Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/07

Migel De Unamuno-Kur të zë dashuria



Shkrimtarit spanjoll i pëlqejnë shumë paradokset në letërsi, gjë që ka ngjallur një polemikë të gjatë midis kritikëve letrarë
Autori:
Migel De Unamuno
Titulli:
Kur të zë dashuria
Përkthyesi:
Qamil Bedhia
Gjinia:
Novela dhe tregime
Çmimi:
1200 Lekë
Nr. faqesh:
448
ISBN:
99943 1 123 9



Shkrimtarit spanjoll i pëlqejnë shumë paradokset në letërsi, gjë që ka ngjallur një polemikë të gjatë midis kritikëve letrarë, por ai edhe vetë ka qenë një paradoks i gjallë: një Don Kishot, që fsheh brenda vetes Sanço Pançon, racionalist, që hedh poshtë arsyen, poet në filozofi dhe filozof në poezi, dramaturg në prozë dhe prozaik në dramaturgji, ateist, që vazhdimisht i drejtohet Zotit, ai dukej sikur ishte gatuar nga një sërë kontradiktash. Tematika jetësore si dhe personazhet origjinalë kanë bërë që veprat e tij të pëlqehen dhe të përkthehen në shumë vende dhe popuj të botës. Lexuesi ynë këtë radhë ka fatin të njihet me disa nga novelat dhe tregimet e tij të mrekullueshme, të cilat… më mirë le t'ia lemë lexuesit të gjykojë vetë për to.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...