Aktivitetet tematike, përkujtimore e kulturore me rastin e “Epopesë së UÇK-së”, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, fillojnë më 5 mars, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me parakalimin e kuadrateve të FSK-së, duke filluar në orën 11.00. Pastaj do të shfaqet një program kulturo-artistik.
Më 6 mars, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke filluar në orën 10.00 deri në orën 12.00, do të bëhen homazhe para varrit të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Varrezave të familjes Jashari, në Skenderaj dhe në të gjitha Komplekset memoriale të UÇK-së, në Kosovë. Ndërsa, po më 6 Mars, duke filluar nga ora 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantitlegjendar Adem Jashari, familjes Jashari të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Më 7 Mars, në orën 18.00, në Kompleksin Memorial Adem Jashari, do të mbahetmanifestimi “Nata e Zjarreve” ku, në të njëjtën kohë do të ndizen zjarre edhe në të gjitha vendet e fushë betejave në Kosovë. Programi kulturo-artistik, përfundon në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Dje në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, me parakalimin e kuadrateve të FSK-së u shënua 14-vjetori i Betejës së lavdishme të UÇK-së, në Prekaz. Gjeneral, Kadri Kastrati në fjalën e tij të rastit tha se kjo ngjarje bashkon krejt Kosovën në emrin e Adem Jasharit. “Beteja e Jasharëve ka qenë më shumë se një betejë ngase përballja me një ushtri të tërë të armikut, do të thotë shumë. Atë ditë u krijua një kthese për një përballje historike, e cila na dërgoi drejt çlirimit të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se motoja e FSK-së është ‘Nderojmë të kaluarën – ndërtojmë të ardhmen’.
Më pas, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi theksoi se UÇK-ja ka qenë mjet dhe projekt strategjik i çlirimit të Kosovës. “Epopeja e UÇK-së bashkoi të gjithë shqiptarët për çlirimin e Kosovës, dhe bashkoj tërë botën për mbështetjen e Kosovës, për paqe dhe shtetndërtimin e saj”, tha veç të tjerash ai. Ndërkaq, Bekim Jashari, i cili foli në emër të familjes Jashari, tha se liria erdhi kur shqiptarët ndihmuan njëri tjetrin. Ai tërhoqi vërejtjen se është e pakuptimtë që skena politike mbetet e ndarë, në një kohë kur në luftë të gjithë ishin të bashkuar për një qëllim.
Dje në Prekaz, që nga orët e hershme të mëngjesit nuk kanë reshtur vizitat e qytetarëve nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare, por edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë vizitësn në Prekaz ka thënë se 5, 6 dhe 7 marsi është Epopeja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është flijimi më i madh që është bërë në historinë e popullit tonë dhe më gjerë. Homazhe para varrit të komandantit të UÇK-së, ka bërë edhe një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që po bëjnë homazhe të varret e të rënëve për lirinë e Kosovës.
Sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke filluar në orën 10.00 deri në orën 12.00, do të bëhen homazhe para varrit të Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Varrezave të familjes Jashari, në Skenderaj dhe në të gjitha Komplekset memoriale të UÇK-së, në Kosovë. Ndërsa, po më 6 Mars, duke filluar nga ora 18.00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantitlegjendar Adem Jashari, familjes Jashari të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Më 7 Mars, në orën 18.00, në Kompleksin Memorial Adem Jashari, do të mbahetmanifestimi “Nata e Zjarreve” ku, në të njëjtën kohë do të ndizen zjarre edhe në të gjitha vendet e fushë betejave në Kosovë. Programi kulturo-artistik, përfundon në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
No comments:
Post a Comment