Enkas për "Floripress" nga Ymer Halimi
/Ditari i një Epoke/
Sot (03.03.’89) bëhet varrimi i 24 viktimave te Likoshanit dhe Qirezit. Pjesmarrja, obligim i domosdoshëm. Erdhën mija e mija njerëz nga te gjitha anët e Kosovës e më gjerë. Me këtë shqiptarët, Serbisë i than: Ja ku jemi! Erdhën studentë, intelektualë, punëtorë, fshatarë, priftërinj e hoxhollar. E kush jo! Edhe politikan. Sigurisht ky është varrimi me masiv që ndonjë herë Kosova dikujt i kishte bërë. Dy Komunat, Drenasi dhe Skenderaj e kishin ndërtuar një binë prej ku do te flisnin njerëz të institucioneve të Republikës, siç po e thërrasim. Por, në fjalimet që u shfaqen në foltore pati huqje të konceptit, nga ata që duhej të filisnin. U shpreh mostoleranca politike. Reaguan tepër rënd disa, kur një folëse akuzoi politikën e kohës, edhe te Republikës, si fajtore për krimet e bera. Bile nuk e lanë as për ta përfunduar periudhën, le më për të vazhduar fjalimin. Ishte e rëndë ajo rrëmujë aty para 24 arkivoleve, e familjareve që kishin humbur aq shumë. Sa të papërmbajtur jemi përballë njeri tjetrit, O Zot!
Varrimit u bë me të perënduar të diellit, se pushti serb nuk i lejoi, deri vonë, që të vrarët Ahmeti t’i merrnin nga morgu i spitalit në Prishtinë. Ajo e provokoi durimn tonë tej mase. Dhe buzë muzgu të gjithë u larguam, duke u përshëndet njeri me tjetrin, me shpresë që rrugës të mos këtë telashe me policin serbe.
Pas varrimit, bashkudhëtaret tanë u nisen për Prishtinë. I. Dedushajt, derisa ishim ne ndarje e sipër, iu dhe një porosi nga disa Gec te Llaushes, për të përcjell ne kryesinë e LDK-ës, që të angazhohen për të dërguar një mjek, mundësisht ortoped, se bëhet fjalë për lëndime të kockave të dy ushtareve që ishin plagosë. Ndersa, Aqifi Muliqi dhe unë vendosëm të bëjmë konak në Drenicë, në fshatin K, buzë Qiqavices, atje ku pas luftës në Likoshan, djemtë e UCK-ës ishin strehuar për kohë te shkurtër. Para se te hypnim në një rimorkio të traktorit, për të ikur, në përshëndetje e sipër me dr A.Salihun, E. Halimin, N. Zariqi; Emini tha: “sigurisht ky do të jetë varrimi i fundit me këso ceromonie, se së shpejti vetem do të regjistrojmë emrat dhe do shënojme varre”. Në bisedë e sipër, nën zhurmën e traktorit, Aqifi e miratoi këtë mendim duke sqaruar shumë çka, por une nuk e kuptoja thellësinë e kësaj gjendje ne thellësinë e duhur.
Me te mbrritur në fasht, n’Oden e buarrave, siç i thonë në Drenicë dhomës ku priten mysafiret, ishte plot me fshatarë. Treguan se ushtarët UÇK-es erdhën në fshat të armatosur, pas sulmit në Likoshan dhe Qirez, me ca automatik dhe dy snajperë. Iishin krejt afer trembedhjetë vet. Flisnin me shumë admirim për ta. Po ashtu treguan se si duke e transportuar S. Lladrovcin, që ishte plagosur, që ishte edhe nip i këtij fshati, milicia serbe e kishin vërejt veturën nga helikopteri dhe te fshati Prellovce e kishin sulmuar nga ajri. Ishte plagos vozitësi, S. Gecin, dhe nje gervishje plumbi e kishte fitue edhe M. Jashari. Për të shpëtuar nga me e keqja e kishin lëshua rrugën dhe kishin hyri në një shtëpi të pa banuar buzë rruge. Helikopteri u lëshua deri te maja e kulmit te shtëpisë duke e godite shtëpinë nga çdo anë. Por, kur u pa se helikopteri ishte në ndjekje të veturës ca ushtarë u nisën në ndihmë. Sa duket e rrezikun helikopterin, se me të shpejt ai iku. Pastaj më vonë me një karrocë me kuaj u dërguan të plagosurit ne drejtim te fshatit Tice, atje ku ishte doktor Fadil Beka.
Fshatarët thanë: dikur na patën thënë se kur të niset lufta do të na armatosin. Këtë pytje ia drejtuan Aqif Muliqit, i cili ishte shumë karizmatik në këtë konak dhe ballafaqohej me krejt bisedën. Përgjigjja ishte e mjegulluar. Por i zoti shtepisë tha: O burr më mirë me dekë me arme në dorë, se sa me na masakruar si ne Likoshan e Qirez!.
Fshatarët flisnin, pak sa me krenari, edhe për përpjekjen e këtij fshati në luftërat e bëra kundër Serbisë dhe Turqisë. Bashkfshatari i tyre, Hetem K, ishte pjesëmarrës dhe folës që përfaqësoi Drenicën në Lidhjen e Prizrenit /1878/, dhe ishte përkrah Isa Boletinit në të gjitha kryengritjet e Kosovës kundër turqve. Në Luftat Ballkanike, atë, serbët e pushkatuan, po edhe katër bashkëfshatar të tjerë u zhdukën në këtë luftë dhe fshatin e dogjën të tërin. Tregonin se Hasan Prishtina, që ishte edhe i fisit të tyre, kishte vizituar këtë fshat. Me 1924, po ashtu të nipin e Hetemit, Halimin, gjandarmëria serbe e torturuan për vdekje para fshatraëve, se ishte autoriteti i fshatit. Tre ditë me pas i bënë varrimin. Në Luftën e Dytë Botërore, ky fshat kishte 19 shtëpi dhe me 1945, i tëri u dogj. Lufta mori gjithsej 19 veta, por shumë nga ata ishin edhe ushtarë të Shaban Polluzhes, dhe u vranë me armë ne dorë. Por, të vrarët ishin edhe pleq, gra e fëmije, që aradhat partizane serbe i pushkatuan dhe disa i dogjën të gjallë, bashkë me shtëpitë. Për të treguar se ky fshat ishte kryengritës në histori, edhe më heret, treguan se në kohën e Turqisë, kishin vrarë tagrambledhësit dhe kishin pas një ‘pavarësi’.
Po cili fshat i kësaj treve nuk ka këtë histori: me të vrare, te zhdukur e djegëjeje! Të gjithë te ketillë janë, vetëm kush më shumë e kush me pak.
***
Por me mbarimin e luftës, me 1999, kuptova se nga ky fshat, ku e bëmë konakun me A. Mulliqin, ishin vrarë 23 vetë, e një ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria serbe për shkak të pozitës strategjike të këtij fshati, ishte stacionuar në ketë fshat dhe kisht zhvendosë banorët e tij. Ata gjate dëbimit i kishin ndarë vajza të reja, të moshës 16 deri 20 vjeç dhe dy të moshuara dhe i kishin stacionuar në fshatin fqinjë.
Atje për këto femra kishin krijuar vetë ferrin, aktet më ç’njerëzor, ku vdekja ka qenë i vetmi shpëtimi i tyre. Sa herë kanë klithe me gojë të mbyllur e duar te lidhura para atyre vrasësëve te identitetit njerëzor! Sa herë e kanë vrarë, për ca ditë rresht, ëndrren e tyre të nuserisë. Ua kishin grisë buzët e në fytyrat e tyre të njoma kishin hapur vrragë, për t’u tregua se si u prishet bukuria e tyre. Pas gjithash, ua kishin vizatuar kryqin në gjokset e tyre të njomë. I kishin hapur me thika barkun e tyre. Të zhveshura, e për te mos heq për varrim i kishin hedh në një pus uji, n’oborr, e mbi to kishin qit ca gurë. Pse ua vizatonin kryqin, kur ato nuk e urrejtën kurrë. Sigurisht e urrejtën racën serbe, se kishin dëgjuar rrëfimet për krimet e tyre, që dikur këtu, ata kishin djegë njerëz te gjallë. Serbët deshën që në thellësi të tokës ta fusin një turp njerëzor, që ata e kishin bërë mbi të pafuqishmet, mbi të pafajshmet, apo nga urrejtja donin ta bironin tokën e t’na zhduknin njëherë e përgjithmonë. Ndoshta, vetëm t’i humbin gjurmët e krimit të bëra mbi këtë popull, të pa përgatitur për vetëmbrojtje, si në të kaluarën dhe te sotmen e vetë.
Ne si popull, kurr ne menyrën e duhur, nuk u përkulem para kësaj dhëmbje të fëmijve, motrave dhe nënave tona. Kjo dhëmbje ka dimensionin me te fuqishem se dhembje vdekjeje, e te ketilla i kemi me mija e mija. Kjo është po aq e rend sa edhe krimet në Aushvic. Ne gjithë kohën heshtim para kësaj dhëmbje në emër te një morali. Po këtë moral me këtë hjeshtje a e kemi? Por, ky krimi sa më i heshtur që është, aq më i fuqishem është ne dorën bërsëve të krimit, se vrasesit lirshëm, e me mosperfillje sjellën dhe kanë fuqi të akuzojnë.
Derisa për këtë nuk kemi Obeliskun e dhembjes shpirterore kolektive, kjo dhëmbje përjetësisht thrret ne drejtësinë e saj, e ne, te gjallet, a do jemi te denjë para historisë tonë!?
Dr.sci. Ymer Halimi
Profesor i lendes Fizike mjekesore me Biofizike ne FM
Lagja e Universitetit, Rruga 2. nr.57
Prishtinë
tel. +37744111066