Nga Flori Bruqi
I moshuari doli nga shtëpia e tij duke bërtitur. "Ç'farë po i bëni grurit tim?" pyeti ai. Ai nuk i njohu oficerët e policisë të Shërbimit Policor të Kosovës -- ata ishin të veshur me rroba civile. Ai nuk njohu as bimën që po shkulej nga një hektar tokë -- pronë publike e dhënë me qira për një individ privat, në këtë rast, një shqiptari të Kosovës 73-vjeçar nga Vushtrria. Burri ndaloi kur pa një ushtar të KFOR-it. Vetëm atëherë ai e kuptoi se të korrat nuk po vandalizoheshin. Ushtari i tha atij se shkulja e bimës nga parcela e tij e grurit dhe ngarkimi në kamion ishte një veprim i autorizuar.
Disa vjet më parë Shërbimi Policor i Kosovës, Policia Civile e UNMIK-ut dhe një kontigjent francez i KFOR-it mbërritën në parcelën e tokës në Vushtrri, e cila ishte plot bimë kanabis sativa. Megjithëse toka gjendej në vend të dukshëm për shumë vushtrianë, mes shtëpive dhe pranë qëndrës sportive të saj, askush nuk e kishte kuptuar se ndërmjet të korrave të ligjshme të grurit, po rriteshin bimë që do të përdoreshin për të prodhuar një substancë narkotike.
U desh që një patrullë e KFOR-it t'i zbulonte bimët dhe të njoftonte oficerët e policisë në lidhje me vendndodhjen e saj. Bimët e kanabisit u shkulën dhe u ngarkuar në një zetor, i cili fillimisht ndaloi në stacionin policor të Vushtrrisë dhe më pas vazhdoi për në Mitrovicë, kur një njësi e zbatimit të rregullave mbi drogën do të merret me të. Policia ende është duke kryer një hetim për të përcaktuar se kush i mbolli bimët dhe përfundimisht kush i kishte në zotërim bimët e kanabisit.
Sipas ish zëdhënësit të policisë së UNMIK-ut Xhon Çapman, hetimi do të jetë intensiv, duke ditur rëndësinë e kësaj çështjeje. Autoritetet grumbulluan pothuajse një ton kanabis, i cili ka një vlerë në rrugë prej 1 milion dollarë.
Kosova ka qënë skena e shpërndarjes së drogës për një kohë të gjatë, veçanërisht që më 1999. Sipas një raporti të Interpolit të vitit 1999, 40 përqind e heroinës së shpërndarë në vendet e Europës Perëndimore -- Zvicër, Gjermani dhe vendet skandinave -- ka ardhur nga Kosova. Pasi provinca u vendos nën protektoratin e OKB-së dhe me vendosjen e paqeruajtësve ndërkombëtarë, kjo shifër është zvogëluar.
....
Rasti i Vushtrrisë është unik. Rrallë herë droga e konfiskuar nga policia është e rritur në vend. Kosovarët nuk kanë një histori të rritjes së substancave narkotike të tyre. Duke ditur vendndodhjen e Kosovës -- në lidhje të ngushtë ndërmjet Europës dhe pjesës së Azisë përgjegjëse për prodhimin e sasive të mëdha të opiumit -- tregtarëve kosovarë gjithnjë e kishin më të lehtë t'a importonin drogën sesa t'a prodhonin atë.
Por gjendja ka ndryshuar. Që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, shumë fermerë në jug zbuluan një mundësi për të bërë shumë para me pak përpjekje. Pas luftës, shqiptarët e Kosovës gjithashtu duket se po e shohin këtë mundësi.
Deri më tani, droga nuk ka qënë e lidhur drejtpërdrejt me krimin në Kosovë. Megjithatë shpërndarja dhe shitja e drogës paraqet një problem të rëndësishëm për autoritetet. UNMIK nuk ka përjashtuar mundësinë se përfitimet nga shitja e droges janë duke u përdorur për të financuar krimin e organizuar.
Bashkësia ndërkombëtare në provincë beson se tregtarët vendas qarkullojnë deri në pesë ton heroinë në vit. Inspektimet policore dhe kontrollet e rrepta kufitare e kanë zvogëluar këtë sasi, por vetëm minimalisht. Vitin e kaluar, policia e UNMIK-ut dhe KFOR konfiskuan pothuajse një ton drogë të klasit të parë. Sipas KFOR-it dhe policisë vendase, kontrollet për drogë kanë qënë një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit të forcave të sigurimit për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Kosova është kryesisht shtet transit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh dhe policia nuk ka gjetur se në Kosovë rafinohet droga apo ka laboratorë për prodhimin e tyre, shkruan në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Qeveria e Kosovës përballet me sfida në luftimin e trafikimit të narkotikëve, për shkak të zonave të pakontrolluara kufitare dhe korrupsionit të mundshëm.
Qeveria e Kosovës në korrik të 2009 ka miratuar strategjinë kundër narkotikëve e cila përfundon në 2012. Një strategji e re qershor 2012- qershor 2015 është duke u shqyrtuar aktualisht.
Kosova ka bërë përparim në iniciativat kundër substancave narkotike në vitin 2011, kryesisht duke përmirësuar koordinimin në mes të agjencive të përfshira.
Heroina dhe drogat tjera hyjnë në Kosovë kryesisht përmes Afganistanit, përmes Turqisë dhe Lindjes së Mesme dhe përmes Maqedonisë, ndërsa kokaina dhe marihuana hyjnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se që nga janari deri në shtator të 2011, më së shumti është zënë sasi e marihuanës, (96.8 kg), pasuar nga heroina (33.1 kg) dhe kokaina (2.6 kg).
Sfidat për policinë në uljen e furnizimeve kanë të bëjnë me burimet e kufizuara, rrethi i ngushtë familjar, strukturat klanore, që pengojnë hetimet dhe një mungesë e përgjithshme e prokurorëve qe merren vetëm me krimet narkotike.
Statistikat për konfiskimin, arrestimin dhe përndjekjen janë në masë të madhe të pabesueshme dhe jokonsistente.
Ngjashëm të pasigurta janë edhe shifrat e përdoruesve të drogës në Kosovë, edhe pse një Organizatë Joqeveritare e quajtur “Labirinti” thotë se janë diku 10 mijë deri në 15 mijë përdorues.
Sa i përket politikave qeveritare, Kosova nuk inkurajon trafikimin e drogës dhe asnjë zyrtar nuk dihet të jetë marrë me aktivitete të tilla.
Derisa ligjet ndalojnë korrupsionin që do të mund të ndihmonte trafikimin e narkotikëve, ekzistojnë dyshime se narkotikët lëvizin në Kosovë me kamionë, autobusë dhe makina private, shpesh me lejen e zyrtarëve doganorë, të cilët marrin mito për të mbyllur njërin sy.
Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, dhe rrjedhimisht është e kufizuar në nënshkrimin e marrëveshjeve vetëm me ato shtete që e njohin.
Kosova bashkëpunon dhe shkëmben informacione me fqinjët përmes takimeve joformale bilaterale dhe multilaterale.
Policia e Kosovës thotë se shkëmbimi i informacioneve me Shqipërinë dhe Maqedoninë është i mirë. Janë duke u zhvilluar negociata për të nënshkruar marrëveshje edhe me Malin e Zi.
Kosova merr ndihmë teknike dhe trajnime përmes programeve OPDAT dhe ICITAP, të themeluara nga administrate e Shteteve të Bashkuara.
Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje që të ofrojë trajnime dhe të financojë programet kundër substancave narkotike për uljen e trafikimit të tyre.
Policia e Kosovës dhe prokurorët duhet të rrisin kapacitetin e tyre në kryerjen e hetimeve dhe përndjekjeve të trafikantëve të drogës, të krimit të organizuar dhe spastrimit të parave si dhe të çrrënjosë trafikimin ilegal. Kjo mund të kërkojë që lufta kundër narkotikëve të vihet si prioritet i lartë.
Vazhdimi i ndihmës ndërkombëtare dhe një nivel i lartë i vëmendjes dhe një koordinim i Qeverisë së Kosovës, do të çonte përpara objektivat e Kosovës në luftën kundër narkotikëve.
Pre e drogës në Kosovë janë edhe filloristët e klasës së shtatë dhe të tetë, ndërsa të rinjtë e shkollave të mesme e fakulteteve përbëjnë konsumatorët më të shumtë të narkotikëve që qarkullojnë nëpër qendra kryesore. "Pas luftës 300 raste janë trajtuar në Klinikën Neuropsikiatrike të Prishtinës (katër kanë vdekur në spital, ndërsa tre nga ish pacientet kanë vdekur në shtëpi), 90 për qind e të cilëve e kanë konsumuar heroinën, 5 për qind kokainën dhe 5 për qind përzierjet e tjera. Ndërsa të gjithë i kanë provuar ndonjëherë përzierjet e ndryshme.
Mosha mesatare e pacientëve është 24 vjeçare. Shumica prej tyre paraqitën pas katër-pesë vjetë të konsumimit intensivë të drogës", thotë dr.Bujar Berisha, mjek specialist i drogës në Klinikën Neuropsikiatrike të Prishtinës, e vetmja klinikë që merret me trajtimin e narkomanëve në Kosovë. Dr.Berisha vazhdon: "10 për qind e të trajtuarve janë të moshës 15-18-vjeçare, ndërsa e kanë filluar para disa vjetesh. Ndërkaq, 79 për qind nga rastet e paraqitura janë narkomanë shqiptarë që drogën e kanë filluar në Evropen Përendimore prej nga janë kthyer".
Narkomania në Kosovë është bërë problem shqetësues, ndërsa numri i narkomanëve po rritet me shpejtësi të madhe. Asnjë institucion nuk ka të dhëna për numrin e narkomanëve as për sasinë e drogës që konsumohet në Kosovë, sikurse që shumica e të varurve nga pluhuri i bardhë e llojet e tjera të drogës nuk paraqitën në klinikë për shkak se viktima do të mbetet e shenjuar në mjedisin ku jeton.
Poashtu, sipas dr.Berishës "Është e vërtetë se numri i rasteve që paraqitën për shërim është shumë më i vogël se sa numri i atyre që kanë probleme. Ndër problemet kryesore dr.Berisha sheh "Thyerjen e bindjes së narkomani është dele e zezë në shoqëri".
Pos shkrimeve të rastit nëpër mediat lokale, kur shënohet dita e luftës kundër drogës, apo ligjeratave të kohëpaskohshme nëpër shkolla të mesme nga arsimtarët, a ndonjë specialist, pak kush merrët me narkomanët dhe narkomaninë në Kosovë. Institucione të specializuara për narkomanët nuk ka. Shumica e institucionëve vlerësojnë se popullata e pasluftës ka probleme më të mprehta se sa droga.
Para disa kohësh u botua letra e një narkomani të ri nga Prishtina, me nofken "Cani", nxënës i shkollës së Mesme "Ali Sokoli", i cili njëherësh kërkonte ndihmë nga specialistët dhe institucionet e Kosovës që ta shërojnë dhe ta nxjerrin nga kthetrat e drogës, ku ka hyrë me vetëdëshirë. Rrëfimi i tij është ky: "Drogën e fillova para dy vjetësh, në një party në Prishtinë, ku e provova marihuanën për herë të parë unë dhe shokët e mi. Prej asaj dite as unë dhe as shokët nuk mundëm ta lëmë pluhurin e bardhë.
Sot, jemi të varur plotësisht.
E filluam duke menduar se do të dukemi "cool", apo "zanzi be njeri". Kishim përshtypjen se femrat "kalleshin" pas nesh. Të gjithë besonim se kjo është në modë jo vetëm këtu ndër ne, por në gjithë botën. Tash gadi çdo mbrëmje marrim dozën e caktuar nëpër kafiteritë ose diskot e Prishtinës. Ka raste kur marrim edhe një dozë. Pastaj kthehemi në shtëpi, me sy në gropë dhe organizëm të dërmuar.
Nuk na intereson asgjë, as për familjen tonë, pos se si ta sigurojmë dozën tjetër të pluhurit të bardhë.
Dhe shumë herë e pyesim vetën: "Pse e filluam?". Por kur nuk kemi drogë, atëherë mallkojmë:" Ah drogën e nanës". Pastaj fillon grindja në mes nesh: "Ti me shtyre të marrë drogë, jo ti ishe fajtor." Ka raste kur ndonjëri nga shokët tonë përfundon në spital nga doza e tepruar, apo nga kriza e abstinencës."
"Cani" kërkon ndihmë dhe këshilla nga mjekët, institucionet shëndetësore dhe spitali, sepse thotë ai: "dua ta braktisë drogën, dua t'i kthehem jetës normale.
"Në letrën e botuar erdhi një Email me nënshkrimin Eva- Qualcom- Gjakovë, e cila ishte e gatshme që të kontaktojë drejtëpëdrejtë me Canin dhe shokët e tij për t'i këshilluar se droga është e dëmshme dhe duhet ta barktisin. Ndërkaq, nuk reagoi asnjë institucion shëndetësor dhe asnjë qendër rehabilituese. Cani mbeti pa ndihmën e kërkuar!
Po cilat janë mundësitë e institucionëve shëndetësore në Kosovë apo institucioneve të specializuara që t'u ndihmojnë narkomanëve?
Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport të majit 2001 për Kosovë shkruan:"
1.Në Kosovë përdorën të gjitha llojet e drogës.
2.Nga nxënësit e shkollave droga konsumohet në nivelin që është i krahasueshëm me shtetet e BE-së.
3.Ka rritje të hetueshme të përdorimit të heroinës.
4.Përdorimi i shiringave për marrjen e drogës është më i vogël se sa në BE.
5.Është sinjifikative lehtësia e marrjes se narkotikëve nëpër barnatore.
6.Është më i madh përdorimi i shiringave nga dy a më shumë veta", përfundon raporti i OBSH-së.
Të gjitha krahasimet bëhen më shtetët e BE-së.
Droga në Kosovë mund të gjendet me lehtësi dhe me çmim 20-30 € paketimi, varësisht nga cilësia.
Por droga më së shumti konsumohet në Prishtinë dhe në Gjilan. Këtë e dëshmojnë rastet në Klinikën neuropsikiatrike të Prishtinës. Ka dyshime se dilerët ua shpërndajnë falas drogën nxënësve të shkollave fillore, duke "rekrutuar" konsumatorë të ardhshëm.
Këtë e pohojnë edhe Toni dhe Agimi ish nxënës të shkollës fillore "Gj. F." në Prishtinë, të cilët thonë se e kanë provuar një herë, falas, por kurrë nuk e kanë vazhduar më.
Disa pedagogë më të cilët biseduam janë kategorikë se droga nuk shitet përreth shkollava, as nuk konsumohet brenda lokaleve shkollore. Blerta dhe Vjollca, poashtu nga Prishtina thonë se djemtë kanë provuar t'ua qesin pluhurin e bardhë edhe në gotën e Coca-colës. Ato dyshojnë në kamarierin dhe pronarin e kafeterisë, emrin e së cilës nuk duan ta thonë.
Të gjitha mediat lokale në Kosovë kanë shkruar se barnatorët vendore japin pa kurrëfarë recete, mjete narkotike. Autorët e këtyre shkrimeve thonë se kanë bërë prova vetë dhe kanë pasur sukses që të marrin narkotikë pa udhëzimet e mjekut.
Mirëpo, njëri nga gazetarët që është marrë me këtë temë të shitjes së lirë të mjeteve narkotike nëpër barnatore, (kësaj radhe dëshiron të mbetët anonim), thotë se ka pasur kërcënime telefonike nga furnizuesit e barnatorëve, apo shitësit në farmaci.
Një pjesë e madhe e atyre që sherbëjnë nëpër faramaci nuk janë famarcistë. Shitjen pa recetë të narkotikëve e pohoJnë mjekët, këtë e konfirmoi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e majit 2001.
Vitin e kaluar janë regjistruar 60 raste të përdorimit të drogës, që janë raportuar ose arrestuar nga policia. Për këtë vit ende nuk kemi shënime të plota. Ne patrullojmë rreth shkollave, por nuk kemi vërejtur dilerë të drogave ....Policia nuk ka të dhëna për numrin e konsumuesve as të dilerëve, sepse nga policia serbe nuk ka trasheguar asnjë dokumentacion.
Policia përballet edhe me probleme të tjera shumë më të mprehta, siç është prostitucioni. Shërbime të veçanta anti-drogë ...Kemi krijuar një njësit pilot nga Sherbimi Policor i Kosovës në Gjilan dhe rezultatët e para janë inkurajuese. Do ta bartim edhe në qendrat e tjera, sepse policët vendor janë treguar më të shuksesshëm në këtë aspekt".
Konsumimi i drogës edhe më tutje është ndër problemet më shqetësuese në Kosovë, ndërsa dr.Berisha nga Klinika Nuropsikiatrike mendon se "Nëse nuk fillojmë që tash të merremi më seriozisht me këtë problem, së shpejti gjendja mund të bëhet alarmante". Numri i narkomanëve po rritet në mënyrë të frikshme. Të rinjtë mbetën edhe më tutje konsumatorët dhe viktimat potenciale, ndërsa narkomani dhe narkomania hap edhe probleme e plagë të tjera sociale si janë vjedhja, prostitucioni, dramat familjare, depresionin dhe streset, të cilat edhe ashtu janë mjaft të pranishme në shoqërinë kosovare të pasluftës.