2016-11-21

Letër nga Tirana( nga Përparim Hysi)

Përshëndetje, Komadant!
          Gjeneral Leitnantit në lirim,Rrahman Parllaku!
Nga Përparim  Hysi  
Kot nuk thonë atë shprehjen: "  E kërkova në qiell, por e gjeta në tokë!". Kështu ndodhi dhe me ne, Komandant! U takuam në një promovim libri. Mikja ime ( e, ku ta dija unë se mes të ftuarëve do ishit dhe ju?), Bajame Hoxha (Çeliku) promovonte 6 librat  e saj të botuara këtë vit. Në një farë mënyre, ky vit është si "viti i Bajames", por objekt i  këtij shkrimi nuk është promovimi ( unë do shkruaj dhe për të), por jini JU, i dashuri KOMANDANTI im! Jini ju, Gjeneral Leitnant,Rrahman Parllaku dhe, sado që në "vija të trasha", u rrëfeva pse ju doja dhe  respektoja, por, siç më thatë, sado që mbaheshe mirë ( ju po shkoni drejt shekullit dhe unë jua uroj një gjë të tillë), e kisha si një mal mbi supe apo si një borxh ndaj jush që, qoftë dhe nëmënyrë virtuale, t'jua kthej sado pak.
                                                       *    *    *   
Këtë shkrim që po e shkruaj enkas për ju, jo vetëm që do ta dërgoj në gjithë "portalet" ku shkruaj, por edhe ndër miqtë e mikeshat e mia, me të cilët "shkëmbejmë tepsitë".
E bëj këtë shkrim jo për  ç'i kini dhënë Atdheut apo si kini luftuar, se ky kontirbut juaj është i njohur dhe nuk mbeta unë të shtoj apo të heq gjë. Unë flas dhe do të tregoj se  si  ju kam njohur dhe pse, dhe sot e kësaj dite, ju vlerësoj si një burrë të drejtë dhe të ndershëm.
Në këtë vlerësim timin, nuk ka as subjektivizëm të sëmurë dhe as vlerësim të njëanshëm. Unë që po shkruaj sot për ju, kam qenë një ushtar në Artilerinë Bregdetare të Shëngjinit që vareshim nga BUD-i (Baza Ushtarake  Detare) dhe, mbi BUD-in, ishte FUD-i (Forcat Ushtarake Detare). Kur isha ushtar unë, ju ishit KOMANDANT I FUD-it. Natyrisht, për vet detyrën e lartë që kishit, jo vetëm mua nuk kishit si më njhinit, por ka mundësi ( për të qenë më i saktë) që edhe shumë nga oficerët vartës mos i njihnit.
Gjithmonë, kur shkruaj ( këtë po bëj dhe për ju), nisem nga  faktet. Asnjëherë nuk shkruaj për gjëra që nuk  i kam parë me këta sy.  Natyrisht, as ju,KOMANDANT, nuk ju kisha parë tek reparti ynë. Por,sado që nuk ju kisha parë, erdhët dhe m'u bëtë aq i njohur, sa m'u duk sikur u kisha përbri. Pa  u larguar: aq afër sa ju kisha dje, në promovimin e librave të Bajames. Bajamja do ta lexojë këtë shkrim dhe, në i mbetë "hatri", pse po shkruaj për takimin me ju ,së pari, si "antidodë" për t'ia zbutur "inatin", po i sjell një shembull si për analogji.
Shkuan  ambasadorët e Evropës të takonin Car Aleksandrin I-rë të Rusisë. Qëlloi që, në atë kohë, Cari qe bërë gati për gjah.
- Zotëri,- i tha kancelari,- kanë ardhur ambasadorët e  Evropës dhe duan që të takojnë. Dhe Cari si cari, e zbrazi:
-Evropa të presë! Cari do shkojë për gjah!!! Dhe Bajamja të presë, se "po shkoj për gjah!!!".
                                               *     *     *  
Unë shërbeja në "Zyrën sekrete" në repartin e Shëngjinit dhe kisha si eprorin tim direkt, major Tahir Bejon, që ishte shef i shtabit. Të gjithë oficerët  e repartit tonë, me gjithë familje, jetoni në garnizon. Major Tahiri kish bërë kërkesë për t'u strehuar në qytezën e Shëngjinit dhe, më së fundi, iu dha në Shëngjin një hyrje 2plus një. Sapo bënte gati plaçkat për t'u transferuar nga garnizoni në qytezë, befas mbrriti eprori i tij (atë kohë shef shtabi i brigadës) dhe, në prezencë time (biseda qëlloi që u bë tek zyra sekrete), i bëri një kërkesë shoqërore, shefit tim. Të vononte lëvizjen e plaçkave për dy-tri javë dhe në hyrjen që i dha pushteti, eprori (kështu po vazhdoj ta quaj, tanimë) ta  shfyrytëzonte për plazh.
Ranë në ujdi, gojarisht... dhe kaq.
Por ç'ndodhi më tej,KOMANDANT? Eprori e pëlqeu hyrjen dhe, pasi bëri plazhin, i kënaqur si një "mi në mulli", e shkeli me të dy këmbët paktin  aq njerëzor. Nuk pranoi të dilte. Shefi im, me të drejtë, u bë tufan nga nervat . U  ankua në shtabin e brigadës, por "Eprori" as begenisi as kur shkuan ata të pushtetit. Kapërdisej si maçoku në thekër dhe e shihte shefin tim me "syrin e njerkës", se, ky, Tahir Bejo, gruan e kishte ruse dhe nuk qe "rronxho-bonxho" si dhjetra të tjerë, që i braktisën gratë e tyre,se, mes karrierës dhe persekucionit, zgjodhën "rehatin". Atëherë kur mua si"korrier" për ta lajmëruar se shefi im po binte plaçkat,  mora urëdhrin nga "eprori" që "të vija majat nga kisha thëmbrat", unë i fromulova shefit tim një telegram që jua drejtova juve. Edhe sot (sado që kanë kaluar 50-vjet) e mbaj mend tekstin e atij telegrami në adresën tuaj.  Telegrami thoshte kështu: - Shefi epror më ka uzurpuar hyrjen që më ka dhënë pushteti!
Ishte mbrëmje, kur e bëra telegramin në emër të shefit dhe, ndërsa "rriskuam" të prisnim përgjigje në mëngjesin e së nesërmes, befas, mu në mes natës, zbarkoi ekipi i shtabit me mesazhin tuja të bardhë,KOMADANT! Komandanti epror, urgjentisht, të lirojë hryjen që ka uzurpuar!!! A nuk qe për të bërë "urrraaaaaaaaaaaa!". Sa të kam uruar atëherë,KOMANDANT! E pashë që"eprori" që u bë si pulë e lagur dhe... po, kur  më urdhëroi që të ndihmoja për t'i zbritur plaçakat. Aha,- i thashë,- i kam vënë"majat nga thëmbrat" dhe nuk mundem. Qe bërë i zi shafran. Mund të më hante me dhëmb, po unë dy hapa e kisha postën dhe qeshë bërë si Anteu që , kur prekte tokën, dhe bëhej dy herë më e fortë. Dhe qeshë bërë gati (në do ngulte këmbë) t'i thosha:-Aty e kam KOMANDANT RRAHMANIN! Por nuk u ndje.
Sa shpejt që i ranë pëndët këtij njeriu që bëri karrierë vetëm me"krahmarrje".
                                                       *    *   *  
Po a mundet  dot që njeriu i lig, të harrojë të ligën. Pa u "ftohur" ky "pilafi i hyrjes", unë u mpleksa në një "sherrnajë" që nuk kish të bënte me repartin. Bëra një letër në KQ, për një"grup hajdutësh" që, pse kishin krahë të ngrohta në rreth, po pasuroheshin sy për sy.
-Bobo,- bërtiti komisari. Ç'të duhet me civilët? Po unë ngulmoja me timen dhe "plaga" aq  rrodhi,sa "hajdutët" u dënuan.
Tak zgjati dorën "eprori":- Të hiqet nga zyra sekrete, se është ushtar i poshtër dhe na ka hapur probleme! Dhe,skaq, pa e zgjatur, më hoqën dhe më transferuan në një nënrepart tonin, nja 25 km larg. Po unë nuk heshta. Ju shkrova juve, KOMANDANT, ku në "vija të trasha", ju tregoja se kush qe "faji"im. Pa u mbushur java e dënimit tim,erdhi mesazhi juaj i bardhë:- Ushtari të kthehet në zyrën sekrete! Dhe unë u ktheva në zyrën sekrete. "Eprori" mend donte të më bluante në mokrra. Tek ballafaqoheshim ia lexoja mërinë, por unë ama duket sikur i thosha:-Aty e kam KOMANDATIN! Atë të drejtin e të ndershmin që, më  së fundi, m'u dha rasti ta falnderoj. Jetë të gjatë, KOMANDANT!
                                          Tiranë, 21 nëntor 2016

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...