2016/11/23

Kosova merr ndihmë për t’u përballur me ekstremizmin në burgje dhe luftëtarët që kthehen nga Siria


Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, të mërkurën u nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm me Ambasadën e SHBA’ve në Prishtinë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri Mustafa, ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP’së, Andrew Russell.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën”, njofton zyra e Kryeministrit.

Bëhet e ditur se, “qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit”.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...