2012-03-06

Tryezë në Zagreb kushtuar albanologut dr.Millan Shuflai

Në kuadër të kremtimit të përvjetorit të katërt të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 100 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në këtë vend dhe Këshillin e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, në “Matica Hrvatska” organizoi dje një tryezë shkencore për personalitetin e albanologut të shquar kroat, Dr.Millan Shuflai.






Pikëpamjet e tij, paanshmërinë, korrektësinë dhe simpatinë e madhe që kishte ndaj popullit shqiptar, lidhjet e afërta me Shqipërinë, pranimin dhe argumentimin në mënyrë shkencore të tezës së prejardhjes së drejtpërdrejtë të shqiptareve nga ilirët si dhe autoktoninë e tyre në trojet shqiptare, dr. Millan Shuflai i mbrojti deri në fund të jetës së tij kur më 19 shkurt 1931 në Zagreb, regjimi i atëhershëm i Mbretërisë SKS bëri atentat ndaj tij.




Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës pjesëmarrësit e kësaj tryeze shkencore i përshëndeti ambasadori Valdet Sadiku, i cili në fjalën e tij veçoi se populli shqiptar kudo që jeton respekton figurën dhe krijimtarinë e albanologut me famë dr. Milan Shuflai, i cili gjatë jetës së tij bëri shumë për kombin tonë dhe i cili, duke u përpjekur të plasojë të vërtetën për shqiptaret tek popujt e Evropës, e pësoi me jetë. Në këtë rrugë Shuflai ka lënë gjurmë të pashlyeshme të cilat historiografia shqiptare i çmon gjithnjë, tha ambasadori Sadiku.

Tryezën e përshëndeti edhe dr. Gëzim Rexhepi, kryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare për qytetin e Zagrebit ku ishin të pranishëm punëtorë të shkencës e të kulturës, politikanë dhe simpatizues të tjerë të krijimtarisë dhe personalitetit të dr.Shuflait nga radhët e kroatëve por edhe të shqiptarëve që jetojnë në Kroaci.

Para një numri të madh pjesëmarrësish, punimet e tyre shkencore në këtë tryezë për personalitetin dhe rëndësinë që ka krijimtaria në shkencën shqiptare që la pas dr. Milan Shuflai i paraqitën nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Republikës së Kosovës, akademik Pajazit Nushi, i cili edhe përshëndeti punimet e kësaj tryeze në emër të institucionit më të lart të dijes në Kosovë, ASHAK.

Me punimet e tyre shkencore në tryezë u paraqiten edhe prof. emeritus Zvonimir Sheparoviq, viktimologu me nam dhe ish ministër i punëve te jashtme të Republikës së Kroacisë, akademik Zef Mirdita, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, prof. dr. Aleksander Stipqeviq, prof.dr. Josip Jurqeviq, mr.sc. Darko Sagrak dhe të tjerë. U vendos që punimet e prezantuara shkencore të botohen si broshurë e veçantë nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe Shoqata “Dr. Milan Shuflai”.

Punimet e kësaj tryeze i përshëndetën edhe ndihmësministri i Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kroacisë, Sreqko Shestan si dhe nënkryetari i Matica Hrvatske, Stjepan Suqiq.



Milan Shufflay about some Albanian tribes in Montenegro






The names of some old brotherhoods of Zeta indicates a strong Albanian affiliation: Mataguzhi in Podgorica (1335), Mahinians across the coastal shores (1435), whose name resemble with Illyrian one ‘Manioi’, then Malonshiqs in valley of Zeta river, then Matarugians who are vanished a very time ago (which were called because of their spares), and now lives only in the fold legends of Grahova. The remembrance of pastoral Albanian brotherhood ‘Velikih Gubica’ (Gojëmëdhenjëve) is saved in the name of Goljemade  (recorded for the first time in 1444) in remote places of Montenegro, where noone speaks Albanian today. Therefore folk legends are of great interests because they claim for a common origin between  both Albanian tribes and Serbian ones.

Milan Shuflay – History of northern Albanians

http://www.facebook.com/pages/Zajedni%C4%8Dki-preci-crnogorskih-i-albanskih-plemena/132587320106046

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...