Editorial në Floripress
Shkruan: Naim Kelmendi
1.
Deklarata e Soren Jessen Petersen, i cili ishte edhe shef i
UNMIK-ut në Kosovë, që në intervistën e tij në “Zërin e Amerikës”, ditari në
gjuhën shqipe, me 23 shkurt 2012, e që u lajmërua për emetim, si e plotë, për të nesërmen,
por që u ndalua të emetohej,,një pjesë e asaj fjale është kështu në sa
vijon:”Tani pothuajse nga një derë e pasme,po diskutohet përsëri për
statusin,ndërkaq Kosova është vënë nën presion të madh,me sa kuptoj unë,që të
marrë pjesë në forumët rajonale duhet të identifikohet si Kosovë,dhe pastaj kjo
shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare
të Drejtësisë” dhe vijon “Nuk kuptoj se pse duhet që Kosova ta bëj këtë
kompromis.
22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87
vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë,dhe vetëm 5 vende të BE-së që
nuk e kanë bërë një gfjë të tillë,duket se po përcaktojnë se çfarë duhet të bëhet.
Dhe
mendoj se kjo është shqetësuese”,duke vijuar edhe se “Dialogu mes Serbisë dhe
Kosovës është i rëndësishëm,ashtu si dhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare,por
duhet ta pyesin veten se çfarë çmimi duhet të paguajnë,ndërkaq unë mendoj se
Kosova po paguan një çmim shumë të lartë”.
Ai me jkëto kundërshtoi hapur
kompromisin që po bënte Kosova në Bruksel në dialogun Prishtinë-Beograd, sikur
edhe ndodhi një ditë më vonë,më 24 shkurt 2012 ,për parfaqësimin e Kosovës në forumet
rajonale dhe evropiane,duke hequr emrin e saj ksuhtetues Republika e Kosovës,dhe
duke vënë në funsotë vetëm Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244,dhe deklaratën
e GJND-së.
Mbase Petersen e sqaroi më pak fjalë tërë këtë situatë,duke thënë se,
“Kosova po paguan një çmim të lartë”, dhe se “Nga një derë e pasme, po
diskutohet përsëri për statusin…”.
2.
Është vetë kryeminstri i Kosovës Hashim Thaqi,që më gojën e
tij, duke e përsëritur sa e sa herë në secilën paraqitje para opinionit të
Kosovës,nga secili takim i tij, se “kurrë nuk do të ketë asnjë marrëveshje për
përfaqësimin e Kosovës,pa emrin kushtetus të saj, si Republika e Kosovës”,dhe
se në fusnotë nuk do të ketë as rezolutë 1244,sepse sipas tij,ajo dihet se
tashmë është e vdekur dhe i takon historisë.
Këtë e ka theksuar pikërisht një
ditë para marrveshjes në Bruksel të kryenegociatores Edita Tahiri,në një media të
Kosovës,në përgjigjen se,çka nëse në fusnotë nuk do të jetë Deklarata e pavarësisë
17.shiurt 2008,ai pati thënë prerazi se nuk do të ketë marrëveshje,pra do të
prishet marrëveshja.
Asnjëra nga këtu nuk ndodhi në Bruksel por u ba ashtu sikur
doli më pastaj,pa fjalën republikë e Kosovës dhe as pa dekalaratën e pavaërsisë,por
vetëm me rezolutën 1244,sikur tashmë po thuhet se paskësh mundësi edyhe i
vdekuri të ngjallet,ngase rezoluta 1244,sikur u theksua si e vdekur,ajo u
ngjall sërish që të vendoset në fusnotë për përfaqësimin e Kosovës në nismat
dhe forumet rajonale dhe ato evropiane,dhe poashtu edhe mendimi i GJND-së për
shpalljen e pavaësisë pa paragjykuar statusin.
Pra,me një fjalë kryeministri
Hashim Thaqi gjatë tërë kohës ka manipuluar opinionin dhe nga të gjitha ato që
ai ka pohuar se nuk do të ndodhin,pikërisht ato kanë ndodhur në dialogun e
Brukselit në mes të Prishtinës dhe Beogradit në përmbajtjen e funsotës për përfaqësimin
e Kosovës.
Dmth këtë përfaqësim në këtë mënyrë të Kosovës me këtë fusnotë,Serbisë
i është dhënë një adut i fortë që tashmë në nivelet ndërkombëtare t’i pengojë
njohjet e Kosovës nga shtetet që duan ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe
sovran,sepse ajo do t’u thotë se Kosova nuk është shtet,dhe ka dhe mjaft nivele
të tjera që do të bëjë pengesa Serbia në drejtim të Kosovës.Ka dhe një fakt
tjetër që qeveria e Kosovës ia ka fshehur vazhdimisht opinionit.
Që nga fillimi
i dialogut ajo kurrë nuk ka pranuar se në Bruksel dialogu në mes të Prishtinës
dhe Beogradit ishte politik,por është thënë saherë se bisedat Prishtinë-Beograd
janë teknike,por ja se tashmë doli se paskëshin qenë edhe politike,dhe pikërisht
esenca e tyre paskësh qenë politike,kështu duke prekur edhe te statusi politik
i Kosovës në përfaqësimin rajonal të Kosovës,tashmë jo me emrin e vet
kushtetues si Republika e Kosovës,por me rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe me
deklarimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë.
Pra duhet thënë se në këtë rast
është shkelur edhe deklarata e Kuvendit të Kosovës për atë se kinse në dialogun
Kosovë-Serbi,janë vënë vijat e kuqe se për mund dhe për çka nuk mund të
bisedohet me Serbinë.As kjo nuk doli ashtu.Ato që po mer tash Kosova nga
Brukseli si “dhuartë”në raport me Serbinë, e cila po merr statusin e vendit
kandidat në BE,s’janë asgjë më shumë se detyra të reja në fillim të rrugës së
integrimeve evropiane.
3.
Sado që kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi dhe qeveria e
tij, po mundohet të marrë përkrahjen e disa ndërkombëtarëve për arritjen e marrëveshjes
në Bruksel, për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe evropiane në
forumet dhe organizmat që janë të natyrës ekonomike e financiare etj, në të vërtetë
emri kushtetues i Kosovës është degraduar, pra është hequr dorë nga emri
kushtetues i saj që është i garantuar edhe me kushtetutën e shtetit.
Këtë e ka
bërë vetë kryeministri me të deleguarën e tij në negociata, e që këtë edhe
publikisht po ia atribuon vetes.Ai poashtu po e luan edhe lojën më hipokrite
dhe më të ulët duke kategorizuar dhe duke akuzuar forcat politike që nuk janë të
një pajtimi me atë se, kinse këto na qenkan “antiamerikane” dhe poashtu pseudointelektualë
ata që nuk e pranojnë më të njëjtën mendësi sikur ai fusnotën. Kjo është vetëm
një lojë fare e ulët dhe hipokrizia e radhës e papërgjegjshmërisë së tij, sikur
thua e ka patrinizuar tërë shtetin e Kosovës.
E vërteta është krejtë ndryshe dhe
në rrethanat dhe proceset e ardhsme nëpër të cilat do të kalojë Kosova do të vërtetohen
se sa e papërgjegjshme dhe sa e dëmshme është treguar kjo qeveri në raport me
Kosovën.
Nga tëra ato nivele që ishte ngritur dikur Kosova me imazhin e saj në
arenën ndërkombëtare edhe para lufte, por edhe pas saj deri me vdekjen e
presidentit historik dr.Ibrahim Rugova, tashmë po vërehet për çdo ditë se në
çfarë niveli të ulët e kanë katandisur shtetin e Kosovës qeveria e njerëzve të
korruptuar dhe e krimit të organizuar, të cilët e kanë kokën e zënë nën këmbët
e veta dhe të bërat e tyre u rrijnë si shpata e Demokleut mbi kokë, për të cilat
mbase se një ditë do të përgjigjen vetë, por tagrin e tyre po e paguan edhe
populli i Kosovës dhe e ardhmja e tij.
Shpëtimi i tërë kësaj janë vetëm Shtetet
e Bashkuara të Amerikës,të cilat janë miket më të sinqerta dhe aleati më i
natyrshëm i shtetit të Kosovës.
----------------------
Naim Kelmendi (1959). Lindi në fshatin Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Naim Kelmendi një kohë të gjatë ka jetuar në Zvicër.
VEPRAT LETRARE:
POEZI: “Shtreza në fjalë” 1984, “Nyja e Gordiut” 1992, “Albanoi” 1992, “Pse ashtu Pandorë” 1993, “Ç’të bëj me dhembjen” 1993, “Satanai me fytyrë tjetër” 1994, “Eklipsi i diellit” 1997, “Përballje me vdekjen” 1999, “Shqiptari vdes duke kënduar” 2000, “Kohë për të folur gurët” 2001, “Sipërfaqja e padukshme” 2003, “Në një jetë pas Krishtit” 2010.
PUBLICISTIKË: “Vrasja e deputetit – monografi”, 2003, “Pikëpamje dhe reagime” 2008, “Beteja e Koshares”- publicistikë 2009.
Naim Kelmendi jeton në Prishtinë.
No comments:
Post a Comment