2012-03-31

Nga Fatmira Çeliku: Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjes

Bota është si një pasqyrë; shikon ti me inat, të shikojnë ty me inat, shikon ti me të qeshur, të shikojne ty me të qeshur… 








Jeta që na përket ne është e shenjtë dhe me plot befasi. Le të mësojmë ta jetojmë me entuziazëm dhe pasion të madh.








Fletët e një ditari.


 26 Mars


Në çdo moment të jetës unë mund të gjejë
një arsye të vlefshme për të qenë e lumtur...
në çdo cep të botës ka bukuri,
kënde të natyrës së mrekullueshme...
oazë e qetësi...
Faleminderit Zot për dhuratën e madhe të jetës...
Faleminderit për ylberin
që ngjyros jetën time plot lumturi...
Faleminderit për qiellin e pafund që më mbulon me bekimin tënd...
Faleminderit për detin që më përfshinë në pafundësinë e tij...
faleminderit për diellin, hënën, yjet
dhe faleminderit për dritën e shpirtit tim
që hap derën e mirënjohjes,
Optimizmit... gëzimit të jetës dhe dashurisë ...
Një javë të mrekullueshme miqt e mi









Mendjet e medha diskutojne idete...Mendjet mesatare diskutojne ngjarjet,dhe Mendjet e vogla diskutojne Njerezit...




Mirëmëngjesi për ata që duke shikuar qiellin janë ende në gjendje të ëndërrojnë,në një botë që bën gjithçka 


për të shkatërruar ëndrrat më të bukura.











Jeta di të japë gëzim dhe dhimbje, por mos harro se vetëm duke i provuar të dyja  do të mësosh të jetosh….













Të mbjellim mirësi... buzëqeshje... mirëkuptim... shpresë... lumturi… dashuri... bujari…
Fillim të mbarë të ditës... Paçi çaste vërtetë të ëmbla...









Pemët gjelbërojnë përsëri duke e harruar dimrin...Sepse jeta është shpresë dhe gjithmonë rifillon...
Fillim të mbarë të javës!
















Optimizmi sjell lumturi…







Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërtën do të biesh në depresion.Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzqëqeshjes, të paktën këtë sugjeron psikologu.Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë…. Që do të thotë, mendoni pozitivisht…







Ndonjëherë një përqafim i thjeshtë është e gjitha  që kemi nevojë për tu ndjerë më mirë.









Të jesh prind nuk është e lehtë...

nuk ka një shkollë që të mësosh...


e mëson këtë zanat çdo ditë ndërsa je duke jetuar, ndërsa je duke mësuar edhe ti...


dhe ndoshta, ndonjëherë edhe gabon...


Është e vështirë për ta përmbushur këtë detyrë... 


mbjell çdo ditë për të korra që duket se kurrë nuk vijnë...


Dhe sa kushton të jesh i fortë ndërsa zemra të dhemb :)


dhe do të doje të pranoje, 



por në atë moment duhet të thuash "JO"...




Foto e Profilit
      Fatmira Çeliku


Të mbjellim mirësi... buzëqeshje... mirëkuptim... shpresë... lumturi… dashuri... bujari…
Fillim të mbarë të ditës... Paçi çaste vërtetë të ëmbla...




Fëmijët do të kuptojnë një ditë... ndoshta kur ata vetë do të jenë duke thënë"JO"


dhe do t'ju duan... do t'ju kujtojnë... dhe do t'ju falënderojnë për këtë...









Fatmira Çeliku,lindi me  6.5.1959  është  redaktore  përgjegjëse në redaksinë e gjuhës shqipe në TV e Maqedonisë.Është koautore  e librit:Metodologjia e kërkimit pedagogjik / Xheladin Murati; Fatmira Çeliku









Marshim global për Jeruzalemit



Kur trupat e para izraelite hynë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë Luftës "Gjashtë-Ditore", në vitin 1967, ata u detyruan të mbështeten në të thënat e një kalimtari - një arabo-izraelit në moshë të thyer - për t'i udhëzuar drejt Murit Perëndimor, aty ku Herodi shkatërroi tempullin e shenjtë. Pra, si është e mundur që këta ushtarë çifutë nuk dinin rrugën që të çon në vendin më të shenjtë të të gjithë Judaizmit? Kjo ndodh sepse askush nuk e kishte vizituar atë më parë. Në kohën kur jordanezët sundonin Jeruzalemin, vizitorët hebrenj ishin persona "non grata" të padëshiruar dhe sinagogat ishin të ndaluara. I citova këto fakte në pritje të 30 Marsit, data e zgjedhur nga aktivistët, e quajtur si "Marshi Global në Jeruzalem". "Ky Marsh do të bëjë thirrje për lirinë e Jeruzalemit dhe të popullit të tij dhe për t'i dhënë fund aparteidit, spastrimit etnik dhe politikave të Judaizmit, të cilat "prekin" "Njerëzit, tokën dhe shenjtërinë e Jerusalemit" (ueb-site-i i caktuar na i ofron këto të dhëna). "Ne kemi si qëllim të nxjerrë në pah çështjen e Jeruzalemit (qytetin e Paqes), i cili prej shumë kohësh është konsideruar çelësi për paqen dhe luftën në rajon dhe në botë. Marshi do të konfirmojë faktin se politikat dhe praktikat "raciste" të shtetit Sionist të Izraelit kundër Jeruzalemit dhe popullit të tij janë një krim jo vetëm kundër palestinezëve, por kundër gjithë njerëzimit. "Me vetëm disa fjali, website-i përmbledh tensionet dominuese të anti-propagandës izraelite, të cilat qarkullojnë në botën arabe dhe myslimane (si edhe ato të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili sapo ka miratuar pesë rezolutat e reja kundër Izraelit, duke përfshirë një rezolutë të shkruar nga Siria). Në mënyrë të veçantë ky marsh i drejtohet qytetit të Izraelit, organizatorët e këtij marshi global duan të theksojnë imazhin e këtij qyteti, dikur paqësor dhe një herë e një kohë i krahasuar me tolerancën e Edenit; por që kohët e fundit është korruptuar dhe përdhosur nga hebrenjtë e urryer. Dhe kështu, ia vlen që për një moment të kujtojmë Jeruzalemin dhe rrethinat e 45 viteve më parë, para se izraelitët të merrnin kontrollin e zonës. Pa marrë parasysh "ndryshimin" e qytetit nga Izraelitet, pra qendrën e lulëzuar të turizmit dhe atë shpirtëror, Jeruzalemi Hashemit kishte një pamje moçalore. Edhe Tempulli, atëherë, si edhe tani, i kontrolluar nga myslimanët, ka tërhequr pak vizitorë islamë. Lutja çifute në Murin Perëndimor praktikisht nuk ekzistonte: Besimtarët mjaftoheshin me një vend të vogël për t'u lutur. Po tani? Nga mënyra me të cilën armiqtë e Izraelit përshkruajnë shtetin hebre, çdokush do të mendonte se xhamitë u shkatërruan dhe u kthyen në stalla derrash. Dhe tani akoma, Al-Aksa dhe ndërtesat e shenjta myslimane dhe ajo çka përmbajnë, janë bërë një vend aktiv i adhurimit për myslimanët anembanë botës. Është mëse e vërtetë se myslimanët tashmë janë të lirë të luten në xhamitë e të gjithë Izraelit (dhe, ndryshe nga shumë vende myslimane, adhuruesit shi"itë dhe suni nuk duhet të shqetësohen të mos hidhen në erë nga njëri-tjetri). Në të njëjtën mënyrë të gjithë të krishterët mblidhen dhe adhurojnë lirisht në Kishën e Varrit të Shenjtë dhe në tembullin Bahá"í, ku mblidhen lirisht, pra në Qendrën Botërore Bahá"í në Haifa. Nëse nuk merrni parasysh një numër të vogël izraelitësh, grupin "Hebrenjtë për Jezusin", nuk ka asnjë besim fetar, i cili s"gëzon lirinë e plotë të adhurimit në Izrael. Dhe me përjashtim të një grupi të vogël militantësh hebrenj; i përbuzur gjerësisht, i cili kërkon të largojë Tempullin nga kontrolli ose kujdestaria e fesë myslimane. Pas largimit ose "përzënies" së jordanezëve në vitin 1967, arkeologë nga e gjithë bota erdhën në Jeruzalem, për të gërmuar thesaret, që sipas myslimanëve zbulimi i tyre do të dobësonte influencën dhe imazhin e tyre në qytet, ose më mirë le të themi se do të hidhte poshtë kërkesat e tyre afatgjata. Në dekadat e fundit, sipas rrëfimeve të Simon Sebag Montefiores në librin e tij të fundit, përveç "fortifikimeve Kanaanite, vulave Judeiste, zbulimeve Herodiane, muret Maccabean - edhe ato Bizantine, rrugët Romake, pallatet Umayyad-e, portat Ayyubid dhe kishat Crusader", të gjitha të tjerat kanë qenë të pazbuluara. Nga ana tjetër, kur liderëve myslimanë, ju dha mundësia për të gërmuar një zonë të Tempullit, në mes të viteve 1990, ata shfrytëzuan rastin për të hedhur tone të pa-inspektuara materialesh, së bashku me thesare të pathëna historike. Deri në ditën e vdekjes, Jaser Arafat "trafikoi" një teori të çuditshme konspiracioni, ku thuhej se Jeruzalemi nuk kishte qenë kurrë një qytet i shenjtë hebre. Injoranca të tilla përshkojnë propagandën palestineze deri në ditët e sotme. Por, qëndrimi tolerant i Izraelit ndaj pranisë së besimeve të tjera në Jeruzalem është mbikëqyrur dhe pasqyruar nga, le të themi, Arabia Saudite; aty ku jo-myslimanët nuk janë lejuar edhe të hyjnë në qytetet e shenjta myslimane, pa përmendur këtu ndërtimin e kishave ose sinagogave. Dhe ne, ende nuk kemi dëgjuar për një "Marsh Global në Mekë". Pak e habitshme apo jo? Hebrenjtë dhe arabët kanë gjasa të vazhdojnë të luftojnë mbi kontrollin e Jeruzalemit edhe për shumë vite. Duke na lënë ne me pyetjen se: Prania "raciste" e izraelit ka përdhosur një qytet të quajtur "paqësor". Nëse kjo betejë morale mes hebrenjve dhe arabëve do të luftohej në bazë të një qeverisje më tolerante dhe më të civilizuar të Jerusalemit ,atëherë nuk do të ishte e vështirë për të zgjedhur fituesin.

Në vend të përkujtimit:Tonino Guerra





Skenaristi italian Tonino Guerra, i cili nisi të shkruajë në një kamp burgu gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Guerra është më së shumti i njohur për bashkëpunimin e tij të gjatë me regjisorin Michelangelo Antonini. Ai ka shkruar më shumë se njëqind skenarë dhe tri herë ka qenë i nominuar për “Oscar”, duke përfshirë punën për filmin “Blow Up” të Antoninit dhe filmat “Amarcord” e “Casanova 70” të Frederico Fellinit.

“Tonino ka jetuar për gati një shekull në kulturën italiane. Ne kemi humbur një poet, gjeni dhe person të mrekullueshëm”, ka thënë ish -ministri italian i kulturës, Walter Veltroni. I lindur më 1920, Guerra, i cili ishte po ashtu poet dhe skulptor, nisi të shkruajë skenarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhej në një kamp përqendrimi në Gjermani. Ai ka qenë bashkautor në disa nga filmat më të njohur italianë të viteve ‘60 dhe ‘70, që janë realizuar nga regjisorët italianë Frederico Fellini, Vittorio de Sica dhe Luchino Visconti. Karriera e tij shtrihet në më shumë se katër dekada dhe kohëve të fundit ka bashkëpunuar me regjisorë bashkëkohorë italianë duke përfshirë vëllezërit Taviani dhe yllin e kinematografisë, Giuseppe Tornatore. Filmi “Stanno Tutti Bene” i Tornatores në të cilin Guerra ishte bashkëskenarist, ishte rirealizuar edhe në gjuhën angleze në vitin 2009 me titull “Everybody’s Fine”, në të cilin me role kryesore luajnë Robert de Niro dhe Drew Barrymore.

“Tonino ka pasur një dhunti unike për të krijuar imazhe. Ai nuk ka qenë skenarist teknik”, ka thënë regjisori Marco Bellocchio, që kishte bashkëpunuar me Guerran në filmin “Henry IV” të realizuar në vitin 1884. “Në vend se të ishte teknik, ai ishte një artist i vërtetë me imagjinatë pjellore dhe një gjeni për të rrëfyer, gjë që e kanë bërë një ndër skenaristët më të rrallë të filmit të ditëve të sotme”, ka thënë ai. Guerra po ashtu ka punuar me regjisorë të huaj duke përfshirë Steven Soderbergh dhe regjisorin grek Theo Angelopolis, me të cilin kishte fituar çmimin për skenarin më të mirë në festivalin e Cannes, për “Voyage To Cythera” të realizuar në vitin 1984. Ai ishte nderuar me çmim për arritje jetësore në “Venice Film Festival”, në vitin 1994.



http://en.wikipedia.org/wiki/Tonino_Guerra

Musa Ramadanit iu dorëzau Çmimi Kombëtar "Azem Shkreli"





Musa Ramadani më 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga bangat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.

Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike

Musa Ramadani është prezentuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë Çmimesh. Talentin e tij prej krijuesi pluridimensional, e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë të cilat, madje në Manifesatimin më të madh muzikor të kohës “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e parë të Jurisë profesionale. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeqe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona” e një sërë tregimesh të përmbledhjeve të tij.

Çmimi “Beqir Musliu”

Çmimi letrar “Beqir Musliu”2006, iu nda Musa Ramadanit,poetit, prozatorit, publicistit, teatrologut të njohur të letrave shqipe, shpërblimi për vitin 2006.

Çmimi “Azem Shkreli ”


Vepra letrare

| “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
|“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
|“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
| Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
|“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
|“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
|“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
|“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
|“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
|“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
|“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
|“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
|“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
|“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
|“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
|“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
|“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
|“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
|“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
[redakto]Përkthimet

|“Mariamna” – PärLagerkvist
|“Fillokteti” – Heiner Müler
|“Askushi” – Jezi Andzejevski
|“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
|“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
|“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
|“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
|“Humbella” – Mirko Kovac
|“Ditë pranvere” – Ciril Kosmac
|“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
|“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
|“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimovic



Musa Ramadani është një nga personalitetet e shquara të letërsisë shqipe, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë zhanre të letërsisë, si në poezi, prozë, dramaturgji, tha sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" për vitin 2011, të cilin ditë më parë juria profesionale ia ka dhënë poetit, prozatorit dhe dramaturgut Musa Ramadani.




Në këtë ceremoni janë dorëzuar edhe Çmimet Vjetore për Letërsi në katër zhanre: prozë, poezi, kritikë dhe përkthim.

Krasniqi falënderoi jurinë për punën profesionale në përzgjedhjen e laureatëve të çmimeve për vitin 2011. Ministri vlerësoi lart edhe krijimtarinë e Eqrem Bashës, të cilit i është dhënë çmimi letrar për veprën më të mirë në prozë, Sali Bashotës, për veprën më të mirë në poezi, Adil Ollurit për veprën më të mirë në kritikë, si dhe Smajl Smakës për veprën më të mirë në përkthim. Ai tha se MKRS ka për obligim të çmojë krijimtarinë e madhe të shkrimtarëve tanë, por në të njëjtën kohë të përkrahë edhe krijuesit e rinj.

Musa Ramadani tha se ndjehet mirë për këtë nder që i është bërë, për më tepër, siç tha ai, ndjehet mirë që janë vlerësuar edhe krijues tjerë, sidomos ata të rinj. Ramadani vlerësoi punën që po bën ministri Krasniqi. "Mendoj se kjo Ministri, veçanërisht ministri aktual dhe i gjithë ekipi i tij janë njerëz që e njohin artin dhe po përpiqen dhe po bëjnë që jo vetëm të shtohet përqindja e buxhetit për kulturë, sport, rini por edhe të gjejnë mënyra që disa fusha ose shumica të ketë një lloj stimulimi edhe moral edhe material", tha ai.


Dhënia e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe Çmimeve Vjetore për Letërsi është e paraparë me një rregullore që mban po këtë emër, e që është nxjerrë në vitin 2009. Këto çmime kanë edhe vlerë financiare. 5 000 euro është shpërblimi për laureatin e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore, ndërsa për kategoritë tjera - prozë, poezi, përkthim dhe kritikë shpërblimi është 2 500 euro.


Përgatiti Flori Bruqi

Botuesit, nuk ka fuqi blerëse për dy panaire


Edhe këtë vit, në një periudhe kohore prej një muaji, në Prishtinë do të mbahen dy panaire të librit. Në maj nga Unioni i Botuesve të Kosovës, që do të mbajë edicionin e dytë, dhe ai i qershorit i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, i cili po bëhet gati për edicionin e tij të 14-të. I pari, Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinës, i organizuar nga Unioni i Botuesve të Kosovës, do të mbahet nga 2 deri më 6 maj në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe i dyti, Panairi i Librit në Prishtinë, i organizuara nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, do të mbahet nga 4 deri më 10 qershor po në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
description
Mungon marrëveshja për orarin e panaireve

Mbajtja e dy panaireve në nivel kombëtar në një periudhë kohore prej 30 ditëve po shihet si një problem serioz nga botuesit, ngase, sipas tyre, jo vetëm që po krijon probleme, por edhe shpenzime që pastaj nuk mbulohen. Botuesit kosovarë janë shprehur se do të ishte mirë që njëri prej këtyre të mbahet në vjeshtë. Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë, i cili do të mbahet nga UBK-ja, do të mbahet në fillim të majit dhe sipas organizatorëve pritet të marrin pjesë botues të shumtë nga bota shqiptare. Behxhet Bici, kryetar i UBK-së, në një prononcim për "Kosova Sot" është shprehur se në panairin e librit që organizohet nga shoqata që ia drejton do të sjellë edhe emra të njohur ndërkombëtarë të botës së letrave. Por nuk ka përmendur ndonjë emër, pasi, siç është shprehur ai, ka kohë deri në mbajtjen e panairit. Bici është shprehur se do të donte të kishte një marrëveshje me drejtuesit e SHBK-së, për të biseduar për të rregulluar orarin e mbajtjes së panaireve. "Jam ithtar i një marrëveshje me SHBK-në në të mirë të librit dhe të bisedojmë për terminët e panaireve", ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se do të niste menjëherë bashkëpunimin me SHBK-në, po qe se këta të fundit do t'i përgjigjeshin ftesës. Ndërsa në anën tjetër, drejtues të SHBK-së nuk kanë dashur të flasin për ftesën e Bici, por janë shprehur se janë duke punuar në të mirë të organizimit të Edicionit të 14-të të Panairit të Librit të Prishtinës. Nënkryetari i SHBK-së, Besian Zeneli, në një prononcim për "Kosova Sot" është shprehur se nuk dëshiron të bëjë publikë programin, pasi siç është shprehur një muaj para panairit të SHBK-së është një panair tjetër nga mund të dalin reagime si është shprehur ai për kopjim. "Natyrisht se këtë edicion duhet të kemi risi, sepse këtë vit festojmë 100 vjetorin e pavarësisë dhe do t'i kemi, por hollësitë do t'i bëjmë publike më vonë", ka thënë Zeneli, duke shtuar se një çdo edicion do të duhej t'i ketë risitë dhe të veçantat e tij. Po ashtu ai ka thënë se panairi do të ketë të ftuarit e tij dhe mjaft të veçanta të cilat do të begatojnë edicioni e 14-të të Panairit të Librit, i cili mbahet në qershor. Për botuesit dhe shitësit e librit mbajtja e panaireve nuk është pa leverdi, por koha e paktë mes dy panaireve nuk u konvenon fare.

Ngarkesa buxhetore

Arsim Hashani nga libraria "Artini", e cila përfaqëson disa nga shtëpitë më të fuqishme botuese nga Shqipëria, është shprehur se mbajtja e dy panaireve të librit në një kohë kaq të shkurtër nuk është në interesa të botuesve, pasi, siç është shprehur ai, po krijohen ngarkesa financiare saqë botuesit pastaj nuk po mund t'i mbulojnë shpenzimet. "Do të ishte mirë që njëri nga këta panaire të mbahet në vjeshtë, sepse Prishtina nuk ka fuqi blerës për dy panaire njëri pas tjetrit", ka thënë Hashani, duke shtuar se do të ishte mirë që organizatorë të kishin çmime pak më të lira për të ekspozuar librat. "Ata po marrin edhe donacione për të organizuar panairet, andaj do të duhej të kishin edhe çmime më të lira për stendat", është shprehur Arsim Hashani nga libraria "Artini", një nga shitësit më të mëdhenj të librit në kryeqytet. Ndërsa Kosovare Kelmendi, menaxhere në Shtëpinë Botuese "Albas", ka thënë se kjo shtëpi botuese për panairet e Prishtinës do të ketë rreth 30 tituj të rinj, kryesisht për fëmijë dhe atë libra edukativë. Ajo ka thënë se mbajtja e dy panaireve në një periudhë kohore prej 1 muaj, aq sa mbahen të dy panairet është e pamundur të kesh botime të reja. Mirëpo, ka shtuar se do t'i respektojnë të dy panairet dhe do të marrin pjesë në dy të dytë. "Por, jemi të bindur se Prishtinës nuk i duhen dy panaire të librit kaq afër njëri-tjetri", ka thënë Kelmendi.

I. Vatovci

Mbulesa dhe zbulesa

description
E para, në disa shkolla të Kosovës, por edhe në qytetin tim, është duke u ripërsëritur diskursi mbi raportin kulturë, respektivisht religjion dhe arsim laik. Disa nxënëse me mbulesë të identifikimit islam, janë përjashtuar nga shkolla.

E dyta, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë punojnë me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që interpretohet si e ndalueshme bartja e uniformës me ngjyrime fetare, gjegjësisht atij islam. Drejtorët thirren në këtë udhëzim administrativ dhe thonë se po e zbatojnë ligjin, gjegjësisht udhëzimin administrativ. Ndërsa disa drejtorë edhe më shumë po e shkelin ligjin kur po bëhen aq "kreativ" dhe po thonë se duhet përjashtuar nxënëset me shami, ndërsa në fund të vitit shkollor mund të hyjnë në provime, sikur të ishin në fund të semestrit universitar. Madje, në një qytet të Kosovës, vetë kryetari i komunës është prezantuar në medie se ka bërë një marrëveshje me degën lokale të Bashkësisë Islame të Kosovës, ku "kërkohet të barten shamitë me ngjyra më evropiane dhe kjo marrëveshje të vlen për një vit". Si njëra ide që në fund të vitit të notohen këto nxënëse me shami, si tjetra për të përcaktuar dhe shpikur koloritin dhe dizajnin e "shamisë evropiane" (!), pavarësisht nga cilat motive rrjedhin, janë po ashtu të papërputhshme me ligjin ekzistues.

E treta, shumica absolute e prindërve të këtyre nxënësve, por edhe fetarët e vlerësojnë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe lirisë së besimit.

E katërta, jetojmë në një botë të ekstremizmave, qofshin atyre laikë, qofshin atyre fetarë.

E pesta, njëra palë e laicizmit thirret në nenin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që shteti ynë përkufizohet si laik.

E gjashta, pala e dytë e fetarisë thirret në nenin tjetër që thotë se s"ka asnjë diskriminim me bazë ushtrimin e besimit fetar.

E shtata, feministët dhe grupet që avokojnë të drejtat e grave thonë se bartja e shamisë është lloj shovinizmi mashkullor që përmes shamisë dëshiron ta kontrollojë dhe ta sundojë femrën. Po ashtu, këto grupe thonë se "hajde-hajde në universitet dhe pas kalimit në moshën e pjekurisë, femra mund të zgjedhë, ndërsa si nxënëse, asaj nuk duhet t'i imponohet nga prindërit apo indoktrinuar." Këto grupe sillen si "shpëtimtare" të të drejtave të femrave. Për ta nuk është thjeshtë aspekt simbolik kjo mbulesë fetare, por nënkupton më pak liri, më pak karrierë në jetën publike, më pak mundësi për qenë e lirë në argëtim dhe liri personale e të ngjashme.

E teta, fetarët, por edhe shumë njerëz thonë dhe mund të theksojnë se, prindërit edukojnë në një mënyrë të caktuar të modelit kulturor, qoftë edhe ky fetar, prandaj secili imponon dicka. "Edhe prindërit u imponojnë emrat e tyre të preferuar këtyre fëmijëve, por nuk do të thotë se kjo është ndonjë gjë e kobshme" - ia kthejnë feministëve.

E nënta, feministët përsëri replikojnë me fetarët, duke u thënë se ndryshe është të imponohet emri, e ndryshe të kontrollohet jeta e femrës përmes mbulesës, sepse emri mund të ndërrohet madje edhe me ligj, ndërsa mbulesa është set i bërë në mënyrë të fuqishme psikologjike dhe sygjestionuese.

E dhjeta, fetarët përsëri replikojnë duke thënë se femrat e kanë përsëri zgjedhjen e tyre ta ndryshojnë veshjen kur të duan. Ata citojnë ajetin kuranor se në fe s"ka imponim/dhunë.

E njëmbëdhjeta, vazhdon replika e tyre, por nxënëset nuk janë të interesuara për këto replika, ato thjeshtë duan zgjidhje: lejimin e tyre në shkolla, duke shtuar vetëm këto fjali: "Ne po sillemi me sjellje shembullore, po mësojmë, asgjë nuk po bëjmë dëme me shami. Shamia vjen prej besimit tonë fetar dhe në asnjë mënyrë s"do të heqim dorë."

E dymbëdhjeta, disa nxënës kanë shprehur hapur bindjet e tyre duke thënë se nxënëset me mbulesë nuk na pengojnë fare në klasë, nuk e propagandojnë fenë, nuk na shpërndajnë fletushka islame në shkollë. Thjesht, e kanë jetën e tyre! Ndërsa disa nxënës të tjerë thonë se nxënëset me shami nuk i preferojmë t'i kemi në klasën tonë sepse nuk po mund të flasim më hapur, po druhemi të flasim ndonjë fjalë rinie para tyre, janë më të druajtura dhe më "moraliste" dhe nga pak kemi qejf të "halitemi në humor". Po ashtu, këta thonë se po që se do të kërkonim të mbajmë ndonjë "aheng-party", ato fare nuk janë të interesuara të vijnë me "të klasës".

E trembëdhjeta, laikët frikësohen se duke lejuar shaminë, fakt po e cenojmë arsimin laik. "Le të mësojnë dhe le të shkojnë në shkollat e medresesë. Këtu (në shkollat publike laike) ne i bëjmë rregullat tona. Ne nuk po përzihemi në mënyrën kulturore të arsimit në medrese. Pse ata nuk po e mësojnë teorinë e evolucionit se njerëzit e kanë prejardhjen prej primatëve shtazorë?!" - ia mësyjnë debatin laikët.

E katërmbëdhjeta, fetarët thonë se nëse po frikësohen laikët prej shamisë, kjo po i bie sikur laicizmi po shqetësohet se po e humb betejën me "argumentet e shkrimeve të shenjta dhe zbulesës qiellore". "A nuk është argument kjo se njerëzve iu duken më të logjikshme dhe më të pranueshme idetë fetare për origjinën sesa idetë shkencore, ngase laikët po bien në ankth se mos po ndikojnë këto nxënëse me mbulesë në përhapjen e bindjeve fetare te moshatarët e tyre, ndërsa po shtohet konkurrenca me leksionet laike arsimore nga mësimdhënësit?!" - ia kthejnë debatit fetarët.

E pesëmbëdhjeta, për myslimanët shamia nuk është thjeshtë simbol, por detyrim.

E gjashtëmbëdhjeta, për disa njohës të islamit, janë të rrallë por që ekzistojnë kudo, shamia është keqkuptuar kur është përkthyer në gjuhët e tjera nga Kur"ani. "Fjalët për mbulesë që përdoren në Kur"an janë khim?r dhe xhilbab, e jo hixhab" - thonë ata.

E shtatëmbëdhjeta, në traditën arabe, pakistaneze, indiane, malajziane, indoneziane e të ngjashme, fjala shami ka përdorimin gjuhësor dhe praktik jo vetëm për burrat, por edhe për gratë si fjalët: "songkok, taqiyah, jubba, igal, turban, blangkon e të ngjashme."

E tetëmbëdhjeta, ka një listë të tërë të versionit të aplikuar të shamisë së grave në botën islame si: hijab, burqa, bushiyya, jilbab, dupatta, niqaab, paranji etj.

E nëntëmbëdhjeta, shumica e këtyre termeve të mësipërme për mbulesën është keqkuptuar në gjuhën shqipe.

E njëzeta, duhet zhvilluar kjo shoqëri debat të gjerë me të gjitha grupet për të tejkaluar këto shqetësime të nxënëseve me shami dhe laikëve.

E njëzet e një, gjëra të tjera…

Pro et contra dr. të UÇK-së Craig Jurisevic-it


Përgatiti :Flori Bruqi



T THE AUTHOR — CRAIG JURISEVIC

Craig Jurisevic

CRAIG JURISEVIC

Craig Jurisevic was born in Adelaide, South Australia in 1965 and is married with three children. He is a cardiothoracic and trauma surgeon and has worked in many conflict zones. These include Israel and Gaza (1992–93), Albania and Kosovo (1999), and with the Australian Army in East Timor (2006) and Afghanistan (2008). He is a member of the International Humanitarian Law Committee of the Australian Red Cross. He currently works full-time as a surgeon in Adelaide and is a Senior Lecturer at the University of Adelaide.























Craig Jurisevic asnjëherë nuk ka menduar se do të bëhet gjithashtu i famshëm kur iu bashkua aradheve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999. Të bëhesh vendor, nuk është shumë e popullarizuar te punëtorët humanitarë në raste të situatave konfliktuoze. Craig u ndje se nuk mjafton vetëm të shërohen të plagosurit në Spitalin e Kukësit, me kushte të vështira, por Kosovës i duhej më shumë se aq dhe Craig ishte i gatshëm ta japë atë kontribut. Craig Alexander Jurisevic, një australian me origjinë sllovene ka shkruar një libër për përvojat e tij në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës dhe depërtimet e tij ‘mbrapa vijave të armikut' me njësitin e tij, si ka qenë dëshmitar i një masakre dhe si projekti i tij është gati të bëhet projekti më i madh ndërkombëtar i realizuar ndonjëherë për një ushtri guerile – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ekskluzivisht për Express, flet Craig Jurisevic




Si keni përfunduar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Kosovës?
Kam qenë koordinator i kirurgëve për të gjitha kampet dhe spitalin e Kukësit, kam punuar për International Medical Corps dhe Kombet e Bashkuara. Aty kam zbuluar korrupsionin në spitalin e Kukësit, ku refugjatët Kosovar liheshin të vdesin nga zyrtarët e spitalit nëse nuk kishin para të mjaftueshme për t'i paguar doktorët. Kjo shumë ishte rreth 200 marka gjermane. Kjo storje u publikua në "The Stars and Stripes", një revistë ushtarake amerikane.












Bosët lokalë të krimit të organizuar, duke përfshirë drejtorin e spitalit, pas kësaj vendosën një çmim për kokën time. Unë në mënyrë që të ndihmoja refugjatët dhe për shkak të sigurisë sime personale iu bashkëngjita njësiteve të UÇK-së. Kam trajnuar ushtarët në Helshan dhe pastaj në Cahan, e më vonë edhe në Pashtrik. Kam krijuar një ekip kirurgjik në një shpellë shumë afër vijës së frontit, ku kemi trajtuar qindra ushtarë të plagosur. Kam bërë 5 patrullime pas vijave serbe të frontit për t'i tërhequr ushtarët e plagosur si dhe civilët.





Sa kohë keni qëndruar në vijën e frontit?
Dy javë në vijën e frontit, ku kemi bërë rreth 130 operacione të ndryshme si dhe 230 trajtime të tjera. Për këtë kohë ka pasur diku rreth 70 të vdekur.












Si keni rënë në kontakt me producenten e filmit?
Kam dërguar përmbledhje të librit për shumëkënd në industrinë e filmit. Asaj i ka pëlqyer pa masë dhe e ka marrë menjëherë. Për momentin ajo po mundohet të gjejë investitor në Amerikë, Kosovë apo Shqipëri, të cilët do të mund të ndihmonin me financimin për të siguruar skenografinë më të mirë. Sa për aktorët mund të them se Sam Worthington ka treguar shumë interesim, por aktorët tjerë potencialë përfshijnë edhe Eric Banda dhe Matt Damon.





Keni qenë pjesë e patrullave të UÇK-së pas linjave të frontit me serbët?
Kam marrë pjesë në patrulla në veriun dhe veri-lindjen e Kosovës. Me njërën ndër patrullat kemi shkuar rreth 4 km prapa vijës ku ishin serbët në një vend që quhet Kusnin. Këtu kemi qenë dëshmitarë të një masakre, ku janë vrarë 12 civilë nga një kompani ushtarake dhe paramilitare jugosllave. Patrulla jonë ishte e përbërë vetëm nga 5 persona dhe nuk kemi mundur të intervenojmë. Pastaj së paku 3 nga kjo patrullë (nga njësiti gjermanfolës) kanë vdekur në patrullat tjera. Dhe dy tjerët kanë vdekur në një shtëpi të minuar ku ka pasur edhe civilë të plagosur.




M'i përshkruani pak ndjenjat kur ndihmoni luftëtarët guerilë?
Pasi që unë kam pasur shumë përvojë si gjuetar në Australi dhe kam punuar për rreth 12 muaj me ekipet e MEDEVAC në Izrael dhe Gaza, unë isha me siguri më i trajnuar se sa shumica në front. Kam ndjerë se ishte detyra ime të trajnoj, trajtoj dhe përkrah luftëtarët e UÇK-së, të cilët në fund të fundit ishin civilë dhe refugjatë të armatosur.


------------------------






                             Craig Jurisevic në Frontin e Parë të UÇK’së


Pse keni vendosur të shkruani një librin “Blood in my hands”?
Kam dashur të dokumentoj luftën në mënyrë të saktë dhe pavarur. Nuk i përshkruaj vetëm ofensivat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, por edhe për krimet e bëra nga shqiptarët e Shqipërisë ndaj kosovarëve. Gjithashtu zbuloj të vërteta për komandën në front dhe si komandantët lëshonin frontin dhe shkonin në një siguri relativisht më të mirë në Krumë, duke lënë burrat dhe gratë e pa përvojë për t'u mbrojtur nga sulme shumë të egra. Tregimi im për luftën është pa paragjykime, i vërtetë dhe i përgjegjshëm.









Kur keni qenë në Kosovë për herën e fundit?
Gjatë luftës.

Keni shokë në Kosovë?
Kam pasur kontakte të rralla me njerëzit nga koha e luftës deri më tani. Tani jam i zhytur në mesazhe përkrahjeje nga njerëzit nga Kosova. Do të vizitoj Kosovën në të gjitha rajonet. Shpresoj këtë vit.


-------------------------
3.


Kujtimet e Crag Jurisevic do ta tronditin shumkë me portretet e tij të parregullsive dhe korrupsionit – si dhe heroizmin - prapa frontit të parë të luftës së Kosovës më 1999.

Udhëtimi i jashtëzakonshëm  i Craig Jurisevic nga një spital në Adelaide (Australi) për në frontin e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një skenar  i shkëlqyer edhe për Hollywood’in. Nuk është për t’u çuditur fakti që edhe producentja, fituese e çmimeve të Akademisë Amerikane, Eva Omer, qysh prej fillimi ishte pajtuar për ta transmetuar rrëfimin në ekran televiziv. Por, filmi siç duket po mbetet në mëshirë të donatorëve, për të bindur Hollywood’in për ta xhiruar këtë skenar.
Libri i Craig Jurisevic, që u promovua për mbarë botën me 1 maj 2010 dhe i cili në fund të dhjetorit 2011 u përkthye dhe u botua në shqip nga Koha, sipas kirurgut kardiotorakal dhe traumave,  do të jetë i mundimshëm për tu lexuar nga disa ish-komandantë të lartë të UÇK’s të cilët tani janë politikanë të lartë ose biznesmenë të fortë.
Ai i tha Gazetës Jeta në Kosovë: “Libri im përshkruan heroizmin e burrave dhe grave, që për ndryshim nga shumica e komandantëve të tyre, qëndruan në frontin e parë pavarësisht nga kushtet e tmerrshme dhe mosmarrëveshjeve të shpeshta”.
“Është një përshkrim i qartë dhe i sinqertë i luftës ashtu siç ka qenë, dhe jo ashtu se siç protagonistët e kanë detyruar shumicën të besojnë se ka qenë”. 
“Kam përkrahje të fortë nga njerëzit e Batalionit Atlantik dhe batalionet Gjermane dhe Zvicerane me të cilët kam shërbyer në [malin] Pashtrik edhe ata i kanë verifikuar aspekte të rëndësishme të librit,” shtoi ai.

law_society_journal-(1).JPG
“Disa nga komandantët të cilët i kanë lënë ushtarët e tyre të pinë kafe në male në Krume tani janë ministra me influencë në Qeverinë e Kosovës dhe pjesë e komunitetit të biznesit, dhe ky libër ndoshta është një ofendim për ta.
“Njerëzit e Kosovës dhe të botës duhet ta dinë se çfarë me të vërtetë ka ndodhur dhe ky libër e tregon atë. Është një testament i vullnetit dhe i forcës të shqiptarëve të Kosovës gjatë kësaj lufte të tmerrshme dhe do të ngelet si një referencë e saktë dhe e paanshme e asaj periudhe.”
Kosova nuk ka qenë eksperienca e parë e Craig në një konflikt. Ai ka punuar në Izrael gjatë fillimit të viteve 1990 kështu duke përfunduar në kufirin e Shqipërisë me Kosovën në vitin 1999 pasi që lufta ishte shkallëzuar në mes të UÇK’së dhe forcave Serbe dhe kur NATO vendosi për kampanjën e bombardimeve.
Pas përfundimit të konfliktit ai ka punuar me armatën Australiane në Timorin Lindor dhe në Afganistan, dhe tani është rikthyer në jetën e tij të zakonshme, si kirurg dhe ligjërues në Adelaide.
Ai erdhi në Kosovë në fillim të vitit 1999 pasi që ishte shokuar nga pamjet televizive të luftës, duke e lënë në shtëpi bashkëshorten Donna dhe djalin e tij pesëvjeçar [në atë kohë] dhe vullnetarizmin në International Medical Corps [Trupat Mjekësore Ndërkombëtare].
Shpejt më pas i trajtonte refugjatët kosovarë të sëmurë dhe të plagosur pasi që ata kalonin kufirin në Kukës, në veri të Shqipërisë, qyteti më i afërt nga kufiri, ku për një kohë të shkurtë dhjetëra mijëra refugjatë arrinin gjatë një dite.
Por derisa i mjekonte të plagosurit, ai filloi të vërejë se diçka nuk ishte në rregull. Pavarësisht nga katastrofa humanitare që ndodhej rreth tij, disa pacientë të dyshuar arrinin të mjekoheshin në spital.
Edhe pse spitali ishte i mbushur me mjete mjekësore të reja, vetëm disa njerëz të plagosur kishin mundësi të përfitonin nga ky spital. Jurisevic në ndërkohë kupton se të sëmurëve u kërkohej të paguajnë për shërbimet.

Craig Jurisevic në Frontin e Parë të UÇK’së

I vendosur për ta publikuar këtë problem, ai takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së Kofi Annan. Ai mandej e adresoi këtë temë tek një gazetar amerikan, dhe pas botimit menjëherë faji iu adresua atij duke kërkuar prej tij që urgjentisht të largohej nga Kukësi.
“Jam ballafaquar me korrupsion në spitalin e Kuksit ku nga refugjatët e lënduar kërkohej të largohen ose liheshin anash nëse nuk paguanin për shërim,” tha Jurisevic.
“Ky rrëfim u botua në Stars and Stripes [gazetë ushtarake amerikane] dhe NATO e hulumtoi korrupsionin.”

CIMG5632.JPG

Blood on My Hands in Prishtina, Kosovo.

DSC_0010.JPG

Blood on My Hands Book Launch, Sydney. From left: 
Craig Jurisevic, Mark Colvin and Sue Cowden.

WDP_DSC2515.jpg

Blood on My Hands Book Launch, Melbourne.



The countryside around Kukes, with the town in the distance.
Shpejt pasi u largua nga Kukësi, Craig u njoftua me Hosnje Hoxha, komandant i UÇK’së, i cili i kërkoi atij që t’i bashkëngjitej ekipit kirurgjik që merrej me viktima në një kamp afër vijës të parë të frontit.
Eksperienca e tij në bazën e UÇK’s në Helshan dhe në vijën e frontit që nga fundi i majit deri me 9 qershor ishin dëshpëruese. 
Më tej ai kuptoi se UÇK’ja përbëhej nga rekrutë të rinj pa eksperiencë nga e gjithë bota të cilët vështirë se dinin se si të mbanin një pushkë në dorë, dhe ishin lënë të luftonin një luftë të egër. Ishte shumë e qartë se ata nuk ishin të trajnuar aspak për t’u përballuar në beteja me serbët nga forcat paramilitare.
CIMG5633.JPG

Blood on My Hands in Prishtina, Kosovo.

WDP_DSC2511.jpg

Blood on My Hands Book Launch, Melbourne.

WDP_DSC2573.jpg

Blood on My Hands Book Launch, Melbourne.
From left: Major Gen. Jim Molan, Craig Jurisevic,
 Catherine Lewis and Tim McCormack.


Kampi mjekësor i pajisur mirë me mjete kirurgjike nuk u kryente gjë punë sepse ishte shumë larg nga luftimi, dhe mjekët nuk kanë qenë të përgatitur që të udhëtonin aty ku ngjante aksioni në mënyrë që t’i shërojnë dhe shpëtojnë të plagosurit.
Craig kishte vendosur që të bashkëngjitet në vijën e parë të frontit. Udhëtimi për në Malin Pashtrik ishte një rrezik që e çoi atë afër  minave të hekurta. Gjatë këtij udhëtimi ai vazhdimisht u ndesh me snajperistë serbë dhe zjarr artilerie. 
Në front ai themeloi një ambulantë primitive në shpellë, duke punuar ditë të gjata për t’i trajtuar plagët e tmerrshme dhe duke amputuar edhe gjymtyrë. Ai fjeti pranë trupave të pajetë të vendosur në shpellën e cila shërbente si spital, kënd të mjekut dhe morg. “Jam i ulur në shpellë bashkë me trupat e pajetë, të kalbura në shpinë, duke u kalbur edhe më shumë në të nxehtin e tmerrshëm,” cekë Craig në librin e tij.


An avenue of tents housing refugees in the UAE camp.




Gjatë kësaj periudhe, Craig udhëhoqi ekipe që riktheheshin prapa vijave serbe gjatë mbrëmjes për t’i shpëtuar civilët nga fshatrat më të afërta. Si rrjedhojë, ai i përjetoi pasojat e masakrës së grave dhe fëmijëve dhe nga afër  i pa rezultatet e tmerrshme të kampanjës të spastrimit etnik të Sllobodan Milloshevicit.



Dr Ylber Vata and I removing a leg. Notice 
the dirty and stained surgical drapes and 
trolley and scant equipment.

Colonel Toccafundi and I at the Italian Military 
Surgical Unit.

Një patrullë e dërgoi atë në një fshat të braktisur ku një grua në gjendje të tmerrshme ishte lënë në vuajtje të vdiste ngadalë, e rrethuar nga familja e vrarë e saj. Ajo e luti atë që tu jepte fund vuajtjeve të saj, për çka ai u pajtua që të bënte - me të vetmin mjet që kishte në dorë - një pistoletë që ia kishte dhënë komandanti i UÇK’së për t’u mbrojtur vet personalisht.
Duke e mbajtur premtimin që ia kishte dhënë gruas që ishte duke vdekur, Craig e mori trupin e pajetë të djalit të vogël të saj në majë të malit, duke e varrosur atë në një varr me drejtim nga fshati. “Në frontin e UÇK’së në Pashtrik unë isha mjeku i vetëm sepse të gjithë mjekët e tjerë qëndruan poshtë në Cahan ose Krume ku ishte shumë më sigurt,” rikujtonte ai.
Vetëm katër ose pesë komandantë qëndruan në front në Malin Pashtrik, të tjerët qëndruan në Krume ku ishte sigurt dhe qetë.”


Refugees crossing into Albania at the Morina border
 crossing. With little more than plastic sheeting to 
shield them from the elements, many have travelled
 like this for over a week. Most refugees were from 
farming communities. They would carry as much of
 their livestock as could fit on their tractor-trailers when 
fleeing the attacking Serb troops.






“Ushtarët e UÇK’së ishin urdhëruar të mos sulmojnë pozicionet serbe por të qëndrojnë në pozitat e tyre. [Sidoqoftë,] këto pozicione ishin të ekspozuara rëndë nga mortajat serbe, artileri, raketa dhe zjarr snajperi, duke rezultuar në një humbje të tmerrshme, të diku rreth 75 të vdekur 250 të plagosur ndërmjet 1 qershori deri 9 qershori 1999,” shtoi Jurisevic.
Ushtarët e UÇK’së ishin lënë pothuajse pa udhëheqës në front, tha ai. “Përpos patrullave të rastësishme pas frontit serb, disa nga të cilat i udhëhoqa unë, atje kishte shumë pak aksione sulmuese kundër forcave serbe që nga 30 maji e andej”.

On the front line at the top of Mt. Pastrik: a soldier 
melting the snow and boiling water for a morning 
coffee. Fetching fresh water from the spring put us i
n extreme water danger from sniper fire. 
Improvisation was required to avoid dehydration.




Duke kuptuar se ushtarët e pastërvitur dërgoheshin në beteja ose drejt vdekjes, Craig u angazhua personalisht për t’i trajnuar më mirë ushtarët rreth detyrave të tyre të tmerrshme. 
Si një goditës rekreativ që nga Australia, dhe me një eksperiencës ushtarake nga Izraeli dhe Gaza që nga fillimi i 1990’ës, ai i trajnoi të rinjtë rreth përdorimeve bazike të armëve të përdorura në ushtri dhe teknikave ushtarake në terren. 
“Në fillim të karrierës sime kirurgjike kam pasur eksperiencë me llojet e plagëve të para në Kosovë”,  u rikujtua ai, “plagët e marra nga armë zjarri automatike ose gjysmë-automatike; nga eksplozionet e minave, granata të dorës, mortaja dhe plagë të artilerive”.
“Në Izrael, gjatë Intifadës së parë më 1992 dhe 1993, unë kam parë se çka munden plumbat t’i bëjnë trupit njerëzor dhe kam mësuar se si kirurgjia moderne mundet ndonjëherë t’i kurojë plagët nëpër botë.”

A booby-trapped front door in a village near Kusnin. Serbian troops placed these devices in recently ransacked villages to ensure that any rescuers would either be killed or suffer horrendous injuries. The wire would be obscured by shoes or foliage, the clearing of which by patrol members often had fatal consequences. We learned quickly from the mistakes of others.


I pyetur pse i është bashkangjitur UÇK’së, ai tha se i janë rikujtuar memoriet e gjyshit të tij slloven në Luftën e Dytë Botërore që e kanë nxitur atë. 
“Gjyshi im slloven, i nënës sime, i ka përjetuar Dachau’n dhe Mauthausen’in (kampe koncentrimi Naziste),” tha ai. “Ashtu që unë sikur të mos i kisha ndjerë kampet përqendrues të Milloshevic’it, do t’i kisha tradhtuar kujtimet dhe memoriet e atij [gjyshit] njeriu të butë dhe të sinqertë.”
Jurisevic i tregoi Gazetës se po shpreson që të ketë bashkëpunim të ngushtë me shqiptaro-amerikanët për ta realizuar filmin e tij.



Two Kosovar refugee boys living in a park near 
the hospital along with their livestock.

Libri ‘Duart e Përgjakura’ i përkthyer në shqip nga botimet Koha mund të blihet në të gjitha pikat e shitjes të gazetave ditore.



7 sekretet e errëta të Vatikanit

696 × 534 Search within image Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një sipërfaqe prej vetëm 110 hektarësh, Vatikani ka nj...