mjerisht, nuk pati fuqi dhe durim të qëndrojë deri në fund si patriot I denj dhe konsekuent parimeve të Lëvizjes së NDSh-së: deri në vdekje i paepur!
Në kazamatin e Nishit i kalova plotë 12 (dymbëdjetë) vjetë: prill 1947 deri në prill 1959 kur më transferuan në kazamatin e Idrizovës në bazë të kërkesës së prindërve të mi që jetonin në Shkup, e ku më vinin më shpesh në vizitë duke qenë se Idrizova ishte rreth 8 – 10 km larg Shkupit e jo rreth 220 km sa është relacioni Shkup-Nishi. Në kazamatin e Idrizovës i kam kaluar FIKS 12 (dymbëdhjet) vjet: prill 1947- prill 1959.



NË KAZAMATIN E IDRIZOVËS



Në kazamatin e Idizovës më transferuan me kërkesën e prindërve të mi përshkak afërsisë së Idrizovës në krahasim me Nishin. Mirëpo, deri në vitin 1959, të gjitha lutjet e prindërve të mi i refuzonin me “arsyetime” të ndryshme, ndërsa mua më thoshin:”Jo mor bandit, nuk të lejojmë të shkosh në Idrizovë e të ndikosh dhe t’i prishish edhe ata të burgosur lojal ndaj Jugsollavisë. Jo, jo! Këtu do t’i lësh estrat e tua të kalbura!”
Ndarja me shokët e kazamatit të Nishit,pas 12 vitesh, ishte e prekshme, dhembshme dhe pikëlluese. Dymbëdhjet vjet e kemi ndarë të mirën dhe të keqën; e kemi ndarë kafshatën e bukës për t’ia shpëtuar jetën shokut në ditët e vujatjes së dënimit në biruca (qelia) dhe në izolim. Ndihma ishte vetëmohuese, kolegiale dhe solidare. Më dukeshte se aty, në Nish, e lash gjysmën e jetë s’ime. Qaja me dënesë, por edhe shokët e sidomos Bitër Dehalla, Tom Mjeda, Nezir Hoti e tj.
Pranim dorëzimi i im në Idrizovë u bë sipas protokolit të UDB-së dhe të milicisë jugosllave. Para se të më pëcaktonin ndonjë dhomë të përbashkët me të dënuarë të tjerë, më thirrën në “bisedë informative” dhe kërcënuese. Prezent ishin: drejtori i kazamatit(emrin ia kam harruar), shefi i UDB-së, Misho (mbimri nuk më kujtohet), bukëpjekës nga Tetova dhe Shefi i edukatorëve në kazamatin e Idrizovës. Ma përkujtuan se e dinë se kush jam; se I kanë karakteristikat e mia për sjellejet e mia në Nish; se këtu, në Idrizovë, nuk është sikur në Nish, prandaj të kem kujdesë se si po sillem dhe ç’po bëj. Unë iu përgjigja se i di të drejtat e mia dhe obligimet e mia si i dënuar dhe, nëse nuk ngacmohem, nuk kanë pse të më kërcënohen, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi.
Mirëpo, ec i ri i qet dhe mos reago kur të detyrojnë të reagosh. Gjatë vizitës së parë të prindërve të mi në Idrizovë (ku ishin kushtet shumë më të njerëzishme dhe qytetëruese: të ulur në karrige e në mes një tavolinë), u paraqit “problemi” i përdorimit të gjuhës amtare. Si ia fillova të flas shqip, gardiani pran meje i përcaktuar të na përgjojë se ç’po flasim, mu gërmuc:”Zboruvaj bre maakedonski! Shto mislish, kade se navogjash/!”(Fol, bre, maqedonisht! Ç‘po mendon, ku je?!) He belaja e Zotit! Lëre që nuk dija maqedonisht, por si t’i lejoj këta, në Maqedoni, të gadhnjejnë pas asaj rrëmuje dhe lufte që e ndërmora në Nish dhe e fitova “luftën” tash të dorëzohem. Kurrë! Kokëfortësia dhe inati shqiptar u paraqitën tek unë me tërë fuqinë e vet.E shikova gardianin me një shikim të papërfillshëm, sikur doja t’i them “mos më shqetëso” dhe, pa e prish qetësinë i thash NËNËËS le të vazhdojë të flas shqip. Nëna ime e mjera (eh këto NËNA tona shqiptare me zemër të përvluar) u “pre” nga frika se prap do të përsëriten periperitë e kazamatit të Nishit, mu drejtua me lotë në sy:”Aman, djali im! Mos ia nis edhe këtu si në Nish, të lutem! Mos më kthe pa u ngopur sytë e mi me fytyrën tënde!” Edhe tash, duke i përshkruar dhe rikujtuar këto ngjarje të hidhura, po më rrjedhin lotët për vuajtjet shpirtërore që ia kam shkkatuar Nënës sime të dashur me “kryeneçinë” time. Më erdhi shumë, shumë rëndë në këtë situatë, por vendosa të mos lëshoj pe as këtu. E vazhduam bisedën në gjuhën e ëmbël shqipe, ndërsa gardiani i hutuar, meqë kurrë s’kishte ndodhur një rasti i tillë, nuk dinte se si të veprojë. Vizita u krye me sukses. Pas vizitës, si edhe në Nish, diheshte menjëherë në raport te Drejtori i kazamatit për mospërfilljen e “Rendit shtëpiak” të kazamatit”. Nuk dinin si të vepronin. Unë edhe këtu, sikur edhe në Nish, insistoja nw të drejtën time, sipas Kushtetutës, të përdori gjuhën amtare. Rasti i parë që dikuh insiston, gjatë vizitës, të flet në gjuhën amtare, në këtë rast, në gjuhën shqipe (shiptarski). Filluan të më bindin se këtu, në Idrizovë, nuk kanë mundësi as materiale dhe as njrëzore për të gjetur përkëthyes, prandaj të pajtohem (siç po pajtohen dhe nderojnë “Rendin shtëpiak” të gjithë të dënuarit tjerë) me gjedjen dhe rendin e gjetur. Unë, prap, insistoja që të “respektohet” Kushtetuta pozitive e Jugosllavisë. Çfarë anomalie dhe ironi e jetës: armiku i përbetuar i Jugosllavisë po e “mbron” Kusshtetutën e shtetit që e lufton!
Mirëpo, kokëfortësia ime pati efekt edhe këtu. Gjatë vizitës së dytë, situata ndryshoi në të mirë tonin, të shqiptarëve. Kishin gjetur dhe veshur në uniformë të milicisë do “maqedonasë” të Rekës, afër Gostivarit (shqiptarë ortodoks me dhunë të maqedonizuar) kështu që edhe në Idrizovë e detyrova pushtetin dhe UDB-në të lejojë të flitet gjuha shqipe.
A kishte edhe në Idrizovë anëtarë të Lëvizjes së NDSh-së? Po, si jo! Duke filluar që nga fillimi i viteve të dyzeta e deri në gjysmën e parë të viteve pesëdhjeta, gati 20 vjetë, nuk ka pasur burg apo kazamat në Jugsollavi ku nuk ka pasur anëtar të LNDSh-së. Në dhomë, ku më përcaktuan e gjeta Qemal Skënderin, nënkryetar i Komitetit Qendror të LNDSh-së dhe një prej aktivistëve më të dalluar e kësaj Lëvizjeje. Gëzimi ishte i pamasë. Po takohemi pas 13 (trembëdhjetë) vitesh. Me vëllain e Qemalit, Alushin, kam qenë shok që nga fëmijëria se kemi qenë në një rrugë në Shkup. Mjerisht, Alushi, ishte shpërngulur për në Turqi duke iu kyçur kolonës disa qindramijëra të shqiptarëve të terrorizuar e të detyruar ti lënë trevat mijëvjeçre të stëgjyshërve për t’i popullzuar shkretërat e Anadollisë në Tyrqi.
Mu afrua edhe Eshref Hoxha, mësues nga Struga, e tash I vendosur në Shkup, në të njëtën mëhallë ku ishin edhe prindërit e mi kështu që kishte dëgjuar për mua. Edhe Eshrefi ishte anëtar I LNDSh-së.
Këtu, në Idrizovë, ishte edhe grupi i anëtarëve të LNDSh-së nga Tetova, Gostivari e Dibra. Ky grup u burgos gjatë vitit 1956 dhe ishte në lidhje me grupin e Prishtinës. Nuk e njihja asnjërin. Pas disa ditësh mu afrua Abaz Dukagjini, e me pëlqimin edhe të anëtarëve të tjerë, e më tha se shokët e tij shprehin dëshirën që të inkuadrohem, të shoqërohem me ta dhe se shoqëria ime do t’i nderonte. E pyeta a e dinë se kush jam unë. Mu përgjigj se e dinë shumë mirë se kush jam dhe mu, për atë, edhe insistojnë të jem në shoqërinë e tyre. U përgjigja se do të kyçem në shoqërinë e tyre me dëshirë të flaktëm, por kam frikë se do të ma shohin sherrin duke u shoqëruar me mua.
Ky grup përbëheshte prej: Raif Malaziu, filozof dhe “spiritus movens” (udhëheqës shpirtëror) i grupit; Nexhat Purde, profesor i gjuhës franceze; Adnan Agai, arsimtar i gjuhës shqipe (tash profesor); Sherafedin Agai, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë; Abaz Dukagjini, student i gjuhës angleze; Burhan Pasholli, student i Fakultetit të Medicinës (tash mjek i diplomuar); Remzi Pustina, profesor dhe Abdurahman Taravari, student.
Ishte ky një grup i shëndosh moralisht dhe etikisht, militant të vetëdijsuar dhe patriota të vendosur. Vetëm dy prej këtij grupi ishin pak të luhatshëm (prandaj edhe të leçitur-bojkotuar nga të tjerët). Mirëpo, këta të leçtur, nuk ishin të dëmshëm dhe tradhtarë. Më mirë thënë, ishin konformist. Ishte kënaqësi të jesh në mesin e tyre. Që të gjithë ishin të arsimuar, inteligjent, mirë të edukuar dhe me një kulturë lakmuese. I dallonte edhe jë veti tejet njerëzore dhe patriotike: ishin shumë solidar në mes veti. Përherë gjenin mirëkuptim, njëri ndaj tjetrit, edhepse ndonjëherë nuk pajtoheshin me mednimin e tjetrit. Kurrë nuk e shfaqnin hidhrimin. Ishin, me të vërtet e me plot kuptimin e fjalës, fisnik dhe skofijar.
Më së shumti kisha polemikë me Raif Malaziun, i cili ishte imponuar në grup si i gjithdijshëm dhe SPIRITUS MOVENS i grupit dh të cilit, ky grup patriot, nuk ia prishte atë kënaqësi Raifit. Nuk e duroja sjelljen e tij joparimore: në një anë mbureshte si nacionalist dhe patriot militant e , në anën tjetër, e PARAVENTE FENË mbi atë KOMBËTARES. Një ditë më nuk mund ta duroja dhe e pyeta drejtpërdrejtë:”Mos më keqkupto që do ta shtroj një pyetje e cila, mbase, nuk do të plqejë. Jam i informuar se i ke dy motra. A do t’i martoje motrat me një ARAB muhamedan, apo me një SHQIPTAR krishter katolik apo ortodoks?” Raifi, a kurrfar hezititmi, mu përgjigj:” Me një ARAB mysliman!” Tash e kisha të qart: ky njeri ishte me një brum tejet të shëndosh kombëtar, por me THARM fetar. Ndërsa sipas Programit, parimeve dhe synimeve të LNDSh-së, ky qëndrim i Raifit, absolutisht nuk pajtoheshte me të tilla botëkuptime. Te ne, anëtarët e LNDSh-së, ishte KOMBËTARJA mbi të gjitha: mbi fenë, ideologjinë, partinë, fisin e krahinën.
Për taksiratin tim, mjerisht, në Idrizovë u njoha edhe me Kapllan Resulin-Buroviqin.Sa më kujtohet ka qenë muaji shtator 1959 kur, në dhomën tonë, e përcaktuan Hamzë Shalën, student dhe anëtar i LNDSh-së. Hamza na tregoi se në dhomën kaluese (ku të burgosurit e rinj i kalonin dy javë dhe ku njiheshin me “Rendin dhe regullat e shtëpisë së kazamatit) është Kapllani dhe se po deklarohet që NUK është shqiptar. Ky lajm i shëmtuar jo vetëm që na habiti, por edhe na mllefosi dhe na lëndoi, sepse për Kapllanin kemi pas formuar një bindje tejet pozititve si shkrimtar dhe patriot. Mirëpo, nuk e dinim shkakun për një qëndrim mekin të tillë. Hamzë Shala na e tregoi, pak e shumë, “shkakun” e revolltës dhe të dëshprimit të Kapllanit e sipas verzionit të Kapllanit.
Adem Gajtani, shoku i ngushtë i Kapllanit me të cilin, Kapllani i martuar, e ka nda dhomën me një çarçaf për t’i ndihmuar për ta kaluar krizën e banimit, ia gatoi kulaçin për ta burgoshur dhe për t’ia marrë gruan. Kapllani i fyer, i poshtëruar dhe i lënduar në shpirt, në afekt e sipër, i përdor fjalët e shkrimtarit tonë madhështor, At Gjergj Fishtës:”Le ta di gjithë Bota mbarë se At Gjergj Fishta nuk është më shqiptar!” Kjo epizodë e hidhur e jetës së Kapllanit, siç u informuam, na goditi thellë. Deridiku e “arsyetonim” reagimin e Kapllanit ndaj asaj vepre çbnjerëzore” të Adem Gajtanit.
Mirëpo, e vërteta për veprën e “shëmtuar” të Adem Gajtanit, do të del në shesh në shtator të vitit 1993, gjatë vizitës së Kapllanit në shtëpi të Adem Demaçit ku, në praninë time, Adem Demaçi interpretoi RRËFIMINË e Adm Gajtanit:”E shoqërova Frihanë (gruan e Kapllanit) deri te burgu hetues në Shkup, ku ishte Kapllani, për t’ia dorëzuar pakon me ushqim dhe për ta vizituar.Pas kryerjes së vizitës dhe dorëzimit të pakos me ushqim, e përcolla Ferihanë deri te stacioni ferovisë për të udhëtuar në Tetovë. Në pritje sipër, Ferihaja shkoi në toalet dhe me qëllim vonohet që t’i “IK” treni. Në propozimin tim të udhëtojë me taksi, e refuzoi duke u arsyetuar seka frikë të udhëtojë vetë me një të huaj. I propozova të shkojë në hotel, poashtu refuzoi. Nuk dija se ç’të bëjë, kur ajo ma priti se do të vjen te unë në banesë. Mirëpo, unë e kisha vetëm një dhomë dhe VETËM një shtrat dhe këtë ia thash me shpresxë se do të bindet e të heq dorë në isnistimin e saj. Ajo me këmbëngulje insistoi të vjen te unë dhe ashtu u bë. Më tutje, si rodhën punët, në mes meje dhe asja – dihet.” Për këtë hap të ndërmarr “tradhtie bashkëshortore”, te Ferihaja ka ndikuar deklarata e Kapllan Resul-Buroviqit, para trupit gjykues në Shkup, se me kombësi është JUGOSLLAV e jo shqiptar. E Ferihaja ishte e martuar për SHQIPTAR e jo për një jugosllav.
Kapllani më ishte i njohur si krijues në fushën e letërsisë dhe të kulturës shqiptare. Të gjithë ishim të interesuar për jetën, fatin dhe autoritetin e tij të mëtutjeshëm në kaamatin e Idrizovës.Sidomos ne anëtarët e LNDSh-së. Shumica prej nesh kishte diç nga krijimtaria e Kapllanit. Diksuh, si Eshref Hoxha, e njihte edhe personalisht.
Do të përqëndrohem pak më gjatë në personalitetin dhe karakterin e Kapllan Resul Buroviqit për shkak metamorfozës së tij prej një krijuesi shqiptar, në një armik të përbetuar kundër çdo gjëje që është shqiptare.
Për Kaplalnin, në kazamatin e Nishit, e kisha formuar një bindje tejet pozitive në bazë të tregimit të tij “Pogaça”. Sipas të këtij tregimi, autori duheshte të jetë i denjë, burrëror, fisnik dhe besnik. Mjerisht, më doli krejtë e kundërta!
Shokëve iu thash se me Kapllanin, nëse e përcaktojnë në dhomën tonë, megjithëse nuk e njihja personalisht, do të bisedoj haptas, pa dorëza dhe kurrsesi nuk do të lejoj që (për shkak të veprës “çnjerëzore” të Adm Gajtanit) të bie në duarë të UDB-së dhe të bëhet një cinkarosh, denunciant dhe spiun i mjerë. Njëkohësisht populli shqiptar ta humbas një krijues me vlera të dëshmuara. Shokët e mi të një mendimi nuk u pajtuan me mendimin tim duke më këshilluar të pres disa ditë derisa të shihet qëndrimi dhe sjellja e tij. Unë këmbëngula në vendimin tim. Për fat apo disfatë të tij dhe tonën, e përcaktuan në dhomën tonë. I pari iu afrua Eshref Hoxha me fjalë mirëseardhjeje. Kur ia përmendi emrin, e çova kokën dhe e shikova. U zhgënjeva me pamjen e tij IMËTAKE. Eshref Hoxha më thirri dhe na prezentoi. Pasi u njohtuam, e studjova pak a shumë, dhe në pamje të parë konstatova se ishte një djalosh simpatik, pak trupshkurtër, jo i pashëm sipas imagjinatës sime të autorit tregimit “Pogaçës”, një djalosh çapkën dhe i “ëmbël”; në bisedë i këndshëm, i afrueshëm dhe komunikativ; pak mendjemadh, por jo edhe dëbues.
Vendosa menjëherë të bisedoj me Kapllanin e të mos humbas kohë. Çdo dhomë në Idrizovë e kishte një kthinë të ndar me mur dhe me derë që shërbente si toalet dhe lavamani. Kapllani erdhi pas meje pa hamendje dhe pa pyetje. Në këtë kthinë bisedova me te haptas, pa dorëza dhe si burra. Në krahasim me Kapllanin, isha një i burgosur me stazh 13 (trembëdhjetë) vjeçar dhe me përvojë të jetës, nëpër burgje dhe kazamate jugosllave, shumë më të madhe. Ja se ç’i thash:”Kapllan! Nuk kisha dëshiruar të të shoh në burg, por ja që ndodhi dhe je këtu bashk me mua dhe shokë të tjerë. Deri këtu e ke pasur vetëm një rrugë e për të dalur nga burgu i ke dy rrugë: rruga e parë është rruga e nderit, dinjitetit, krenrisë dhe burrërisë, por dënimin do ta vuajsh deri në fund; do të punosh punë të rënda; do të maltretojnë dhe të dënojnë edhe për “gabime” më të vogla e do të shoqërohesh me NE, anëtarët e Lëvizje së NDSh-së. Ndërsa ruga e dytë është rruga e turpit, burracakut dhe e qyqarit por nga burgu mund të dalësh për një kohë shumë më të shkurtë; të kesh privilegje dhe beneficione të shumta: punë të lehtë, vizita më të shumta e tj.e do të shoqërohesh me llumin e kazamatit: spiunë, denunciantë dhe cinkarosha. Më dëgjoi me vëmendje dhe, pa u hamndur dhe pa kurrfarë hezititmi, më tha:”Kam pa e kam dëgjuar për “trima budallenjë”, por si ti as kam dëgjuar dhe as që kam pa. Ma mbushe mendjen. Unë jam me JU.” E përqafova dhe i thash:”E paç`faqën e bardhë dhe mirë se na erdhe!”
Prej këtij çasti, Kapllan Resuli, nuk është nda prej anëtarëve të LNDSh-së. E kemi nda të mirën dhe të keqën së bashku; e kemi nda edhe kafshatën e fundit të bukës dhe s’e kemi lënë të vuaj e ta ndiej mungesën e ushqimit, duke qenë se Kapllani nuk mirrte paketa me ushqim nga shtëpia.
Punonim së bashku si punëtorë fizik në punëtorinë e bravarisë ku prodhoheshin shtretër (krevata) të hekurtë. Puna fizike (thonë se puna fiike e fisnikëron njeriun) dhe ushqimi i mirë (i shtuar me paketa të vlefshme të shtëpisë) i pëlqyen Kapllanit e u bë si “tulan”. Unë e pata pagëzuar me emrin “Luan”.
As nuk mund të andronim se ky Kapllan Resuli do të shdërrohet në një Kapllan Buroviqi dhe do të bëhet një dredharak me SHTATË kombësi: shqiptar, jugosllav, serb, malaeze, kroat, hercegovas dhe sllavomaqedonas e sipas vendit dhe kuvendit me njëqind fytyra. Se ky Kapllan Resuli, Resuloviqi, Resulbegu, Resulbegoviqi, Kallushi e kurrkushi, Buroviqi, iqi, viqi dhe HIÇI I HIÇIT – do të kredhët në zonën e errësirës së çmendurisë, poshtërsisë dhe të tradhtisë.
Do të pranoja t’i vuaj edhe 13 (trembëdhjetë) vite të tjera nëpër burgje dhe kazamate të Serbo-Jugosllavisë – VETËM mos ta takoja dhe ta njihja Kapllan Resul-Buroviqin.
Këtu do ta ndërpres “kaptinën e Kapllan Resuilit” duke qenë se duhet shumë hapësirë për ta dhënë karakterin, sjelljen dhe qëndrimin e tij joparimor, joburrëror dhe qyqar.

LIRIMI NGA BURGU



Të dielën, më 10 shtator 1961, më erdhën prindërit në vizitë (vizita ishte njëherë në muaj) dhe Babai im, si ia filluam bisedës, më tha se u habit që paketën me ushqim, kësaj radhe, nuk e matën fare. Pesha e lejuar ishte 14 (katëmbëdhjetë) kgr. Në muaj. Këtij gjesti të tyre nuk i dhash kurrfarë rëndësie se krejtkjo vareshte prej disponimit dhe tekave të tyre – stafit të kazamatit.
Të nesërmën, më 11 shtator, më thirrën të paraqitem në Drejtori të kazamatit. Para dy dite isha “ngatërruar” me një prej gardianëve (mbikëqyrës) dhe isha i sigurt se për këtë rast edhe po më thërrasin për dënim. Para se të paraqitem në raport, më urdhëruan t’i dorëzojë veglat e punës me të cilat isha i ngarkuar. Me këtë urdhër isha, më se i bindur, se do të më dënojnë me IZOLIM të gjatë, siç e pata përjetuar në kazamatin e Nishit. Mirëpo, puna u sqarua në Drejtori. Drejtori i kazamatit ma komunikoi aktvendimin me të cilin “jam liriuar nga vuajtja e dënimit më tutjeshëm, por jam liruar me KUSHT. I kisha
Baca Rexhë ka dalë nga burgu u vogël në burgun e madh, por tash në gjirin e popullit e të natyrës shqiptare edhe 23 muaj për t’i vuajtur. Nuk më besoheshte. Mendoja se prapë është ndonjë lojë e tyre e fëlliqur. Mirëpo, kësaj radhe, e kishin thënë të vërtetën. Nuk më dhënë mundësi të pëshëndetëm me shokët. I dorëzova rrobat e kazamatit dhe me një strajcë në krah me disa libra dola nga porta e madhe e cila, derisa isha brenda, më dukeshte si vrima gjilpërës. Ende nuk besoja se jam në liri. Më dukeshte si një ëndër e bukur. Për ballë kazamatit ishte një arë me misër e pakorrur. U shtriva në shpinë dhe e shikoja qiellin e kaltërt duke i shijuar ato ngjyra të bukura të qiellit sikur i etshmi ujin e freskët dhe të kthellët, duke e shijuar aromën e ëmbël të NËNËS TOKË. Kurrsesi s’mundesha ta bindi veten se jam në liri. Një sllavomaqedonas, cili i kishte vuajtur, 6 (gjashtë) muaj burg, klithi:”Ah, slobodo!” (Ah, liri) dhe si duaj i korrur u përplas për toke. Ndërsa unë i kisha vuajtur 15 (pesëmbëdhjetë) e 25 ditë. E shikova me përbuzje dhe mendova se sa të dobët që janë.
Ndërkohë arriti autobusi urban dhe hipëm. Në kohë time, viteve 1945-1946 sa isha në liri, në Shkup s’kishte autobusa urban. Për këtë periudhë 15 vjeçare i kisha “kursyer” 1.200 dinarë (Në këtë kohë, rroga mesatare ka qenë rreth 10.000 dinarë) kështu që kisha ta paguaj autobusin. Autobusi i afroheshte Shkupit, por nuk dija se ku duhet të zbres. Shkupi, brenda këtyre 15 vitesh, kishte pësuar ndryshime në infrastrukturë. Zbrita te “Autokomanda” (një prej lagjeve të Shkupit) afër Fakultetit të Pylltarisë. E kisha qëllimi ta gjej lumthin “Serava e Madhe” pran cilit ishte shtëpia e prindërve të mi. Tash ky lumth është i mbuluar dhe shndërruar në rrugë. Me këtë lumth do të orientohesha për gjetur shtëpinë.
Rrugës murrkush nuk më njihte as që e njihsha dikë. Isha i veshur me rrobe të vjetra të milivce dhe me këpucë të vjetra të cilat m’i dha Drejtoria e kazamatit, por i obliguar që t’ia kthej kazamatit. Hyra në mëhallën time. Iu afrova shtëpisë dhe, për habinë time, i gjeta dy dyerë. Ndëkohë duke qenë unë në vuajtje të dënimit, ishin nda vëllezërit Babait tim dhe shpërngulur për Turqi. Nuk e dija se cila pjesë e shtëpisë i ka takuar prindërve të mi? Cila derë është? Me hamendje e çela një derë më të vogël dhe I pash prindërit, motrën Shyrete dhe gruan e xhaxhait të babit ulur këbëkryq duke thyer fara kajsie për tregtarët e për fituar ndonjë dinarë për idare. Dera pak kërcëlloi dhe Baba, me shpinë kah dera, e pyeti Nënën time:”Kush është?”. Nëna shikoi, por nuk më pa se derën e pata çelur pak dhe iu përgjigj:”Me siguri janë fëmijtë”.Unë qesha.Mendoja për rrëmujën dhe efektin që do ta shkkatojë paraqitja ime e papritur. E hapa derën dhe hyra në obor të ngushtë të shtëpisë. Nëna e para më pa. U çua me nxitim, sikur e hedhur nga katapulta, vrapoi në drejtim timin si një drenushë, duke ththritur:”Reçko! Reçko!” Mu hodh në qafë. Më përqafoi dhe më shtrëngoi sikur frikoheshte se do të tretëm aty për aty. Mi puthte faqet, sytë dhe nuk pushonte së klithuri:”Reçko! Reçko!” Në burg pata lexuar për pasojat tragjike në çastet delikate, siç ishte ky rast imi. U frikësova se po më çmendet Nëna dhe, me të madhe, klitha:”Nënë! A po pushon apo u ktheva prapa në burg!” Bërtima ime e bëri efektin e vet. Nëna sikur u zgjua nga një ëndër e keqe, erdhi në vete dhe, duke më shtrënguar nga frika se do të kthehem në burg, me një zë të mallngjyer, tha:”Oh, mos djali im, se boll ishte nëpër burgje dhe kazamate!” Nëna, fal Zotit, u qetësua.
Pastaj, në përqafim u rradhitën që të gjithë: Baba, motra Shyrete, gruaja e xhaxhait të Babës, kushërira Zymryte (e martuar për një familje përballë shtëpis sonë). U krijua një atmosferë sa e këndshme, ngazëlluese aq edhe e hidhur dhe e rëndë. Pak më vonë, sikur pa shpirt dhe i dihatur nga vrapimi (rrugës i kishte treguar dhëndëri Fejza, burri i kushërirës Zymryte), mu hudh në qafë vëllai Zija. Dalëngadalë atmosfera u qetësua.
Si ndiesha veten i rretthuar me kujdesin, dashurinë dhe ngrohtësinë familjare? Mu dukeshte se jam në ëndër. Nuk më besoheshte se jam i lirë, në “liri” pa sirena e bërtima të gardianëve në mëngjes; pa rresht për ushqim e për punë; pa prezencën e UDB-ashve; pa raporte e dënime të shpeshta; pa nënçmime e përbuzje; pa presione të përditshme për përbuzjen e dinjitetit dhe të krenarisë individuale dhe kombëtare. Kaluan disa ditë derisa iu adaptova atmosferës familjare.
Në “LIRI”, jasht burgut individual, e gjeta veten në burgun kolektiv dhe në një mjerim katastrofal material si rezultat i regjimit totalitar, policor, diktatorial dhe militar dhe, në rastin e familjes sime – duke nda kafshatën e gojës për paketat e dërguara me ushqim nëpër burgje për të ma shpëtuar jetën. Pas ndarjes së vëllezërve të Babait, prindërve të mi i kishte ngelur vetëm një dhomë, rreth 20 m2 ku flenëm: Nëna, Babai, vëllai Zija, motra Shyrete dhe unë – pesë vetë në një dhomë. Ta kisha ditur për këtë mjerim material të familje sime, më besoni se do të kisha bërë vetëvrasje. Mirëpo, propaganda jugosllave ishte aq e fuqishme sa që patëm krijuar një bindje se jashtë burgut është një jetë e begatshme.
Tash filloi një luftë për ekzistencë, për të dalur nga varfëria ekstreme, nga një jetë mizerabël e paimagjinueshme. Isha gati të punoj çfarëdollojë pune vetëm t’i ndihmoj familjes të del nga kjo varfëri ekstreme.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...