2012-03-06

Kelmendi: I njoh të dy vrasësit e Jusuf Gërvallës


Kelmendi: Riza Salihu është vrasësi i Jusuf Gërvallës

Ibrahim Kelmendi, njëri nga themeluesit e Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës (LPRK), më vonë e njohur si LPK dhe ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret”, si mysafir në Zona B, të Klan Kosova, ka deklaruar se e njeh me emër e mbiemër vrasësin e Jusuf e Bardhodh Gërvallës dhe Kadri Zekës, më 17 janarit të vitit 1982 në Gjermani. Ai, sipas tij, është Riza Salihu nga fshati Mushitisht, i komunës së Suharekës.
Por pjesëmarrës në këtë atentat sipas, Kelmendit, ka qenë edhe një tjetër të cilit nuk i përmend emrin për arsye, si thotë ai, se kjo do të pengonte gjatë procesit të hetuesisë.
“Unë e di edhe pjesëmarrësin e dytë, rastin e kam paraqit edhe te organet e drejtësisë kosovare pas çlirimit, te ish ministri i drejtësisë të Kosovës, Jonuz Salihi dhe te prokurori Tahir Rreci dhe u kam thënë që të analizojnë mostrat e cigareve të pjesëmarrësit të dytë në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilat i ka hetuesia gjermane.
Kelmendi thotë se këtë dëshmi e ka dhënë edhe në prokurorinë gjermane. Madje sipas tij bashkë me Saliun ka qenë edhe një shqiptar tjetër, emrin e të cilit e ka deponuar në hetuesinë e shtetit në fjalë, por që nuk e thotë publikisht.
Kelmendi në librin “Lindja e përgjakur të autorit Bedri Islami, thotë: "Ndoshta është vendi të informoj se hetimet kundër Rizës gjermanët i riaktivizuan në vitin 1992, pasi shteti gjerman nuk kishte më interesa për të përkrahur Jugosllavinë, e cila kishte filluar të shpërbëhej. Unë mora pjesë në atë proces gjyqësor si dëshmitar kundër Riza Salihut. Gjykata e liroi Rizën nga akuza për vrasje në mungesë të provave, pasi vuajti ndoshta një vit e gjysmë burg”.
“Unë kam prova të mjaftueshëm për të besuar se ai ishte vetëm një argat i UDB-së. Gjithsesi, e kam akuzuar për ekzekutor, të komanduar nga UDB-ja dhe vazhdoj ta akuzoj, përderisa ai nuk e provon të kundërtën".
Si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, thotë se gjatë vitit 1993 kishin marrë qëndrim që të formonin një krahë të luftës, meqë sipas tij, lëvizja politike nuk sillte rezultatet e pritura. Kelmendi thotë se ky krahë ushtarak emrin, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e morri në vitin 1994.
Ibrahim Kelmendi, ish-udhëheqës i Fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani mohoi që ky fond të ketë keqpërdorur mjetet e mbledhura për të ndihmuar luftën në Kosovë. Ai thotë se këto mjete nuk kishin prejardhje të dyshimta dhe për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e zyrtarëve Gjerman

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...