Nga Flori Bruqi
Craig Jurisevic, i lindur në Australi nga nëna emigrante sllovene dhe babai australian, është rritur me tregimet heroike të gjyshit të tij nga ana e nënës, dhe përjetimet e tij gjatë Luftës së II-të Botërore kanë lë gjurmë të thella tek Jurisevic.
Ai gjithmonë ka admiruar guximin e të gjyshit dhe gjatë vitit 1999 ai ka ndjerë se nëse nuk ndërmerr diçka në lidhje me zhvillimet në Kosovë, do të tradhëtonte kujtimin e gjyshit të tij.
Lidhjet kulturore dhe ato të gjakut me Ballkanin, bën që Jurisevic pa hezituar tu bashkohej mjekëve që do niseshin për në zonën e luftës.
Gjatë vitit 1999 Evropa u bë dëshmitare e skenave të tmerrshme të vrasjeve dhe dëbimeve të civilëve kosovarë nga ana e forcave të Slobodan Milosheviqit. Këto pamje të spastrimit etnik të shfaqura në të gjitha mediat botërore dhe reagimi i ngadaltë i perëndimit ndaj një prej masakrave më të mëdha në luftërat ballkanike, bën që Jurisevic të nisej për në Kosovë me një qëllim të vetëm: të ndihmojë viktimat e përvuajtura.
Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të të plagosurve të civilëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Jurisevic ishte përgjegjës për 150 mijë refugjatë.
Puna në këtë spital bëri që Jurisevic të përfshihej emocionalisht në çështjen shqiptare dhe një ditë ai vendosi të lërë pas spitalin dhe të ndihmonte civilët në një tjetër mënyrë, akoma më të guximshme. Jurisevic iu bashkua Batalionit Atlantiku, formacion i përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe mori pjesë edhe vetë në luftime në malet e Pashtrikut.
Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe për t’i marrë të plagosurit dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.
Ngjarjet e tmerrshme të përjetuara gjatë luftës në Kosovë, pas më shumë se dymbëdhjetë vitesh nga lufta, do të vijnë të përkthyera në gjuhën shqipe në librin me kujtime të Jurisevic me titull “Gjak në duart e mia’’.
Libri i botuar në vitin 2010 në gjuhën angleze me titull “ Blood in My Hands” po shijon sukses ndërkombëtar, e po ashtu është negociuar për tu përdorur si skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Jurisevic, duke filluar nga spitali i Kukësit deri në vijën e frontit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë në treg në gjuhën shqipe si pjesë e botimeve ‘’KOHA’’ me 27 janar 2012.
Përmes këtij libri, lexuesit shqiptarë do të njihen për së afërmi me rrëfimet e vuajtjeve të tmerrshme, heroizmin e jashtëzakonshëm dhe emocione të fuqishme që rrëmbejnë zemrën.
----------------------------
Intervistoi: Rozafa Kelmendi
INTERVISTË ME CRAIG JURISEVIC, KIRURG NË ADELAIDE
Zhurnal Plus: Në vitin 1999, ju latë gruan dhe djalin tuaj në Australi dhe udhëtuat drejtë Shqipërisë si pjesë e International Medical Corps. Çfarë ju bëri të merrni këtë vendim?
Intervistoi: Rozafa Kelmendi
INTERVISTË ME CRAIG JURISEVIC, KIRURG NË ADELAIDE
Zhurnal Plus: Në vitin 1999, ju latë gruan dhe djalin tuaj në Australi dhe udhëtuat drejtë Shqipërisë si pjesë e International Medical Corps. Çfarë ju bëri të merrni këtë vendim?
Jurisevic: Vendimi im fillestar për të udhëtuar për në Shqipëri në vitin 1999 erdhi nga dëshira për të ndihmuar viktimat e kësaj lufte. Unë nuk e kam marrë vendimin tim për arsye politike apo etnike, por thjesht humanitare. Si një kirurg që isha, me përvojë luftarake në Izrael dhe Gaza, unë ndjeva se ishte detyra ime të përdori këto aftësi dhe përvoja për të ndihmuar refugjatët kosovarë në Shqipëri dhe në fund, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vijën e frontit.
Zhurnal Plus: Ju keni kaluar dy muaj të jetës suaj duke u dhënë ndihmë mjekësore viktimave të luftës në Kosovë?
Jurisevic: Unë besoja se duke hequr dorë nga dy muaj të jetës sime të rehatshme në Australi për të ndihmuar viktimat e fushatës së spastrimit etnik që po zhvillohej, ishte gjëja e drejtë për të bërë. Po të isha një prind shqiptar kosovar me një anëtar të familjes të plagosur, unë do të vlerësoja shumë ndihmën e një kirurgu me përvojë. Ne në Australi jemi të bekuar me stabilitet të tillë politik dhe social sa që unë ndjejë se jemi në një pozitë ideale për të ndihmuar ata me më pak fat se sa ne. Për më tepër, pasi që familja e nënës sime ka vuajtur aq shumë në duart e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, kam pasur një ndjeshmëri të veçantë për viktimat e gjenocidit të spastrimit etnik. Gjyshi im ishte një partizan jugosllav dhe u zu rob nga SS. Ai kaloi dy vjet e gjysmë në kampet e përqendrimit deri në çlirimin e Dachau në maj të vitit 1945.
Zhurnal Plus: Na tregoni më tepër rreth përjetimeve tuaja gjatë kësaj kohe?
Jurisevic: Udhëtimi im nga një kirurg në Kukës, për të ekspozuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, në një kirurg dhe luftëtar me UÇK-në në malin Pashtrik ishte një përvojë torturuese që ka ndryshuar jetën time. Vuajtjet e të pafajshmëve, vdekjet e tmerrshme të grave dhe fëmijëve, masakrat dëshmitar i të cilave kam qenë dhe luftimet që i kam përjetuar, të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time. Pavarësisht nga kjo dhe pavarësisht nga plagët fizike e emocionale, unë do ta bëja të tërën përsëri.
Në kohë lufte gjykimi dhe uni ndikohen nga ajo që po ndodh rreth jush dhe është lehtë të humbasim busullën tonë morale. Unë i kam qëndruar besnik dëshirës sime për të ndihmuar viktimat e kësaj lufte, si civilëve ashtu edhe luftëtarëve, dhe më është dashur të bëhem luftëtar për të arritur këtë.
Akoma është e vështirë të pranoj se kam qenë i detyruar të vrasë në mënyrë që të mbrojë, por në një konflikt të tillë kjo gjë duhej bërë. Njësitë paramilitareserbe dhe njësitet e ushtrisë së rregullt, me të cilat na është dashur të përballemi, nuk kanë respektuar sundimin e ligjit dhe as civilët e pafajshëm të paarmatosur.
Zhurnal Plus: Kohën e kaluar në luftë, ju e keni përshkruar si "ferr''. Cili ishte momenti më i rëndë që keni përjetuar?
Jurisevic: Momenti më i vështirë gjatë tërë konfliktit, është rasti kur më është dashur të varrosë një djalë të ri që ishte vrarë. Ndjenja e bartjes së këtij djali në krahët e mi ishte sikur të bartja fëmijën tim, dhe kjo ndjenjë vazhdon të më ndjekë edhe kësaj dite. Ka pasur edhe incidente dhe ngjarje të tjera të tmerrshme, shumë prej të cilave do të dëshiroja t’i harroj.
Zhurnal Plus: Ka pasur ndonjë moment gëzimi?
Jurisevic: Ishte një moment suprem gëzimi për mua në këtë luftë. Kjo ishte dita kur lufta përfundoi dhe granatimet ndaluan. Unë isha dëshmitar i fundit i një lufte e cila solli dëbimin më të madh masiv të civilëve në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore.
Zhurnal Plus: A keni arritur të rimerrni jetën tuaj pas kësaj përvoje të rëndë?
Jurisevic : Jeta ime ka qenë e vështirë që nga viti 1999, por unë ende vazhdoj të ofrojë shërbimet e mia për viktimat e luftës. Pas Kosovës, unë kam shërbyer si kirurg me Ushtrinë Australiane në Timorin Lindor (2006) dhe në Afganistan (2008).
Zhurnal Plus: Keni shkruar një biografi mbi përvojat tuaja të jashtëzakonshme në Kosovë. "Gjaku në duart e mia" do të botohet në gjuhën shqipe. Si ju bën kjo të ndjeheni?
Jurisevic: Unë mendoj se libri dërgon një mesazh të rëndësishëm për botën, dhe askush nuk mund të thotë se kjo është thjesht "propagandë shqiptare" pasi unë nuk jam shqiptar dhe nuk kam asnjë interes për të dhënë mbështetje për Kosovën apo Shqipërinë. Ky libër do të shkaktojë shumë polemika, por e vërteta duhet të jetë e njohur dhe krimet nuk duhet harruar kurrë!
No comments:
Post a Comment