Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/08

Rifat Jashari: Qeveria Thaçi si gjithë të tjerat



Kryefamiljari i familjes Jashari në Prekaz, Rifat Jashari ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për gjendjen në Kosovë.
 

Ai ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se “ata që janë aktualisht në pushtet kanë kritikuar ata që kanë qenë me herët në pushtet, por kur kanë ardhur vetë aty, nuk kanë bërë asgjë më shumë, përkundrazi.”
“Krejt kjo garniturë qeveritare që është tani në pushtet, ka bërë akuza të mëdha ndaj qeverive të kaluara, se po e hajnë shtetin, se po e keqpërdorin buxhetin e shtetit. Më tregoni çka bënë këta që janë tani në qeveri tani. Çka bënë më shumë se të tjerët”, - ka thënë Jashari në një intervistë për RTK.
Sipas Jasharit, ministrat i lënë makinat ndezur për t’u ngrohur kur janë në mbledhje dhe shpenzojnë shumë për telefona kur të tjerët nuk kanë ushqim për të ngrënë.
Kryefamiljari i Jasharëve ka thënë se e di që në Skenderaj janë vjedhur shumë vota, dhe prandaj ka votuar vetëm njëherë pas luftës.


No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...