Shkruan Asllan Dibrani
Lajmi tronditës për vdekjen misterioze dhe të dyshimtë të ish burgosurit politik Astrit Deharit linçon teza të ngeljes se menaxhimit politik e ndërlidhur me skandalet primitive qe po reflektohen edhe sot ne shoqërinë kosovare!?.
-Me vjen keq që duhet të reagoj edhe në këtë situatë të palakmueshme as pak, që në vend qe ti drejtojmë penat tona kundër regjimit të ish Serbisë në Kosovë dhe t’i pasurojmë arkivat e historisë sonë mbi gjenocidin qe përjetuam gjatë kohës së fundit 100 vjeçare. Ne duhet të shkruajmë për shoqërinë e sëmurë,korruptuese,puthadore dhe të degjeneruar?.
Astrit Dehari ishte i pa trajtuar si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare?
Reagoj si një ish i burgosur politik nga regjimi serb,nga që disa kohë isha edhe vetë në atë burg të Prizrenit që e gjeti vdekjen i dashuri ynë Astrit Dehari.
Nuk flas ta mbroj Astritin në cilësinë e anëtarit të Vetëvendosjes ,por e mbroj në emrin e etikes qe ishte një njëri me fryme kombëtare ,i edukuar dhe më vlerat që duhet ti këtë një qytetar shqiptar. Dehari ishte i pa trajtuar si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare.
Ne akoma merremi,dhe duhet të merremi me vetveten nga fenomeni skandal i “institucioneve tona kriminale” është skandaloze .
Të burgosurit politik kthehen në arkivole nga burgjet e Kosovës,si nga kazermat ushtarake serbo-sllave në kohën e Millosheviqit
Si u lejua nga institucionet e Kosovës të vdesë i burgosuri nga dhuna e terrorit që po zhvillohet nga kundërshtaret politik,arrogant dhe të pa përgjegjshëm.
Këtu për këtë vdekje kanë rënë në provë te gjitha organet shtetërore, që nga drejtoria e burgut ,gjykata, dhe qeveria qe i aplikon rregullat ligjore ndaj ish të burgosurve ,pa marre parasysh, është i burgosur ordiner apo i burgosur politik.
-Vdekja e tij nuk mundet të vjen kurrsesi në formë ilegale, pa e ditur organet e burgut, andaj përgjegjësia duhet te kërkohet nga vet drejtoria dhe gardianët aktual që i dinë shumë mirë reagimet e tij qoftë te pakënaqësisë shëndetësore, qoftë te të drejtave të burgosurve ,qofte të reagimeve nga familjaret e vet, apo edhe rrjetit më të gjerë institucional.
Prandaj kjo vdekje konsiderohet si e dyshimtë dhe duhet të hetohen prej prokurorit e deri të kuzhinieri qe lejuan në burgjet e Kosovës të përsëriten skenat e regjimit të pushtetit të Millosheviqit, qe të burgosurit politik u kthenin në arkivole nga burgjet dhe kazermat ushtarake serbo-sllave!.
Burgjet e regjimit serbo-sllav, të ngjashme me këto të “Kosovës së lirë”
Astrit i dashur ti shkove atje në botën e pa kthim qe me përkujton ato mure të atij burgu të Prizrenit. Mi kujton ndalesat që mi ndalte regjimi serb edhe atëherë ishin gjykatës shqiptar.
Edhe atëherë kishim në shpinë një elitë shqiptarësh të përkëdhelur të regjimit. Ti mi kujton i dashur, plagët qe i shëroja me muaj të tëre,lëkuren qe me binte nga kërbaçi...
Ma kujton urinimin me gjak me javë që me zgjaste pas torturave periodike që i praktikonin nëpër burgjet e ish regjimit serbo-sllav,kundër neve ish të burgosurve politik. Për fat të keq ato burgje përngjanin më këto të “Kosovës së lirë”
Solidarizohem dhe i shprehu ngushëllimet ma të sinqerta familjes Dehari ,farefisit , miqvë dhe shokëve e subjektin politik të VV-jes si dhe mbarë popullin i cili ndien dhimbje për këtë krim makabre dhe të pa imagjinuar.
Në të njëjtën kohë i bashkëngjitëm të gjithë atyre që ngrenë zërin me qellim të gjetjes së krimit të organizuar. Ngushëllime për vrasjen e birit tënd Kosovë!
Astrit luftën tonë të shenjtë do ta vazhdojmë, por sa përkujtim ta dërgoj edhe një poezi të asaj kohe qe isha edhe unë ne atë derë tuajën...
I BURGOSUR NË VENDIN TIM
Këtu në vendin tim shtypje ironike
Në front është mendja ime mburojë
Për ju tokat shqiptare në shtëpinë e armiqve
Unë jam i burgosuri, për ju o fusha dhe brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku barbar
Mburojë kam gjuhën e stërgjyshërve
Zogjtë që cicëronin në kullat e mia
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë delesh
Të etura dhe të verbëta në oazën e pa shpresë
Kundër një sundimtari që kërkon vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë jam kokëfortë këmbëngulës
I pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk dua se është nënçmim
Prangat tua që me thellohen në mish
Do më bëjnë një profet në tokë time
Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza
Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë
Në betejën marshuese janë puthadorët
Na poshtërojnë kur flasin si ju
Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregojë
Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time
Kjo është kur unë jam një i burgosur
Në vendin tim të gjysh pas gjyshit
Edhe i burgosur jam më me vlerë se ju
Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut
I prangosur e armatosa popullin tim
Këta zinxhirë të futur në kockat e mia
Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju ,argat te huaj
Dyert rojë hapni si të doni nuk do më trembni
Zgjoni frikë te ata që i keni mundur
Edhe kur flejë ju më keni frikë se jam i pamposhtur
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur
Përpëlitem dhe ëndërroj t'u shporri nga këtu
Unë do jam zgjuar pararoje në çdo kohë.
I gjallë n apo i vdekur ...
Astrit sytë me lotë i kam qe nga fillimi i artikullit ...Astrit i dashur lotët tuaj të mitë dhe të tjerëve do të jenë gurrë ujitje për Kosovën tonë të ëndërruar. Dheu të qoftë i lehtë...
********
Nga Floripress :
(Asllan Dibrani ka lindur në fshatin Dabishevc, një fshat i cili shtrihet në vargmalet e malësisë së Gollakut, në bukuritë piktoreske të një natyre shumë të pasur, me një histori të veçantë ku përkufizohet me Serbinë e sotshme dhe që ka pasur luftëra të shpeshta me pushtuesin sllav, ku në luftën e dytë botërore me një rezistencë të paparë krisi edhe pushka e parë në shtetet e Ballkanit kundër fashizmit gjerman dhe mercenareve serbë që sulmuan fshatin për të kaluar me forcat e veta në brendësin e Kosovës për të vazhduar pushtimin edhe në shtetet tjera, ( e jo siç falsifikohet historia nga historian serbë që pushka e parë kundër fashizmit ka krisur në Serbi ) aty mbetën të vrarë mbi 27 gjerman dhe shumë mercenar serbë me ç’rast si hakmarrje pas një jave që erdhën forcat nga Berlini u dogj fshati në tërësi, pos tri shtëpi shpëtuan,ndërsa në luftën e fundit nuk mbeti pa u djegur as një shtëpi. Asllani si fëmijë ishte i frymëzuar nga gjyshja e vetë duke i treguar mbi të kaluarën e fshatit të djegur në tërësi pastaj gërshetimin e ngjyrave fillimisht e filloj si piktorë qysh në moshën femërore. Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike, babain e kishte një skalitës guri që u marrë me ndërtimin e objekteve të ndryshme duke i skalitur dhe i gdhendur gurët në stilin artistik ishte i njohur dhe shumë i kërkuar.. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme e kreu ne Prishtinë, ku gjithashtu studioi në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në fakultetin filozofik drejtimi gjuhë dhe letërsi shqipe por për shkaqe të aktiviteteve politike si student u arrestua nga UBD-ja jugosllave në vitin 1984 një vit para se ta mbaroj fakultetin me ç'rast u dënua me 10 vjet burg.
Me pikturë është marrë qysh nga bankat e shkollës fillore por gjatë qëndrimit në burgun e Nishit, nuk e la anash artin por përkundrazi e ushtroj dhe e përvetësoi edhe ma tepër me shokët e burgut siç ishin Gursel Sylejmani, ish student i Akademisë se Arteve në Shkup, sot i ndjerë i cili ra heroikisht në luftën e Kosovës në Jezercë të Ferizajt nën petkun te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e mbrojtur atdheun. Në burgun e Nishit gjithashtu në fushën e artit ishin të njohur edhe Majë Syla,Martin Çuni Hydajet Hyseni Kadri Llugaliu dhe Musli Kusumi. Punimet e artit ju murrën në burgun e Nishit nga organet e burgut dhe nuk mundën ta shohin dritën as një herë, pos disa kartolinave dhe disa shkrime poezive që ishin te realizuara përmes letrave në korrespondencë me familjen e vetë në atë periudhë. Pas daljes nga burgu Asllanit nuk ju lejua që ta vazhdoj studimin ne Universitetin e Kosovës. Nga izolimi dhe presionet qe iu bëheshin nga UDB-ja jugosllave, familjes së tij dhe këtij personalisht u detyrua të emigroi në Gjermani në shtatorin e vitit 1993 si shumë emigrant të tjerë. Pasi erdhi ne Gjermani filloi menjëherë aktivitetin për çështjen kombëtare gjithherë ku e kërkoj nevoja. Në Kosovë ka udhëhequr firmën tregtare „ Dafina Commerc“ në Prishtinë.
Është një njeri shume dimensional dhe i pa krahasueshëm i njohur si biznesmen, intelektual, krijues,humanitar, piktor,është anëtar i kryesisë së „Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani“ u marrë me shkrime,me theks te veçantë me publicistikë ku ka shumë shkrime qe përkon gjendjes aktuale te popullit shqiptar,me aktrim ka luajtur rolin e Adem Jasharit disa herë, njëkohësisht me pikturë, që ka hapur ekspozita të përbashkëta me piktor gjerman dhe ekspozita personale. Ai ka themeluar „Qendrën Kulturore Shqiptare në Shtuttgart“, ka themeluar shoqërinë kulturore artistike „Dardania“, dhe është në formim e sipër të shoqatës së piktorëve shqiptarë në Gjermani.
Në periudha të ndryshme ishte i anëtare i kryesisë së Bashkësisë
Shqiptare në Gjermani, anëtar i Bashkimit të Intelektualëve për Gjermani. U murrë me aktivitete të ndryshme të kulturës dhe të artit, themeloj edhe Bashkësinë Shqiptare për Baden-Württemberg në Stuttgart. Qe dhjete vite ka një firmë transporti „Dibranin Transport“ për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është i njohur në fushën humanitarë me ç'raste ka ndihmuar disa herë familjet të rrezikuara në Kosovë, ka ndihmuar "Shtëpinë e pleqve në Prishtinë", "Fëmijët jetim pa prindër", "Spitalin emergjencës në Prishtinë ", Shtëpinë e shëndetit në Shtimje, një familje në Llabian të Gjilanit që me iniciativën e tij iu ndërtua shtëpia që ishte në një skajshmëri të varfërisë e njohur edhe përmes medieve në Kosovë etj. etj. "Firma Dibrani Transport" bashkëpunon edhe me organizata humanitare gjermane, si me Karitasin dhe organizata të tjera humanitare.
Riaktivizimin si piktorë e bëri në vitin 1993/ 94/ 95 në qytetin e Bodensees, sidomos në zezonat verore, me që janë pika turistike siç është qyteti Mersburg, Lindau, Konstanz dhe Friedrichshafen, punonte portrete dhe punime murore sipas porosis. Punon në realizëm në stile të ndryshme në vaj, akuarel, grafikë, pastele por edhe në drugdhendje. Një punim i tij gjendet në Muzeun e Shkodrës, Shqipëri, portreti i heroinës Maria Shllakut. Punon edhe në karikatura sidomos në karikatura me karakter politike .
Si ëndërr dhe aktivitet të veçante aktual ka themelimin e një "Shoqate
të Piktoreve Shqiptarë në Gjermani dhe ma gjerë, ku që 14 vite me aktivitete të herëpashershme me biseda, takime, thirrje, konsulta, sot i ka rreth 30 piktorë të ndryshëm ne Gjermani,Austri,Holande,Belgjikë, Zvicër etj , që pritet idenë e tij për ta bërë realitet.
Një shoqatë, e cila është shumë e domosdoshme të veproj dhe ta bashkojë artin e brushave të tyre në Gjermani por edhe me gjerë.)