2012-03-06

Admirina Peci : Gjurmet e portretit te Pjeter Budit


Pjeter Budi

Pjeter Budi



Per here te pare, na vjen nje imazh nga Pjeter Budi. I cilesuar si poeti dhe prozatori i pare i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk eshte shoqeruar kurre me imazh ne asnje prej teksteve te tij. Pas afro kater shekujsh, libri i tij i trete Pasqyra e te rrefyemit te cilin e botoi ne Rome, nje vit para se te vdiste ne moshen 55 vjecare, zbulon ne faqen e katert te tij nje gravure ku poeti prift jepet ne nje moment lutjeje. Gravura eshte nje punim mjaft fin dhe gjendet ne Biblioteken Kombeatre ne Tirane brenda pasqyres se te rrefyemit, menjehere pasi mbaron parathenia.

P ër herë të parë, na vjen një imazh nga Pjetër Budi. I cilësuar si poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe, Budi deri me sot nuk është shoqëruar kurrë me imazh në asnjë prej teksteve të tij. Pas afro katër shekujsh, libri i tij i tretë Pasqyra e të rrëfyemit të cilin e botoi në Romë, një vit para se të vdiste në moshën 55 vjeçare, zbulon në faqen e katërt të tij një gravurë ku poeti prift jepet në një moment lutjeje. Gravura është një punim mjaft fin dhe gjendet në Bibliotekën Kombëatre në Tiranë brenda pasqyrës së të rrëfyemit, menjëherë pasi mbaron parathënia. -Në momentin që fillon teksti në faqen 4 gjendet kjo gravurë e cila është pamja e Budit në moshën 55 vjeçare, viti i fundit i jetës. Studiuesi i Pjetër Budit, Behar Gjoka, i vlerësuar me çmimin Penda e argjendë për studimin në vitin 2003, ka rënë në gjurmën e kësaj gravure që në vitin 1983. Kjo vonesë e gjatë e shfaqjes së këtij imazhi, sipas tij është një shans i humbur nga pakujdesia dhe pavëmendja. Por gjithë këtë rrugë deri tek kjo gravurë, Gjoka e ka përjetuar jo krejt qetësisht.


Kohët e fundit ju vetë keni rënë në gjurmët e një imazhi që shfaqet për herë të parë nga PjetërBudi.
Si ratë në këto gjurmë

B. Gjoka: Nëpër shfletimet e prozës së Budit, (sepse qasja ndaj Budit nuk ka mbaruar, është fjala gjithmonë për qasjen time), gjej një fjali të të madhit Kolë Ashta, i cili thotë tekstualisht se: në faqen 4 të Pasqyrës së të rrëfyemit është gravura e Budit, e poetit prift duke u lutur. Përnjëherë, çdo gjë tjetër nga ato çfarë dija dhe nuk dija, sikur pësuan një ndalim, derisa ta shihja me sy. Sepse në vëmendjen time ka qenë proza, poezia, dhe gjithçka e shkruar nga ai, por jo anët e tjera. Kjo tregon se sa pak dimë në raport me prurjen që sjell kultura shqiptare. Nuk mund ta quaj zbulim, as gjetje. Është thjeshtë prurje e një imazhi konkret të poetit. Ky imazh, mëse i vlertë në kuptimin e shenjimit të kësaj figure, na vjen jo vetëm përmes poetikës së tij, apo prozës, që është nga më të habitshmet, por tashmë edhe me imazh, me gravurë. Në përpjekje për të kuptuar mosdijen dhe heshtjen prej kaq kohësh të kësaj, unë do të doja të mos e trajtojmë si zbulim, por thjeshtë si një prurje të nevojshme që mjediseve të kulturës, njerëzve që duan të dinë se çfarë ndodh, çfarë ka ndodhur, çfarë shenjash kanë lënë njerëzit e kulturës, ata ta dinë.

Pra kjo gravurë gjendet në faqen 4 të Pasqyrës së të rrëfyemit, një libër i botuar ku Budi ishte ende gjallë.

B. Gjoka: Është fjala për një libër konkret të shkruar në vitin 1621 dhe një portret të asaj kohe. Bëhet fjalë për një gravurë të realizuar pikërisht në atë kohë. Dhe raportimi historik dhe i vetë gravurës është i vetmjaftueshëm për tia përcjellë lexuesit, për ta ditur shqiptarët se përveç vlerave të teksteve kemi dhe shenja të mirëfillta të imazhit të poetit Pjetër Budi.

Thatë se bëhet fjalë për një gravurë të 1621. Në atë kohë për cilat figura realizoheshin gravura të tilla

B. Gjoka: Natyrisht shenjimi me gravurë ndodhte për figura të spikatura të niveleve fetare, të niveleve kulturore, ose shkencore. Në fakt ka një hipotezë që edhe Meshari i Gjon Buzukut në pjesët e fletëve që kanë humbur, ka pasur një gravurë. Ka gjithashtu gravura të Bogdanit, dhe përgjithësisht libri i asaj kohe dhe figurat shenjoheshin me gravura. Veçimi tek libri i tretë i autorit, tek Pasqyra e të rrëfyemit për mendimin tim ka dy tregues. Natyrisht po flasim në këtë çast kur kemi mundur ti qasemi gravurës, këtij fakti të prekshëm në librin e tij dhe janë vetëm se mendime të këtij çasti. Për mendimin tim, lidhen me një moment, që pikërisht në vitin 1921 Pjetër Budi merr edhe detyrën e Arqipeshkvit të Zadrimës e... Detyra e Arqipeshkvit, sipas rregullave të Vatikanit, ishte një detyrë tepër e lartë. Me sa duket, duke shënuar këtë nivel, përcillet libri i tij i tretë me këtë gravurë.

Pjeter Budi - Pasqyra et RrethyemitGjithashtu duke qenë në kuptimin letrar, që tashmë ai ishte një personalitet i pranuar si pjestar i dijes, kulturës, ligjërimit të shqipes, por jo vetëm i kësaj të fundit, sepse nga Budi kemi edhe tekste në italisht, në latinisht, kemi trajtime gjuhësore, që të habisin, kur mendon në këto çaste se çfarë posedon. Është pra një shenjë e pranimit të kësaj figure, si dimension fetar dhe letrar. Natyrisht, shpjegimet e mëpastajme, prekja e problemit më nga afër, ndoshta do të na çojë në konkluzione të tjera. Por ma do mendja se, duke qenë se Budi nuk e kishte titullin e doktorit në teologji, siç e kishte Pjetër Bogdani, ai arriti, përmes kulturës autodidakte, nëpërmjet shkrimit të librave, ta meritonte emërimin si Arqipeshkv. Mendoj se duke patur këtë nivel në kiearkinë kishtare, ndodhi edhe përcjellja e librit të tij Pasqyra e të rrëfyemit edhe me gravurë.
Gravura në një kuptim, është i vetmi imazh që na vjen prej asaj kohe. Dhe është vetë fytyra e Budit. Pa hyrë në elementët teknikë të gravurës, unë do të thoja se është më konkretja, që na sillet nga ajo kohë, nga pamja, nga fytyra, nga çfarë posedoi ky emër në kulturën shqiptare.

Si mendoni, pse për kaq e kaq kohë ky imazh i ka munguar kulturës dhe rretheve letrare

B. Gjoka: Ka shumë përgjigje për këtë. Por më tepër se të japësh përgjigje, unë do ta shihja shpjegimin, më shumë, tek një përqendrim, që i është bërë letërsisë së vjetër, për ta parë si fakt gjuhësor dhe letrar. E kam thënë dhe vazhdoj të jem i po këtij mendimi, se studimet gjuhësore nuk i kanë asnjë borxh, asnjë haraç letërsisë së vjetër. Ata e kanë studiuar në të gjitha kuptimet, në prurjen leksikore, sintaktike, në prurjen morfologjike, me atë fakt themelor të artikulimit të shqipes tashmë si gjuhë e shkruar, duke e vendosur edhe në kontekstet historike, kur reformacioni dhe kundërreformacioni krijoi shansin që të lëvrohen gjuhët kombëtare. Në këtë kuadër është edhe kjo prurje e letërsisë së vjetër. Por letrariteti i tyre, (prania e letërsisë), çuditërisht deri para pak kohësh ishte pothuajse i harruar, i nënkuptuar dhe në një farë mënyre edhe nuk përfillej. Të vjen keq kur ndodhesh para tregimesh të tilla. Dhe në këtë shkujdesje futet ndoshta edhe harrimi dhe mosgjetja e kësaj gravure.

Ju merreni prej një kohe të gjatë me studimin e Budit. Çfarë do të thotë për ju prekja e kësaj gravure

B. Gjoka: Prekja e kësaj gravure për mua është një shans që lidhet me atë çfarë kam nëpër duar, sa i përket prozës së Budit. Shumë nga studiuesit e Budit piksëpari e quajnë prozatori i parë i letërsisë shqipe, nisur nga fakti që janë 121 faqe origjinale, të cilat mund të formuloheshin si letërsi autobiografike, si letërsi ku gjenden impresionet, gjithë ngacmimet, gjithë bota e shqetësimeve të asaj kohe, në lidhje me librat, me gjuhën besimin fetar, dhe shijet për të promovuar botën shqiptare. Ajo që të habit, është pjesa e një ngulitje të frazës, e një leksiku që rri edhe sot e kësaj dite në krahinën e Gurit të Bardhë, e më gjerë të Matit e gjithë Shqipërisë së Mesme. Pavëmendja ndaj gravurës ka shumë shpjegime, por më themelor është fakti se prania e tre librave, prania e pohimit si poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe ka qenë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen. Ndërsa imazhi është i vlertë në kuptimin e plotësimit të kontureve, të kësaj figure që na vjen me shumëçka e na vjen dhe me imazhin, i cili krijon një raportim krejtësisht më të drejtpërdrejtë. Do të ishte normale që poezia dhe proza e Budit të shoqëroheshin nga kjo gravurë, e cila është krejt e prekshme.

Çfarë zbret me anë të këtij imazhi, prej asaj kohe të largët, kur Budi lutej 

B. Gjoka: Është një rregull. Që të shohësh gjithçka që kanë librat të paktën duhet një lexim, qoftë edhe formal, ku të prekësh sasinë e faqeve, të fjalës, të grafikave që gjenden në të. Më tepër se sa gjykimi i mosgjetjes, unë do të thoja se është e vlertë rëndësia që ka, që gjendet një portret pikërisht i asaj kohe. Tashmë nuk ka pse të vrasim mendjen për të përfytyruar se si ka qenë Budi. Budi është i ngrirë në këtë gravurë, është krejtësisht i kapshëm si dimension portreti, pikërisht në këtë gravurë, në atë misionin e tij të famulltarit, në fjalën e tij të priftit, por çuditërish në atë pamje që ka gravura ofron edhe shansin e Budit njeri dhe Budit poet. E Budit njeri, sepse është pikërisht në ato momentet e fundit të jetës, ndjehet rrëgjimi i kësaj jete. Kapet në imazhin, që ka gravura gjithë ajo rraskapitje jetësore që ka ndodhur me të, por ndjehet edhe një besueshmëri në kuptimin e një të ardhmjeje që ai e mendonte, që ai prezantonte në poezinë e tij. Besimi tek shansi i bërjes së arbneshëve, i bërjes së shqiptarëve, besimi tek shansi i kultivimit të gjuhës shqipe, të kulturës shqiptare, ndjehet në atë portret që përcjell krenari dhe besim, ndonëse janë momentet e fundit.

Pse e thoni këtë

B. Gjoka: Sepse pikërisht në atë vit të mrekullueshëm kur ai nxjerr librin Pasqyra e të rrëfyemit, librin më të mirë të autorit, kam parasysh praninë e tre poezive por edhe të prozës së tij, e cila ka detyruar personalitete të tilla si Gunar Zllame të formulojë idenë qartësisht se me Pasqyrën e të rrëfyemit, jo vetëm kultivohet gjuha shipe, por vjen në nivelin e një gjuhe letrare kombëtare, e një gjuhë të kultivuar, që çuditërisht ndërkomunikonte mjaft lehtësisht me shqiptarët e të gjithë trevave. Duke mbartur këtë shenjë, edhe prania e gravurës është një riformulim tek e fundit, të asaj çfarë përfaqësonte Pjetër Budi dhe të asaj çfarë synonte të realizonte ai për atë kohe. Por jo vetëm për atë kohë, sepse përcjellja e vlerave të teksteve të tij, ndjehet e prekshme në periudhën e mëvonshme. Është çuditërisht një dyzim i krijuesit shqiptar, i cili dëshiron të jetë patjetër i lidhur me sferën shpirtërore, i rrafshit shpirtëror fetar dhe i rrafshit shpirtëror poetik, letrar. Ky bashkëudhëtim, na shfaqet më vonë tek Naimi, që është udhëheqësi shpirtëror i shqiptarizmës përmes panteikes, ku ekziston gjithësia tek qenia. Na shfaqet gjithashtu edhe tek i madhi Fishtë, ku prifti dhe poeti luftojnë për atdhe dhe fe. Na shfaqet përgjithësisht tek dimensioni i intelektualëve, që fenë e shohin si raport shpirtëror dhe letërsinë po ashtu. Kjo shpirtërore e atyre konteksteve, ky portret i asaj kohe, në fund fare është një përkujtesë, paksa e çuditshme, se si është e mundur që kjo gravurë të mos shfrytëzohej për imazh, për të artikuluar portretin e tij në ato mjedise ku është emri. Ka shkolla në Shqipëri dhe jashtë saj, që kanë emrin e Pjetër Budit, ka rrugë po me emrin e tij. A nuk do të ishte me vlerë, që në këto mjedise të ishte edhe ky imazh A nuk do të ishte krejt shpirtërore, që nisur nga ky imazh të portretohej nga piktorët, skulptorët, portreti i tij Ka një pamje konkrete në ngjallje të Budit, një pamje e përpunuar artistikisht, një portret që mbart shenjtërimin e jetës së poetit, jetës së priftit, të njeriut të lidhur për gjuhë, për fatit të Kombit, për fatit të qenies në përgjithësi. Kjo do të ishte një dhuratë kur gjithçka e atyre konteksteve komunikon lehtësisht me këto kontekste.
Pse duhet të lodhet mendja e krijuesit për ta përfytyruar, kur përfytyrimi është i ngulitur në një gravurë të asaj kohe, në gjallje të poetit

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...