2016-11-20

Cikël poetik nga Faton Mehmeti




Image result for poezi nga faton mehmeti




Faton Mehmeti lindi në Ferizaj me 12.09.1982. Ka të kryer fakultetin e filologjisë, dega Letërsi dhe Gjuhë shqipe, dhe masterin po në këtë drejtim.

Merret me shkrime të ndryshme: poezi, recensione, vështrime letrare si dhe shkrime (opinione) të ndryshme në gazetat ditore. Hobi ka futbollin, dhe i pëlqen të vizitojë dhe të njoh kultura dhe njerëz të huaj.

Punon si mësimdhënës në shkollë fillore, dhe ligjëron lëndën gjuhë dhe letërsi shqipe.(Wikipedia)




HESHT

Edhe kur të të them
mirëmëngjesi !
apo një lule të të dërgoj
një pasdite të bukur
e një natë të qetë të uroj
Edhe kur pres një fjalë
etjen ta shuash me zjarr
kam të ftohtë
për një përqafim
s’ka gjë....hesht
Kam nis ta dua
edhe heshtjen tënd
ashtu si dashuroj
çdo gjë që është jote...!!!


NUK TË GJEJ ...

Pa fund më duken
rrugët për tek ti
rrugica të pashkelura
k ë mbet e zbathura
balta ka mbuluar
shkëlqimin e kalldrëmeve
Të gjitha mjetet ikin pa drejtim
në rrugët gabuara kujtoj se janë
kur ndonjë babaxhanë me pyet ku shkon
i them atje ku as vete nuk e di
por qe dua të shkoj ..patjetër
Kështu ikën ditët
sensi kohës më ka humbur
sa më larg ikën aq më tepër
e ndjej se je afër
askund nuk të gjej...


VEÇ HARRESA

Të qeshur
dikur e një kohë
nuk dinim asgjë për jetën
veç dashurinë e kishim hak
Asnjëri nga ne
nuk mendonte ndryshe
pos se dashuria e vërtetë
qëndron tek unë dhe ti
Befas një ditë
u zgjua të dy
në të njëjtën botë
por nuk ishim më bashkë
Askush nuk hyri mes nesh
tani që dimë çdo gjë për jetë
veç harresën nuk e kishim hak
në kohën që nuk kthehet më...


ACAR

Thua se ishte acar
çdo gjë ishte ngrirë
edhe buzëqesha
u shndërruar në statuja
Edhe dielli ishte ngrirë
patinazhe toka e deteve
ne bote time stinë nuk kishte
edhe gjaku me ishte ngrirë
Prometheu erdhi një ditë
mbarte emrin tënd Helenë
rruge te gjatë kishte bërë
sa larg ishte kjo Trojë
Akujt u shkrin
verë u bë çdo gjë
pak ditë verë
e përsëri acar ..acarin...


DORËZOHU HELENË

Nga gjumi letargjik
ndjenjat zgjoi
s’të duhet gjumi
të gjallët rrinë zgjuar
të vdekurit
rrinë veç...

Edhe mburojat
rreth zemrës sate
largoi
nuk ndalohet pushtimi dot
në një zemër që s’mund të rri
e pa pushtuar

Hapi portat
s’dua të bëhem dinak
i Trojës

Nëse duhet
edhe me intriga të të pushtoj
s’do hezitoj dot
mjafton që zemra jote
të mbaj emrin tim…

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...