Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, nesër (e Martë) do të hap Konferencën shkencore me temë: “Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare”.
Konferenca organizohet nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë ndërsa do të mbahet në Qendrën Kulturore Informative në Shkup me fillim në ora 11.00.
Kjo Konferencë organizohet me rastin e 125 – vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni sot e filloi konferencën shkencore "Shkollat e para shqipe në trojet shqiptare", ku përveç pjesëmarrësve shkencor, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë dhe njëherit edhe kryetar i Këshillit për organizimin e manifestimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit shqiptar, Musa Xhaferi, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe personalitete të tjera.
Në fjalimin e tij, Xhaferi theksoi se këto ditë të gjithë së bashku përkujtojmë mësuesin tonë të parë që mësuam shkronjat shqipe, na mësuan se si të duam dhe të respektojmë gjuhën dhe kombin tonë.
"Vlera e kësaj konference është edhe më e madhe duke marrë parasysh faktin se ajo organizohet pikërisht nga ju të cilët vazhdoni misionin e filluar 125 vite më parë, mision i cili kishte dhe ka për qëllim arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, bartjen e dijes dhe formimin e personaliteteve tek fëmijët dhe nxënësit, ky mision është i shenjtë dhe gjithmonë ka qenë ngushtë i lidhur me emrin e mësuesit", tha Xhaferi.
Ndërsa në fjalimin e rastit, zëvendësministri Safet Neziri potencoi se kjo konferencë shkencore është tepër e rëndësishme dhe do të nxjerrë punime të vlefshme shkencore.
"Besoj se Konferenca shkencore për shkollën e parë në gjuhën shqipen do të dijë t'i vlerësojë traditat më të mira të shkollave kombëtare, si dhe figurën e nderuar të mësuesit dhe të gjithë atë plejadë që dha kontribut të pamohueshëm për edukimin e brezave të rinj", theksoi Neziri.
Kjo Konferencë organizohet me rastin e 125–vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe dhe 100-vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment