2012-03-06

Nuk lejojmë agjent të BIA-s në Policinëe Kosovës


Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se Policia e Kosovës është duke i kërkuar të gjithë punëtorët e vet që njëkohësisht janë edhe punëtorë të MUP-it serb që t’i identifikojë dhe t’i largojë nga puna.

Policët që do të largohen nga puna, sipas tij, do të zëvendësohen me policë të tjerë brenda të njëjtit komunitet. Këto komente ministri Rexhepi i bëri gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.

“Edhe nga policia e Kosovës dhe nga MUP-i serb ka policë që marrin paga. Mirëpo ne jemi duke bërë gjithçka që është e mundshme që t’i identifikojmë dhe t’i largojmë nga struktura e Policisë së Kosovës, duke ndërmarrë masa për rekrutimin e policëve të rinj nga i njëjti komunitet që nuk janë të inkriminuar në struktura kriminale dhe nuk janë të shantazhuar nga ndikimi i Beogradit”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se nëse ka të atillë që janë edhe në strukturat e MUP-it serb dhe në Policinë e Kosovës do të largohen dhe nuk do të kenë vend në Policinë e Kosovës. Ministri Rexhepi po ashtu ka njoftuar këtë komision edhe për gjendjen në veri dhe kontrabandën që po zhvillohet atje.

“Kontrabanda nuk është ndalur krejt, por është zvogëluar në maksimum në krahasim me vitet e mëparshme. Në gjithë pjesën veriore, edhe në fshatin Suhodoll ka zhvillim të kontrabandës, por jo në nivel shumë të madh saqë të jetë një situatë alarmuese”, ka thënë Rexhepi, pas pyetjes që ka ngritur deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama.

Kjo e fundit ka pyetur ministrin Rexhepin, se deri në çfarë mase ka shkuar niveli i kontrabandës në veri. Përveç pyetjes ajo ka bërë dhe një koment, duke i treguar ministrit të Rendit se si konrabanduesit kanë gjetur rrugë alternative, madje po kalojnë edhe përskaj shtëpisë së tij në lagjen Suhodoll, në pjesën veriore të Mitrovicës.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...