2012-03-07

Eduard Baladyr - Makiaveli në demokraci



...Populli shkon drejt atij që përpiqet ta joshë dhe jo drejt atyre që bëjnë sikur i nënshtrohen dëshirave të tij. Rrallë herë pushteti mund të fitohet rastësisht, apo të ta lënë konkurrentët.
Autori:
Eduard Baladyr
Titulli:
Makiaveli në demokraci
Përkthyesi:
Pëllumb Nako
Gjinia:
Mekanizmi i pushtetit
Çmimi:
500 Lekë
Nr. faqesh:
200
ISBN:
978-99943-39-78-5



...Populli shkon drejt atij që përpiqet ta joshë dhe jo drejt atyre që bëjnë sikur i nënshtrohen dëshirave të tij. Rrallë herë pushteti mund të fitohet rastësisht, apo të ta lënë konkurrentët.

Një pushtet i largët, indiferent, shumë shpejt do të shfaqet antinjerëzor, i panevojshëm. Po aq shpejt do të ngjallë krupë. Nuk do të vonojë edhe urrejtja për ta marrë me vete.

Politikanët luajnë një komedi, temën e së cilës e zgjedhin vetë.Asnjë nuk mund të shpresojë t'i bëjë bisht ndikimit të gazetarëve; ata e kërkojnë informacionin, e përzgjedhin. Kur kanë skrupuj edhe e kontrollojnë. E përsërisin deri në ngopje duke e transformuar në të vërteta të dukshme.Politikani ka frikë se mos virtytet morale janë veçse pengesa për suksesin. Është i besueshëm në fjalët që thotë? Do të gënjehet. I sinqertë? Do ta tallin. Konstant në bindje? Të gjithë oportunistët do ta braktisin që në vështirësinë e parë. E urren ai gënjeshtrën? Për të do të shpifin...

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...